Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

A do të vazhdojë trashëgimia politike e Familjes Kennedy?


Senatori Edward Kennedy ishte politikani i fundit i brezit të tij në një familje që disa e quajnë mbretërore amerikane.

Kennedy ishte më i riu i 9 fëmijëve të një patriarku ambicioz, Joe Kennedy, i cili bëri miliona me investime në banka, filma dhe në pije alkoolike të paligjshme.

Pavarësisht nga fillime të dyshimta, familja u rrit për t’u bërë një dinasti amerikane në politikë e shërbim publik. Nga tre vëllezërit e Edward Kennedyt, i pari Joe i riu, vdiq në një shpërthim aeroplani gjatë luftës së Dytë Botërore. Vëllezërit John, ish-president dhe Robert, ish prokuror Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, u vranë me atentat në kulmin e karrierës së tyre politike.

Gjatë presidencës së tij, John Kennedy themeloi Korpusin e Paqes, program vullnetar që u lejon amerikanëve të shërbejnë në vendet e pak të zhvilluara. Kunati i tij, Sargent Shriver, ishte drejtori i parë i Korpusit të Paqes. Motra e Kenedit, Eunice Shriver ndihmoi në organizimin e lojërave të posaçme Olimpike, garë atletike kombëtare për sportistë me aftësi të kufizuara.

Në brezin e mëvonshëm të Kennedëve, djemtë dhe vajzat e Ted Kennedyt dhe fëmijët e tyre, përfshihen Maria Shriver, e cila është martuar me guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger; avokati për çështje të mjedisit Robert Keneddy i riu; dhe kineasti Rory Kennedy, i cili përqendrohet në çështje shoqërore si SIDA dhe varfëria rurale. Një numër pasardhës të Kennedy t kanë shërbyer në qeveri shtetërore e federale, kanë shkruar libra e kanë punuar me shoqata e grupe veprimtarësh.

Por historia e kësaj familje të gjerë e të pasur është errësuar nga një numër tragjedish, që ndonjëherë quhet “mallkimi Kennedy”. Krahas vdekjeve të hershme të tre vëllezërve të Edward Kennedyt, kjo familje ka humbur pjesëtarë në dy aksidente me aeroplanë, një në abuzim me drogë dhe një në aksident me ski. Familja Kennedy është ndeshur me abuzim droge, sëmundje mendore dhe aksidente të profileve të larta.

Ndërkohë që Ted Kennedy, kaloi nga fëmijë në patriark, nuk është e qartë mes familjes së madhe në numër, nëse ndonjë prej tyre do të mbajë dhe vazhdojnë trashëgiminë e familjes në politikë. Por edhe nëse jeta politike e familjes Kennedy zbehet, Kennedyt duken të prirë për të vazhduar rolin e tyre në jetën amerikane në gazetari, jurisprudence, filantropi dhe shërbim publik.
*VoA*
 

Attachments

  • f.0827132638831_m.jpg
    f.0827132638831_m.jpg
    45.3 KB · Shikime: 9

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back