A duhen njoftuar vdekjet në Facebook?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

A duhen njoftuar vdekjet në Facebook?​


1614880049035.png
Gjithnjë e më shumë, sidomos gjatë pandemisë, sapo hap Facebook ndesh njoftime për ndarje nga jeta të njerëzve që i njeh, familjarëve të tyre, të njerëzve që nuk i njeh, njerëz publik apo individë krejt të panjohur!
A është Facebook platforma e duhur për lajme të tilla? A duhet që një lajm të hidhur për mua ta lexojnë 50, 500 apo 5000 "miqtë" e mi në Facebook?

Facebook të ndihmon se e përçon me shpejtësi lajmin, por në anën tjetër ngre pikëpyetje për mënyrën si duhet të veprosh?! T'i japësh like?! Të shkruash ngushëllime në publik?! Nëse këtë njoftim publik algoritmi fb nuk ta ka shfaqur a do të gjykohesh si njeri i pandjeshëm?!


Personalisht në Facebook nuk dëshiroj të ndaj lajme të hidhura, dhe nëse mësoj lajme të tilla ngushëlloj në mënyrë private duke shkruar ne Whatsapp apo thjesht mesazh!

Shqetësimin për njoftimin e vdekjeve në fb e kam ndeshur shpesh këto javë. Ky është debat delikat. Por e vërteta është se krahas "lajmeve të këqija" që ndeshim në televizore dhe portale, parim me të cilin operon gazetaria, lajmet trishtuese po i ndeshim gjithnjë e më shpesh edhe në fb!


*Shkrim i marrë nga faqja sociale në Facebook
 
Une jam kunder ketyre gjerave ndoshta ngaqe une eshikoj si argetim rrjetet sociale .nuk me pelqej te flas per dhimbjet e mija .sikur kalojne ne besdisje
 
Mjaft inat i kam. Biles njerzit po bëjnë edhe përvjetoret e vdekjeve të gjithë fisit jo vetëm familjarët.
Ditëlindjet e fëmijëve nipave e ku di unë ?
 
Secili e di vet si e menaxhon dhimbjen e tij/saj se eshte dicka mjaft personale, por mendoj qe nqfse te largohet nje i aferm nga jeta s'te bie mendja me hy ne facebook dhe rrjete sociale me be lajmerime. Plus, i kam vdekje fotot qe postojne kur shkojne neper varreza. Dreqi ta haje jo çdo gje eshte per tu postuar ne rrjete sociale!!
 
Në fb, pos familjarve Ke edhe njerëz pune, miq reale e virtual, këngëtar, shkrimtar, gazetar, politikan, njerëz të artit të kulturës etj etj. Pse duhet t'i bësh pjesë të dhimbjes tënde një mal me njerëz që, me të gjitha gjasat, as nuk duan t'ja dinë.
 
Nuk e shoh problem njoftimin. Sic edhe vendosin lajmin e mire, edhe i keqi mund te ndahet.
Nuk me ka rene shyqyr Zotit me lajmeruar vdekje por nese do me binte do e shkruaja. Minimumi shoqeria ime qe s'mund tu shkruaj dot te gjitheve tek e tek, e lexojne e cojne nje lutje per shpirt te XY personi.
 
Në fb, pos familjarve Ke edhe njerëz pune, miq reale e virtual, këngëtar, shkrimtar, gazetar, politikan, njerëz të artit të kulturës etj etj. Pse duhet t'i bësh pjesë të dhimbjes tënde një mal me njerëz që, me të gjitha gjasat, as nuk duan t'ja dinë.
Sepse eshte me easy sesa ti lajmerosh me mesazh sms 1 per 1. Rrjetet sociale jane pjese e te perditshmes tone sic marrim vesh ditelindjet apo kur martohen fejohen apo kur bejne pushime njerezit shume mire dhe mund te jepet e 1 lajm i trishte. Ska asgje te keqe besoj thjesht eshte kanal komunikimi informimi.
 
Mund të bësh një profil me një rreth njerëzish ku mund të ndashë me ta çdo gjë familjare e përsonale. Dhe një profil me njerëz pune, obi, qejfi, e ata virtual që skanë lidhje me jetën përsonale.

PS. Ditëlindjet ti kujton automatikisht Marku, biles jua thotë të gjithë miqve që filani ka ditëlindjen. Punë klikimesh $$$ kjo punë ?
 
Per mu ska problem plus jam njiri i thjesht nuk merziten vipat ?
 
Me kujtohet vajza tezes kur nderroi jete tezja
Hyr ne fb tim tha dhe ver ate shenjen qe eshte fjongo
Serio i thashe mi?
Dmth me duket budalliku me i madh i mundshem te njoftosh njerezit per vdekjen, orarin e varrimit, ceremonine apo cdo gje te tille ne fb apo kudo.
Kuptoj nje gjendje malli apo pikellimi e shkruan dy riga gje qe me shume jane shfryrje e dhimbjes, por sesi gjejne mendjen ca njerez ne momente te tilla te njoftojne se di.
Personalisht ,kur isha ne nje situate te tille as telefonin se dija ku e kisha dhe i vetmi person qe arrita ti shkruaja nje sms ishte mikja ime
Njoftimet i bene shoqeria ime pasi une nuk isha ne gjendje per te artikuluar e jo me te njoftoja dynjane!
 
Mendoj se duhet, per shume arsye.

Ti nuk mund t'i kesh te gjithe nr e telefonave te atyre njerezve te cilet ia vlejne ta dine per vdekjen e nje personi. Edhe po i pate, ka raste kur nuk ke kredi, eshte vone per ta mbushur telefonin, apo nuk bejne valet mire e shume arsye tjera.

Pastaj une e shoh kete si nje mundesi All in One qe thone. Nje njoftim dhe kuptohet shume me shpejte vdekja e dikujt se sa me telefon. Robi mund te rrije ulur ne Pc apo llaptop, duke bere scroll down sheh qe dikush ka nderru jete, mund t'i njoftoje te tjeret qe ty ndoshta ne ato momente merzie nuk t'ka ra ndermend a ku ta di une cka tjeter.

E vetmja gje qe me pengon eshte nderrimi i fotos se profilit ne te zeze. Kush e shpiki kete nuk e di por ne shqiptaret jemi pos dyjeje qe thote populli.

Psh pak me heret e lexova nje njoftim/status te nje profesori tim te dashur ku na njoftoi qe e ema i kishte nderruar jete. Une nuk do ta kisha kuptuar asnjehere, sepse kontaktin e vetem me profesorin tim e kam ne facebook. Ka edhe shume shembuj tjere...
 
Dikur kalonin male e kodra me njoftu qe ka vdek filani/nja ...
Sot ka evolu teknologjija e i nxjerri njoftimet n fb kur esht teper e arsyeshme tja thuash me ze aq me teper qe tregon dhe respekt ...po lere qe miret vesh direkt njeri mbas njeriu ...

Mu mduket gjest jo i mir !
 
Mendoj se duhet per si ka ardh koha sot, gjithmone ne reste gezimi e hillerimi kemi harru dike pa njoftu kshu e Marrin vesht te gjith ato qe duan te marrin pjes ne ngushellimin e mikut shokut dashamirit.
 
Po .. eshte njesoj sic mu desh ta bej une TV kur ndodha per vdekjen e tim eti e vetme atje.. mos ti kishim keto mundesi .. une sdo i kisha njofte as 10% e atyre qe erdhen ne varrim.
Tu japesh mundesine qe ti japin lamtumiren e fundit , njerezve qe mbase ti si njeh por qe ne kete rast (im ate) i njihte.. eshte detyre dhe respekt kundrejt te tjereve.
 
Lajmeruam me tel fisin dhe miqte e aferm. Njekohesisht une dhe vllai postova ne fb oren e faljes xhenazes. Kane ardh miq e te njohur qe as nuk i kishim takuar ndonjehere. Qindra vete per respekt tonin dhe per hir te Zotit me shume. Shuuume PRO! qofte dhe 1 lutje ne koment apo me mendje e dikujt mund te jete lehtesim per te vdekurin.

p.s. ashtu sic vehen lajmerime ne shtylla, apo dikur lajmerimr pas edicionit te lajmeve ne oren 4.30. ska asgje tkeqe dhe interneti. Pra nuk eshte asgje e re!
 
Posi..Madje dhe synetlleku duhet shpallur njoftim ne Facebook 😄
 
Njerëzit kanë nevojë për mbështetjen e të tjerëve në raste të tilla. Është normale të shpërndahen. I bën mirë personit që ka humbur njeriun e familjes, apo njeriun e dashur.
 
Palidhje me duket ..teli eshte pse duhet ti tregojm botes! Nuk mbete asgje private ‘me.
 
Gati i njejti njoftim sic bejme ne tabela shpalljesh ne qytet, gazete apo forme tjeter.
 
Jam kunder cdo njoftimi (negativ apo pozitiv" ne Fb apo rrjete sociale!!
 
Se di nuk gjykoj kush e bene...por praktikisht kur ndjen nje dhembje nga humbja e dikujt...e fundit gjë që të shkon ne mendje eshte facebook...
Kur i sheh ndonjehere te shtojne dhembjen...

Më kujtohet para 2 vitesh kur xhaxhai im nderroi jetë...facebook-u im u mbush nga njerëzit e mi...me foto të tij..dhe ajo fjongo e zezë kudo...

Nuk hyja dot aty..me dukej e tmerrshme...e mbylla facebook derisa kaluan disa kohe...

Nuk e shihja dot fytyrën e tij të bukur...shkruar në të zezë...

Ndaj mendoj se rrjetet sociale duhet të jenë pak më ndryshe...te menaxhohen më mirë...

Jane disa dhembje qe nuk mund ti ndash me te tjeret...sepse kjo nuk te lehtëson..por ta bene me te veshtire per ta kaluar...
 
:(:(Kundër.
Mbaj mend kur vdiq gjyshi,tezja ime e nxorri direkt njoftim.
E sa ishte gjallë ai,edhe një gotë ujë nuk ja jepte.
Vdekja ime kto hipokrizirat e dashuritë fallco nëpër rrjete sociale.
:))Shrehni dashuri e mirnjohje pa i futur nëpër rrjete sociale.
 
Jo aspak…. Dhe per mua me ngjan mungese respekti .

Gjithsesi njerezit jane te ndryshem qofte edhe brenda familjes , motra pshm i perdor social medias ndersa une jo dhe mbaj mend para covid rastisem te dyja ne Albania ne te njenten kohe dhe si gjithmone veme edhe tek varret … nderkohe vura re qe i vuri edhe status ne fb … ne k’te moment mu desh qe te nderhyj dhe i thashe qe mos e bej me k’te gabim se eshte edhe mungese respekti … dmth kjo per kaq gje .

Ndersa lajmerimet jo qe jo … dhe ky eshte edhe mendimi i im apo qysh i shikoj une k’to gjera .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top