A do ta shkatërrojë Trump Perëndimin?

Udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Perëndimi ka kultivuar një rend botëror prej dekadash, gjë që iu ka shërbyer miliarda njerëzve. Gjithsesi, zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA ka vendosur këtë rend – dhe dekadat e paqes dhe mirëqenies që është garantuar nga ky rend – në rrezik të madh.

Nga Chris Patten*, Project-syndicate

Unë kam kaluar të gjithë jetën time politike diku që quhet “Perëndimi.” Nuk qe në kuptimin e drejtpërdrejtë “perëndim”: Ndërsa qendra gjendet në Europën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara, ky koncept përfshin edhe vende shumë të largëta si Australia dhe Japonia. Në fakt “Perëndimi” është një bashkësi që pati përqafuar shpresa dhe vlera të përbashkëta. Duke reflektuar udhëheqësinë botërore të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, Perëndimi u mbrojt nga fuqia e fortë e SHBA-ve dhe mori formë nga ndikimi kulturor i SHBA-ve. Dhe ky Perëndim qe vendi më paqësor dhe me më shumë mirëqenie në botë.

Perëndimi prej kohësh ka shërbyer si themel për rendin botëror – e ndoshta ka qenë themeli më i suksesshëm i tillë në histori. Nën udhëheqësinë e SHBA-së, Perëndimi ndërtoi, i dha formë dhe mbrojti institucionet ndërkombëtare, marrëveshjet bashkëpunuese dhe përqasjet e përbashkëta ndaj problemeve të përbashkëta. Ajo ndihmoi për të ruajtur paqen dhe fuqizuar mirëqenien në pjesën më të madhe të botës dhe përqasjet e perëndimit tërhoqën miliona njerëz që ta ndjekin.

Gjithsesi, zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve e kërcënon të gjithë sistemin. Nëse Trump bën në detyrë atë që ka premtuar të bëjë gjatë fushatës së tij plot gënjeshtra të vrazhda, ai mund të rrënojë një krijesë shumë të sofistikuar, një krijesë që mori shumë dekada për t’u zhvilluar dhe nga i cili kanë përfituar miliona njerëz. Ata si puna jonë, të cilët, njësoj si amerikanët, kanë përfituar nga ky rend duhet të luftojmë për ta mbrojtur atë për sa kohë është ende gjallë.

Një premtim të cilin Trump nuk duhet ta bëjë realitet është ai i zhvillimit të proteksionizmit tregtar. Argumenti i tërheqjes nga marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe abortimit të bisedimeve për marrëveshje të reja, u dha gjatë fushatës me besimin se globalizimi është arsyeja për rritjen e pabarazisë në të ardhura, gjë që ka lënë klasën punëtore amerikane ekonomikisht të rrënuar. Por burimi i vërtetë i dhimbjeve ekonomike të punëtorëve amerikanë kanë inovacionet teknologjike dhe politikat e taksimit dhe shpenzimit të qeverisë nga të cilat kanë përfituar vetëm të pasurit.

Nëse Trump, fjala vjen, tërhiqet nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) ku bëjnë pjesë SHBA, Meksika dhe Kanadaja, apo i kthen kurrizin dhe nuk e ratifikon Partneritetin Trans-Paqësor apo sfidon Organizatën Botërore të Tregtisë, ai do të dëmtojë pikërisht njerëzit që votuan për të. Dhe ai do të humbasë miq dhe ndikim jashtë vendit.

Një politikë tjetër e rrezikshme që mund të ndjekë Trump është që të tërhiqet nga marrëveshjet e sigurisë që SHBA ka me vende të tilla si Japonia dhe Koreja e Jugut, apo me NATO-n. Në këndvështrimin e gabuar të Trump, SHBA-të nuk duhet të ofrojnë siguri “falas” për aleatët e vet dhe në vend të kësaj, duhet t’i lërë ata të mbrojnë veten.

Në praktikë, një qëndrim i tillë do të jetë shumë destabilizues. Europa Lindore dhe shtetet e Baltikut do të mbeten nën mëshirën e Rusisë. Dhe Azia e Lindja e Mesme do të jenë nën rrezikun e përhapjes së armëve bërthamore, për shkak se vendet që nuk do të gëzojnë më mbështetjen e SHBA-së për çështjet e sigurisë do të kërkojnë të zhvillojnë arsenalet e veta të armëve bërthamore – një përqasje për të cilën Trump ka thënë se është e pranueshme.

Premtimi i Trump për të anuluar marrëveshjen bërthamore me Iranin është një argument i mirë. A mendon ndokush se çfarë do të bëjë Arabia Saudite në rast se Irani rifillon programin e vet të armëve bërthamore? Kritikimi i marrëveshjes – e cila qe një arritje e madhe e presidentit Barack Obama – mund t’i ketë shërbyer Trump gjatë fushatës elektorale, por anulimi real i marrëveshjes do ta bëjë botën një vend shumë më tepër të rrezikshëm.

Përqasja e shpallur e Trump ndaj ndryshimeve klimaterike është po kaq problematike. Ai ka deklaruar synimin e vet për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimaterike, marrëveshje që synon të reduktojë emetimet e gazrave serë dhe të ndalojë ndryshimet katastrofike të klimës. Ai sakaq ka emëruar Myron Ebell, një mohues të zjarrtë të ndryshimeve klimaterike, për të mbikëqyrur tranzicionin te Agjencia e SHBA-ve për Mbrojtjen e Mjedisit.

Trump e mbështet përqasjen e tij nën besimin e pakuptimtë se ndryshimet klimaterike të shkaktuara nga njeriu janë një mashtrim, i krijuar nga kinezët për ta bërë industrinë amerikane më pak konkurruese. Dhe kjo nuk është e vetmja akuzë që Trump ka hedhur ndaj Kinës. Sjellja e tij në përgjithësi armiqësore ndaj këtij vendi, veçanërisht në lidhje me tregtinë, kërcënon të dëmtojë më tej marrëdhëniet sakaq të tensionuara dypalëshe – dhe rrjedhimisht përbën një rrezik për kompanitë shumëkombëshe nga Amerika apo nga vendet aleate të Amerikës.

Një presidencë e Trump përbën gjithashtu një kërcënim në nivelin e kërcënimit ekzistencial. Komentet e tij fyese ndaj grupeve të margjinalizuara – përfshirë myslimanët, meksikanët, gratë dhe njerëzit me aftësi të kufizuara – vënë në rrezik vlerat që janë në themel të identitetit të Amerikës dhe rolit të këtij vendi në botë, vlera që mbajnë bashkë vendet e Perëndimit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është një prej udhëheqësve që duket se e kupton se sa shpejt, kolapsi i udhëheqësisë amerikane mund të sjellë fundin e rendit botëror të pas vitit 1945. Përgjigjja e saj ndaj fitores së Trump qe elokuente dhe e plotfuqishme: “Gjermania dhe Amerika janë të lidhur nga vlerat e demokracisë, lirisë dhe respektit të ligjit dhe dinjitetit të njeriut, pavarësisht origjinës, ngjyrës së lëkurës, religjionit, gjinisë, orientimit seksual apo bindjeve politike”. Në bazë të këtyre vlerave, deklaroi ajo, Gjermania është e gatshme të bashkëpunojë me Trump.

Kjo është ekzaktësisht mënyra se si të gjithë aleatët dhe miqtë e Amerikës duhet t’i përgjigjen. Njësoj si Merkel, ne të gjithë duhet të flasim për të gjithë atë që Perëndimi është për ne, dhe të gjithë atë që Perëndimi ka realizuar për ne. Ne duhet të dënojmë çdo lëvizje të Trump për të dëmtuar sundimin e ligjit dhe normat e shoqërisë së lirë. Ne duhet të argumentojmë në mbrojtje të tregtisë së lirë, e cila ka sjellë përfitime të jashtëzakonshme për njerëzimin. Dhe ne duhet të luftojmë për të ruajtur marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë nëpër botë.

ثshtë gjithashtu me rëndësi të madhe të ritheksojmë angazhimin tonë dhe të qëndrojmë të bashkuar kundër aventurizmit rus në Europën Lindore dhe Qendrore. Në veçanti, ne duhet të sigurohemi që Artikulli 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut, është njësoj i vlefshëm për Lituaninë, Letoninë, Estoninë dhe Poloninë – të gjithë anëtarët e aleancës ushtarake që udhëhiqet nga SHBA. (ثshtë gjithashtu ndihmuese nëse, pas shumë vitesh tërheqjeje prapa, anëtarët e Europës Lindore të NATO-s të respektojnë kontributet përkatëse për mbrojtjen tonë të përbashkët).

Në fund, ne duhet të theksojmë se, ndërsa në Perëndim nuk biem dakord me politikat merkantiliste të Kinës dhe masave shtypëse brenda Kinës, ne dëshirojmë të punojmë me të dhe nuk do të veprojmë për ta margjinalizuar dhe poshtëruar atë.

Ideja e “Perëndimit” është arritja më e madhe e Amerikës (megjithëse edhe shumë vende të tjera kanë kontribuar për të). Do të qe një katastrofë e vërtetë për botën nëse Amerika, në një akt dekadence vetëshkatërrues, do ta hidhte këtë krijesë fisnike, praktike dhe frymëzuese në koshin e plehrave të historisë.

*Ish-komisioner i BE-së për punët e jashtme


Mapo.al
 
Titulli: A do ta shkatërrojë Trump Perëndimin?

Vendi me Paqësor? - Vetëm një i verbër nuk sheh çfarë po ndodh në Botë.
Derisa Bota është shëndrruar në ferr, dikush flet për Paqe?!
Vetëm Shefqeti i bën qejf vetit.

...Atëherë do të mbizotërojë paqja e vërtetë. Ky shkatërrim do të ishte sukses
për gjithë njerëzimin. Aleanca e Pakte nuk i duhen Botës.
 
Titulli: A do ta shkatërrojë Trump Perëndimin?

Donald Tramp eshte piuni me i vogel ne lojen e shahut nese e konceptojme perendimin si loje shahu ne politiken nderkombatare !
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top