A deshiron? 20 pytje per ju

muhamed-psh

Antar Aktiv
1. A dëshiron të i jesh afër All-llahut?

I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Njeriu më afër Zotit të vet është atëherë kur është në sexhde, andaj luteni Allahun.?

2. A dëshiron ta arrish kënaqësinë All-llahut?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Me të vërtetë All-llahu kënaqet më një njeri që pas ngrënies së ushqimit falënderon All-llahun, dhe pas pirjes së ndonjë lëngut falënderon Allahun.?


3. A dëshiron që lutjet tuaja të pranohen?


I Dërguari i All-llahut ka thënë: ?Lutja e cila bëhet mes Ezanit dhe Ikametit nuk kthehet boshe.?


4. A dëshiron që të shpërblehesh sikur të kishe agjëruar gjithë vitin?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Agjërimi i tri ditëve në çdo muaj është e nyejt si të agjërosh tërë vitin.?


5. A dëshiron vepra të mira sa kodërat?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Kush merr pjesë në xhenaze deri sa t?i falët xhenazja ka shpërblim sa një ?KIRAT?. Ndërsa ai i cili edhe e përcjell xhenazen deri sa të varroset ka shpërblim sa dy ?KIRATA?. Sahabet [radijallahu anhum] e pyetën se ç?është KIRAT. U përgjigj i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kirati është sa një kodër e lartë dhe e madhe.?


6. A dëshiron të jesh shoqërues i të Dërguarit të All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Unë dhe ai që kujdesët për jetimin në xhenet jemi si këta dy, - duke sinjalizuar për dy gishtat.


7. A dëshiron shpërblimin e muxhahidit, apo falësit dhe agjëruesit që nuk pushojnë?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Kujdestari i të vejave dhe të varfërve, është sikurse muxhahidi në rrugën e All-llahut, apo si falësi dhe agjëruesi që asnjëherë nuk pushojnë.?


8. A dëshiron që të kesh dobi nga veprat e tuaja edhe pas vdekjes?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Nëse vdes biri i Ademit i ndërpriten të gjitha veprat përpos tre veprave: Lëmosha e cila vazhdon dobia e saj, dituria e dobishme dhe fëmiu i devotshëm, i cili bënë dua për atë.?


9. A dëshiron të të lehtësohet një breng e botës tjetër?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Ai që ia lehtëson një besimtarit një brengë të kësaj bote, All-llahu do t?ia lehtësojë një nga brengat e botës tjetër.?


10. A dëshiron që të të mbulohen turpet?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Ai, që ia mbulon turpet e një muslimani, All-llahu do t?ia mbulojë turpin edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.?


11. A dëshiron të jesh bashkëshortja më e mirë?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Bashkëshortja më e mirë është ajo, e cila kur e shikon të gëzon, kur e urdhëron të dëgjon dhe respekton, e kur largohesh dhe mungon nga ajo, e ruan pasurinë tënde dhe vetveten e saj.?


12. A dëshiron të jesh më i përsosuri në Besim (Iman)?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Besimtari me iman të plotë është ai që sillet në mënyrë më të moralshëm dhe ai që sillet mirë me familjen e tij.?


13. A dëshiron të mos jesh i pafat?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?I pafat është ai, që bëhet rob i dinarit, i dërhemit, i kadifes, dhe i rrobave. I cilit kur i dhurohet diçka kënaqet e kur nuk i dhurohet, hidhërohet.?


14. A dëshiron që All-llahu ta lehtësojë gjendjen?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Ai, që të varfrit ia lehtëson gjendjen, Allahu do t'ia lehtësojë (atij gjendjen) në këtë botë dhe botën tjetër.?


15. A dëshiron që të të ndihmojë All-llahu?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?All-llahu gjithherë do t?i ndihmojë robit të Tij, derisa robi i Tij e ndihmon vëllaun e vet.?


16. A dëshiron që All-llahu mos të jetë i zemëruar me ty?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Me respektimin e prindërve arrihet kënaqësia e All-llahut, dhe zemërimi i All-llahut arrin me zemërimin e prindërve.?


17. A dëshiron furnizim të bollshëm dhe jetë të gjatë?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Kush dëshiron t?i japë All-llahu rrisk (furnizim) të bollshëm dhe jetë të gjatë e të begatshme, le të kujdeset dhe le ta vizitojë farefisin e tij.?


18. A dëshiron të posedosh një thesar të xhenetit?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?La haule ve la kuvete il-la bil-lah (shqip: Nuk ka mundësi e as fuqi tjetër pos All-llahut) është thesar prej thesareve të xhenetit.?


19. A dëshiron shpërblim sikur të kishe fal namaz tërë natën?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Kush e falë namazin e Jacisë me xhemat ka shpërblim sikur të ishte falur gjysmën e natës, kurse kush e falë namazin e sabahut me xhemat ka shpërblimin sikurse të kishte falë namaz tërë natën.?


20. A dëshiron ta lexosh një të tretën e kuranit për 1 minutë?


I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ?Surja ?Ihlas? (Kul huvallahu Ehad) është një e treta e Kuranit.?
 
Shume teme e bukur. Allahu te shperblefte me Xhennetin Firedews :)
 
Vertet shum teme e bukur.allall ta beft zoti.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top