Vetekuptohet qe nuk e kam fjalen per ate shperthim pasioni, per te cilin ne mendojme se do te zgjase gjate gjithe jetes sone, qe na shtyn te bejme dhe te themi gjera per te cilat pendohemi me vone; qe na ben te besojme se nuk mund te rrojme dot pa nje person te caktuar, qe na ben te dridhemi nga mendimi se nje dite mund ta humbasim kete njeri. Per kete ndjenje qe na ben me te varfer dhe jo me te pasur, sepse deshirojme te zoterojme ate qe nuk mund ta zoterojme, sepse deshirojme te mbajme fort ate qe nuk mund ta mbajme. Nuk po flas as per ate gjakimin trupor dhe as per vetedashjen, keta parazite, te cileve u pelqen aq shume te shiten si dashuri e vertete.
E kam fjalen per dashurine qe e ben te verbrin te shohe. Per dashurine qe eshte me e forte se frika. Per dashurine qe i hukat kuptim jetes, qe nuk u bindet ligjeve te zvetenimit, qe na jep mundesi te rritemi dhe nuk njeh kufij. E kam fjalen per ngadhenjimin e njeriut permbi vetedashjen dhe vdekjen...
Po ju a besoni ne dashuri!?
Ps:S'gjeta dicka te ngjashme,megjithate nese tema ekziston mund ta fshini!