Po keqinterpretohet dhuna me sa po lexoj un ketu nga disa.
Askush nuk esht pro dhunes si dhune. Edhe pse ketu duhet ndare se cfare nenkuptojme me dhune. Sepse po te ngrejm zerin dhe nje shuplake te vogel ne vende te caktuara per te ven pak rolin e prindit si autoritar, personalisht nuk besoj se hyn tek dhuna. Disa mund ta intepretojn dhe ngritjen e zerit si dhune verbale...prandaj them qe duhen ndare.
Por qe brezat ndryshojn dhe secili e gjykon vet me mire, normalisht shpesh here duke marr si shembull prindrit qe i kane rritur.
Personalisht bej pjes e atit brezit qe fluturonte dhe telekomanda nga divani ne divan

por qe kur e kujtoj sot qesh. Sepse ai ishte brezi familjeve tona. Imagjino qe dhe ata kane hequr me keq se ne. Duke marr si fakt qe familjet e prinderve tane kane qen skuadra futbolli dhe frika ishte menyra e vetme per tja mbledhur. Kjo esht trasheguar por me ndryshime, sic po trashegojme vet ne tek femijet tane me me pal shuplaka dhe te bertitura dhe i kemi zevendsuar ato me qortime, denime dhe ngritje zeri tek-tuk.
Por qe cdo brez ka lezetin e vet. Kjo nuk do te thote qe ata qe na paskan "dhunuar" na kan bere si vetja e na kane lene me pasoja. Jemi si kokrra molles dhe me te forte mbase. Fare. Sot informacioni dhe edukimi eshte fare let i aksesushem, vetem deshira e cila vjen me dashurine per femiun tend.
Nuk po i hyj halleve te jetes te cilat shtyn njerez te ndryshem te jen ata qe jan dhe e pasqyrojne dhe tek femia, familja etj...