A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

Far logjike e dobt e njerzimit :D te gjitha ato vota qe jan per PO .. ata jon kunder ati shteti qe thot qe te legalizohet ose te ligjerohet ose ma saktsisht te pranohet me ligj .. ky lloj degjenerimi i nje populli :D po si mendoni ju ktu qe keni votu per PO .. pas nje kohe Te jet nje e aferm e juaja qe mirret me ket gje ? qfar do beni ju pastaj ? :D logjika e dobt e njeriut e pranon ket gje :D
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

Far logjike e dobt e njerzimit :D te gjitha ato vota qe jan per PO .. ata jon kunder ati shteti qe thot qe te legalizohet ose te ligjerohet ose ma saktsisht te pranohet me ligj .. ky lloj degjenerimi i nje populli :D po si mendoni ju ktu qe keni votu per PO .. pas nje kohe Te jet nje e aferm e juaja qe mirret me ket gje ? qfar do beni ju pastaj ? :D logjika e dobt e njeriut e pranon ket gje :D

E ke lexuar ate qe ke shkruajtur pse kush tha qe po u ligjerua te gjitha femrat do behen Rrugaçë.. ???? me sa te dashura ke shkuar deri me sot ???
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

Po te ligjerohet, qe edhe ato te paguajn taksa mbi fitim si c'do punemarres (punedhenes) tjeter.



me ke vjedh mendimin


si nje nga profesionet me te vjetra ne bote le te behet i ligjshem.
 
E ke lexuar ate qe ke shkruajtur pse kush tha qe po u ligjerua te gjitha femrat do behen Rrugaçë.. ???? me sa te dashura ke shkuar deri me sot ???



po te ligjerohet dot ishte me let te behen asi lloji :D dhe shum do beheshin edhe pa dashje si ndodh edhe sot sepse eshte e ligjeruar e legalizuar :D duhet me mendu ma larg jo vetem deri te huna :D

po te ligjerohet dot ishte me let te behen asi lloji :D dhe shum do beheshin edhe pa dashje si ndodh edhe sot sepse eshte e ligjeruar e legalizuar :D duhet me mendu ma larg jo vetem deri te huna :D


shiqohet ma larg jo vetem deri te hunda deshta te them :D
 
Last edited by a moderator:
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

mbasi u thellova disi :..... pjo
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

Me mire te lejohen dhe te kete nje qender per kontrollin e tyre sesa keshtu.... disa gjykojne prostitutat por me e keqja eshte se po perhapet sida cdo dit e me shume!
Nqs do ishte i ligjshem te pakten do kishte sadopak kontrolle... mendimi im ky
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

jo nuk duhet te ligjerohet pasi i shikon te githe shqiptaret me biznes pastaj.
 
Me mire te lejohen dhe te kete nje qender per kontrollin e tyre sesa keshtu.... disa gjykojne prostitutat por me e keqja eshte se po perhapet sida cdo dit e me shume!
Nqs do ishte i ligjshem te pakten do kishte sadopak kontrolle... mendimi im ky

Mir e ke. bile kto duhet ta marrin edhe rrogen e 13-te, sepse bejne nje pune mbreselense qe duhet tia kemi ziline.
Ne disa qytete te vogla hala ska halle te sporteve e ti kerkon qender per prostituta ncnc
Qe po ia pagujme edhe sigurimin si veturave, e qe kur psojn lendime ose dhunime nuk do tia bajn gajlen sepse e kan sherimin falas !
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

Mir do ishte tu bonte si ligj dhe te gjith do ishin te lumtur dhe baldraket dhe klientet, dhe shteti do merte taksa, se ktej ne itali si le vatikani breshkaxhit me hap bordello, vejn dhoj dhoj ligjesh me i largu nga rruga...

po prap aty jan nuk i heq dot njeri :).
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

Tani dihet qe prostitucioni ekziston kshuqe per mendimin tim me mire te ligjerohet e te behen gjerat icik me me rregull le te themi.psh edhe prostitutat mos te rrin ashtu rrugve por te kene shtepite publike apo vende te posacme ku respektohen kushtet higjenike,shendetesore(edhe ato te jene te kontrolluara).Mendoj se eshte dicka nga e cila do perfitonin te gjithe.
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

Qe kure shakespeari recitonte ne teatrin elisabetian, femrat shkonin ne publike qe ishte teresishte mashkullore thjeshte per te kryre punen e tyre. Kjo sa per te hy ne teme qe me qenjen njerzore lindi dhe prostituzioni. Perderisa nuk iken dote ky fenomen dhe gjithe e dijme, te pakten te ligjerohet. Marrim shembull amsterdam-in. Aty din te pakten dine qe per te shkuar ne cinema me femijte e tuaj, nuk do shishesh spektakel rruges, qe te te thoje femija po kjo babi? Din qe kan nje vend te tyre ku mund te "operojne" .

Ketu ne itali eshte bere skandal, shkon ne festivale ne oren 8 e 30 te darkes i ke te paluara ne rruge. Nuk eshte se me kete dua te gjykoj ato qe palohen, apo perse-hin e tyre; dicka qe nuk me perket, thjeshte gjykoj ate qe eshte e dembshme dhe qe bezdis personin time.
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

A duhet të lejohet prostitucioni?

Thuhet se prostitucioni nuk është më keq sesa praktikat homoseksuale që pranohen, ligjërohen dhe tolerohen në shoqëritë e sotme. Për një burrë apo një grua që ushtron prostitucionin, ndryshimi ndërmjet veprimit të tyre dhe veprimit të lesbikeve dhe homoseksualëve është degradimi i trupit duke vënë një çmim për të. Ata që duan që prostitucioni të ligjërohet argumentojnë se ai është aktivitet që ka për qëllim argëtimin e partnerit që paguan, ashtu si një kërcimtar apo aktor argëton ata që i shikojnë. Në fund të fundit, legjislacioni po përshtatet me nocionin e lirisë vetjake dhe me mungesën e detyrimit në profesionin e prostitutave. Ky lloj argumenti po fiton terren në shoqërinë e sotme “tolerante”.

Ju si mendoni a duhet te lejohet prostitucioni?

A mendoni se duhet ta ligjerojne apo ta tolerojne prostitucionin?

Cfare mendimi keni per personat te cilet e ushtrojne kete "aktivitet"?

A jeni dakord me ata te cilet argumentohen se ai është aktivitet që ka për qëllim argëtimin e partnerit që paguan, ashtu si një kërcimtar apo aktor argëton ata që i shikojnë?

A duhet te jemi ne tolerante kunderejt prostitucionit?

Sigurishte qe nuk duhet te lirohet, sepse nuk jan te perfshir vetem ata/ato qe e bejn me deshire por edhe shume qe te detyruar nga arsye te ndryshme.
Mendoni pak, kaq kohe eshte e pa ligjshme dhe sa vajza i kan futur ne kete rruge pa deshiren e tyre po sikur te behet e ligjshme kjo gje e ndyre.
Personat qe e ushtrojn, jan sa plehra, dembela qe nuk kan as nder as bes dhe nuk jan te zot te punojn ne pune te tjera si gjith njerzit.
Shume profesione nuk jan te pershtatshme por secili ka nje shkall ku mund ta konsiderosh si te ndershem apo jo, por prostitucioni eshte ne 100% ne ndyresi.
Mos harroni se njeriu nese i disa gjera edhe sikur disa vjet me par te ishin ekstreme i bene normale, e kemi pare kete shume her.
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

Po une mendoj qe duhet liberalizohet, eshte ne normale qe meshkujt kan nevoj te shkarkojne. Sepse po nuk shkarkoj fillon stresi, nervozi, etj, dhe pasaj perdhunojne femrat qe kalojne ne rruge. Kjo ndodh edhe nga fakti qe, partneret qe kan ne shtepi nuk seksojne me burrat e tyre.
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

kohet e fundit i kan heq fare nga rruget femrat ne it jane shume pak tashi kur shkoj per ne disko sme shtyhet me rruga se isha mesuar duke pare shale per mua te ligjerohet sepse ka me siguri me kontroll
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

Po, pasi i jep mundesi kujtdo te kryej nevojat fiziologjike. Une e thashe qe bene shume gabim ketu ne Itali qe vendosen te mos lejonin me prostitutat te ushtronin profesionin me te vjeter ne bote. Do kete patjeter nje motiv qe gjate gjithe kesaj kohe ka rezistuar dhe eshte lejuar porstitucioni.
Ja tani, ketej ne Itali i ka hipur amperi njerezve, mbeten duke perdhunuar.
 
Prostitucioni,,,,,,

I vjetër sa bota, por me fytyra e marketing të ri. Si ka ndryshuar në shekuj...

"Menytë" e sotme ofrojnë "shërbime" të gjithfarëllojshme në këmbim të parasë dhe "shitjes" së shpirtit Dihet se prostitucioni është profe sioni më i vjetër në botë, nga i cili na vijnë gjithmonë lajme dhe tendenca të reja. Jetojmë në epokën e lirisë seksuale, ku gjithçka mund të ndodhë. Por jo kudo prostitucioni kuptohet si një veprimtari imorale, përveçse në Itali. Para pak kohësh fotoja e Silvio Sircana-s, zëdhënës i qeverisë, u konsiderua skandal vetëm se ishte pranë një tranvestiti. Në rrugë të caktuara të Italisë mund të shihen me mijëra djem që vishen si vajza dhe dalin për prostituim. Në Rapino, në maj, festohet festa e virgjëreshave. Kjo është një formë e vjetër e prostitucionit të shenjtë. Disa vajzave u ofrohet një feminilitet hyjnor. Ashtu siç ndodh në Indi, në shtetin e Karnatakës, ku ligji e ndalon këtë praktikë tradicionale. Vajzat e familjeve të varfra u falen tempujve dhe rrënohen. Martohen me një hyjni dhe shërbejnë në tempull. Ndërsa të tjerë burra të pasur paguajnë për të pasur raporte me to, ose për t‘i mbajtur si mantenuta. Përse ky diversitet kaq radikal? "Feja hyn pak. اështja është sociale dhe ekonomike. Varfëria bën që të mos respektohen zakonet dhe morali. Nevoja për para bën që të drejtat e njeriut të mos respektohen. Ka nga ato vende ku prostitucionin e kanë pjesë të kulturës historike", tregon studiuesi Buchli. Richard Poulin, profesor i sociologjisë në Universitetin e Otavës dhe autor i librit "Prostitucioni", tregon: "Në tributë e jugut të Tailandës bëhet festë kur lind vajzë, sepse shikohet si një gjë shumë e mirë për t‘u shitur dhe për të fituar para. Ndërsa kinezët mendojnë se të abuzosh me të rejat e virgjëra, mund të shtojë jetën. Në Daulotdia në Bangladesh lindja e një vajze shikohet si një dhuratë e zbritur nga qielli. Në Amerikën e Jugut, një prostitutë shihet si një ikonë seksuale. Shkrimtari kolumbian, Gabriel Garcia Marquez, në "Kujtimet e kurvave të trishta", imagjinon se protagonisti i tij kryesor në përvjetorin e tij të 90-të dëshiron që të kalojë natën me një prostitutë. Në Rio de Zhanero prostitutat mësojnë anglisht, duke qenë se shteti ua financon atyre këtë shërbim për tre muaj. Në Evropë gjërat janë ndryshe. Prostitutat e detyruara ose jo, ofrojnë shërbimin e tyre në rrugë, shtëpi ose vende të ndryshme. "Në krahasim me të kaluarën, sot ka një numër të madh zgjedhjesh: mund të ndryshosh seksin dhe të prostituosh pa u paragjykuar.
 
Prostitucioni,,,,,

Për shumë meshkuj, të bërit seks përbën një problem, kështu që tregu tanimë ofron gjithçka, duke filluar nga homoseksualët, transeksualët etj". Por edhe kriza ekonomike ndikon shumë. Në Francë, në bazë të një studimi të qendrës studentore Sud-Etudiant, 2% e studentëve të universitetit (mes moshës 19-25 vjeç) shesin trupin e tyre për të paguar studimet. Ndërsa në Japoni, marinaret blu (bëhet fjalë për studentet, të cilat janë vërtet të tilla, ose për ato që shtiren si të tilla) janë shumë të preferuara nga meshkujt. Familjet në të shumtën e rasteve e mbyllin njërin sy (të tjerë i inkurajojnë). Shumë nga këto të reja e bëjnë për punë, të tjera për t‘u argëtuar (ku futen rituale të çuditshme), të tjerat se ndjejnë kënaqësi të veçantë sepse merren në telefon nga shumë meshkuj. Në Kinë nuk ka snack (lokale ku paguhet një shumë e caktuar parash për t‘u shoqëruar nga një vajzë e bukur), as videobox. Një specialitet japonez janë dhomat që jepen me qira, në të cilat mund të shikosh një film duke u përkëdhelur nga gruaja që bën turnin e natës). Por në Japoni ekzistojnë karaoket, ku projektohen vidioklipe me shkrime poshtë. Mund të këndosh me miqtë e tu dhe mund të zgjedhësh ndonjë vajzë të lokalit për ta "marrë me qira". Në Kinë prostitucioni është i ndaluar, por praktikohet në vende të caktuara, ku kanë edhe shenjat e tyre tipike-njohëse. "Nevoja për të shkuar me një prostitutë mund të ketë origjinë të ndryshme. Me një prostitutë mund të plotësosh dëshirat e njeriut modern: iluzionin se mund të blesh gjithçka, edhe dashurinë", shpjegon Buchli. Këtë gjë nuk e bëjnë vetëm meshkujt. Për shembull, në shtetin fqinj, Italinë, 3-5% e italianeve janë në kërkim të të bërit seks me meshkujt e vendeve në zhvillim (si për shembull Senegali, Maroku dhe Kuba). Nëse hedhim një sy në të shkuarën e hershme, romakët dhe grekët prostitucionin e kishin të rregulluar me ligj. Kjo metodë u ndoq edhe nga barbarët dhe u rirregullua në periudhën e Rilindjes me figurën e kurtizaneve. Kundrareforma e dënoi, por në kohën e Napoleonit lulëzoi sërish. Në shekullin e kaluar ka ekzistuar persekutimi i nazistëve (të cilët i shënonin prostitutave në trekëndësh të zi) dhe më vonë shumë shtete evropiane mbyllën bordellot. "Eksperienca më ka mësuar se meshkujt nuk janë nga natyra monogamë, kështu që ky profesion do të ekzistojë sa të ketë jetë dhe sot më shumë se asnjëherë, sepse ka shumë femra që dëshirojnë ta shesin trupin e tyre kundrejt një pagese", tregon Pia Covre, nga komiteti i të drejtave të prostitutave. Shumë vende në fakt kanë zgjedhur që të legalizojnë kënaqësinë me pagesë. Në Melburn të Australisë ekziston e vetmja bordello në botë që vlerësohet në bursë, "Daily Planet" (kostoja: nga 105 deri në 172 euro ora). Këtu seksi është i organizuar si një aktivitet pune normal. Sipas studimeve të bëra nga Universiteti i teknologjisë, Queensland, 60% e prostitutave janë shumë të kënaqura me këtë punë, pasi e kanë të rregullt dhe paguhen mirë. Por bordelloja më e njohur është në Nevada, "Chicken Ranch", ekziston prej 158 vitesh. Ndërsa në Turqi dhe Indonezi shteti drejton bordellot. Në 2001, me rastin e GP të Formula 1 në Hungari, për t‘u ofruar një "shërbim të mirë" turistëve, autoritetet vendore legalizuan prostitucionin gjatë tri ditëve të eventit. Ndër të tjera, Amsterdami, qyteti tolerant, shkon kundra rrymës. Pas 800 vjetësh komuna ka vendosur që të mbyllë 108 nga 360 vitrinat me dritë të kuqe të lagjes së seksit "De Wallen" për të reduktuar kriminalitetin. Në Holandë shtëpitë publike janë të ligjshme dhe prostitutat paguajnë taksat e ushtrojnë profesionin e tyre në 11 zona të ndryshme. Rruga "Amstelziljde" është vendtakimi i homoseksualëve. Këtu shesin veten 5 mijë djem të rinj, por në ndryshim nga gratë nuk kanë tutorë, kështu që përfitimin nuk e ndajnë dhe mund të ndalojnë kur të duan. Të legalizuara në vitin 2001, 400 mijë punëtoret aktive të seksit, në 16 lander-at e federatës gjermane, tërheqin rreth 1 milion klientë në ditë dhe të ardhura vjetore prej 14 miliardë eurosh në vit. Në Berlin ndodhet Artemis, bordelloja më e madhe në Evropë: 3000 metra katrorë, 4 kate dhe 40 dhoma luksoze.
 
Prostitucioni,,,,,,

Ndërsa Nigeria është furnizuesi kryesor i femrave të detyruara që prostituojnë në Itali edhe me kërcënimin e ritualeve të tmerrshme. Nëse këto të fundit nuk pranojnë, ose nëse kthejnë fjalë, ata u lëshojnë një mallkim për gjithë familjen. Në Zimbabwe, në autostradën e Harare bw Beitbridge, janë vajzat e autostradës që prostituojnë në shkëmbim të benzinës, e cila më pas u shitet shoferëve të kamionëve dopio. Në Kartagjenë, në Kolumbi, dymijë fëmijë shiten çdo vit për arsye prostitucioni. "Prostitucioni ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë derisa të ketë treg". Problemi qëndron në rregullimin e fenomenit. Për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, prostitucioni është i ligjshëm vetëm në Nevada. Në Zvicër prostitucioni është ilegal, por në rast transgresioni dënohet klienti, duke qenë se shikohet si agresor. Norvegjia ka parashikuar programe të rehabilitimit psikologjik për prostitutat dhe klientët. Por çështja në shumë vende qëndron në faktin nëse duhet të rihapen apo jo shtëpitë publike. "Besoj se po, pasi do të zgjidhnin disa probleme që kanë lidhje me krimin", tregon Morris Ghezzi, pedagog i sociologjisë në Universitetin e Milanos. Mbi të gjitha, ajo që duhet të bëjnë të gjitha vendet e botës, është që t‘u ofrojnë këtyre grave kushte për të kryer profesionin e zgjedhur, për t‘ju dhënë atyre një alternativë dinjitoze dhe një liri në zgjedhjen individuale.
 
Sic dihet prostitucioni eshte nje nga profesionet me te vjeter ne bote dhe me dashje apo pa dashje jemi te detyruar ta pranojme ekzistencen e tij ne shoqerine tone.Per mendimin tim legalizimi i tij do te sillte me shume ane te mira se sa probleme.Pse?Njeriu si cdo qenie e gjalle krahas nevojave per tu ushqyer ka nevoje edhe per plotesimin e deshirave seksuale kur arrin ne moshen e pjekurise.Pra ai njeri ne nje menyre apo ne nje tjeter do te mundohet ti krijoje vetes kushte per te plotesuar deshirat e tij seksuale.Ai njeri qe eshte i lidhur diku ,ne nje fare menyre ne mos perdite,por disa dite te javes gjen mundesine per te shkarkuar pasionet seksuale.Por nje person i cili nuk nuk i ka mundesite te gjeje nje partner si do te vepronte ne te tilla raste.Ai me siguri do te masturbonte dhe ne rastin me te keq do te sulmonte dike me force duke realizuar perdhunimin.Te dyja keto raste jane te demeshme si per shoqerine por edhe per trupin.Sigurisht raste te tilla nuk ndodhin ore e minute por ndodhin.Pra legalizimi i prostitucionit ,pervec te tjerave do te eleminonte ne nje fare menyre aktet e dhuneshme qe perdorin disa kur mbeten "bosh",por ky legalizim i industrise se seksit do te hapte disa vende pune per ato persona qe e kane profesion kete pune.Keto njerez jo se nuk e kane kryer apo vazhdojne ta kryejne kete pune ne ilegalitet,por nese kjo pune legalizohet te gjithe personat qe perfshihen brenda ketij rrethi do te kene nje fare imuniteti nga njerzit e rruges dhe nga semundjet ngjitese seksuale.Besoj edhe shteti do te kete interes ne kete rast.Ai do te vjele te ardhura edhe nga industria e "seksit" si kudo ne bote.
 
Prostitucioni, nenkupton ligjerimin e shtepive publike. Jam po aq dakord sa edhe per drogat e lehta.

Arsyeja eshte e thjeshte, eshte me lehte i kontrrollueshem, fitimet jane me te pastra, ulet kriminaliteti, ulet numri i te infektuareve me HIV, ulet numri i manjakeve seksuale, numri i perdhunimeve dhe njerezit behen me te buzeqeshur etj etj...

Ka nevoje per arsye tjeter ...?

:D

arsyetim me mend,e mbeshtes
..megjithate mendoj se duhet te kete gjithmon 1 menyre tjeter per te fituar para
 
Gjithsesi duhet te ligjerohet ama pa ore te praktikes:gjujpeshk: LOL
 
edhe vet Rrugaçe...at nuk duan te ligjerohet....................se te shqyesh shalet ter jeten per 100 apo 200 mije lek pension nuk me duket normale..........
 
Po ajo eshte e ligjerume ...
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

Prostitucioni, a ekzistonte në tempujt antikë?
“Prostitutat e shenjta” në Jerusalem, seksi nëpër tempujt e lashtë për nder të Afërditës? Shumë autorë të lashtësisë e përshkruajnë të ashtuquajturin prostitucion i shenjtë, me terma shumë të ashpër. Por në fakt bëhet fjalë thjesht për legjenda, apo ka diçka më shumë në to? Disa historianë janë duke u përpjekur të gjejnë ndonjë thelb të vërtetë në tërësinë e burimeve dhe fjalëve që vijnë nga e shkuara…

“Zakoni më i shëmtuar në Babiloni, shkruan historiani Herodot (që mendohet se ka jetuar në vitet 490–425 para Krishtit) është përhapja e praktikës së prostitucionit në tempullin e Ishtarit. Të gjitha gratë e vendit duhej që një herë në jetën e tyre të shkonin në këtë tempull dhe t’u jepeshin fizikisht të huajve në këmbim të parave. Më pas historiani vazhdon: “Kështu drejt tempullit vinin vazhdimisht në karroca të mbuluara gra të pasura dhe shumë kryelarta për të kryer ritin”.

Mendohet që në aktivitete të tilla ishin përfshirë edhe persët në Detin e Zi. Sipas gjeografit grek, Strabon, “vajza të virgjëra rreth 12 vjeçe i dedikoheshin kultit të prostitucionit. Ato u jepeshin të huajve me shumë miqësi dhe madje i zbavitnin”. Zakone të tilla i gjejmë edhe te hebrenjtë. Në Testamentin e Vjetër ka shumë pasazhe ku përmenden “Qadeshet”, një fjalë për praktikantët meshkuj dhe femra të kultit. Bibla i cilëson ata si “dashnorë”. Në librin e 5 të Moisiut, prostitutat meshkuj ndaloheshin që t’i jepnin paratë e tyre “Shtëpisë së Yahwes”. Kërkime të ndryshme në këtë lëmë, që janë bërë gjatë shekullit të kaluar, kanë zbuluar shumë referenca, që në fakt mbeten misterioze. Shumë shpejt u konsiderua një fakt që priftërinjtë në botën lindore kryenin zhvirgjërimet e detyruara të femrave, apo se në vendet e kultit ndodhnin akte prostitucioni apo çiftëzime të çifteve të ndryshme. Sipas Enciklopedisë së Teologjisë dhe Kishës, seksi në tempuj ishte një plagë morale dhe higjienike në trupin e njerëzve. Po a është e vërtetë një gjë e tillë? Akademikë të ndryshëm po merren aktualisht me shqyrtimin e legjendave erotike të Antikitetit. Sipas disa shkrimeve të zbuluara rishtazi, del se akademikët e dhjetëvjeçarëve të shkuar e kanë ekzagjeruar paksa në përshkrimin dhe etiketimin e fenomeneve të tilla. Për shembull, nuk ka asnjë lloj prove në mbështetje të idesë së ekzistencës së ritualeve të zhvirgjërimit të dhunshëm nëpër vendet e kultit. Ka nga ato shkencëtare femra që po merren me çështjen dhe mbajnë qëndrime edhe më radikale. Ato vënë në dyshim vetë ekzistencën e fenomenit të quajtur “prostitucioni i shenjtë”, duke e quajtur gjithë këtë histori si një tërësi gënjeshtrash. Sipas një libri të ri në lidhje me këtë subjekt, gjithçka ka nisur kur disa shkrimtarë grekë shpikën sjelljet e ulëta dhe të shthurura të të huajve, të cilat binin në kundërshtim me moralin e lartë të grekëve. Po sipas autorëve, kjo shpikje e ndyrë në epokën moderne u shndërrua pak nga pak në një mit. Ka studiuese, të cilat janë të bindura që të ashtuquajturat “prostituta të shenjta” s’janë gjë tjetër veçse produkt i fantazisë mashkullore. Por për të tjerë kërkues ky është një vlerësim që shkon përtej realitetit. Sipas tyre, edhe pse gjërat janë zmadhuar, fenomeni ekzistonte në të vërtetë. Ata mendojnë se dikur ka pasur tempuj, të cilët kishin brenda edhe bordello, ose tempuj ku vajzat ndodheshin në shkallët më të larta të hierarkisë fetare, madje ka pasur edhe prostituta profesioniste që ua dhuronin paratë e tyre kulteve. Aktualisht në rrethet shkencore po merr zë gjithnjë e më shumë debati në lidhje me këtë temë që zhvillohet mes historianeve të reja dhe profesorëve të shkollave të vjetra. Të parat i denoncojnë të gjitha teoritë në lidhje me prostitucionin e tempujve, ndërsa të dytët vazhdojnë që të mbrojnë këndvështrimin e tyre të vjetër e patriarkal. Megjithatë, ajo për të cilën të dyja palët bien dakord është fakti se në kohët antike ekzistonte prostitucioni nëpër rrugë, siç ndodh edhe sot e kësaj dite. Zakonisht prostitutat e asaj periudhe ishin shumë të lyera dhe mbanin mbi krye shalle të verdhë për t’u dalluar. Prostitutat e Athinës i reklamonin trupat e tyre në rrëzë të Akropolit. Edhe në Romën e lashtë kishte prostitucion nëpër rrugë dhe madje Messalina, një prostitutë shumë e famshme, u bë edhe Perandoreshë e Romës kur vuri kurorë me Perandorin Klaudius. Në tokën besimtare të piramidave ofroheshin gjithashtu shërbime trupore në këmbim të parave. Prostitutat në Egjiptin e lashtë ua fërkonin klientëve të tyre trupin me kremra dhe pomada epshndjellëse. Mesopotamia ishte një tjetër vend i lashtë i njohur edhe për moralin e dobët. Aty një prostitutë me emrin Shamhat e njohur me emrin “qejfleshë”, që shfaqet edhe në “Epin e Gilgameshit”, argëtonte të egrin Enkidu. Edhe në luginën e Eufratit të paktë ishin ata që e kundërshtonin përhapjen e një zanati të tillë. Në një pllakë prej dylli të asaj periudhe të zbuluar në ditët tona rrëfehet historia e një gruaje të re që i priste klientët në shtëpinë e prindërve. Në këmbim ata i jepnin ushqime të ndryshme. Por si ishte situata në qytetet e shenjta? اfarë ndodhte përtej mureve të tempullit të Ishtarit? Pikërisht ky është një burim debatesh dhe kundërshtish mes shkencëtarëve të sotëm. Orienti i ka dedikuar ndërtesa të shumta perëndeshës së seksit dhe dashurisë. Himne të tëra janë krijuar për t’i thurur lavdi bukurisë së saj të pashoqe: “Në buzë ajo është e ëmbël dhe jeta vetë gjendet në gojën e saj”, prostituta e Babilonisë. Kulti i Ishtarit u përhap shumë shpejt edhe në veri, së pari në Qipro, ku grekët e ardhur erdhën në kontakt me perëndeshën dhe e quajtën më pas Afërditë. Sipas një miti grek, e bukura Afërditë doli nga një pikë e kuqe në det, një pikë e kuqe gjak dhe plot spermë. Ishte vendi ku Cronosi, sundimtari i Titanëve, kishte hedhur gjenitalet e të atit. Perëndesha, “e lindur nga shkuma e detit”, nuk ishte e pafajshme, por një qenie e mbushur me epsh. Në Uruk, 5000 vjet më parë, për nder të saj organizoheshin karnavale orgjiastike. Sipas disa informacioneve, nga ato kohë disa nga kërcimtaret dhe aktoret femra që merrnin pjesë në këto karnavale punonin edhe në tempullin e Ishtarit. Megjithatë nuk ka asnjë provë, apo asnjë shenjë që të vërtetojë kryerjen e akteve seksuale dhe atyre të fertilitetit në altar, siç pretendohej dikur nga studiuesit. Po atëherë mos vallë Herodoti e shpiku historinë për sa u përket riteve të tilla në Babiloni? Ka shumë historianë të rinj që mendojnë se po. Megjithatë disa kohë më parë është zbuluar një dokument ligjor interesant rreth 3300-vjeçar i vjetër, në të cilin përshkruhet se si një burrë çoi me dëshirën e tij të bijën në tempull që ajo të shërbente në një le ta quajmë “departament të veçantë” të tij që ishte për prostitutat. Sipas dokumentit, burri donte një hua në para nga prifti dhe në këmbim ai i dha të bijën që ky ta përdorte si prostitutë dhe të përfitonte prej saj paratë që i detyrohej i ati. Por nuk dihet nëse ajo e ushtroi profesionin e saj në tempull, apo në rrugë. Për sa i përket prostitucionit të rrugës kemi dëshmi edhe nga Testamenti i Vjetër, në të cilin thuhet se prostitutat qëndronin nëpër rrugëzat ndanë shtëpive plot pluhur të Babilonisë. Për sa u përket bordellove ato ekzistonin edhe në Greqinë e lashtë. Korinthi ishte një udhëkryq në tregtinë detare me qindra anije që ankoroheshin në liman dhe përgjatë bregdetit rreshtoheshin pa fund punëtoret e seksit në kërkim të gjahut të tyre nga deti. Por, ndërkohë, tempulli i perëndeshës së dashurisë, i cili qëndronte në majën e një shkëmbi, thonë se ka qenë edhe ai një vendqëndrim i një aktiviteti seksual. Të paktën sipas asaj që shkruan Sraboni, tempulli i Afërditës ishte aq i pasur sa brenda tij ndodheshin rreth 1000 skllave. Kështu mendohet se hordhi të tërë detarësh të etur për seks i ngjiteshin shkëmbit të tempullit. Megjithatë këto të gjitha hidhen poshtë nga studimet e fundit të një profesoreshe të historisë antike në Universitetin e Oldenburgut në veri të Gjermanisë. Sipas saj, të gjitha hamendësimet mbi fakte të tilla dhe bordellot e shenjta në majë të shkëmbit bazohen vetëm në odet e Pindarit dhe se shumë shkrime të tjera janë keqinterpretuar. Kjo teori mbështetet edhe nga fakti që shtetari athinas Solon, i cili ndërtoi shtëpi qejfi në Athinën e viteve 590 para erës sonë, vendosi gjithashtu edhe taksa për prostitucionin dhe të ardhurat e qytetit, pra edhe ato nga prostitucioni u përdorën për të ndërtuar tempullin e perëndeshës së dashurisë. Ka edhe mite të tjera që flasin për seksin në tempuj. Njëri syresh na çon sërish në Babiloni, te kulla 91 metra e lartë me majë piramide, e cila vazhdon të mbetet një nga mrekullitë e botës së lashtë. Sipas disa burimeve e gojëdhënave, në majë të kësaj piramide kishte një vend të shenjtë, në të cilin ndodhej një shtrat, ku një vajzë e zgjedhur flinte natën dhe përgatitej për të ashtuquajturën “martesa e shenjtë”, që ishte një akt simbolik seksual i saj me zotin Marduk. Megjithatë është shumë e vështirë që në kaq kohë distancë të gjendet e vërteta në lidhje me çështje të tilla, ndaj të cilave gjithnjë e më tepër po dalin kundërshtarë të teorive të vjetra.
•shqip•
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

nqs ligjerohet ...cfare do te ndryshonte ???
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

mendoj se duhet ligjeruar...perderisa behet qe behet me mire te jete e publikuar dhe te jene ne kushte higjenike dhe me doktorata te rregullta mendoj do jete me mire .......
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

Jo se do i humbte lezeti :ciaoo:do behej bajat :ciaoo:si ta quanim pastaj pfffffffff:gjujpeshk:
 
Titulli: A duhet të ligjërohet prostitucioni ?

Prostitucioni eshte dukuri e shemtuar negative, nje turp i madh. Demi i kesaj dukurie eshte shume i madh, mbjell varferi, skamje, e mvesh pronarin e kesaj dukurie me nje petk te zeze ne fytyre, ia poshteron fytyren, ia humb turpin. Personat e tille s'kan karakter, s'kan moral fare. Dihet shume mire se sa e sa semundje te ndryshme kane dalur si rezultat i prostitucionit, si te ligjerohet pastaj, kur nga kjo dukuri shkaterrohet nje shoqeri e tere? Njerezit duhet t'griten t'gjithe ne kembe per ta luftuar kete virus, perpara se ta perfshije shoqerine ne pergjithesi. Nuk duhet te behen njerezit pesimist, sepse s'ka problem qe s'ka zgjedhje, duhet t'kemi vullnet, shprese, dhe deshire per t'menduar se si ti largojme keto dukuri shkaterruese. A nuk mendojne njerezit se cfare pasojash do t'kishte sjellur tek te vegjelit ligjerimi i prostitucionit ?
Martesa eshte nje menyre e thjeshte dhe e lehte per te plotesuar nevojen e njeriut. Imoralitetin e praktikojne vetem ata qe jane lakmitare, materialiste dhe pa parime. Ai sjell vetem semundje dhe sjell ne bote femije te cilet vuajne pasojat e gabimeve te te tjereve.
 
Titulli: A duhet të lejohet prostitucioni?

hahahah po burri qe do te shkoje me tjeter Eri nuk eshte se i jep shkak prostituta por e ka vet ne gjak ne nuk do shkoje me te do shkoje me nje tjeter (komshien nje te njojtur etj etj) si dhe mund te kishe shtim te madh te perdhunimeve ;) shikoni dhe anet pozitive te ketij profesioni.....

Duhet t'a provosh ne kurriz or ti lal,qe te kuptosh rendesine e fjaleve qe don me shpreh...ky profesion, è prezantuar si firmat piramidale ,qe jane "firma fantazme",e ku zor se njihet BOSS-i puneve te felliqura qe ndermerr tilla angari...femra è shpikese e gjithckaje ,ndaj them se ajo ka dit e do dije me logjiku nese ky zanat do ligjeruar...ky nuk permbush kriterin minimal te denje x t'u quajtur profesion ,sic è ashtequajtur nga "pseudonjerez" afarista te tregut,qe shesin gjithckane ne tregun e zi ,sic behet me makinat e perdorura qe iu ka ik moda e shija...apo dhenia me qira...
nuk aprovoj ligjerimin e tij,pa dashur te gjykoj HOLLANDEN,ku è bere de juro e de facto ky synim.Krimi epsheve te shfrenuar do ndeshkuar rende .ata te eturit e te djegurit per sex.kane nevoje t'iu ushqehet ndjenja e mire dhe vec reformave qe senderton njeriu ,kush tjeter mund t'a beje.boll me peshtjellime iderash ,dikush duhet te themeloje organizata e fondacione mireberese qe iu vijne ne ndihme tillave ceshtje duke iu dhene zgjidhje sic u ka hije.teorite e ndjera duan nje force ekzekutive qe iu delegon potencialitet projektligjeve.Nje model,i tille jane gjobat qe mund t'iu vihen aktiviteteve te tilla te pahijshme si puna makinave kur s'po dine ku me parku...NE JEMI KRIJUAR PER TE QENE TE HIJSHEM HERET A VONE !!!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top