A besoni në dashuri pa u parë ?

Skam fjale kur lexoj njeren 🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
Si nuk besoj .une nga dashuria madhe qe kisha per Ato nderroja emrat.vendosja germat e tyre ne profilin tim. Gjeja foto gucave 20 vjecare i thoja jam une. Pija nga 20 kafe virtuale me to. I vendosja rrugeve emer lulesh 🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣 .ne fund isha e pafajshme. Se i tradhtoja 🤪 e sdi pse me kishin inat mon cherit emi 🤪🤪🤗🤪🙈🙈
Po flasim per dashuri , jo per stacionet qe mund te kesh nderruar lool bjeri shkurt 😂😂😂😂
 
Si jo.💕
Dikur çifti shihej në sy për herë të parë ditën e martesës 😍
Dhe e dini se kanë funksionuar ato lidhje me shumë se këta që bëjnë sot. Që martohen pas një kohë të gjatë njohje... dhe bashkëjetese.🤷
 
Jo ne dashuri por ne asgje nuk besoj po nuk e pashe..po se preka..po nuk e bera prove :p.
 
Jo ne dashuri por ne asgje nuk besoj po nuk e pashe..po se preka..po nuk e bera prove :p.
Sindroma e Shën Thomait 😁 "nuk besoj pa vënë gishtin në plagë" ☝️ 🤭
 
Si jo.💕
Dikur çifti shihej në sy për herë të parë ditën e martesës 😍
Dhe e dini se kanë funksionuar ato lidhje me shumë se këta që bëjnë sot. Që martohen pas një kohë të gjatë njohje... dhe bashkëjetese.🤷
E vertete qe kane funksionuar,disa dhe jane dashur e dashuruar qe ne ate shikim te pare,por jetegjatesia e tyre ka qene gjithmone presion i shoqerie dhe mentalitetit qe jetonin.
 
E vertete qe kane funksionuar,disa dhe jane dashur e dashuruar qe ne ate shikim te pare,por jetegjatesia e tyre ka qene gjithmone presion i shoqerie dhe mentalitetit qe jetonin.
Gjithsesi, kanë qenë më të ndergjegjshëm, më përgjegjës ndaj partnerit.
Sot zihen edhe për pandoflat lënë keq diku... për tubetin e pastës së dhëmbëve lënë hapur në banjo...zihën për hiç gjë 🤷 dhe direkt në gjykatë.... 💔🤷
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Gjithsesi, kanë qenë më të ndergjegjshëm, më përgjegjës ndaj partnerit.
Sot zihen edhe për pandoflat lënë keq diku... për tubetin e pastës së dhëmbëve lënë hapur në banjo...zihën për hiç gjë 🤷 dhe direkt në gjykatë.... 💔🤷
Po ore kan qen mir ..ashtu jan martuar e prindërit e mi , po aman t'a pyesësh plaken t'ime sot ...Te thot qe e ka rrahur e ka mbyt ne dry vetem se ishte pak e nxir Menga e kemishes ..Pse se ke par mir i thosha edhe fut e bjer ..Do te thosha qe kab qen me te ndërgjegjshme sepse i bente dhe druri me te ndërgjegjshme , ziheshin e ne ate kohë por femra sic e dim ku do ankohesh ?? As tek babai nuk kthehesh dot sepse opinioni njerëzve përreth te vriste me shum sesa ajo cfar i bente burri gruas ne shpi qe e mbyste ne dru ..nuk e kam perjetuar ate kohë por me cfar me tregon plaka ishin shum si puna e saj qe s'kishin guxim as te babai tyre te ankoheshin .. 👍
 
Sidomos pa u degjuar fare, vetem duke u shkruar.
 
Falimentimi i familjes sot thua 🙂🤔🙃
 
Ne dashuri pa u pare nuk besoj. Nuk eshte e mundur. Ajo mund te jete nje ndjenje platonike, por per nje cift duhet te bashkohen te gjitha komponentet, si shpirti dhe fiziku. Mire apo keq ai tjetri, ne momenitn qe shihesh kupton a te duket i bukur apo jo. Partneri/partnerja jane rehati per mendjen, zemren dhe syrin. Kjo nuk ka lidhje sa i/e bukur je. Ka lidhje sa i bukur i dukesh asaj qe te sheh.

Sa i perket shoqerise, Po. Besoj sepse ne nje shoqeri te paster e te thjesht nuk ka lidhje aparenca apo nese shikoheni. Kot nuk kane dale dhe disa shprehje si psh: "Se mos do bej krushqi" apo "se mos do e marr per grua/burre".

Megjithate, dhe kontakti fizik, te parit te folurit live kane peshen e tyre. Aty testohet nese eshte dicka e prekshme gjeja, apo eshte e gjitha fryme!
Ne fund te dites, eshte mire te jemi me kembe ne toke. Teknologjia sot na ka kthyer ne njerez virtual me shume sesa real. Preferojne te flasin pas 1 ekrani nonstop dhe pertojne te dalin e te pine 1 kafe me shokun/shoqen e lagjes.

Une ketu kam patur fatin te njoh disa njerez te mire. Qe kur u shkelqejne syte e qeshin e kupton miresine qe u buron nga zemra. Po te mos i kisha pare, s'do e kisha perjetu kenaqesine qe u jep prezenca apo njohja ime ne jeten e tyre, dhe as dashurine qe me japin nepermjet shqisave. Me kujtohet njehere kur fola me @NeVertiti live pas 7-8 vitesh ndoshta qe njiheshim dhe me thote: "o Zot sa mall, sikur s'ka ecur koha. E njejta Sol". Dhe ishte nje e thene e sinqerte sepse dhe gjuha e trupit e tregonte.

Mos te flasim pastaj nese ka aq pershpirtje sa takimi mbyllet me perqafim te ngrohte e te gjaaaaaaate. Une psh. mezi pres qe te takohem serish me @princesha. Ajo nuk ka asnje dallim nga shoqet e mia reale te cilat i takoj sa here mundem. :) Pra,jane keto momente qe te mbushin dhe te ngelin ne mendje. Pse t'a privosh veten nga kjo lumturi, duke u fsheh pas ekranit?!

Mos takimi sigurisht nuk mohon shoqerine e vertete. Ka raste kur pamundesite bejne te veten, sic me @Arfenilla n. S'po me bie rruga as mua per Prishtine e as asaj per Tirane. 🥺

Keshtu puna shoke e shoqe. 😁
 
Redaktimi i fundit:
Po. Tre herë e kam përjetuar 🥰🥰🥰
 
@Soulmind ka bere nje pershkrim te mire mes njohjes se shoqerise dhe asaj te nje njohje dashurie.
Kur jemi tek kjo e fundit,eshte domosdoshmeri takimi live.
Ne nuk e dime kurre se si do reagojme, kur kemi nje njeri perball te cilin e takojme per here te pare fizikisht!
Edhe pse mund te kemi nje njohje te mire virtuale me te.
 
Mendova se ne kte teme behej fjale per dashurin mes nje femre dhe mashkulli . Jo per gje po vertete ne perjetojme shume lloje dashurish Por mendoj se nuk duhet ti ngaterrojme ato .
Pershembull ndjesia qe kam ndjere per nje shok , mik nuk Eshte e njejta me ate qe kam ndjere per dike qe mund ta quaj gjysmen time .
Admirimin a mund ta quajm dashuri?!
Edhe kjo ndjenje ngelet sublime e paprekshme .
Nese ……kte ndjesi e kam provuar vetem njehere ne jete .
Megjithate jam e mendimit qe nuk i besoj nje dashurie pa e pare Edhe pa e prekur.
Nuk po i besojme ktyre qe i kemi perball cdo dite e jo me dikujt para nje ekrani qe mund te na befasoj me papritshmerri.
Ajm sorry eee .

P.s mu ben mendimet lemsh pas ktyre qe lexova lart oj shoqe e shokeni .😬
 
Nese flasim per miqsin shoqrore do thoja po me kuptimin e mir te fjales..mbase pse un jam tip miqsor dhe se di ,cdo rast gjej nje mike te zemres
qe i besoi verbrisht ..

@Soulmind un e kam nje dobsi se miket e aferta i bej dhe familjare😘
 
Shume e bukur, por mua kjo me shkon me boten tone te brendshme me shume.
Pra kur ne i kalojme keto gjera ne lidhje me vetveten .
Flas duke u nisur nga vetja 😊
Me babin e çunave fillova njohjen nëpërmjet virtualitetit (jo forumeve lol). Dashurova brendësinë e tij në fillim, kështu që pamja fizike ishte vetëm një bonus 😁
 
Flas duke u nisur nga vetja 😊
Me babin e çunave fillova njohjen nëpërmjet virtualitetit (jo forumeve lol). Dashurova brendësinë e tij në fillim, kështu që pamja fizike ishte vetëm një bonus 😁
Ndonji histori forumi donim ne ..... jo histori fb ne fillimet e tij , se kam eksperiece te hidhur 😂
 
Ndonji histori forumi donim ne ..... jo histori fb ne fillimet e tij , se kam eksperiece te hidhur 😂
Kush e përmendi fb? 😂
Këto të forumit janë high confidential 😂
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top