A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Per mendimin tim me mir esht jo
kam shum respekt per kosovaret po me mir secili ne shpi te vet...
Ne jemi motra e vellezer e secili ne shpi do dhomen e vet,vellai ka dhomen e vet motra ka dhomen e vet...kufiri te hapet e le te hyjn e te dalin kur te ken qef po nuk esht mir te bashkohen..shqiptari nuk mund te komandoj ne kosov,e kosovari nuk mund te komandoj ne shqiperi,secili ka huqet e veta..si i thon ati llafi"te kam xhan te kam shpirt po secili ne shpi te vet"
 
nuk kisha shtu send ma shum ;)
 
Jo Bashkim se keshtu e duam njeri tjeterin ma shum se te bashkuar :D
 
Bashkimi eshte dhe duhet te jete aspirata e çdo shqiptari .
Te bashkuar do ishim shume me te forte ,me te qendrueshem dhe me autoritar ne rajon,
me me peshe ,me te sigurt ,me krenar , me te lire , me te qete.
Bashkimi eshte amaneti i heroit ,i martireve , i te pareve , i mbretit , i diktatorit , i çdonjerit qe eshte i gjere ne shpirt.
Bashkimi i shqiptareve eshte domosdoshmeri historike ,amanet historik , dhe duhet te jete deshire e çdo shqiptari.
Personalisht do ndjehesha shume me mire nese do bashkoheshim.
Kam menduar nje moment se do ishte me mire te hynim me dy shtete ne Evropen e Bashkuar ,por joooooooooo .Bashkimi eshte ilaçi yne ,katalizatori i zvillimit te kombit,
qe bashke me paqen jane binomi i suksesit.
 
Po te bashkohet kosova me shqiperine duhet te bashkohet edhe me pjesen perendimore te maqedonise kuptuat apo jo :D Ok. se tani po flas me seriozisht, po te bashkoheshim ndoshta do ishte shume mire po sa do arrinim te funksiononim se bashku nuk e di..
 
Sbesoj se do bashkohet ndonjeher per arsye se kosova kur arriti aty ku deshi arriti oqi dhe flamurin shqiptar dhe la se foluri emrin shqiperi , kosova kur ishte keq valeviste flamurin ton shqiptar pse kur arrriti ate qe deshi oqi famurin dhe vun flamurin e tyre etj , pra pa ofenduar kosovaret mua si indivit do me pelqete jasht mase te ishim nje ska gje mne te bukur por kosova zhgenjeu gjith shqiperin me nderrimin e flamurit . qe keshtu ishalla po behemi nje por me duket shum e veshtir ;)
 
Lexova kete teme me vemendje mjafte te madhe dhe pervec postimeve te shkurtera nuk gjeta asgje tjeter. Mu mjegullua aq shume mendja se me mori teposhtezen me mendimin se ceshtja se a duhet te bashkohet Shqiperia dhe Kosova paska ardhur ne ate nivel sa munde ti pergjigjesh me nje PO/JO te shkurter. Ku mbeti arsyetimi juaj per PO/JO, me intereson mua? Tani shkrimi i Jetes mu dok pak me i pjekur dhe me shtyri te jape mendimin tim mbi kete ceshtje. Ne mendimin tim nuk do merrem me ata qe kishin votuar JO, sepse shumica e tyre pervec nje akuze qoroditese per shqiptaret e Kosoves nuk thane gje tjeter qe do linte dicka per tu deshiruar.

Do merrem me ata qe votuan PO dhe jam kunder tyre. Pra mendimi im se a duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova eshte se: Nuk duhet te bashkohen ne situaten qe jemi!!!. Ne situaten globale qe po kalon kombi shqiptar, ku koha po punon per te (mendimi im), mendoj se ceshtja e bashkimit te Shqiperis dhe Kosoves do ishte e demshme ne aspektin kombetar. Ky bashkim per momentin mendoj se edhe kerkohet dhe miratohet heshturazi nga armiqet tane. Me kete bashkim ne kushtet e sotit do permbyllej ceshtja shqiptare ne ballkan dhe me kete permbyllje do permbusheshin apetitet e fqinjeve e njekohesishte do ishte thike pas shpine per pjeset tjera te banuara me shqiptar. Shume troje etnike do mbeteshin jashte ceshtjes tone e cila do konsiderohej e permbyllur. Mosbashkimi i Shqiperis dhe Kosoves lene hapur ceshtjen shqiptare ne Ballkan. Ca na duhet nje bashkim kur jemi aq te fuqishem per momentin sa as vete akoma se kemi kuptuar. Nga kjo jokuptueshmeris e fuqise sone (kohes qe po punon per ne) jemi suluar drejte kafshates se madhe e cila do na ngulfate fytin. Une jam qe ne kete situate te ushqehemi ngadale qe ne funde te dalim te ngopur. Ushqimi i tepert ka toksicitetin e vet.
Une mendoj se Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia ( pothuajse tri shtete shqiptare ne ballkan) duhet te lejohen te zhvillohen aktualisht si te vecanta. Shqiperia dhe Kosova kane me cka te merren. Kane Camerin, Kosoven Lindore dhe pjeset shiptare ne Malin e Zi. Krahas zhvillimit te tyre ekonomik dhe intelektual duhet te fokusojn fuqin intelektuale dhe ekonomike ne permiresimin e gjendjes shqiptare ne trojet e ndara per rreth. Pse jo edhe bashkimin e tyre kur ti vie radha. Duhet fokusuar ne gjetjen e moduleve ( te cilat jane te bollshme) per rritjen e presioneve ndaj vendeve qe mbajne te uzurpuara keto troje. Duhet kerkuar rruge ( qe jane te shumta ) per fuqizimin e faktorit shqiptare neper keto vende fqinje. Mjafton te ulemi dhe te mendojme ne kete drejtim dhe tere kacitete ekonomike dhe intelektuale ti fokusojme ne keto drejtime sepse ja vlen. Askush nuk eshte duke e cenuar per momentin integritetin e Shqipersi dhe Kosoves ( deri diku). Ky integritet veq se na eshte i cunguar me mbetjen e pjeseve tona jasht kufijve administrative. Ateher cna nevojitet nje bashkim i momentit. Ne duhet te gjejme momentet e duhura dhe mjetet e duhura per te arritur kete qellim.
Maqedonin nuk e permenda deri tani sepse atje faktori shqiptar ka filluar te marre fryme dhe ka dhene frutet e para te ti. Shqiptaret ne Maqedoni veqse jane ne nje rruge te mir por kane edhe shume gjera per te bere. Kane dy universitete ne gjuhen shqipe. Kane flamurin, gjuhen dhe identitetin. Duhet vazhduar ne forcimin e tyre edhe me tutje deri ne fuqizimin si popull shtetformues. Ne ate drejtim eshte nisur dhe ska te ndalur. Por duhet me vemendjen dhe kujdesin me te madh. Pastaj faktori politik ketu duhet te jete me i unifikuar dhe duhet te shfrytezoj kapitalin mergimtar ( parane e tyre) ne investimin per shtimin e hapsires. Mergimtaret duhet te stimulohen per kthim dhe blerje te pasurive neper Maqedoni. Duhet stimuluar shkollimin e femres dhe stimulimin per mbajtjen e nivelit te natalitetit ne nivele te tanishme. Koha do beje te veten.

Pra, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia jane ne gjendje te vetmbahen per momentin por duhet qe te kujdesen per pjeset tjera. Neser tri vota te fuqishme shqiptare munde te jene shkaterruese per fqinjet dhe munde te bejne shqipet factor dominant ne keto ane.
E domosdoshme per Shqiperin, Kosoven dhe Maqedonin ( ndoshta me e domosdoshme se sa bashkimi) eshte nje bashkpunim me i madhe intelektual – kulturor, ngritja e kapaciteteve infrastrukturore per lidhje vajtje ardhje, rritja e martesave te ndersjella etj. te cilat do te ndikonin ne unifikimin e kombit dhe eliminimin e gjerave qe jane krijuar si rezultat i ndarjeve te vazhdueshme.
Natalitein duhet mbajtur ne nivelin e tanishem sepse ajo eshte arma me e fuqishme qe kemi per momentin e cila munde te rezultoj shkaterruese per fqinjet dhe dominante per ne ne nje te ardhme jo te larget.
Kur ti realizojme te gjitha keto do na bashkoje vete koha.
Ky ishte mednimi im. Munde te debatojme. Vetem ju lutem jo me dy rreshta.
 
Redaktimi i fundit:
Sbesoj se do bashkohet ndonjeher per arsye se kosova kur arriti aty ku deshi arriti oqi dhe flamurin shqiptar dhe la se foluri emrin shqiperi , kosova kur ishte keq valeviste flamurin ton shqiptar pse kur arrriti ate qe deshi oqi famurin dhe vun flamurin e tyre etj , pra pa ofenduar kosovaret mua si indivit do me pelqete jasht mase te ishim nje ska gje mne te bukur por kosova zhgenjeu gjith shqiperin me nderrimin e flamurit . qe keshtu ishalla po behemi nje por me duket shum e veshtir ;)

ti shkon e kapesh te heqja e flamurit .. ne nuk e kemi ndrru flamurin me deshir .. po na ndrruen nese dojm te kem shtet .. :D okay :D sepse 2 shtete me nje flamur nuk bon :D
 
ti shkon e kapesh te heqja e flamurit .. ne nuk e kemi ndrru flamurin me deshir .. po na ndrruen nese dojm te kem shtet .. :D okay :D sepse 2 shtete me nje flamur nuk bon :D

Cuni, te gjitha postimet tua mbi kete ceshtje aq madhore perfshijne tre rreshta :lexim::lexim:te cilet me trondisin me guximin dhe aftesin tuaj per ta perfshir me keta tre rreshta aq shume domethenes ( ndoshta jo sa ceshtja ne fjale ) sa edhe sekelldisem me ngushtesin dhe ngurtesin e te kuptuarit te mendjes sime per kompleksivitetin dhe shumedimenzionalitetin horizontal dhe vertikal te domethenjes se tre rreshtave tu. Pas ketij kompleksiviteti dhe shumdimenzionalitetine eklatant, neve sna mbetet tjeter pos te themi PO/JO sa per ti thene vetes se frymojm. :lexim::lexim:
 
I nderuar Kitrra 123!
Ai zotria siper ju pergjigj nje replike dhe ju pergjigj shume mire , me realizem.
JU, mudohuni te mos kercenoni antaret se shkruajne pak apo shume .
Secili shkruan sa e ndjen dhe sa ja ka qefi . Ju keni shume oreks dhe diapazon dhe shkruani shume dhe mençur .Bravo!

Persa i perket shkrimit tend te gjate , mu duke se kishte nuanca te theksuara fashiste.
Megjithate respekt.
Nacionalizmi i tepruar e çon kombin ne katastrof.
 
I nderuari Hartini,

Ju shkruaj me respektin me te madhe qe munde te kem per ju dhe koleget tjere te forumit. Ajo egersia ime e shprehur ne nje shkrim me poshte nuk vie nga urrejtja qe ndjej ndaj dikujt. As nga injoranca, ju garantoj. Vie nga mllefi se e kemi bere cdo ceshtje pune chit-chati. Duhet ti ndajme gjerat, besoj dhe kjo me mire le te mbetet teme ne vehte per stafin drejtues, supermoderatoret dhe moderatoret qe nuk i kem te pakte.

Gjeja qe me beri pershtypje me se shumti ishin nuancat fashiste dhe nacionalizmi i tepruar ne shkrimin tim. Beso, kam lexuar edhe disa here postimin tim dhe nuk kam verejte nje gje te tille mes rreshtash. Me gjithe deshire do mirprisja sqarimin tuaj rreth kesaj. Ndoshta kjo vie nga injoranca ime per te mos kuptuar mire fashizmin dhe nacionalizmin e tepruar. Ndoshta do ishte mire te hapim nje teme te vecant per kete dhe ta shtrojme shtruar.
Nuk kerkoj nga ju arsyetim assesi, vetem te me mundesoni te di se ku ishin nuancat fashiste qe te mos paraqiten me ne shkrimet e mia:lexim:.
Per mua do ishte e mirseardhur edhe mendimi i tjereve rreth kesaj.

Me respekt: Kitrra 123
 
Hartin, nuk mendoj se Kitrra kercenoi dike me ironine e tij, besoj se domethenia ishte tjeter, por ndoshta dhe ti ke te drejte. Por heshtja e anetarit ne fjale, me shume me le te mendoj, qe nuk ka kuptuar asgje per te cilen ti apo une mund ti dalim ne mbrojtje.

I nderuari Hartini,

Ju shkruaj me respektin me te madhe qe munde te kem per ju dhe koleget tjere te forumit. Ajo egersia ime e shprehur ne nje shkrim me poshte nuk vie nga urrejtja qe ndjej ndaj dikujt. As nga injoranca, ju garantoj. Vie nga mllefi se e kemi bere cdo ceshtje pune chit-chati. Duhet ti ndajme gjerat, besoj dhe kjo me mire le te mbetet teme ne vehte per stafin drejtues, supermoderatoret dhe moderatoret qe nuk i kem te pakte.

Gjeja qe me beri pershtypje me se shumti ishin nuancat fashiste dhe nacionalizmi i tepruar ne shkrimin tim. Beso, kam lexuar edhe disa here postimin tim dhe nuk kam verejte nje gje te tille mes rreshtash. Me gjithe deshire do mirprisja sqarimin tuaj rreth kesaj. Ndoshta kjo vie nga injoranca ime per te mos kuptuar mire fashizmin dhe nacionalizmin e tepruar. Ndoshta do ishte mire te hapim nje teme te vecant per kete dhe ta shtrojme shtruar.
Nuk kerkoj nga ju arsyetim assesi, vetem te me mundesoni te di se ku ishin nuancat fashiste qe te mos paraqiten me ne shkrimet e mia:lexim:.
Per mua do ishte e mirseardhur edhe mendimi i tjereve rreth kesaj.

Me respekt: Kitrra 123

Jeni 2 nder me te respektuarit prej meje, eshte bukur t'iu shohesh qofte ne perballje qofte krah per krah.

Kitrra, nuk ka asgje per tu shqetesuar. Duam apo jo ne forumi kete ka te bukuren, mendimin ndryshe.

Respektet e mia per Hartini dhe Kitrren.

Kosova duhet te bashkohet me Shqiperine qe Shqiperia te ndjehet e plote. :)
 
Jo Jo skemi lidhje me Kosoven fare me mir te jemi kshu sic jemi sesa me u bashku , kemi respekt per kosovaret por esht absurde per mu . Un votova Jo
 
I nderuar Kitrra 123 ,
Shpresoj qe shkrimi im te mos ju kete prekur dhe fyer ,pasi nuk ishte ai qellim i i tij.
Qellimi i vetem i shkrimit ishte rrahja e dabateve dhe ne fakt kisha disa kundershtime ne lidhje me shkrimin tend ,disa verejtje dhe kaq.
Mendoj se shkrimi juaj kishte ne disa pasazhe nuanca dhe nje fryme fashiste.
Shqiptari kurr nuk ka pasur qellim shkaterrimin e fqinjeve , gje qe haset tek shkrimi jot.
Kemi luftuar perhere per te drejtat tona ,dhe jam dakort me ty qe me ne fund nje fryme e mire po fryn per ne ,por nuk dihet sesa zgjat ,prandaj duhet te perfitojme sa me shpejt qe te jete e mundur. Asnjehere nuk kemi kerkuar te jemi hegjemon ne ballkan ,kerkojme vetem vendin qe meritojme .
Sot , pothuajse kudo ku jeton shqiptari ne vendbanimet e tij etnike ,eshte me i lire se kurdohere tjeter .Te jemi te lire ,te forte , te bashkuar ,kete duam , jo te jemi me te lire me te forte se fqinjet dhe te mundohemi ti shkaterrome ata. Dhe fqinjit duhet ti leme lirine e vet .
Ne kete pike nuk isha dakort.
Pastaj thirrja per mbajtjen e natalitetit ne nivele te larta ,se di nuk mu duk shume e mire.
Natalitetin e kemi dhe e kemi pasur te lart ka dekada ne shqiptaret ,por kjo na eshte imponuar nga rrethanat ,jo se e kemi bere per qellime te caktuara ,si prishje te proporcioneve etj ,ka qene dhe eshte e natyrsme tek ne kjo.
Vete debati qe po bej me ju ,tregon respektin qe kam per ju ,se ndryshe nuk do kishte as debat.
Me respekt per ju , per nostren 22 dhe te gjithe pjesmarresit ne diskutim.
 
Redaktimi i fundit:
Kosova duhet te jete bashke me shqiperin...
Jo vetem kOsova po te gjitha trojet etnike duhet te jen shqiperi..
 
Cuni, te gjitha postimet tua mbi kete ceshtje aq madhore perfshijne tre rreshta :lexim::lexim:te cilet me trondisin me guximin dhe aftesin tuaj per ta perfshir me keta tre rreshta aq shume domethenes ( ndoshta jo sa ceshtja ne fjale ) sa edhe sekelldisem me ngushtesin dhe ngurtesin e te kuptuarit te mendjes sime per kompleksivitetin dhe shumedimenzionalitetin horizontal dhe vertikal te domethenjes se tre rreshtave tu. Pas ketij kompleksiviteti dhe shumdimenzionalitetine eklatant, neve sna mbetet tjeter pos te themi PO/JO sa per ti thene vetes se frymojm. :lexim::lexim:

oo ti CUNI ose DJAL .. ti prei kosove je kur tfolsh me mu fol qysh folom nkosov e jo nshqipri se un send nuk tkuptova qka the :D
 
A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?
Black Devil pytja eshte kjo siper dhe kjo posht pergjigjia jote .
ti shkon e kapesh te heqja e flamurit .. ne nuk e kemi ndrru flamurin me deshir .. po na ndrruen nese dojm te kem shtet .. okay sepse 2 shtete me nje flamur nuk bon

Dhe une ju pergjigja pyetjes qe duhet kosava me shqiperin te jet nje dhe une thash po po se besoj pse se besoj ta shpjegoj une .
Si do behemi nje kur ju vet theksoni doni shtet me vete , qe te jesh nje duhet te kesh te njejtin flamur te njetat ligj te njejten qeveri etj pra qe ju vet sdoni kjo eshte e gjitha doni shtetin tuaj e thjsht per tu kuptuar respekte vlla ;)
 
Black Devil pytja eshte kjo siper dhe kjo posht pergjigjia jote .

Dhe une ju pergjigja pyetjes qe duhet kosava me shqiperin te jet nje dhe une thash po po se besoj pse se besoj ta shpjegoj une .
Si do behemi nje kur ju vet theksoni doni shtet me vete , qe te jesh nje duhet te kesh te njejtin flamur te njetat ligj te njejten qeveri etj pra qe ju vet sdoni kjo eshte e gjitha doni shtetin tuaj e thjsht per tu kuptuar respekte vlla ;)

prap po kapesh tek ne .. po thua JU NUK DONI ... neve askush nuk eshte duke na pytur .. as juve ne shqipri dhe as neve ne kosov .. niher per niher nuk eshte mundsia qe te jemi te bashkuar .. ne duhet te kem njeher shtet te njihet kosova si shtet te forcohet kosova si shtet .. bashk me shqiprin .. dhe pastaj te flitet per bashkim .. edhe pse kjo gje nuk do te ndodhte edhe 50 vjet .. sepse vet bota nuk te lejon te bashkohesh .. okay se as ktu nuk eshte qe ne nuk deshirojm por nuk na lejojn .. nese un ose disa ktu ne forum thojn qe nuk dojn me u bashku mos u bazo . ti nkto fjal sepse mendoj qe shumica e kosovarve .. dojn bashkimin .. shqipri-kosov .. por thjesht sjon mundsit nihere .. edhe pse po te donim te dyja palet nuk mundesh ..
 
Flamuri nuk u nderrua se deshem ne, por se deshi dikush tjeter me i forte se ne. Flamuri kuq e zi edhe sot vazhdon te jete flamur kombetar, qe secilit shqiptar i zgjon ndjenje te vecante kur e sheh tek valevitet, perkunder flamurit te Kosoves, i cili (flas per veten) nuk me terheq as ta shikoj... nuk e di pse por me duket shume i ftohte... mbase s'ka histori. Nuk e di. Flamuri shqiptar sot ne Kosove, vazhdon te valevitet neper shtepi e neper dasma! Ngelet flamur kombetar.
Nese ne kete moment ne kerkojme bashkim, do plase lufte e re. E per lufte nuk jemi te interesuar as ne ne Kosove e as ju ne Shqiperi. Rendesi ka te mos humbasim patriotizmin dhe te tjerat ja lejme kohe!

p.s. JU lutem shume, nesekeni per te diskutuar dicka te vlefshme, bejeni. Mos filloni me diskutime te pabaza, e me ofeza ndaj njeri-tjetrit. Perndryshe cdo postim i tille, do te fshihet. FLM
 
me nji brim i bini fyellit akoma ju boooo
 
Nejse gjithesesi kaloj nga kjo tem se ketu u nxefet gjaku shum shpejt urime per gjithshka te gjith kosovareve dhe fat ishalla me gjith zemer adios ;) .
 
Jo vetem kosova me shqiperin por dhe trevat e tjera shqiptare jashte kufijve te shqiperise duhet te bashkohen.

Keshtu pra dhe une jam kosovar por kam shum deshir qe te gjitha trevat shqiptare te jen NJE SHTET :D same Shtete e bashkuara te Shqiptarve :D

Mpuqqqqqqqqqqq gjith gocave te shqiperis jeni njesh ;)
 
Eshte nje teme qe meriton debate te shumta dhe duke mos dashur te behem i tepert me qellim lashe hapesire kohore mos dikush do i japi nje shtyse debatit me tutje. Po kthehem prape aty ku e kemi lene jo me qellimin qe te demantoj dic apo ti kundervihem dikujt ( prandaj edhe nuk do perdore emra) por vetem me qellim qe te kunderargumentoj ate se shkrimi im kishte nuance fashiste dhe nacionalizem te tepruar. Ceshtja e nacionalizmit te shqiptaret eshte ceshtje qe vertete kerkon debat te mirefillte dhe kete po e le per nje here tjeter.

Do nisem nga nje fjale e urte dhe nje thenje e nje plaku. Nje fjale e urte thote: ‘’Si eshte vendi behet kuvendi’’ ndersa dikur nje plake me kishte thene: Cuno, ne kete jete pothuajse gjithcka munde te nderrosh, e nderron mendjen, e nderron gruan, nderron sjelljet por fqinjin assesi smundesh ta nderrosh. Ai mbetet i tille dhe po ste pelqeu ke dy zgjedhje: 1. Duhet te nderrrosh vendbanim dhe 2. Duhet ta sfidosh nese ke vendosur te jetosh aty.
Per fatin e keq tonin ne si popull jetojme ne Ballkan dhe duhet te mesohemi te bejme kuvendin sipas vendit ku jetojme. Po per fatin e keq tonin ne kemi te gjithe fqinjet armiq te perbetuar dhe ose munde te nenshtrohemi ose ti sfidojme. Kete mese miri e ka vertetuar historia gje qe edhe po na perseritet.

Te gjithe fqinjet tane jane ardhacak. U leshuam teritore per lemoshe ne fillim dhe posa u forcuan u ngriten ne kembe dhe me shekuj na terrorizuan duke na masakruar, vjedhur lavdine, historine, teritorin dhe gjithqka qe ishte per tu vjedhur.
Jemi deshmitar se populli yne ne te kaluaren i ka dhene botes perandor, mbreter, njerez te shkences dhe dijes, burreshtetas e shume e shume figura te ndritura.
Fqinjet tane jo qe na moren gjithqka qe kishim por me historin tone sot thurin lavde e mburrje para botes e ne nuk kemi guximin as te permendim se kjo histori dhe lavdi na takon neve.
Fqinjet tane edhe sot e lkesaj dite shprehin apetite ne format me te paskrupullta ndaj hapesirav te tkurrura ku ne sot jetojme. A thua valle e tere kjo tragjedi qe na eshte shkaktuar nga po keta fqinje cfare nuancash kishte dhe ka? A thua valle a munde te gjeje dikush pershkrimin me adekuat qe munde te perfshinte tragjedin qe na shkaktuan keta fqinje ? A po ne akoma se kemi kuptuar?
Sot, si ne Shqiperi poashtu edhe ne Kosove minoriteteve ( grek e serbe ) ju jane dhene te drejtat te cilat nuk ka mundur as ti imagjinoj Evropa dhe Amerika demokratike. Ndersa keta fqinjet tane prape na sulen ne shpine duke kerkuar me shume ndersa ne nuk kemi guximin as me te vogel te bejme nje hape perpara ne kerkesen qe populli yne qe jeton jashte teritoreve te gexoje te drejtat elementare per egzistence.
Nese kerkesa ime qe ne te bejme hapin e duhur qe se paku te kerkojme qe popullit tone qe jetone jashte teritoreve tona ti sigurohet nje e drejte per te egzistuar, ka nuance fashista do doja te dija se cfare nuancash kane pretendimet e fqinjeve tane ndaj neve si kombe. Nese ata kane cdo te drejt mbi ne e ne asnje te drejt mbi vete une nuk gjej fjale per ta pershkruar kete.
Une nuk kisha asnje pretednim per zhdukjen e fqinjeve. Pretendimi im qendron ne ate se fqinjet tane duhet nje here e pergjithmon te binden se duhet te na respektojne. A thua valle kerkesa per respekt te ndersjelle eshte kerkese fashiste ?

Nataliteti !!! Pothuajse te gjitha vendet e botes qe kane qeverisje te mirefillt punojne dite e nate duke ju krijuar popullit te tyre beneficione per mbajtjen e natalitetit ne menyre konstante. Nese keta punojne ne kete drejtim ne menyre shtetrore atehere pse kerkesa ime per mbajtjen e natalitetit ne stadin e sotem qenka kerkese fashiste?

Une jam shume i vetedijshem se e drejta e ime ( e drejta e popullit tim ) perfundon aty ku fillon e drejta e dikujt tjeter ama edhe fqinjet tane duhet ta dijne kete. Nese sduan ta dijne ateher une ju ftoje qe tua bejme me dije me menyren qe kerkojne.

Me respekt Kitrra 123
 
Redaktimi i fundit:
Jemi nje popull i vecante ver8.

I kemi dhene ver8 shume botes, qyteterimit dhe krijimit te kombeve apo kulturave te ndryshme. Veprat e shqiptareve jane ver8 mbreselenese, aq shume saqe shkojne ne kufinjte e idealizmit.

Ne jemi ai popull qe roberit nuk i kemi plackitur kurre, qe nuk kemi perdhunuar e vrare kurre ne menyre makabre gra e femije. Jemi ai popull qe kemi ditur te falim, qofte edhe armikun qe kerkonte asimilimin tone. Kujtojme qe pas renies se Italise fashiste, ne i strehuam pushtuesit. Kujtojme strehemin dhe ruajtjen qe populli shqiptar u ka bere cifuteve. Nuk ka tjeter shembull te dyte ne bote.

Jemi mikprites dhe bujare. Kemi vuajtur cdo padrejtesi te fqinjeve tane. Jemi i vetmi vend ku 3 fete jetojne ende ne paqe te plote. Jemi nje vend qe edhe pse doli nga nje diktature nder me te egrat, aderojme fuqishem per tu anetaresuar ne BE dhe NATO. Jemi nje vend qe ndodhet ne nje pozicion gjeografik mjaft strategjik, i cili historikisht ka qene nje shesh luftimi per perandorite me te medha te botes.

Kufizohemi me dy shtete ekstremisht fashiste, teologjikisht te semura dhe me nje mendesi te nje shekulli te kaluar.
Ne e dime mire se c'eshte fashizmi, nacionalizmi i semure sepse na e kane mesuar fqinjet tane. Por ne sot kemi nevoje me shume se kurre per nje rizgjim te vlerave kombetare, nje rifreskim te ndjenjave patriotike, pavareisisht se tranzicioni i pergjithshem neper te cilin po kalojme na nxit ndjenja te theksuara ksenocentrike. Po kjo eshte teme me vehte dhe mesa duket shume kemi per te debutuar.
Nuk me duket ekstreme tendenca per ta dashur identietin tone me shume, per te kerkuar te drejtat e cdo kombi mbi toke. Perhere kemi qene rradhitur ne palen humbese, pasi fatin e kemi patur njerke. Por sot qe Europa po tenton nje shkrirje te kufinjve, me ne fund ne nje fare menyre historia do c'beje padrejtesite e saj.

Nataliteti eshte nje tipar dallues i shqiptareve. Kosova mban numrin nje ne Europe dhe Shqiperia vendin e dyte. Sot popullsia mesatare e shqiptareve eshte nje moshe relativisht e re (rreth 28-vjec), ende e pandikuar shume nga planifikimet familjare dhe plakjen e popujve te tjere europiane.
Duke qene se sot nuk jemi me aq te rrezikaur nga asimilimi, lindshmerine e kushtezon ekonomia dhe planifikimi familjar.

Kitrra, une e lexova me vemendje postimin tend, dhe mendoj se paradoksalisht ne pretendojme qe te jemi edhe shembulli i vetem altruist ne bote.

Ka ardhur koha per pak egoizem. Ka ardhur koha per krenari. Ka ardhur koha e se ver8s. Kosova sot eshte e lire, Shqiptaret e Maqedonise dje kthyen ne feste kombetare diten kur u mblodh Kongresi i Manastirit, shqiptaret e اamerise presin te rifitojne tokat e tyre dhe jam optimist se nese tentojme do te "fitojme".
Rruga qe lidh Kosoven dhe Shqiperine ka per te dhene shpejt efektin e saj qe shqiptaret ne te dyja krahet te jene me prane. Shengjini mos gaboj do jete nje port ekskluziv per transportin drejt Kosoves.
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Ne themi ''Po,te Bashkohet'' Por e imagjinoni dot si do jet qeverisja?Jemi nje vend shum i vogel dhe kemi shum mangesi ne infrastrukture![pa permendur te tjerat] Kaq Eshte Fondi...

Un jam PRO bashkimit,Por Cdo Gje Ne Kohen e Duhur
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Tani nuk mund te bashkohemi dot duam apo nuk duam ne.Keto jane rregualla nderkombetare,2 shtete te ndara ketu e 100 vjet para,sot njihen si te ndara.Deshira eshte e madhe por koha eshte e treguar e padrejte me ne!
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

shqiptaret jan te bashkuar sepse nuk eshte krijuar ndonje grupim shqiptar qe jan pro ndarjes, kosova eshte krahine e shqiperise ashtu sic jan krahinat e tjera.

eshte turp te krijohen kuti votimi nder shqiptar sa i perket ketij fenomeni sepse kjo eshte nje aspirate e trasheguar dhe amanet i te pareve.

egzistojne veprime armiqesore dhe qarqe te huaja qe ndalojne kete gjest uniteti qe shqiptaret e kane me deshire te madhe, e verteta eshte se kjo nuk do ishte as ne dem te armiqeve tane sepse do ishim faktor stabiliteti dhe nje shembull per kthesen historike te mendalitetit te vjetruar ballkanas.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top