A e njohim ne vertet veten ?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Shkruan: Sabir KRASNIQI

A E NJOHIM NE VثRTET VETEN?


Dhe me të drejtë shtrohet pyetja: Kush jemi ne në të vërtet? A jemi ata që me të vërtet mendojmë se jemi, apo ata që në të vërtet shtiremi se jemi? Jemi ne spektatori apo aktori në teatrin e jetës, apo de dyja bashkë njëkohësisht? Jemi ne vërtet të sinqertë, të ndershëm, të moralshëm, të devotshëm, të dashur, human etj. si mendojmë ne vet, apo e kundërta e këtyre - si mendojnë të tjerët?... Pse vallë nuk mund të jemi, thjesht, një Un i vetëm dhe i vërtet, si për vetën ashtu edhe për të tjerët? Dhe përgjigja do të ishte po ashtu e thjesht: sepse ne mendojmë se jemi!... Po mendimet, çfarë janë mendimet?...



Na ndodh pothuajse për çdo ditë që ta shikojmë veten në pasqyrë. Por a i shkon kujt ndër mend të pyes: A është ky një pasqyrim real? A është ky reflektimi i unit tim të vërtet? A jam unë, në të vërtet, ky që jam? Ne jemi mësuar ta shohim vetën ashtu siç dëshirojmë ta shohim, e që në realitet, ky është vetëm një gjykim subjektiv. Realitetin tonë nuk mund ta kuptojmë duke e shikuar vetën përmes prizmave të interesit apo dëshirave individuale, personale, por vetëm përmes vlerësimeve objektive gjykuar nga sytë e të tjerëve. Ne në pasqyrë shohim vetëm një pjesë të vogël të personalitetit tonë, dhe ajo që është më paradoksalja: njeriu që më së keqi mund të na vlerësoj, jemi ne vet. Uni unë është shumë më kompleks se sa ne mendojmë dhe, po aq enigmatike janë edhe pyetjet: ا’është Uni në të vërtet? Nga se përbëhet ai? Kur krijohet personalitetit ynë dhe nga sa Un-a përbëhet ai?... Edhe pse psikologët, neurologët, sociologët etj. janë munduar t’i definojë karakteristikt që ndikojnë në krijimin e unit tonë, pra identitetit tonë, megjitahtë akoma mbetet edhe shumë për të dëshiruar.

Hulumtimet e shumta shkencore kanë rezultuar se rrethi i jashtëm, duke filluar nga anëtarët e familjes, shokët, miqtë, kolegët, etj. janë në gjendje të japin vlerësim shumë më objektiv rreth personalitetit tonë se sa ne vet, pasi në realitet, ne anojmë gjithnjë kah vetëvlerësimi, ose thënë më konkretisht, mbivlerësimi i aftësive tona dhe plotësimi i nevojave dhe kërkesave në përputhshmëri me interesat e ngushta personale ose për shkak të botëkuptimeve kundërthënëse dhe censurës etiko-morale, fetare, shoqërore etj. nuk arrijë ta pasqyrojmë realitetin objektiv - atë që ne vërtet ndjejmë në brendi. Pra, ne e gënjejmë, me apo pa vetëdije, në vazhdimësi vetveten. Dhe nga kjo del se pasqyrimi ynë i jashtëm, në realitet është vetëm një makijazh para syve të tjerëve, siç e thamë edhe më lartë, varësisht prej interesave! Atë që ne në të vërtet e ndjejmë në brendi të qenies sonë, nuk e shprehmi pothuajse asnjëherë besnikërisht. Ne ndryshojmë mendimin, qëndrimin, gjykimin, pozitën etj. në varësi, ose më mirë të themi, në përshtatje të rolit që ne duhet ta luajmë në skenën e teatrit të quajtur jetë.

Të gjithëve na është i njohur vlerësim kontrovers i personaliteteve të ndryshme, qofshin ata të afërm, shokë, kolegë pune, fytyra publike etj. Ndryshe e percepton vetën një mikë, shok, koleg pune dhe krejt ndryshe e vlerësojnë të tjerët atë - varësisht prej këndvështrimit! Perceptimi nga këndvështrimi personal dhe ai nga këndi i syrit të huaj është një dukuri me të cilën edhe konfrontohem në përditshmërinë tonë. Në këtë proces jetësor, të gjithë ne, jemi përherë nën vëzhgim të huaj, por njëkohësish jemi edhe vetë vëzhgues ndaj të tjerëve, pavarësisht se ku ndodhemi: në shtëpi, rrugë, punë, kafene etj. Dhe këtë proces mund ta quajmë - krijimi i përshtypjes. Psikologët këtë e quajnë - efekt heuristikë (shkathtësi, zotësi për të zbuluar gjëra të reja). Kjo përshtypje, ky efekt, kjo fotografi, krijohet duke filluar nga dukja e jashtme, veshja, mimika, sjelljet, qëndrimet etj. Bile, nganjëherë, vetëm edhe një ndryshim minimal, një përshtypje ndoshta tepër e parëndësishme në dukje, arrin të krijoj perceptime krejt të reja për personalitetin e caktuar, për vetit e të cilit deri pak më parë kemi pasur bindje krejt tjetër.

Eksperimente në këtë drejtim kam konstatuar se përshtypja e parë, e kapur përmes shqisave tona perceptuese dhe e skanuar nga truri, pason pas 150 milisekondave. Dhe kjo përshtypje (fotografi e parë) pastaj ndryshon, plotësohet ose përpunohet, varësisht prej informacioneve të mëvonshme që burojnë gjatë këtij procesi heuristikë. Krijimi i përshtypjeve, mendojnë studiuesit, ndikohet shumë edhe nga vetit tona të personalitetit të akumuluar gjatë gjithë procesit jetësor, e të cilat gjendën të deponuara (memorizuara) në sferën e ndërdijes. Dhe këto informacione, në momente të caktuar aktivizohen, pavetëdijshëm dhe ne arrijmë të krijojmë përshtypje të caktuara, qoftë subjektive, qoftë objektive. Këto përshtypje shoqërohet me ndjesi të ndryshme që provokojnë edhe gjendje të caktuara emotive, të cilat pasqyrohen edhe në botën e jashtme dhe qojnë në vlerësime racionale ose iracionale si të vetës ashtu edhe të individëve të tjerë.

Dy kërkues amerikan, Joseph Luft dhe Harry Ingham, duke studiuar sjelljet e njerëzve, kanë arritur në konkluzion se personaliteti ynë nuk përbëhet vetëm prej një “Un-i”, por prej katër “Un-ve”. Pra, katër pjesëve, fushave, sferave etj. të cilat së bashku pasqyrojnë personalitetit tonë. Mirëpo, këto katër fusha (un-a) që i bartim në vete, është vështirë t’i kemi së bashku nën kontroll: shpeshherë ato e plotësojnë njëra-tjetrën, mirëpo shpesh edhe e konkurrojnë njëra-tjetrën. Dhe kur njëra prej tyre arrin të marr pushtetin, atëherë ajo edhe bëhet pjesë e identitetit tonë, pra ne edhe identifikohemi me karakteristikat e asaj fushe të personalitetit, në sytë e të tjerëve.

Këta dy kërkues mendojnë se janë tri nga ato pjesë të personalitetit, që në përgjithësi mund të na e bëjnë jetën më të vështirë. Nëse ndonjëra prej këtyre fushave fuqizohet, mund të reflektoj pasoja fatale në paraqitjen tonë të jashtme.

Kështu i përshkruaj këto katër fusha të uni-t tonë, që sipas tyre, janë përbërësit e personalitetit tonë:

1- Uni i pavetëdijshëm (i panjohur edhe për mua edhe për të tjerët): Aty janë të deponuara njohurit e pashfrytëzuara, talenti, por edhe mënyra e të sjellurit, të cilën ne, vështirë ose fare nuk mund ta kontrollojmë. Aty mendohet së është e memorizuar edhe përvoja jonë jetësore e kultivuar që nga fëmijëria, që në të shumtën e rasteve, më vonë, bëhet edhe pasqyrë e vetive tona të personalitetit. Psikologët përpiqen që të depërtojnë në këtë fushë të panjohur të un-it, për të mbledhur njohuri të reja për të mësuar më shumë rreth personalitetit tonë.

2- Uni i fshehur (i njohur vetëm për mua): Secili e posedon këtë fushë: dëshirat sekrete, ndjenjat ose obsesionet, për të cilat kemi bindjen se, mu për këto, të tjerët na refuzojnë ose na lëndojnë. Ne llogarisim me këto reaksione, prandaj edhe i fshehim këto ndjenja prapa një maske mbrojtëse të brendshme. Dëshirat tona, mendimet tona por edhe sekretet e “errëta”, nuk duhet t’i dijë asnjëri, ato duhet të mbesin pjesë e personalitetit, të njohura vetëm për ne.

3- Uni i verbër (i njohur për të tjerët): “Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët për mua”. Kjo është moto e njerëzve që timon e tyre e drejton uni i verbër. Uni i verbër përfshinë shumë dukuri që për ne, kushtimisht nuk janë të “njohura”, por, që të tjerëve u bien në sy, pa i vërejtur ne ato. Pra, ato që të tjerët i dinë për ne, por që ne vetë nuk arrijmë t’i dimë ose nuk dëshirojmë t’i dimë. Këtu kemi të bëjmë me gjërat që për arsye të ndryshme nuk dëshirojmë t’i bëjmë publike, por nganjëherë i shprehin në formë heshtjeje. Ose, ndoshta, pasi ne vetë qëllimisht i shmangemi bisedave që kanë të bëjnë me këtë fushë të personalitetit.

4- Uni i hapur (i njohur për mua dhe të tjerët): Kjo fushë e uni-t përfshin gjithçka që ne vetëdijshëm e vlerësojmë. Kjo është fusha e personalitetit tonë, në të cilën ne i shpalosim vlerat tona të vërteta. Kush arrin që këtë dritare të uni-t ta hapë mjaftueshëm, ai arrin të fitoj edhe besimin e të tjerëve - arrin të bëhet i suksesshëm, sepse të tjerët e pranojnë si të sinqertë. Kjo do të thotë, që të arrihet baraspesha maksimale mes pasqyrimit tonë dhe atij, shikuar nga këndvështrimi i të tjerëve.





Mirëpo, këta dy hulumtues amerikanë nuk janë të parët që kanë gjurmuar në këtë sferë, që edhe sot e kësaj dite ka mbetur akoma dukuri enigmatike. Qëndrime e tyre rreth vetive të personaliteti i kanë shpalosur edhe shumë filozof, psikologë, sociologë e personalitete të famshme, përmes teorive të tyre. Por ndër më të qëndrueshmet deri në ditët tona mbetet teoria e “babait të psikologjisë”, Sigmund Freud-it.

Edhe Freud-i mendon se personaliteti përbëhet prej tri fushave, por të cilat janë të gërshetuara mes veti, e jo të ndara (plotësuese ose konkurruese mes veti) sikurse i përshkruajnë dy hulumtuesit amerikanë. Sipas Freud-it, fusha e parë “id-i” (ai - ana fizike) përbën pjesën e personalitetit të cilin individi e ka trashëguar nga të parët e vet. Id-i synon të arrijë me çdo kusht kënaqjen i instinkteve, pa asnjë konsideratë për norma etiko-morale. Mirëpo, pasi ne jetojmë në një shoqëri, po e quaj të “civilizuar”, ne jemi të detyruar që sjelljet tona t’ia përshtatim kushteve të përcaktuara nga ajo shoqëri. Dhe këtu pastaj aktivizohet pjesa e fusha e dytë e personalitetit, të cilën Freud-i e quan “ego” (uni - ana shpirtërore, mendore). Ego-ja duke e analizuar me kujdes situatën objektive, përpiqet që këto nevoja, ose më mirë t’i quajmë epshe, t’i plotësoj tërthorazi, dhe shfrytëzon rastin sa herë që i jepet mundësia për realizimin e tyre. Ndërsa fushën e tretë të personalitetit, ai e quan “superego” (mbiuni - ana intelektuale). Kjo pjesë e personalitetit, që sipas Freud-it përbëhet nga parimet, normat, dispozitat morale etj., lirisht mund të quhet edhe ana kozmetike e individit, makijazhi artificial, filtri i epsheve tona. Dhe në realitet, këtu Freud-i ka plotësisht të drejtë, së paku kështu është mendimi im! Të gjitha sjelljet tona në situata publike, çfarëdo qofshin ato, bile edhe në ambiente familjare, dominohen nga kjo fushë e personalitetit! Ne në realitet, të tjerëve ua prezantojmë vetëm maskën tonë, e jo realitetin që fshehët brenda ego-s sonë. Gjithçka që në e shprehim para të tjerëve, së pari e përpunojmë, analizojmë përmes egos, dhe tek pastaj, varësisht prej situatës, përmes filtrit (superegos), ne ua prezantojmë të tjerëve si qëndrim tonin, qe në realitet është vetëm një aktrim i çastit. Mirëpo, në jetë njeriu ka nevojë të aktroj, bile në shumë raste kjo është e domosdoshme që të mund ta mbaj ritmin me të tjerët. Në fakt, jeta është një lojë teatrale, ndërsa ne, pra, secili individët, jemi artistë me role të ndryshme. Dhe nëse nuk dimë të aktrojmë, bëhemi figura groteske para të tjerëve, pra përqeshemi. E për të qenë i suksesshëm në jetë, duhet të “aktrojmë” sa më mirë! Nuk është e rëndësishme se kush je ti - fytyra jote e vërtet, por se si t’i arrin t’u ofrohesh të tjerëve - me çfarë makijazhi ke arritur ta mbulosh fytyrën e vërtet!!!

Dhe me të drejtë shtrohet pyetja: Kush jemi ne në të vërtet? A jemi ata që me të vërtet mendojmë se jemi, apo ata që në të vërtet shtiremi se jemi? Jemi ne spektatori apo aktori në teatrin e jetës, apo de dyja bashkë njëkohësisht? Jemi ne vërtet të sinqertë, të ndershëm, të moralshëm, të devotshëm, të dashur, human etj. si mendojmë ne vet, apo e kundërta e këtyre - si mendojnë të tjerët?... Pse vallë nuk mund të jemi, thjesht, një Un i vetëm dhe i vërtet, si për vetën ashtu edhe për të tjerët? Dhe përgjigja do të ishte po ashtu e thjesht: sepse ne mendojmë se jemi!... Po mendimet, çfarë janë mendimet?...

Dhe ne sa herë që gjendemi para pasqyrës, shohim vetëm atë që dëshirojmë të shohim, por mos harroni: kjo figurë që e shohim në pasqyrë nuk është Uni ynë i vërtet, por vetëm reflektim i mendimeve tona, sepse ne, jemi ata që mendojmë se jemi!

 
Pe: A e njohim ne vertet veten ?

Te njohesh vetveten eshte pjesa me e veshtire e njeriut...Vetvetja eshte ajo qe ne mendojme se kemi,ne mendojme se ndjejme dhe mendojme se shfaqim...Njeriu duke njohur vetveten arrin te njohe dhe te vendose nje qendrushmeri ne personalitetin dhe karakterin e tij...Njohja e vetvetes arrin ne faza te dnryshme dhe mbi te gjitha ne baze te mjedisit qe te rrethon...Njeriu duke qene i pershtatshem me situatat dhe mjedisin,gjithmone shfaq nje pjese te karakterit te tij,ndoshta pozitive ndoshta negative...

Po ca eshte vetvetja ne teresi??...Vetvetja eshte teresisht karakteri i hapur teresisht dorezimi ndaj mjedisit dhe hapja me mjedisin ne cdo cep,vetvetja eshte origjinaliteti i cdo njeriu,i cili nuk ndikohet nga tjeter...Te jesh vetvetja dmth te mos kesh nota hipokrizie,manovrimi dhe te shpresh ne menyre te drejte perdrejte ate qe mendon dhe ate qe ndjen...Sa ka tipa te tille??

Specie ne zhdukje,me shume sillen sic dojne tjeret dhe ambjenti se sa si jane ne te vertete:)
 
Pe: A e njohim ne vertet veten ?

Sa e njohim veten? - Kjo pyetje mund të shtrohet edhe se sa njohim edhe të tjerët?
Vlerësimi i karakterit të dikujt në bazë të sjelljeve dhe veprimeve të tij.
Mos gabofsha, ekziston edhe një temë e tillë në FV se çka mendoni për anëtarin apo
diçka ngjashëm.


Duke pasur parasysh se formimi i karakterit të njeriut ndikohet nga shumë faktorë,
dhe duke u bazar në to pak a shumë ne na duket se njohim një karakter, mirëpo
më së shumëti mashtrohemi apo më mirë të themi gabojmë në karakterin që ndikohet
nga faktorët biologjik, të cilët zakonisht shfaqen në situata rreziku (paniku) e mbijetese.
Andaj, edhe mund të thuhet se është vështirë të të njihet njeriu me një siguri
të madhe sepse gjithëkush nuk ka aq imagjinatë të zhvilluar të thot se unë jam ky
dhe e dij veten gjegjësisht reagimet në një situatë të tillë.
Pra, do ta njihnim veten, vetëm atëherë kur të gjendemi në rastet të tilla si psh. luftën
e kemi parë vetëm në film, por kur e përjeton life, ti ndryshon, nuk je ai që ti e njeh veten.
Apo, kur gjendesh një situatë siç është situata pas Tsunamit, pas njër Termeti katastrofal,
pas një rënie e asteroidit kur vie në pah instikti i mbiejetesës dhe ai shtazarak, kur ti më nuk je ti.

Apo, edhe psh. ndryshe njeriu flet për 1 Miliardë dollarë, dhe ndryshe reagon kur dikush
shiko këtu ja ku i ke, janë të tuat, apo edhe vetë pyertja "çfarë do të bëje për 1 milion dollarë?".
Përgjigjet do te ndryshoni nëse do të kishim të bënim me realitetin.

Kush e ka pa filmin "Indecent proposal" me Robert Redford dhe Demis Moore,
si dhe fillmin dokumentar ku simulohet rënia e një kometi të madh( e gjeta vetëm gjermanisht):

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Si përfundim, mund të themi vlerësmi i karakterit tonë është vetëm sipërfaqësisht,
dhe pothuajse te çdo person ka diçka të fshehtë, e pamundur të parashikohet.
Për ta njohur veten, së pari duhet të rrëzohemi nga gomari, e pastaj të themi se çfarë
jemi.
 
Titulli: A e njohim ne vertet veten ?

Y yyy sa sh shkrime :D

Po pune e madhe po se njoha do e njoh trololo :p
 
Pe: A e njohim ne vertet veten ?

Cili prej nesh e njeh vërtetë vetveten?
E dimë kush jemi, por nuk e dimë se kush mund të jemi..!
 
Titulli: A e njohim ne vertet veten ?

Y yyy sa sh shkrime :D

Po pune e madhe po se njoha do e njoh trololo :p

Kush eshte trololo moj :p

Njeriu e njeh vetveten totalisht kur plaket, vetem atehere arrin te njoh veten e tij sepse i ka perjetuar te gjitha situatat ne jete dhe i njeh reagimet vetes ndaj ketyre situatave.
Ne jemi drejte njohjes se vetes, por s'mund te themi se e njohim 100% personin tone
 
Pe: A e njohim ne vertet veten ?

UNI SOCIAL

Një nga problemet më ineresante të psikologjisë sociale të viteve të fundit është njohja e vetes. Të kuptosh veten, të dish se kush je, të kesh një koncept sa më të qartë për vetveten është pa dyshim jo e lethë. Shpesh herë njeriu nuk është i sigurtë se cili është uni i tij i vërtetë, cilat janë cilsitë e qëndrueshme dhe të metat, dëshirat, synimet, interesat, prirjet.

Shpesh hërë ai mendon se këto të fundit dhe uni i tij janë relativisht të qëndueshme në situata dhe kohë të ndryshme. E vërteta është se ky un është një krijesë sociale, e ngjizur dhe e zhvilluar nën ndikimin e botës sociale, nën ndikim herë të drejtëpërdrejtë dhë hërë jo të drejtëpërdrejtë të të tjerëve.

Kjo është edhe arsyja kryesore që psikologjia e studjon veten, ndonëse në pikpamje të parë kjo fushë duket se i takon drejtëpërdrejtë psikologjisë së personalitetit.
Ne shpesh mësojmë se kush jemi, madje ndryshojmë edhe përshtypjet apo idenë tonë për vetveten, në procesin e ndërveprimit me të tjerët.Vetja pra është një rezultat gjithjë në ndryshim të këtij ndërveprimi.

Mjedisi socilal ndikon në vetëdishmërinë tonë. Si individë që bëjmë pjesë në një grup të caktuar kulturorë, racorë, seksore etj., ne bëhemi të vetndërgjegjeshëm se ku ndryshojmë me të tjerët dhe sa të ndjeshëm janë të tjerët ndaj këtij ndryshimi.

Por vetja është gjithashtu një faktorë aktiv i jetës sonë sociale që ndikon mbi vetë ne në shumë aspekte. Kështu mënyra se si i shikojmë të tjëret mvaret nga mënyra se si e shohim veten. Po kështu mënyra se si veprojmë me të tjerët, qoftë kur këta na pranojnë, qoftë kur këta nuk na pranojnë, mvaret nga vlersimi që kemi për veten.

Përshtypja që ne përpiqemi të krijojmë tëk te të tjerët, veprimet tona me ta madje edhe detyrat që vemë para vetes, varen nga vetja dhe nga ajo që është duke bërë kjo.
Vetja si një pjesë e pa dukshme e ndërveprimeve tona sociale i ngjet një regjisori që kurë nuk del në skenë, por gjithnjë drejton aktorët nga pas kuintave.Të njohësh motivet dhe proceset që ndodhin brenda vetes do të thotë të gjejshë elementin bazë për të kuptur se cfar ndodh kur njerëzit ndërveprojnë me njeri-tjetrin.

Veprimet tona janë shpesh strategjike. Në mënyrë që të bëjmë përshtypje sa më të mirë, ne shpenzojmë shumë për kozmetikë, për të mbajtur linjën trupore, për tu veshur sa më mirë, për të mësuar manierat (imitimet) e sjelljes së mirë etj. Ne gjithashtu vëzhgojmë sjelljet tona dhe e përshtasim atë sipas kërkesave të shoqërisë. Shqetësimi për vetimazh vazhdimisht e udhëheq sjelljen tonë.

Interesi personal ndikon shpesh në sjelljet dhe gjykimet tona sociale. Ne shpesh nuk jemi gjykues objektivë të evenimenteve të ndryshme. Kur grindemi me dikë, fjala vjen, ne priremi gjithnjë ti vemë fajin atij, kurse kur eshtë fjala për vlersimin e punës së grupit ku bejnë pjesë, priremi ti japim më shumë merita vetes dhe ndimesës sonë në suksesin e arritur.

Do ta fillojmë me studimin e vetvetes, kujtimin e saj me mënyrën se si i formojmë idetë tona për veten për të kaluar më pas në mjetet që përdor vetja për aritjen e qëllimeve të veta, ku përfshihen njohuritë, vlerësimi, qëndrueshmërija, pranimi apo miratimi.

Autor: Hana Ibrahimi
Studente e Shkencave te Komunikimit
 
Titulli: A e njohim ne vertet veten ?

Ne pergjithesi njerzit sot 99.999.... % e tyre nuk e njohin veteveten e tyree! E mendoj se 'ne sa e njohim veteveten ashtu jemi dhe e jetojm jeten.
 
Pe: A e njohim ne vertet veten ?

Njeriu ndryshon ne situata dhe momente te ndryshme qe as ai vete nuk e kupton...keshtu qe askush se njeh veten 100 %
 
Titulli: A e njohim ne vertet veten ?

e njoh 90% ,
 
Titulli: A e njohim ne vertet veten ?

Te njohesh vetveten eshte e veshtir por ama me kalimin e kohes njohim pjese te vetvetes, jane disa gjeste, akte te jetes, qe na bejne te veprojme.. dhe ato jane stepe qe ne njohim vetveten nga pak... por aman jemi nje misteri ne vetvete dhe per te tjeret
 
Vete jeta, eshte nje njohje e perditshme me vet veten tone.
 
Vete jeta, eshte nje njohje e perditshme me vet veten tone.
Jeta eshte e nje pasqyre e lakuar agapi .. asnjehere nuk arrijme ta shohim veten ashtu sic realisht jemi , pavarsisht pretendimeve tona 😜
Ne cdo rast ndikohemi nga menyra si na shohin te tjetet , ose e thene sakte .. bejme nje balance te perafert midis asaj qe mendojme si jemi dhe asaj qe marrim nga te tjeret . 😁
Ajo qe marrim eshte aq e brishte dhe aq e rendesishme , sa ne momentet kur marrim dhe arrijme maksimumin nga te tjeret ... aty eshte edhe momenti qe abuzojme , me te tjeret dhe me vehten njekohesisht . Pastaj vijojne nje mori efektesh zinxhir dhe gjithmone zgjedhim menyren me te thjeshte ...viktimizohemi pa shkak dhe pa arritur ne nje konkluzion konkret . E vetmja gje qe vertet na kenaq dhe na ben te ndjehemi mire ... eshte aq e pafajshme por edhe aq djallezore njekohesishit ... bindim veten qe jemi perfekt , edhe pse e dime shume mire qe kjo eshte nje auto genjeshter e bukur 😁
 
Jeta eshte e nje pasqyre e lakuar agapi .. asnjehere nuk arrijme ta shohim veten ashtu sic realisht jemi , pavarsisht pretendimeve tona 😜
Ne cdo rast ndikohemi nga menyra si na shohin te tjetet , ose e thene sakte .. bejme nje balance te perafert midis asaj qe mendojme si jemi dhe asaj qe marrim nga te tjeret . 😁
Ajo qe marrim eshte aq e brishte dhe aq e rendesishme , sa ne momentet kur marrim dhe arrijme maksimumin nga te tjeret ... aty eshte edhe momenti qe abuzojme , me te tjeret dhe me vehten njekohesisht . Pastaj vijojne nje mori efektesh zinxhir dhe gjithmone zgjedhim menyren me te thjeshte ...viktimizohemi pa shkak dhe pa arritur ne nje konkluzion konkret . E vetmja gje qe vertet na kenaq dhe na ben te ndjehemi mire ... eshte aq e pafajshme por edhe aq djallezore njekohesishit ... bindim veten qe jemi perfekt , edhe pse e dime shume mire qe kjo eshte nje auto genjeshter e bukur 😁
Nese ne arrijne ne piken e sakte te njohjes me vetveten ,jeta humbet enigmen,misterin dhe ska me noj interes.
Enigma e nje te nesermje brenda nesh na mban gjalle deshiren. :)
 
Nese ne arrijne ne piken e sakte te njohjes me vetveten ,jeta humbet enigmen,misterin dhe ska me noj interes.
Enigma e nje te nesermje brenda nesh na mban gjalle deshiren. :)
Prandaj edhe pasqyren e luget eshte mire ta shohim me lupe here pas here 😜
 
Sipas mendimit tim modest ne thjesht mund te arrijm te krijojme nje imazh te percaktuar te vetes tone, por keshtu duke ber mund te Jemi gjithnje ne luft me vetveten duke u munduar te arrijm ate imazh
Duhet thjesht te Jemi te lire te njohim dhe te pranojm veten cdo dite ne te gjitha sfumaturat qe na krijojn rrethanat dhe pse jo njerzit me te cilet kemi te bejm
 
Sipas mendimit tim modest ne thjesht mund te arrijm te krijojme nje imazh te percaktuar te vetes tone, por keshtu duke ber mund te Jemi gjithnje ne luft me vetveten duke u munduar te arrijm ate imazh
Duhet thjesht te Jemi te lire te njohim dhe te pranojm veten cdo dite ne te gjitha sfumaturat qe na krijojn rrethanat dhe pse jo njerzit me te cilet kemi te bejm
Ka pak nevoje per korrektim ky mendimi yt brilant , por po zgjedh te bej si inetresant kesaj here , pa bere kritikun 😁
 
Ka pak nevoje per korrektim ky mendimi yt brilant , por po zgjedh te bej si inetresant kesaj here , pa bere kritikun 😁
Po tani bëje korrigjimin, draghe mos e thoje
Une e kam te veshtir te shprehem shqip, por prap thelbi kuptohet!!
 
100% bile bile 😁
Pasi njoha veten fillova të studioj robt e tjerë dhe deri diku 50 me 50 i njoh dhe ata 🤣
 
Po tani bëje korrigjimin, draghe mos e thoje
Une e kam te veshtir te shprehem shqip, por prap thelbi kuptohet!!
Ok , te perqendrohemi tek thelbi ... gjithashtu sipas mendimit tim modest .. lufta ne vehtvehte varet nga kundershtaret qe i ve vehtes perballe dhe cfare sfidash imagjinare zgjedh te luftosh . Dhe me beso , asgje nuk behet per te krijuar nje imazh ... gjithshka behet per te arritur nje siguri te munguar , nje force te brendshme qe nese e arrin , ke gjithe privilegjet per te pasur ate apo ato vecori qe imazhin do e benin dicka te nje rendesie te paperfillshme . Imazhi eshte dicka qe krijohet ne nje moment , po aq sa shkaterrohet nese tregohesh i pakujdesshem . Qellimi i luftes tende personale dhe cfaredo lloj lufte eshte ... cfare ngelet nga humbjet qe u shkaktuan dhe jo cfare gradash morale perfitove . 😁
Mendimi im ky .. nuk eshte e thene ta besosh 😜
 
Ok , te perqendrohemi tek thelbi ... gjithashtu sipas mendimit tim modest .. lufta ne vehtvehte varet nga kundershtaret qe i ve vehtes perballe dhe cfare sfidash imagjinare zgjedh te luftosh . Dhe me beso , asgje nuk behet per te krijuar nje imazh ... gjithshka behet per te arritur nje siguri te munguar , nje force te brendshme qe nese e arrin , ke gjithe privilegjet per te pasur ate apo ato vecori qe imazhin do e benin dicka te nje rendesie te paperfillshme . Imazhi eshte dicka qe krijohet ne nje moment , po aq sa shkaterrohet nese tregohesh i pakujdesshem . Qellimi i luftes tende personale dhe cfaredo lloj lufte eshte ... cfare ngelet nga humbjet qe u shkaktuan dhe jo me cfare gradash morale perfitove . 😁
Mendimi im ky .. nuk eshte e thene ta besosh 😜
Shum sakt, e shtjellove mire mendim tim 😂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top