A e dini se kush jeni ne te vertet ?

Kjo video permbledh shumicen e pergjigjeve ketu...🤣🤣

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Njeriu njeh kaq shumë gjëra jashtë tij. Objektet rreth tij, njerëzit e tjerë, aq informata të llojllojshme të cilat i janë grumbulluar pa kujdes në mendje. Por, paradoksi i ekzistencës njerëzore do të përsëritet aq shpesh, aq dhembshëm, aq shumë herë, tek aq shumë njerëz: ai mund ta kalojë të tërë jetën e tij pa arritur madje as ta njohë thelbin e vetvetes. Ajo që do të duhej të shërbente si djepi i rritjes të krijimtarisë jetësore aq herë do të marrë fund si shpellë e errët e injorancës së tij.

Pse ndodh kjo? Pse qenia njerëzore mbetet aq e shterpët në të njëjtën kohë kur ajo mund të lindë aq shumë? Pse aq shumë lindje agimi përfundojnë në hije të zbehta muzgu? Pse historia njerëzore ka ruajtur aq pak emra artistësh, shkencëtarësh apo dijetarësh në librat e saj kur mbi këtë tokë kanë shkelur mijëra vjet kaq Miliarda njerëz?

Mendoj se njëra prej arsyeve kryesore për këto vdekje të panumërta qëndron në atë se njeriu shumë rrallë herë arrin ta njohë, ta pranojë dhe ta ndërtojë shpirtin sipas vullnetit të tij. Ai do të njohë kaq shumë gjëra për të tjerët, për të tjerat, por do të mbesë tepër i huaj për atë që me të vërtetë ka dashur të jetë!

Gati pothuaj secili njeri të cilin do ta pyesim mbi këtë gjë do të na thotë se dikur kishte menduar se do të behej një tjetër, se të gjithë gjërat të cilat jetonin në të nuk ishin plotësisht të njëjta me të gjithë rrethin e tij, se tek ai kishte diçka të veçantë?

Por pse atëherë gjërat përfunduan kështu?
Pse jeta e tij përfundoi si rutinë, pse asgjë që bëri ai nuk e dallon nga njerëzit tjerë të lagjes së tij, pse Uni i tij u shkri në një NE?

Mendoj se kjo gjë rrjedh nga fakti se vlera e Unit është krejtësisht e gllabëruar nga detyrimet që vijnë nga grupi. Njëfar “mendje kolektive” i paracakton vijat kryesore të fatit jetësor, individi ka të drejtë të zgjedhë vetëm këndin e skutës të burgut të tij.

Presioni i vetëdijshëm apo i pavetëdijshëm i bashkësisë është aq i rëndë dhe aq i pandërprerë saqë për tu pranuar nga të tjerët si njeri “normal” dhe i “respektuar”, individi duhet të flijojë shumëçka nga vetvetja e tij.

Fatkeqësisht, për shumicën prej nesh, vendi ynë brenda familjes, fakti se a jemi mashkull apo femër, përkatësia kombëtare apo religjioze, statusi ekonomik, dhe shumë fakte tjera që nuk kemi mundur ti zgjedhim asnjëherë, të gjithë bashkë, nuk do ti lejojnë asnjëherë shpirtit tonë të paushqyer mirë të fillojë të mësojë belbëzimet e para.

Shumë shpesh, me forcën e saj të madhe, shoqëria arrin ta mbysë shpirtin tonë individual në kohën kur ai shpirt ende gjendet në moshën e fëmijes.
Të gjithë njerëzit vdesin një herë. Por shumë prej tyre janë mbytur disa herë më parë!.

Copyright Virtualsophists
 
Shum e vertet
 
Une mendoj qe ne jemi pergjegjes te asaj qe jemi (ne pergjithesi) , secilit nga ne i eshte dhene ose i jepet mundesia te jete ajo per cfare eshte "pragramuar" "pikturuar" ( jemi robo ne nje mekanizem ku vlera varet nga enderrat, ideologjite, objektivat,puna dhe realizimet.
Tashme modifikohet gjinia, modifikohen emrat dhe mbiemrat, modifikohen nazionet, modifikohen tradicionet duke u pasuruar apo varferuar, ka marre nje tjeter rryme nazioni familja tradicionale etj etj..
Ajo cfare nuk ndryshon eshte kur dime me saktesi kush jemi e kur dime ku duam te jemi.

Kush jam une ne te vertete?
Si e njoh une veteveten?
Pse e njoh veten dhe ku bazohem ne idene qe krijoj mbi vetveten; ne cilet "kanon" te njohjes bazohem, nga kush me jane vene keto kanone, mbi cvlere e cte drejte jane keto pilastra??
Sipas meje ky eshte thelbi..
Nese une jam besimtare, do ndikohem nga besimi.
Nese une kam nje familje qe ka kerkesa dhe pritshmeri nga une, do ndikohem nga kjo.
Nese une bej pjese (qe i zgjedh apo jo) ne nje grup shoqerie qe frekuentoj do ndikohem nga ky grup.
Por ne cdo fjali perdor fjalen nese une, nese une... pra ne jemi vete forca e cdo ndryshimi, e cdo kanalizimi e cdo arritje dhe pse jo edhe e vetenjohes.
Nese une dua ta njoh veten time e njoh per ate qe eshte .
nese dua do gjej 1000 justifikime per ti vene fajn 1000000 fakteve apo arsyeve pse une sjam ajo qe sjam por fakt mbetet qe une skam bere asgje per ta ndryshuar ate fakt apo ato arsye.
Asnjehere nuk eshte vone per te qene vetvetja dhe per te lene gjurme.
 
Ke folur shume bukur ❤
 
e njoh , me njeh , ndonjehere me refuzon, po ska gje ,jemi rob te nje familje e sia marr ters
eshte e mire , e veshtire ka deshire te jete e lire
e ja kshu gjerash
 
Ehe
Ehe
Ehe
Ehe
Ehe
.
 
ore une e diii, por a e dini ju kush jam une thuuuj :P
 
Mendoj se po,por me tradheton vetja aty ku mendoj se e njoh me mire.Vepron ndryshe nga cduhet dhe mundet.Jemi krijesa qe gjithnje mundohemi te njohim veten,po qe ajo vetja jone,ndryshon vazhdimisht duke mesuar e permiresuar nga cdo eksperience qe kalon.
 
Po mi shoqe po😂
 
E njoh aq sa mos t'me tradhtoje vetja kurre.
Tjerat mi len suprize,ri-njohja me te shpesh eshte si dashuri e pare.
 
Pse jeni te sigurt qe ju e dini se kush jeni ,kur na dita ne dit ndryshoni dhe nuk jeni te njejt.. dmth ju e dini kush jeni sot por jo neser, cfar mendoni ?
Kush te beri ban ty ore , qe gishtat deri ne rreze ju thafshin !
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top