Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

9 rregulla të arta për nënat që kanë djem!

Të qenurit prind i vetëm, sidomos një nënë që ka rolin e dyfishtë prindëror, është një nga detyrat më të rënda por njëkohësisht kuptimplote. Në vazhdim po ju japim disa rregulla kryesore të besimit dhe krijimit të një lidhje të afërt me djalin tuaj:
1. Asnjëherë mos u tallni me djalin tuaj
Për një mashkull, tallja e një femrë është gjëja më traumatike që mund ti ndodhë atij. Nuk ka rëndësi nëse e bëni me buzëqeshje apo thjeshtë pa qëllim, tallja është diçka që nuk harrohet kurrë!
2. Gjithmonë përgjigjuni pyetjeve të tij
Në çdo kohë dhe moshë! Nuk duhet të thuani do ta mësosh kur të rritesh apo më vonë, jini të gatshëm ti përgjigjeni për çdo pyetje që mund të ju kërkojë.
3. Pyeteni për këshilla kur ju merrni vendime
Nuk mund ta merrni me mend se fëmija juaj mund të zgjidh ndonjë problem që ju nuk keni mundur te jepni vendimin e duhur. Komunikoni me djalin tuaj, ta ndjejë edhe ai se është anëtar i vyer i familjes, dhe ndoshta ka një sugjerim të mirë. Mbështeteni djalin duke e lejuar në procesin e vendimmarrjes.
4. Harroni fjalët “Unë të thash këshu”!
Harroni këtë lloj frazë përgjithmonë.ju nuk duhet të konkuroni me fëmijën tuaj për çdo gjë. “Unë të thash kështu” reflekton një lloj konkurence në të cilën nëna është e lumtur për fitoren e saj. Merreni me qetësi dhe ai do të vijë vet për të kuptuar.
5. Lavdërojeni
Në vend që të thuani “mirë, por kjo duhet rregulluar”, thuani thjeshtë “super”. Me kohë fëmija juaj do të mësojë se cilat gjëra duhet përmirësuar apo rregulluar në jetë.
6. Mbështetni ëndrrat e tij
Nëse ju flet vazhdimisht për profesionin e tij të ardhëm, mbështeteni, duke e inkurajuar për të lexuar shumë libra, mos ia prishni ëndrrat, në fund fare ai vet do të vendos se çfarë do të vazhdojë për studime.
7. Nëse fëmija juaj është duke qarë…
Kjo nënkupton se ka ndodhur diçka e keqe. Pavarsisht se sa banale mund të jetë arsyeja, duhet të gjeni mënyrat më të mira për ta qetësuar fëmijën.
8. Mos i jepni atij leksione
Nuk besoj se këtu nevoiten komente shtesë, leksionet janë diç që mund ta irritojnë secilin.
9. Ju jeni gjithmonë në anën e tij
Jo vetëm në fjalë, por edhe në veprat tuaja. Ju kurrë nuk duhet të jeni në anën e mësuesve që ankohen rreth tij. Para syvev të fëmijës suaj, ai gjithmonë ka të drejtë! Nëqoftëse ndiqni këto rregulla, përgatituni deri në pyetjet më intime nga ana e djalit tuaj. Me fjalë tjera, djali juaj do të ketë besim të plotë tek ju – gjë që paraqet ëndrrën e çdo nëne./femra.net/

13627237_1723624107854263_3164251662966636871_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back