Love
βeℓℓe â๓e
Nga: ILIR KONTI
Dark Web, është ana e padukshëm (për pjesën më të madhe të përdoruesve) e internetit!
A e dinit se ekziston një rrjetë internetik shumë herë më i madh se ai që ne njohim dhe shohim sot?
Në realitet, shtresa e “padukshme” e rrjetit që ju mund të keni qasje nëpërmjet makinerive gjigande të kërkimit, është vetëm njëra anë e rrjetit-internetit. Rrjeti internetik i fshehur është përmbajtja për në të cilën qasja nuk është aspak e lehtë, e njohur ndryshe dhe si DEEPNET (si dhe shumë herë quhet dhe Darknet, ose Deep Web, ose Hidden Web). Përmbajtja përbëhet vetëm nga sajte dhe webe dhe faqe të ndryshme të cilat nuk diktohen nga makineritë e kërkimit dhe qasje në to kanë vetëm një “grusht” njerëzish. Sigurisht që ekzistojnë dhe disa pjesë të tyre të cilat janë të fshehura edhe shumë më thellë.
Një pjesë e DEEPNET, mund të qaset vetëm nëpërmjet rrjetit anonim Tor.To Tor. Fillimisht u sponsorizua nga Laboratori i Marinës Luftarake të SHBA-ve, kur ky rrjet doli në qarkullim në vitin 2002 dhe përdoret gjerësisht në të gjithë botën për kujdesinë e anonimitetit në lidhje direkt, njofton sopho.
Për të vizituar një faqe interneti me anë të Tor, rrugët që do ndjek kompjuteri juaj, kalojnë nëpërmjet një procesi të përshpejtuar të ndihmuar nga një sërë kompjuterësh të tjerë Tor
para arritjes web server, duke fshehur në thelb vendndodhjen tuaj nga ky server.
Por pse e gjithë kjo?
Ndoshta mund të mos jetë surprizë, se ndërsa Tor përdoret për shumë qëllime ligjore ose etike, Deep Web, është baza për një gamë të gjerë të krimit dhe përmbajtjeve të paligjshme.
Në kundërshtim me sajtet e zakonshme, faqet intrenetike të DEEPNET, nuk adresa miqësore URL. Në vend të kësaj, është një seri fenomenale e karaktereve të dukshëm të pazgjedhura, që ndiqen prapashtesat “.onion” dhe ofron qasje në këto faqe të fshehta.
Crime Network – përgjithësisht për krime!
Përmbajtja reale e tmerrshme, nuk është ajo që ne shohim në DEEPNET. Por, sa më shumë thellë të zhytemi, aq më shumë faqet e këtij rrejti të fshehtë, aq më errët bëhet përmbajtja e tyre. Pa patur një diskutim të gjerë dhe shumë madh presa i përket pyetjes sesa i aftë është Tor të ruaj në anonimitet aktivitetin tuaj online. Tahsmë është vërtetuar se sajte dhe faqe të ndryshme të Tor që shishin drogë, u mbyllën nga autoritetet përkatëse, ose si FBI ndaloi keqtrajtimin e fëmijëve nëpërmjet faqeve përkatëse të DEEPNET. Por, mundimi që duhet nga ana e autoriteteve përkatëse që ushtrojnë ligjin, për të ndjekur përdoruesit e Tor, është shumë i vështir, i pamundur dhe thuajse inekzistentë.
Sigurisht që besojmë dhe do dëshironim që politikanët dhe qeveritë të ishin në gjendje të kontrollonin dhe të zbatonin ligjin në internet, por vështirësia e tyre për të vendosur dhe zbatuar ligjin për shërbimet dhe përdorimin online, është thuajse e pamundur. Kështu, janë të shumtë ata të cilët nuk janë të disponueshëm për t’u zbatuar ligji. Tetorin e viti të shkuar, të famshmit Anonymous, morën situatën në duart e tyre, kur filluan të rrëzojnë me sulmet e tyre shumë sajte dhe webe me përmbajtje të turpshme në dëm të fëmijëve, përfshirë këtu dhe Lolita Sity, një sajt i Darknet.
Ekzistenca e DEEPNET, shtron një pyetje edhe më të madhe: sa është kostoja e anonimitetit online në shoqërinë e sotme?
Koncepti i të Drejtave të Njeriut, fillon të bëhet paksa i kompletuar në botën intrenteike dhe online. Në realitet, shumë njerëz thonë se kuadri i të drejtave të njeriut, nuk vlen në aktivitetin online dhe morali filozofik nuk duhet të merret në konsideratë në vend të kësaj, për t’u gjykuar se çfarë është e saktë dhe çfarë është gabim. Sigurisht, Tor ka dhe përdorim moral. Tor lejon lirinë e fjalës për ata të cilët jetojnë nën sisteme sundimtare, diktatoriale etj, si dhe kujdeset për aktivistët e të drejtave të njeriut nga juridiksioni.
Padyshim, që Tor është një “vegël” e fuqishme.
Por: U ofron shkrimtarëve marlware, teknika dhe metoda të zgjuara për të fshehur urdhrat dhe komandën e keqe. Ndihmon analizuesit malware në sektorin e studimit të tyre. Adresat IP të shkrimtarëve malware, që disponojnë material dhe teknika të padëshirueshme, janë në listën e zezë nga i njohuri anti-virus, kështu shpeshherë përdorin Tor-in për ta anashkaluar. Të gjithë këto përdorime dhe favore që ofron Tor, sjellin shumë pyetje të cilat duan përgjigje!
Sa morale dhe sa ligjshme është të marrësh me qira një vrasëses?
Sa e lehtë është të blesh një fëmijë për çdo lloj përdorimi?
Kështu, pa asnjë kuadër ligjor dhe pa kodin e mirësjelljes, Tor duket i frikshëm dhe tërësisht i paligjshëm. Nuk përfshihet këtu aktivitet i aktivistëve në gjithë rrjetë, edhe pse në bazë të statusit ligjor të shumë vendeve, edhe kjo është e paligjshme. Si droga po ashtu dhe jeta e njeriut, kanë kosto, pasi të gjitha këto mund t’i blesh dhe shesësh sipas dëshirës.
Atëherë; A duhet që përdoruesit të kanë privilegjin dhe mundësinë e shfletimit të internetit anonim?