A e sjell vërtet vota ndryshimin?

E mbajmë mend Shkuriun të gjithë. Patjetër që po.

1579848865954.png
Ishte negativi i modelit të Rilindjes së Edi Ramës. Vërsulur mbi një femër të cilës i zhvishet pa asnjë teklif pa ditur se nga pas, mu përballë vrimës së paparashikuar të brekëve qëndronte një kamera e cila po ekranizonte për mbarë shqiptarët kënetën morale të një grupimi që ka mbërthyer për fyti PS-në dhe Shqipërinë.

Shukriada u harrua shpejt.

Madje disa thonë se ajo video i leverdiste kryeministrit Edi Rama që gjeti aty një shkak për ta hequr kryebashkiakun e Dibrës.

Mirëpo kjo e Shukriut ka me vete edhe komiken, pasi përcjell në format bruto një pjesë të së përditshmesh në Shqipëri.

Çfarë erdhi më pas ishte kriminale. Dosja 184 me përgjimet e famshme provoi atë që dihej: zgjedhjet janë false. Të rregulluara dhe të paracaktuar përmes kombinimit të politikës me paranë e pistë, strukturat shtetërore dhe kontigjentin problematik.

Sa më lart ngrihet propaganda e qeverisë aq më shumë përshfaqen skandalet morale.

Rilindja është e shtrenjtë. Shumë e shtrenjtë. Ne e shohim të gjithë luksin e përfaqësuesve të saj dhe ky luks patjetër që kërkon burime joortodokse financiare. Kërkon bashkëpunim me njerëz që nuk i përgjigjen standardit moral të qytetarit normal dhe që nuk mbahet në kontroll.

Në shtatë vjet pseudoqeverisjeje shqiptarët dëshmuan largime nga parlamenti, deputetë me rekorde kriminale, vrasës dhe trafikantë që vishen me pushtet, njerëz që kanë probleme sistematike me ligjin në disa vende, që vijnë nga rruga dhe përfaqësojnë rrugën.

E megjithatë Rilindja fitoi sërish. Fitoi duke na paraqitur veten si dëshmi të infektimit kapilar të shoqërisë që e ka pranuar pushtetin dhe drejtimin nga paraja e pistë.

Dje ka dalë një video ku presupozohet se është kryebashkiakut i Bulqizës duke marrë kokainë. Para disa ditësh kryebashkiaku i Mallakastrës doli me akt dënimi, pak më herët ishte ai I Vorës, pastaj ai i Vaut të Dejës dhe ai i Shkodrës.

Të gjithë ikën. Janë në kërkim. Kuptohet padrejtësisht, sepse në fund të fundit kë nuk bëri pis ky tranzicion?

Tani na thuhet se nuk duhet as të kritikojmë sepse në fund të fundit, siç citoi Aristotelin kryeministri: Nëse do që mos të të kritikojnë, mos bëj asgjë.

Albia perfekte për çdo shkelje ligji. Për çdo zullum që nuk ndalet në këtë vend. Kur vepron edhe gabon. Ndaj të kritikojnë.

Kemi edhe parimin tjetër: është sistemi që korrupton.

Puna është se jo të gjithë janë marrë me drogë, apo kanë vrarë. Dhe se as sistemi nuk po pastrohet. Është ai që ka qenë.

Përsëritja e këtyre rasteve e kthen në ligjësi rekrutimin në këtë kontigjent nga politika.

Dhe na kujton se liria e tyre për të marrë vendime, kurajoja për të kërkuar përfaqësim politik vjen për shkak se politika, qeveria aktuale e ka ulur në minimum pikën kritike morale mbi të cilën gjykohet një vepër e mirë apo e keqe. Çdo gjë është e justifikueshme, mjafton që synim për të ndarë deri në fund pasurinë kombëtare, më saktë përvetesuar atë, të mos cenohet. Është process kalimtar drejt krijimit të një borgjezie që nuk pranon asnjë rregull dhe ligjësi konkurence. Nuk ka ndonjë dallim tjetër mes bandës, apo organizatës kriminale përveç kësaj mënyre të vepruari.

Ajo që kërkon ende përgjigje është: a e korrigjon dot vota këtë situatë?

Është vetë Rilindja që ka ndryshuar paradigmat, me korrupsionin e paprecedent dhe që vë në diskutim mundësitë e mjeteve legjitime.



d.a. / dita
 
Last edited by a moderator:
Dy pamje, n'kafe t'vogel n'kohe fushate ?

Agimi, nje intelektual n'za e njeri me seder, ish ule qyqe kalli vetum, si eremit, tu e pi nje kafe e tu e thithe nje cigare duhan. Qendrimi i tij t'jepte me kuptu se anija e tij ish shkermoqur diku thepave te gureve nga furtunat e ketyre koheve. ?

Rrusta, nje inteketual i diteve t'sotme i diplomuar n'kolegj t'kozmetikes te qylhani grave, fliste per te ardhmen e ndritun qe e pret kete vend. Nja njezet fryme ishin mbledh rreth tij. I kishin hap sy, vesh e cdo pore trupi per mos me ju ik asnje fjale. E ngonin pos me kan e vetmja drite n'tunellin e erresuar. ?

Veq mos m'thuni qe se keni pa Agimin e Rrusten ?
 
Votat sjellin ndryshim, vetem kur kontigjenti i mases votuese eshte i ndergjegjshem per interesat e ti sociale,pa pare ngjyren politike ku ka pasionin.
 
Une nuk besoj. Fjalen e fundit cdohere do ta thote elita, ne jemi vetem piuna shahu
 
Ne duhet te besojme qe PO!
 
Problemi kryesor i sistemit zgjedhor ne Shqiperi eshte se shqiptaret kane humbur besimin tek PUSHTETI I VOTES.
Nese shqiptaret do te kishin te qarte se cdo te thote te te vjedhin e manipulojne vote, nese do te besonin se vota e tyre eshte e shenjte dhe sjell ndryshim, sot Edvin Rama e kompani nuk do te ishin kryeministra e jetonin ne surrel, por do ta gjenin veten te varur ne litar tek ura e Lanes.

Shqiperia ka nevoje mbi te gjitha qe ata qe vjedhin voten te marrin denimin e merituar sipas ligjit, pasi vetem frika e ligjit demokratik e dallon nje shoqeri mesjetare nga nje shoqeri moderne. Zgjedhjet jane zemra e sistemit politik ne vend, dhe pseudo analistet qe mbushin romane ketu se "shqiptaret kane humbur besimin tek politika", jane vetem driteshkurter e frikacake qe ose nuk e shohin ose nuk duan ta pranojne nga frika se kriza ne sistemin politik shqiptar nuk ka ardhur nga sistemi dy-partiak, ka ardhur nga kriza e besimit te shqiptareve tek vota e lire.
 
Jo per aq kohe sa vota ime vlen sa nje vote e nje jevgu apo paraziti qe shitet me nje thes miell apo me 20 mi leke.
Kjo eshte arsyeja qe 3 heret e fundit nuk kam votuar dhe nuk kam ndermend te votoj nese alternativat jane nje tum.
 
Deri aty sa ka vleren e ndryshimit te pandryshueshem !
Ne momentin qe vota blihet, shitet, manipulohet , vlera e saj eshte 0
Ne nje sistem asnjehere sdo kete dakortesi 100% , por pak rendesi ka kjo...
Ne fund ai qe vjen duhet te punoj per te kenaqur e te pakenaqur...
Ktu te ne Ai punon per tarafin e vet...
 
Ne nje sistem ku budallai, i shkari, idioti, debili, perversi, psikopati, hajduti, matrapazi, kurvari, vrasesi, dhunuesi, mashtruesi, ka po aq vlere sa njeriu i mire, mos prit hajer.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top