A duhet të ndalohet me ligj burka?

Guest2

Antarë i Respektuar
muslimane-1-650x358.jpg
[h=1]Flasin imamë, teologë, sociologë e gazetarë[/h] Me fytyrë krejtësisht të mbuluar dhe veshje që i ngjan kulturës arabe, 10 gra të kthyera nga Siria u dërguan dje para organeve të drejtësisë në Kosovë.

Pamja e këtyre grave riaktualizoi edhe njëherë një çështje shumë të përfolur, mirëpo edhe një temë tabu në Kosovë. A duhet të ndalohet me ligj burka arabe në Kosovë?

Për këtë çështje, ka marrë mendime të njerëzve të profileve të ndryshme, duke filluar nga imamë, teologë, sociologë, gazetarë e publicistë.

Secili vec e vec kanë të ndarë mendimet e tyre lidhur me burkën arabe në Kosovë dhe ndalimin ose jo të bartjes së saj.

Përkrahësit e Burkës Arabe – Njerëzit që praktikojnë islamin.

“Kjo çështje duhet të trajtohet fillimisht në bazë të parimeve humaniste”, thotë teologu Emin Behrami.

Behrami thotë, se në këtë rast kemi të bëjmë me një grup grash, të cilave u është imponuar kjo jetë.

“Çështja humane duhet të dominojë në këtë rast. Kjo për shkak se kemi të bëjmë me një kategori fëmijësh e grash, të cilët edhe po të kishin qenë të pranishme në ato beteja ajo është çështje imponuar. Pra ana humane duhet të dominojë dhe arsyetimet tjera, politike dhe strategjike nuk vijnë në shprehje”, thotë ai.

Teologu përmend parimet e fesë islame, që sipas tij, të gjithë njerëzit duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, ani pse ai në mënyrë indirekte përkrah këtë veshje.

“Në parimet themelore të islamit thuhet se nëse e zënë armikun tënd rob lufte, e ke detyrim me e trajtuar si është më së miri përderisa ia ka ra në dorën tonë. Pra edhe këta kanë ra në dorën tonë, fundja janë të shtetit dhe familjarëve tanë, dhe kjo nuk duhet të trajtohet mbi bazë të politikës së ISIS-it, por në bazë të humanitetit që kanë ardhur në Kosovë”, thotë ai.

I shkurtë por i prerë në mendim, është imami Osman Musliu.

I pyetur për mendimin e tij se a duhet ta ndalojë Kosova me ligj burkën arabe, ai thotë se shteti së pari duhet t’i ndalojë disa të këqija tjera.

Musliu përmend shtëpitë publike, vjedhjet e korrupsionin.

“Mendoj që kjo është çështje e parëndësishme në shtetin tonë. Shteti së pari duhet t’i mbyllë shtëpitë publike, të ndalë hajninë dhe korrupsionin e jo të merren me këtë çështje”, thotë imami Osman Musliu.

Burka shkel të drejtat e grave dhe të njeriut – Mendimi i sociologëve

“Ndalimi i burkës me ligj, nënkupton edhe shlirimin e grave nga një ideologji që shkel të drejtat e tyre”, thotë Sibel Halimi, sociologe.



Ajo vë në pah parimin e shkeljes së të drejtave të njeriut, si parim themelor pse kjo veshje duhet të ndalohet në Kosovë.

Halimi thotë se burka arabe në Kosovë, nënkupton edhe sjelljen e një kulture të huaj në shoqërinë tonë.

“Burka fillimisht shkel të drejtat dhe liritë e grave dhe e shoh prej kësaj perspektive fillimisht. Ndalimi i burkës me ligj, nënkupton edhe shlirimin e grave nga një ideologji e cila i ndan nga të drejtat themelore të tyre. Unë jam kundër burkës në kuptimin ideologjik që është e transformuar dhe nuk lidhet me kulturën tonë”, thotë ajo.

Halimi thotë se është kundër burkave edhe në vendet e tjera, duke nënvizuar se çështja e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të grave veçanërisht është çështje universale.

“Unë jam kundër burkave edhe në vendet tjera, sepse nisem prej prizmit të së drejtave të grave. Prandaj është e rëndësishme që nëse fillon me u përfshi burka në shoqërinë kosovare nënkupton një instalim të ri të vlerave të huaja në Kosovë, shoqërisë sonë, dhe vjen si rezultat i shkeljeve të së drejtave të grave”, thotë ajo.

Burka mesazh i implementimit të sheriatit – Mendimi i publicistëve

“Burka nuk është simbol fetar, por është simbol i islamit politik dhe nuk ka të bëjë me mbulesën fetare”, thotë Valon Syla, publicist e gazetar.

Sipas Sylës, prapa burkës fshihet mesazhi fundamentalist islamik për implementimin e sheriatit.

“Burka nuk është simbol fetar, por është simbol i islamit politik dhe nuk ka të bëjë me mbulesën fetare që e përshkruan libra e shenjtë. Prapa saj fshihet mesazhi fundamentalist islamik për implementim të sheriatit, qoftë edhe me dhunë, qoftë me mjete terroriste dhe shfaqë shkelje të drejtave esenciale të njeriut, këtë rast gruas”, thotë Syla.

Por a duhet të ndalohet me ligj? Syla thotë se kjo duhet të ndodhë në raste kur praktikuesit e burkas nuk janë të vetëdijshëm, as për fenë e as për të drejtat e tyre.

Sipas tij, shteti duhet të veprojë në këtë mënyrë që të mbrojë të drejtat e tyre.

“Mendoj se në raste kur praktikuesit e burkas nuk janë të vetëdijshëm, as për fenë e tyre, as për të drejtat e tyre… atëherë shteti duhet ta ndalojë me qëllim duke ua mbrojtur të drejtat e tyre nga vetë ata ia shkelin vetës, në emër të një devijimi qoftë fetar, qoftë politik, që kanë ngjyrime anti grua, anti njerzore në esencë e që i kemi parë me ISIS-in dhe me Talibanët që kjo anti njerëzore shfaqet dhunshëm, rrezikshëm me jo respekt ndaj asgjë tjetër deri në terrorizëm total”, shprehet Syla.

Theksojmë, se Burka arabe konsiderohet si një lloj mbulese e cila në librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, nuk konsiderohet obligim.

Ajo përdoret më së shumti në Afganistan, Arabi Saudite, Pakistan dhe në një pjesë të vendeve të tjera arabe.
Alsat/M
 
Jo nuk ka pse te ndalohet me ligj sepse eshte nje zgjedhje qe ben individi nese duhet ta mbaje ate apo jo, ndalimi i saj me ligj eshte nje cenim i lirise individuale qe ka cdo person ne nje shtet ligjor, por duhet ndaluar ekspozimi i ketyre personave te mbuluar ne vendet publike pasi eshte nje cenim i sigurise te te tjereve. Ne momentin qe nje person i mbuluar me burke qe mund te perbeje nje "kercenim" ne public pasi dihet se si jane bere shume akte terrorriste hyn ne nje ambient me shume individe automatikisht perben nje kercenim serioz te asaj qe quhet siguria e perbashket e nje bashkesie njerezish.
Se si duhet zgjidhur ky problem ne te ardhmen eshte vertet nje diskutim shume serioz qe duhet bere nga organet dhe organizatat kompetente ne bashkepunim edhe me institucionet fetare.
 
Pse i veshin keshtu?! Si korbe te zeza.
 
"Se si duhet zgjidhur ky problem ne te ardhmen eshte vertet nje diskutim shume serioz qe duhet bere nga organet dhe organizatat kompetente ne bashkepunim edhe me institucionet fetare."

Kercenimi i sigurisë nepermjet një veshje tradicionalofetare duhet ndaluar në vendet e civiluzuara.
 
Dhe te gjithe te intervistuarit jane Burra!!! :fiu: Flasin dhe per te drejta te grave qe cenohen. Prap Burra! :cokt:

Mendimi im eshte... se mos do e marrin vesh ata ligjvenesit se c'mendoj une kshuqe po i kursej fjalet. :bye:
 
Thuaje mendimin Soul se nuk te paragjykon njeri. ;)
 
Duhet ndaluar ne cdo vend ...po veshen burrat e jane te armatosur nen burga e bejne vrasje...po dhe grate po ashtu e grate
 
Thuaje mendimin Soul se nuk te paragjykon njeri. ;)

:hellou:Flm Drejtori. Dhe ti mendon se une kam frike paragjykimet valle? :pasqyr:

Thjesht mendoj se eshte teme e ezauruar dhe me pare. Sigurisht qe une jam per liri veprimi dhe absolutisht kundra diktimeve te ligjeve apo shoqerise sesi duhet te vishem.
Sa per frikerat apo masat?Oh please. Kur ti i lejon tjetrit te veshe rrobe te gjata, mendon se arma do jete fshehur ne surrat valle?!
Po ne dimer kur vishemi tere kapuca e shalla pse nuk kemi frike? Mua si Soul, s'me pelqen estetikisht, sidomos ngjyra e zeze, ama cdokush ka shijet dhe preferencat e veta, aq me teper bindjet e veta.

Kjo puna e frikes se terrorizmit eshte thjesht nje gogol i ngritur politikisht!

Jemi Ok tani? :)
 
Faleminderit per opinionin Soul. Sa te kem pak kohe do i rikthehem debatit me ty.;)
 
Me leje? Me leje ?
Para se te vihen ligje per te ndaluar..duhet te jepni shume liri e shume dashuri.

Ne baze te kesaj kam nje pytje : ju si femra , kush i perket besimit islam...nese do dinit sikur venja apo jo e burkes( apo si i quani ju) nuk ndryshon asgje ne besimin tuaj..ne devotshmerine tuaj..dhe as ne dashurine tuaj kundrejt allahut.

A do ishte akoma zgjedhje e juaja akoma venja e Burkes?

Ju faleminderit :).
 
Soulmind do te jepja pergjigjen por ato qe shkruajti Nicktjeter jane pak a shume te njejta me pergjigjen qe do jepja.

Nicktjeter te kam borxh nje te qerasme.
 
Soulmind do te jepja pergjigjen por ato qe shkruajti Nicktjeter jane pak a shume te njejta me pergjigjen qe do jepja.
.

Nuk eshte se prisja ndonje pergjigje pasi s'kam ngritur ndonje pyetje ne postimin tim. Gjthss, nuk e kuptova cfare doje te me thoje?! Jo per gje po qendrimet karshi ketij fenomeni sikur i kemi mbajtur njesoj me duket. Ti je shpreh (citim nga ty): "Jo nuk ka pse te ndalohet me ligj sepse eshte nje zgjedhje qe ben individi nese duhet ta mbaje ate apo jo, ndalimi i saj me ligj eshte nje cenim i lirise individuale qe ka cdo person ne nje shtet ligjor," ndersa une kam thene: "une jam per liri veprimi dhe absolutisht kundra diktimeve te ligjeve apo shoqerise sesi duhet te vishem"

Cfare ka per te mos u kuptuar ketu tani?

Sa i perket sigurise per te cilen ndajme mendime te ndryshme ti nuk analizove ndonje gje apo te jepje argumente.
 
Me leje? Me leje ?
Para se te vihen ligje per te ndaluar..duhet te jepni shume liri e shume dashuri.

Ne baze te kesaj kam nje pytje : ju si femra , kush i perket besimit islam...nese do dinit sikur venja apo jo e burkes( apo si i quani ju) nuk ndryshon asgje ne besimin tuaj..ne devotshmerine tuaj..dhe as ne dashurine tuaj kundrejt allahut.

A do ishte akoma zgjedhje e juaja akoma venja e Burkes?

Ju faleminderit :).

Llogjika eshte e njete sikur per cdo ritual tjeter fetar. Pse falet nje musliman? Pse agjeron nje musliman? Per tju bindur Zotit, dhe per te qene me prane Tij. A eshte zgjedhje e tij? Askush s'te vendos litar ne fyt per te besuar, apo per tu veshur. Njeriu vepron si ta ndjeje. Nje paralelizem mund te hiqet me cdo lloj besimi apo pabesimi ne bote. Pse shkon ne kishe, ne sinagoge, pse agjerojne besimtaret e feve tjera? Per te qene me prane Zotit dhe per te kerkuar falje per mekatet qe bejne.
Pse nuk beson nje njeri ta zeme? Apo pse dikush vishet holle ne vere? Sepse ka vape, ja kerkon vetja per te qene me rehat. Dhe kjo puna e fese keshtu eshte. Eshte nje nevoje e brendshme per tu afruar sa me shume me Zotin.
 
Llogjika eshte e njete sikur per cdo ritual tjeter fetar. Pse falet nje musliman? Pse agjeron nje musliman? Per tju bindur Zotit, dhe per te qene me prane Tij. A eshte zgjedhje e tij? Askush s'te vendos litar ne fyt per te besuar, apo per tu veshur. Njeriu vepron si ta ndjeje. Nje paralelizem mund te hiqet me cdo lloj besimi apo pabesimi ne bote. Pse shkon ne kishe, ne sinagoge, pse agjerojne besimtaret e feve tjera? Per te qene me prane Zotit dhe per te kerkuar falje per mekatet qe bejne.
Pse nuk beson nje njeri ta zeme? Apo pse dikush vishet holle ne vere? Sepse ka vape, ja kerkon vetja per te qene me rehat. Dhe kjo puna e fese keshtu eshte. Eshte nje nevoje e brendshme per tu afruar sa me shume me Zotin.

Sikur i bere pak bisht.
Nuk pyeta ndonje mendim mbi te gjitha fete.

Meqe u pergjigje ti personalisht, ti pra si Soul do e mbaje veshjen?

Jo.

Pra qofte nje besim apo nje tjeter, eshte heqje lirie...seshte vetem simbol apo devotshmri feje.
Seshte se ata te pyjeve te Amazones bejne mekat nese rrine lakuriq por sdo te thote qe sjane me afer me zotin e tyre.

Sdi sa jan e qarte.

Nese do marrim budistet..ata jane ne paqe me veten.
Por nese marrim nje femer te mbuluar me burka qe nuk sheh as rrugen ku ecen..se di. Une se quaj as devotshmeri as dashuri per ndonje fe.

E quaj mekanizem te mases maskiliste per frike, sepse te japesh liri do te thote qe ske sundim, fuqi mbi dike...dhe e gjitha Soul te gjitha fete pa perjashtim kane te bejne vetem me fuqi ( politike)

Te pershendes e te uroj cdo te mire.
 
Jo, te bera analogji per tu kuptuar me mire pergjigja. Jo s'do e mbaja (nuk eshte as urdher ne Kuran). Mgjth, sipas perceptimit tim, heqje lirie nuk quhet kur ti deshiron ta vendosesh vete. Sepse s'po te detyron asnje. Madje dhe Zoti thote: Ky eshte urdheri po te doni bejeni! Po ata qe e bejne ate gje te lumtur jane. Duhet me jetu nen lekuren e tjetrit jo me i mat me parametrat tona.
 
Dhe une per respektim te lirise, zgjedhjes dhe zakoneve te tjetrit jam. Personalisht s'me pelqen e s'me duket estetike nje veshje e tille, madje eshte edhe e frikshme. Por nese zakonet e dikujt bien ne ndesh me rregullat e nje vendi tjeter apo te kohes ku jetojme atehere edhe ato zakone duhet te ndryshojne e pershtaten. Psh shqiptari e ka pas zakon te shtije sa here lind djale, s'behet me kjo pune se eshte e rrezikshme ?
 
Jo nuk ka pse te ndalohet me ligj sepse eshte nje zgjedhje qe ben individi nese duhet ta mbaje ate apo jo, ndalimi i saj me ligj eshte nje cenim i lirise individuale qe ka cdo person ne nje shtet ligjor, por duhet ndaluar ekspozimi i ketyre personave te mbuluar ne vendet publike pasi eshte nje cenim i sigurise te te tjereve. Ne momentin qe nje person i mbuluar me burke qe mund te perbeje nje "kercenim" ne public pasi dihet se si jane bere shume akte terrorriste hyn ne nje ambient me shume individe automatikisht perben nje kercenim serioz te asaj qe quhet siguria e perbashket e nje bashkesie njerezish.
Se si duhet zgjidhur ky problem ne te ardhmen eshte vertet nje diskutim shume serioz qe duhet bere nga organet dhe organizatat kompetente ne bashkepunim edhe me institucionet fetare.
Besoj qe nuk di ndryshimin midis burkes edhe hixhabit.
Pra burka eshte mbulesa komplete e fytyres duke lene syte te dukshem, ose dhe ata te fshehur pasi nje rjete, ndersa hixhabi eshte mbulesa vetem e pjeses pasme te kokes (flokeve) duke lene fytyren ne dukje.
Pra burka eshte dicka qe fsheh identetin e individit, cilido qoft ai.
Sado mendjehapur te jem, sado te dua te respektoj cdo individ e cdo fe, burka me duket nje sheklje e cdo respektimi ndaj te tjereve e te jeteses ne shoqeri. Kur flet me dike, e shikon ne sy... Me burka cfare do shikosh? Nje tyl e nje cop stofe...
E per arsyjet e sigurise nuk flas me...
https://images.app.goo.gl/iAYiRU4ojjQn2NaEA
 
Pse i veshin keshtu?! Si korbe te zeza.

Ne foto e ke Burka e grave cifute, dhe burka e meshkujve cifut. Mos me thuaj qe nuk e ke ditur qe edhe meshkujt cifut kane burka :D ?

Perse te ndalohet ta zeme per muslimanet, perderisa nuk ndalohet tek cifutet e Europes ?


Screenshot_3.pngp0astrdr__w470h385q70.jpg
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Funerali i Franz Joseph me 1916 !

Femrat qe i shihni ne kete video me Nikab apo Burka, nuk jane nga Arabia Saudite. Jane princesha te Europes, nga familjet mbreterore, qe e fshihnin fytyren neper dasma dhe varrime.
 
Rrofte liria lol.
Prostitucioni eshte me ligj.
Kurse femrat me burka duhet te paragjykohen e te denohen.
(Karlliku i njerezve):D:D.
Jetmira merr para vesh ku ndodhet bishti i gomarit sesa fjalen liri.

Ligji ste detyron te prostitutohesh.
Eshte trupi jot,je e lire te besh cte duash. Asnje se detyron psh te behet nje kukull ne dyqanet e Amsterdamit.

Per cf po flasim ne?
Gjej nje shembull tjerer. Jo dy gjera qe skane lidhje.
 
Bishti gomarit apo ii karit ate e din ti.
Ste kerkoi kush mendim.
Mos mi cito me postimet e mia.
Heres tjeter mbylli kembet kur tposhtosh nforum.
Mundohesh tbesh inteligjenten e ben budallacken sic ke bo gjithmon.
 
Bishti gomarit apo ii karit ate e din ti.
Ste kerkoi kush mendim.
Mos mi cito me postimet e mia.
Heres tjeter mbylli kembet kur tposhtosh nforum.
Mundohesh tbesh inteligjenten e ben budallacken sic ke bo gjithmon.
Yyyy :ROFLMAO::ROFLMAO::ROFLMAO::ROFLMAO:

Sme besohet. Dil nga Jetmira ti djall :ROFLMAO:

Larg prij qti veniii


O Jetmira te me lexosh me vemendje shkrimi im prek cikesi diplomatike/ligjore sociale dhe psikologjike.

Por ti do merresh me kembet e mia e me penisa.

Po ke te drejte ste citoj me. Une e kam thene nuk e ul nivelin tim me njerez ku mendja ka ngelur ehuuu :)

Shendet e me mend ne koke ee.
 
Ti e ke mendjen mes shalve :D
Vetem ti qe ske mend ;)
Kur flet e ti x mend esht sikur tflasi Rrugaçë per virgjeri .
Grric Faqen e mos u hap shum.
 
Na falni per nderhyrje vajza,por keto debate mund ti beni dhe ne prv deri sa te bini dakort ne ate qe doni te thoni.
Flm per mirekuptimin
 
Iva ska nevoj x inboxe
Sflas inbox me tipe qe u duket vetja ma tzgjuta se ne tjerat
Ksaj ka vite qe i kruhet e ka mbeshtjerjen e shefave ndaj ben kshu kjo.
 
/me Ndalohen zenkat...Stop dhunes, vec dashuri:oops:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top