A e parandalon skanimi sëmundjen e kancerit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Debati i fundit filloi kur zyrtari më i lartë i Shoqatës Amerikane të Kancerit tha se avantazhet e analizave për këto dy tipa kanceri janë ekzagjeruar. Komuniteti i mjekësisë i është përmbajtur për një kohë të gjatë idesë se diagnostikimi i hershëm shpëton jetën. Radiologu David Dersho mbështet mamografinë për kontrollin e gjirit.
“Gratë që bëjnë çdo vit mamografinë kanë 60% më pak shans të vdesin nga kanceri i gjirit, sesa ato që nuk e bëjnë këtë analizë”. Por, disa specialistë dhe pacientë të kancerit thonë se bëhen analiza të tepruara. Doktor Otis Brouli i Institutit Amerikan të Kancerit thotë se rregulli i pashkruar i konstatimit në fazat e para nëpërmjet skanimit nuk është i saktë. “Kanceri është një sëmundje shumë e komplikuar. Një mesazh i thjeshtë do të ishte se në fakt kjo nuk shërben si e tillë”. Por, mjeku Leri Norton i qendrës Sloan të kancerit nuk është dakord me këtë mendim. “Kur shikon rënin e numrit të vdekjeve atje ku skanimi bëhet rregullisht, mund të thuhet se rezultatet janë të eksagjerura”. Fran Visko, i cili kryeson koalicionin kombëtar amerikan kundër kancerit të gjirit, ka tjetër pikëpamje.“Kur skanon popullatën e shëndetshme, gjen forma kanceri që nuk kanë nevojë për trajtim apo arrin rezultate të gabuara dhe trajton njerëz që nuk kanë në fakt kancer”. Debati mund të jetë çorientues për gratë që janë këshilluar të bëjnë rregullisht mamografi.
E njëjta gjë mund të thuhet për burrat që bëjnë çdo vit analiza gjaku për të vlerësuar rrezikun e kancerit të prostatës.
Doktor Franklin Lou thotë se megjithëse mund të jetë e saktë që disa burra trajtohen edhe pa pasur nevojë, skanimi është i vlefshëm.
“Skanimi duhet bërë, pasi nëse njeriu ka kancer, është më mirë që ta dijë sa më parë. Dhe atëherë në varësi të tipit të kancerit dhe avancimit të tij, përcaktohet edhe kura më e përshtatshme”.
Qeveria amerikane rekomandon se duhen bërë më shumë studime për efektivitetin e skanimit për kancerin e prostatës, veçanërisht për burrat nën moshën 75-vjeçare.
Sipas këtij rekomandimi, nuk ka të dhëna të sakta se skanimi shton shanset për një gjendje më të mirë shëndetësore.
Qeveria rekomandon gjithashtu se gratë mbi moshën 40-vjeçare duhet të bëjnë rregullisht mamografi dhe vizita mjekësore.
Ndërkohë, Shoqata Amerikane e Kancerit thotë se do të vazhdojë ta rekomandojë skanimin derisa të gjendet një metodë më e mirë për të konstatuar kancerin e gjirit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top