A është e mundur “pornoja etike”?

Rasti i rrjetit social OnlyFans.​



Kur rrjeti social me pagesë OnlyFans njoftoi në gusht se do të ndalojë përmbajtjen “seksualisht të qartë” u bë njësoj me Playboy-n, në kohën kur vendosi të botonte vetëm artikujt. Duhet thënë se disa nga artikujt ishin mjaft të mirë, por padyshim që nuk ishin kurrë pika më e fortë e revistës.

Në të njëjtën mënyrë, ndërsa mund të gjesh shumë gjëra në OnlyFans që nuk janë pornografi – të gjithë e dinë se kjo nuk është arsyeja që shumica e njerëzve hyjnë në këtë faqe.

Sidoqoftë, OnlyFans preferon të mbulojë me një vel, në mënyrë taktike, aventurat e saj në tregtinë e mishit. Ajo pozicionohet si një “platformë shoqërore që revolucionarizon lidhjet e krijuesve dhe fansave”, e cila “lejon [krijuesit] të fitojnë para nga përmbajtja, ndërsa zhvillojnë marrëdhënie autentike me bazën e tyre të fansave”.

Për disa, kjo ka qenë shumë fitimprurëse: profilet më të suksesshme mund të mburren me të ardhura në dhjetëra mijëra dollarë në muaj. Shumica e këtyre profileve të suksesshme po tregtojnë pornografi, gjë që ka nxitur rritjen fenomenale të faqes: OnlyFans përfitoi 1.7 miliardë £ nga shitjet në vit deri në nëntor 2020.

Thënë shkoqur, faqja mblodhi burra të mbetur vetëm në shtëpi dhe gra që kishin nevojë për para. Për elitën e faqes, ky është një partneritet i lumtur. Ata kontrollojnë orarin dhe imazhin e tyre; OnlyFans merr një pjesë të fitimit pasi u siguron platformën.

Fotot topless nuk ecin. Duhet të ofrosh shumëllojshmëri materiali për t’i mbajtur përdoruesit në profil, që do të thotë se presioni për të thyer kufijtë është konstant, veçanërisht nëse vërtet ke nevojë për para. Ka edhe gjëra vërtet të zymta. Vajza të mitura. Gra të trafikuara. Seks me pagesë (pavarësisht se kjo është e ndaluar me ligj).

Moderatorët e OnlyFans i thanë BBC-së gjatë një investigimi se ata kishin parë zoofili, pamje të marra pa lejen e atyre që shfaqeshin në to dhe një rast të qartë incesti.

Përkundër perceptimit të përhapur se OnlyFans është një mënyrë etike për të blerë materiale të tilla, në fakt faqja dekurajon zbatimin e rregullave të veta dhe sa më shumë ndjekës të ketë një llogari, aq më me butësi trajtohet.

Vendimi i OnlyFans do të duket pervers për shumë shikues (dhe jo lloji i perversitetit për të cilin do të paguanit si abonent). Ata kanë parë edhe më parë faqe të tjera që janë përjekur ta bëjnë një kalim të tillë “etik” në përmbajtje dhe kanë kuptuar rezultatet, si në rastin e Tumblr, i cili në vitin 2018 fshiu të gjithë pornografinë dhe u kthye nga fenomen i internetit në një “qytet virtual” fantazmë të mbushur me gif.

Të tjerë e shohin këtë si një tradhti; për ta, OnlyFans po u kthen shpinën njerëzve që i dhanë suksesin.

Por nuk është një nxitim i papritur puritanizmi ajo që ka bërë që OnlyFans të tërhiqet nga biznesi i seksit: është thjesht çështje parash kesh. Në një deklaratë, OnlyFans shpjegoi se vendimi ishte rezultat i presionit nga bankat, të cilët nuk duan të ekspozohen ndaj të ardhurave nga veprimtari të paligjshme.

Në nëntor të vitit të kaluar, Visa dhe Mastercard ndaluan pagesat për gjigantin e pornos MindGeek pasi një investigim i New York Times zbuloi se faqet e kompanisë kishin materiale që njihet tashmë rëndom si “pornografi hakmarrëse” dhe rifilluan marrëveshjet vetëm kur disa mijëra video ishin fshirë. Për OnlyFans, e cila thuhet se po shikon mundësinë e të kthyerit në një faqe publike, kjo është një perspektivë e patolerueshme.

Gjithsesi, industria e seksit është industri mbi gjithçka tjetër. Nga dhomat e gjumit në dhomën e bordeve bankare, janë paratë ato që i bëjnë zgjedhjet. Pornoja etike mund të jetë teorikisht e mundur, por kurrë nuk do të jetë mjaftueshëm për një kompani që dëshiron të fitojë para.


Dita
 
Ket te Tumbrl tani e mesova.
Ai ka pas qen thesar... art n'vete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top