Love
βeℓℓe â๓e
Rrotullojeni partnerin që gërhet
A fle partneri juaj me kurriz?
Nëse është kështu, atëherë kjo mund të jetë arsyeja se përse gërhet. Teksa gjuha qetësohet, zhytet drejt fundit të gojës, duke bllokuar kalimin e ajrit, dhe duke fjetur me kurriz e bën këtë më të thjeshtë për të ndodhur.
Cfarë të bëni?
Lëvizeni me kujdes partnerin që të flejë në anësore. Nëse është shumë i madh që ta shtyni ose sado që mundoheni përsëri kthehet të flejë me kurriz, vendosini jastëkë mbrapa kurrizit që ta mbajë në pozicionin në anë. Nëse nuk funksionon as kështu, vendosini një top tenisi nga mbrapa pizhamave- kur të kthehet mbrapsht do ta ndjejë dhe do të kthehet anash, ( ose do të flerë me bark).
Ndihmojeni të marrë frymë më thjeshtë
Fletët ngjitëse për në hundë ndoshta nuk janë shumë ****i,, por mund të ndihmojnë gërhitësin tuaj të shndërrohet në një dremitës silencioz. Mund ti gjeni në supermarket ose farmaci. Këto fletë ngjitëse funksionojnë duke hapur rrugët e bllokuara.
Dieta kundër gërhitjes
Ndonjëherë gërhitja kronike është e ndërlidhur me ushqimet pikante. Acidi që ndodhet në këto ushqime pikante mund të irritojë grykën dhe rrugët e sipërme të frymarrjes, duke i bërë ato të dëmtohen, dhe këtu fillon gërhitja. Një shkak tjetër i gërhitjes është dhe mbipesha- tepër dhjam përreth qafës krijon presion mbi rrugët e frymarrjes. Nëse dyshoni se mund të keni një nga këto dy arsye, mund të filloni të ndryshoni zgjedhjet e ushqimit. Mundohuni që të konsumoni sa më pak mishin e kuq dhe ushqime të skuqura dhe shtoni perimet dhe yndyrja të shëndetshme( vaj ulliri). Filloni palestrën ose organizoni ndonjë aktivitet tjetër.
Ndaloni zakone të këqija
Konsumimi i tepërt i alkolit përpara fjetjes, mund të nxisë gërhitjen duke relaksuar muskujt e rrugëve të sipërme të frymarrjes dhe shtyp frymarrjen,. Edhe duhani është i lidhur me gërhitjen pasi nikotina mund të irritojë grykën dhe të dobësojë indin e frymëmarrjes, kështuqë nxisni partnerin të heqë dorë.
Hiqni dorë nga ilacet qetësuese
Largojini ilacet e gjumit, të paktën për të. Ndoshta e bëjnë partnerin të flejë, por dhe të gërhasë më shumë: gjumi i bën muskujt e grykës të qetësohen dhe sjellin zhurma tepër serioze.
Fshihni zhurmën
Ndonjëherë, edhe pas të gjitha tentativave tuaja, gërhitja nuk ndalon. Atëherë përse të mos e maskoni zhurmën. Vini disa tapa në veshë. Ndoshta nuk është zgjidhje në rrënjë të problemit, por nëse maskojnë zhurmën, ju mund të bëni një gjumë më të qetë.
Flini në dhoma të ndara
Mos rrezikoni gjumin tuaj, për hir të shtratit martesor. Duhet të jeni mbrojtës të shëndetit tuaj, dhe nëse kjo do të thotë të lëvizni në një dhomë tjetër, tregojini partnerit që e doni shumë, por edhe juve ju duhet të flini. Përdoreni shtratin martesor për të folur kur jeni shtrirë dhe marrdhënie ****uale, më pas drejtohuni secili drejt dhomës së vet, që të flini sa duhet.
Flisni…me kujdes
Përse ta humbisni partnerin në një dhomë tjetër? Bisedoni për të gërhiturën e tij. Por kjo bisedë nuk duhet të nisë në orën 3 të mëngjesit, kur jeni e acaruar dhe me rrathë të zinj. Por prisni të zgjoheni tërësisht, dhe të flisni për këtë temë. Mos u bëni ballafaquese. Mos filloni me : “Dëshiron të të jap kasetën si këndoje mbrëmë, dhe për këtë arsye nuk vura dot sy në gjumë”?. Përkundrazi flisni më me takt. Tregojini partnerit se keni vënë re që kohët e fundit po konsumon shumë duhan dhe jeni e shqetësuar për shëndetin e tij. Shpjegojini që e keni vënë re se sa i lodhur është. Një partner që është i shplodhur mirë, është një person me të cilin mund të jesh e lumtur .
Kjo mund të jetë serioze për të
Gërhitja është bezdisëse, për ju. Por nëse kuptoni se partneri nuk merr frymë midis gërhitjeve- duke privuar organet jetike nga oksigjeni-dhe gulcon për ajër, ndoshta ai vuan nga ndaluesja e gjumit apnea. Nëse nuk trajtohet apnea e gjumit mund të cojë në atak kardiak, aritmi kardiake dhe deri në vdekje. Arsye të tjera gërhitje mund të jenë dhe tensioni i lartë dhe sëmundje zemre. Kështuqë këshillohet një kontroll tek mjeku.
beauty.al