A do të lejohet nga shtatori bartja e shamisë nëpër shkolla ?

A do të lejohet nga shtatori bartja e shamisë nëpër shkolla ?

Deputeti Amir Ahmeti, beson se deri në muajin shtator do të lejohet bartja e shamisë nëpër shkolla.

Komisioni Këshillëdhënës për اështjet e Lirive Fetare i ka dorëzuar rekomandimet kryeministrit Hashim Thaçi, nëpërmes të cilave kërkohet ndryshimi i udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamive nëpër institucionet arsimore të Kosovës, transmeton KTV.
Kryesuesi i këtij këshilli, deputeti Amir Ahmeti, beson se deri në muajin shtator do të lejohet bartja e shamisë nëpër shkolla.
Por, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, krejt veprimet e fundit i konsideron fushatë politike. Megjithatë, vlerëson se moslejimi i bartjes së shamisë është diskriminim dhe shkelje e të drejtave njerëzore. Ai rekomandon që çështja e shamisë të zgjidhet me ligj, duke respektuar normat ndërkombëtare.
Megjithatë, Ahmeti thotë se kjo është një iniciativë e sinqertë dhe e garantuar me çdo normë juridike ndërkombëtare.
Kohë më parë Ministria e Arsimit, nëpërmes një udhëzimi administrativ kishte ndaluar bartjen e shamisë nëpër shkolla. Si pasojë e këtij vendimi disa vajza ishin përjashtuar nga institucionet shkollore, duke mos iu lejuar vazhdimi i mësimit./koha/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top