A Eshte e Mundur Rastesia dhe a Mund te Shpjegohet Ekzistenca e Saj?

METi

-=EdoLorEli=-
Ata që përpiqen ta mbajnë teorinë e evolucionit vazhdimisht në rend të ditës sikur të ishte një e vërtetë shkencore, pretendojnë, duke u mbështetur te provat dhe eksperimentet e Milerit, se, në një periudhë të caktuar të tokës, në fund të detit janë krijuar grumbuj proteinash, se, si rezultat i reaksioneve kimike, janë formuar aminoacide, se, të gjitha këto, kanë ndodhur vetvetiu, por nuk e marrin parasysh pohimin e Oparinit, i cili, pas 20 vjet përpjekjesh të vazhdueshme në laboratoret mundësisht më të përsosura për të sintetizuar një qelizë të gjallë, tha: "Eshtë e pamundur që, edhe në laboratoret më të përsosura, të bëhet një qelizë e gjallë vetëm me anë të elementeve kimike!" Mbetet të themi se llogaritet që vetëm për formimin rastësor të një aminoacidi ose molekule proteinike, duhet një kohë që e kapërcen disa herë moshën e tokës. Atëherë, nëse mosha e sotme e tokës nuk mjaftoka për formimin rastësor të një aminoacidi ose molekule proteinike, si mund të jetë e mjaftueshme për formimin e një qelize të gjallë?

Në fakt, jeta mbi tokë varet nga shumë ekuilibre dhe kushte. Më së pari, globi tokësor mbi të cilin jetojmë, duhet t'i përmbajë të gjitha kushtet në të cilat ndodhet. Ne jetojmë mbi një trup qiellor që ndodhet 149.5 milion km. larg nga dielli ynë. Vetëm kjo largësi, madje, kurrsesi nuk mund t'u dedikohet rastësive. Toka është e prirur 23.5 gradë ndaj vertikales. Edhe kjo prirje që është shkaku më i rëndësishëm në formimin e stinëve, nuk mund t'u dedikohet rastësive. Gjithashtu, fakti që 21% të atmosferës e përbën oksigjeni, nuk mund të shpjegohet me rastësinë. Po qe se me llogaritje të mbështetura në probabilitet, pranojmë se pasi një i verbër të hedhë në tokë një gjilpërë, maja e gjilpërës së dytë që do të hedhë, do të ketë 1% probabilitet për të hyrë në vrimën e gjilpërës së parë, mund të themi se matematika ende nuk e njeh shifrën që do të përbënte përqindjen e hyrjes së 1000 gjilpërave që do të hidhte i verbëri, në vrimat e njëra-tjetrës. Kurse do të duhej një shifër shumë herë më e madhe për të shprehur probabilitetin e ardhjes së gjithësisë dhe tokës në gjendjen e sotme me anë të rastësive. Ta pranosh një gjë të tillë jo vetëm s'është një qëndrim shkencor, por as diçka që e pranon mendja. Për këtë, James Jeans thotë kështu:

"Vetëm për ta kuptuar probabilitetin e ardhjes së tokës në formën që ka tani, merrni në dorë të gjithë rërën e tokës dhe shpërndajeni. Sa të ketë probabilitet që çdo kokërr rëre të zërë vendin e njërit prej elementëve që përbëjnë tokën dhe e gjithë masa e rërës të marrë rastësisht formën që ka toka sot, aq ka probabilitet që toka ta ketë marrë formën që ka sot me anë të rastësive!"

Jeta në tokë nuk varet vetëm nga forma që ka sot dhe nga largësia prej149.5 milion km. nga dielli. Dendësia e atmosferës, thithja prej saj e rrezeve të diellit, djegia e plotë e meteorëve në të pa arritur të bien mbi tokë janë një çështje më vete. Thithja e gazrave nga toka dhe e gazrave helmuese nga detrat është një çështje më vete. Marrëdhëniet mes bimëve dhe kafshëve, fakti që bimët natën nxjerrin dioksit karboni, kurse ditën e thithin, dukuria e domosdoshme e fotosintezës për bimët, fakti që për t'u bërë mollë një farë molle, duhet t'i përmbajë të gjitha informacionet e procesit të rritjes, prodhimit dhe marrëdhënieve me tokën, diellin, lagështirën dhe ajrin janë edhe këto një çështje më vete. Përgjithësisht, toka dhe jeta në të kërkojnë një mekanizëm të përsosur, dije, vullnet, vetëdije dhe fuqi, prandaj dhe t'ia dedikosh jetën rastësisë së verbër, do të thotë të heqësh dorë nga arsyeja dhe njerëzorja.

Në lidhje me këtë çështje, nëse edhe njerëzit më optimistë janë të mendimit se, për formimin e një vargu aminoacidi vetëm si kohë nuk do të mjaftonte jeta e tokës, atëherë njeriut i vjen të pyesë: Mos vallë evolucioni nisi në botën tjetër dhe i dha frytet në këtë botë? Po qe se s'është kështu, me ç'rrugë e fitoi kjo qenie e shkëlqyer këtë bukuri marramendëse dhe madhështi që ka sot duke lënë pas kaos? Si arriti jeta të ekzistonte duke iu kundërvënë rikthimit pas? Si u shfaqën vetvetiu miliona gjallesa që ekzistojnë sot? Si ndodhi që gjërat, në kundërshtim me ligjin e II të termodinamikës, i kapërcyen një nga një të gjitha pengesat dhe kaluan nga gjendja e thjeshtë në gjendje të përbërë, nga gjendja e zakonshme në gjendje arti? A mund t'u përgjigjemi të gjitha këtyre në përputhje me frymën e shkencës? Apo do të bëjmë si disa që, duke u ikur të vërtetave shkencore, thonë se evolucioni është fakt i kryer, nuk ka nevojë për vërtetim?

Në të vërtetë, dituria dhe shkenca hapin portat e besimit dhe e çojnë njeriun te Allahu, Zoti i gjithësisë. Kurse dituria dhe shkencat që s'e kanë arritur pjekurinë, dhe, veç kësaj, përzihen me krenari, vetëpëlqim, pikëpamje të gabuara dhe dhunë e padrejtësi, çojnë në perversitet dhe mohim.
 
Edhe ??.......
 
Vetem per moshen e tokes mos flisni ju, per ju ajo eshte vetem 7 dite me e re se Adami/Ademi lol

Si nuk u lodhet njehere duke bere propagande. 100-here ua ka ritheksuar Spartaku, shkenca eshte djallezore, qendrojini larg armikut tuaj te perbetuar.
 
Në të vërtetë, dituria dhe shkenca hapin portat e besimit dhe e çojnë njeriun te Allahu, Zoti i gjithësisë. Kurse dituria dhe shkencat që s'e kanë arritur pjekurinë, dhe, veç kësaj, përzihen me krenari, vetëpëlqim, pikëpamje të gabuara dhe dhunë e padrejtësi, çojnë në perversitet dhe mohim.[/SIZE][/FONT][/QUOTE]

E çfare mund te them kur lexoj kete . E pamundur te them qofte dhe nje fjale.
Pa koment!
 
lojrat e fatit bazohen mbi parimin e llogjikes te rastesise,ka raste nuK (PROBABILITETI) ndodh kombinimi i i kerkuar,ka raste raste ndodh.I mendoni goglat atome,molekula ne kontaktin e tyre te rastesishem ne habitatin e duhur.
 
Vetem per moshen e tokes mos flisni ju, per ju ajo eshte vetem 7 dite me e re se Adami/Ademi lol

Si nuk u lodhet njehere duke bere propagande. 100-here ua ka ritheksuar Spartaku, shkenca eshte djallezore, qendrojini larg armikut tuaj te perbetuar.

Ne luften e Kosoves kishte shume propaganda nga mediat. Kete rast televizionet e serbise e shfrytzonin per t'i kundershtu vetem propagandat qe nuk ishin ne favor te tyre, tek tjerat i mbyllnin syt e veshet. E njejta ndodh edhe ktu nforum kur juve quani propagandues disa njerz qe shkrimet e tyre nuk perputhen me qejfet e juaja, per te tjeret beheni kishe krejt osht nrregull. Ateher sa e drejt esht kjo. Aspak !
Ti kthehemi shkences. Per mua zbulimet nuk jane djallzore, perkundrazi, jan arritje te medha me nje fuqi hyjnore qe nuk duhet ti qendroj larg, por mundohem ti afrohem aq me teper qe te jem sa me i informuar.
Nuk dij pse i referoheni njerzve me ato terme djallzore e armiqsore, kjo ska kurrfar kuptimi. Armiku im dhe i yti mund te jet ai qe ka vrar vllezrit e motrat tona gjate tere historise shqiptare. Nuk eshte feja shkaktare pse neve jemi te prapambetur karshi botes se moderuar, poashtu as shkenca nuk do te na ndihmoj te perparojm. Kjo per arsye se kur ngec me vetdeshire prara, askujt nuk i behet vone te therras per t'ec perpara..
Sepse nket bote disa kombe nuk luftojn as nuk punojne ne te mire te vetes dhe njerzve qe i rrethojne, e ata jemi ne.
Sepse nket jete ekzistojn popuj shume te varfur shpirterisht, dhe krejt te shkaterruar ekonomikisht, prap keta jemi ne.
E tera kjo, ne njefar menyre lidhet me temen ktu.
Me apo pa ndonje spjegim, neve (shqipetaret) jemi te humbur ne çdo aspekt. Dhe qka eshte me e hidhura, askush nuk e din pse.
Thjesht, kjo ka ndodhur krejt " rastesisht "
Prandaj, rastesia po ekzistojka. Por fatkeqsisht, vetem ne ato raste kur neve skemi zgjidhje tjeter per t'dal prej situates :)
 
Titulli: A Eshte e Mundur Rastesia dhe a Mund te Shpjegohet Ekzistenca e Saj?

Kjo "rastesi" -a e darvinit nuk ka lidhje me arsyen e moszhvillimit tone.Per mos zhvillimin tone te shekujve te fundit ka arsye te jashtem dhe arsye te brendshem.Mendoj se arsyeja e jashtem ku futen shtete te fuqishme te Europes te cilet kane vepruar kunder nesh me qellimet sipas radhes:
1.Budadallepsjen tone.
2.Asimilimin gjuhesor e kombetar
3.Fetarizimin ne nji drejtim.
per te arritur tek qellimi final;
Marrjes se Tokave te Shqiptareve.
Kur themi kane vepruar keto shtete,them kane derdhur parane lume per kete.Dhe kur them per keto shtete duhet te shtoje qe kane qene dhe jane shume te fuqishem.
Ku qendron faktori yne:
Ne kemi rene preh i gjithe ketij presioni.Ky presion ka bllokuar trurin tone.Ne kemi rene ne nji nivel,ndoshta me te ultin qe ka pas ndonjeher ky komb gjate gjithe historise se tij
 
Titulli: A Eshte e Mundur Rastesia dhe a Mund te Shpjegohet Ekzistenca e Saj?

lojrat e fatit bazohen mbi parimin e llogjikes te rastesise,ka raste nuK (PROBABILITETI) ndodh kombinimi i i kerkuar,ka raste raste ndodh.I mendoni goglat atome,molekula ne kontaktin e tyre te rastesishem ne habitatin e duhur.

Për këtë rastësi duhet të krijohen disa parakushte, shembulli ma konkret: Mikseri nga i cilin dalin topat e llotos që krijon fatin apo rastësin është krijuar nga dikush apo jo?! Sikurse edhe zari ne poker apo rulet dhe gjithashtu për këtë rastësi kërkohet të shtypet ndonjë buton apo të hidhet ndonjë zar e këtë padyshim që dikush po e krijon këtë rastësi. Dikush e shtyp butonin e mikserit, dikush e hedh zarin etj.
 
Titulli: A Eshte e Mundur Rastesia dhe a Mund te Shpjegohet Ekzistenca e Saj?

Për këtë rastësi duhet të krijohen disa parakushte, shembulli ma konkret: Mikseri nga i cilin dalin topat e llotos që krijon fatin apo rastësin është krijuar nga dikush apo jo?! Sikurse edhe zari ne poker apo rulet dhe gjithashtu për këtë rastësi kërkohet të shtypet ndonjë buton apo të hidhet ndonjë zar e këtë padyshim që dikush po e krijon këtë rastësi. Dikush e shtyp butonin e mikserit, dikush e hedh zarin etj.

Edhe ai numri qe del, mos u merzit se eshte shkruar nga Zoti qe te dali ai numer! Nuk eshte rastesi qe te nxjerr makina nje 2 ose nje 3!

Ehhh...
 
Titulli: A Eshte e Mundur Rastesia dhe a Mund te Shpjegohet Ekzistenca e Saj?

Edhe ai numri qe del, mos u merzit se eshte shkruar nga Zoti qe te dali ai numer! Nuk eshte rastesi qe te nxjerr makina nje 2 ose nje 3!

Ehhh...

Mos vlo. Thash mikserin nga i cili dalin ai 2-shi e 3-shi yt e ka prodhuar ndonjë fabrikë nuk ka eksploduar nga rastësia mikseri që ta filloj nxjerrjen e topave.
 
Titulli: A Eshte e Mundur Rastesia dhe a Mund te Shpjegohet Ekzistenca e Saj?


Mos vlo. Thash mikserin nga i cili dalin ai 2-shi e 3-shi yt e ka prodhuar ndonjë fabrikë nuk ka eksploduar nga rastësia mikseri që ta filloj nxjerrjen e topave.

As ti s'ke eksploduar nga rastesia, as une... Te gjithe kemi eksploduar nga nje proces natyror.

Ate vlimin maje per vete, se une nuk vloj. :D
 
Pe: A Eshte e Mundur Rastesia dhe a Mund te Shpjegohet Ekzistenca e Saj?

Mbreme pash kete filmin The Adjustment Bureau ...dhe sot e verifikova....qe po ekziston!
 
Pe: A Eshte e Mundur Rastesia dhe a Mund te Shpjegohet Ekzistenca e Saj?

Gjithcka ndodh se eshte e peercaktuar dhe shkruar te ndodhe...
 
Pe: A Eshte e Mundur Rastesia dhe a Mund te Shpjegohet Ekzistenca e Saj?

...nuk dua te diskutoj pikpamjet e secilit ketu...por shkrimi ka nje tendence te pa sakt ...e them kete sepse teoria e evolucionit ka nje baze te forte shkencore...nuk eshte aspak rastesi ...por krijimi i kushteve te favorshme ne evolucionin normal te planetit tone....natyishte qe toka ka nje evolucion te vetin, dhe ne epoka te ndryshme te ekzistences se saj, jane verifikuar shderrime kolosale edhe ne perberjen e saj....kushtet e favorshme do te thote ...procese kimike qe bene te mundur krijimin e aminoacideve, qe jane makromolekula perberes organike me baze azoti( qe eshte nje element kimik qe ekziston me shumice ne toke) dhe hidrogjeni( qe edhe ky nuk mungon ne toke).nuk eshte rastesi por thjesht reaksion kimik qe beri te mundur krijimin e aminoacideve dhe acideve nukleike(perberes te qelizes) deri ne formimin e microorganizmave te para , te bakterieve te cianobekterieve qe ndoshta jane pergjegjsit kryesore per formimin e jetes ne toke, pasi prodhuan me shumice oksigjenin duke e shderruar radikalishte token duke krjuar kushte optimale per evolucionin e vete jetes....une i besoj teorise se evolucionit , sepse bazohet ne te dhena te sakta shkencore dhe jo hamendime......
 
Titulli: A Eshte e Mundur Rastesia dhe a Mund te Shpjegohet Ekzistenca e Saj?

sepse bazohet ne te dhena te sakta shkencore

Na i sjell ato te dhena shkencore qe jane vertetuar ?
 
Pe: Titulli: A Eshte e Mundur Rastesia dhe a Mund te Shpjegohet Ekzistenca e Saj?

Na i sjell ato te dhena shkencore qe jane vertetuar ?
.....nuk dua te diskutoj ate cfare beson ti, absolutishte ( sepse eshte besimi yt dhe une e respektoj)...po dhashe mendimin tim...duke thene se kjo teori ka nje baze te forte shkencore...dhe kam parasysh qe aminoacidet dhe acidet nukleike munde te prodhohen fare lehte ne laborator, mjafton te kemi te gjithe elementet kimik qe i perbejne ato...po keto elemente kimik kane ekzistuar edhe 3 miliarde vjete me pare, kur mendohet se jane krijuar aminoacidet dhe acidet nukleike......
 
Titulli: A Eshte e Mundur Rastesia dhe a Mund te Shpjegohet Ekzistenca e Saj?

Bing Bengu vetem se e ka vertetuar ekzistencen e Krijuesit dhe ate cfare thuhet per universin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top