9 mënyra që të bëni partnerin të mos gërhasë

Love

βeℓℓe â๓e
Rrotullojeni partnerin që gërhet
A fle partneri juaj me kurriz?
Nëse është kështu, atëherë kjo mund të jetë arsyeja se përse gërhet. Teksa gjuha qetësohet, zhytet drejt fundit të gojës, duke bllokuar kalimin e ajrit, dhe duke fjetur me kurriz e bën këtë më të thjeshtë për të ndodhur.
Cfarë të bëni?
Lëvizeni me kujdes partnerin që të flejë në anësore. Nëse është shumë i madh që ta shtyni ose sado që mundoheni përsëri kthehet të flejë me kurriz, vendosini jastëkë mbrapa kurrizit që ta mbajë në pozicionin në anë. Nëse nuk funksionon as kështu, vendosini një top tenisi nga mbrapa pizhamave- kur të kthehet mbrapsht do ta ndjejë dhe do të kthehet anash, ( ose do të flerë me bark).

Ndihmojeni të marrë frymë më thjeshtë
Fletët ngjitëse për në hundë ndoshta nuk janë shumë ****i,, por mund të ndihmojnë gërhitësin tuaj të shndërrohet në një dremitës silencioz. Mund ti gjeni në supermarket ose farmaci. Këto fletë ngjitëse funksionojnë duke hapur rrugët e bllokuara.

gerhitje.jpg

Dieta kundër gërhitjes
Ndonjëherë gërhitja kronike është e ndërlidhur me ushqimet pikante. Acidi që ndodhet në këto ushqime pikante mund të irritojë grykën dhe rrugët e sipërme të frymarrjes, duke i bërë ato të dëmtohen, dhe këtu fillon gërhitja. Një shkak tjetër i gërhitjes është dhe mbipesha- tepër dhjam përreth qafës krijon presion mbi rrugët e frymarrjes. Nëse dyshoni se mund të keni një nga këto dy arsye, mund të filloni të ndryshoni zgjedhjet e ushqimit. Mundohuni që të konsumoni sa më pak mishin e kuq dhe ushqime të skuqura dhe shtoni perimet dhe yndyrja të shëndetshme( vaj ulliri). Filloni palestrën ose organizoni ndonjë aktivitet tjetër.

Ndaloni zakone të këqija
Konsumimi i tepërt i alkolit përpara fjetjes, mund të nxisë gërhitjen duke relaksuar muskujt e rrugëve të sipërme të frymarrjes dhe shtyp frymarrjen,. Edhe duhani është i lidhur me gërhitjen pasi nikotina mund të irritojë grykën dhe të dobësojë indin e frymëmarrjes, kështuqë nxisni partnerin të heqë dorë.

Hiqni dorë nga ilacet qetësuese
Largojini ilacet e gjumit, të paktën për të. Ndoshta e bëjnë partnerin të flejë, por dhe të gërhasë më shumë: gjumi i bën muskujt e grykës të qetësohen dhe sjellin zhurma tepër serioze.

Fshihni zhurmën
Ndonjëherë, edhe pas të gjitha tentativave tuaja, gërhitja nuk ndalon. Atëherë përse të mos e maskoni zhurmën. Vini disa tapa në veshë. Ndoshta nuk është zgjidhje në rrënjë të problemit, por nëse maskojnë zhurmën, ju mund të bëni një gjumë më të qetë.

Flini në dhoma të ndara
Mos rrezikoni gjumin tuaj, për hir të shtratit martesor. Duhet të jeni mbrojtës të shëndetit tuaj, dhe nëse kjo do të thotë të lëvizni në një dhomë tjetër, tregojini partnerit që e doni shumë, por edhe juve ju duhet të flini. Përdoreni shtratin martesor për të folur kur jeni shtrirë dhe marrdhënie ****uale, më pas drejtohuni secili drejt dhomës së vet, që të flini sa duhet.

dhomat.jpg

Flisni…me kujdes
Përse ta humbisni partnerin në një dhomë tjetër? Bisedoni për të gërhiturën e tij. Por kjo bisedë nuk duhet të nisë në orën 3 të mëngjesit, kur jeni e acaruar dhe me rrathë të zinj. Por prisni të zgjoheni tërësisht, dhe të flisni për këtë temë. Mos u bëni ballafaquese. Mos filloni me : “Dëshiron të të jap kasetën si këndoje mbrëmë, dhe për këtë arsye nuk vura dot sy në gjumë”?. Përkundrazi flisni më me takt. Tregojini partnerit se keni vënë re që kohët e fundit po konsumon shumë duhan dhe jeni e shqetësuar për shëndetin e tij. Shpjegojini që e keni vënë re se sa i lodhur është. Një partner që është i shplodhur mirë, është një person me të cilin mund të jesh e lumtur .

Kjo mund të jetë serioze për të
Gërhitja është bezdisëse, për ju. Por nëse kuptoni se partneri nuk merr frymë midis gërhitjeve- duke privuar organet jetike nga oksigjeni-dhe gulcon për ajër, ndoshta ai vuan nga ndaluesja e gjumit apnea. Nëse nuk trajtohet apnea e gjumit mund të cojë në atak kardiak, aritmi kardiake dhe deri në vdekje. Arsye të tjera gërhitje mund të jenë dhe tensioni i lartë dhe sëmundje zemre. Kështuqë këshillohet një kontroll tek mjeku.
beauty.al
 
Titulli: 9 mënyra që të bëni partnerin të mos gërhasë

Gjeja me e mire eshte ta nxjerresh te fleje ne dhomen tjeter..
 
Titulli: 9 mënyra që të bëni partnerin të mos gërhasë

o my God,

Nuk do isha e afte te rrija me te, me vjen keq se gjumin e kam fiksim dhe s'dua as zhurme as drite,
 
Titulli: 9 mënyra që të bëni partnerin të mos gërhasë

Fshihni zhurmën
Ndonjëherë, edhe pas të gjitha tentativave tuaja, gërhitja nuk ndalon. Atëherë përse të mos e maskoni zhurmën. Vini disa tapa në veshë. Ndoshta nuk është zgjidhje në rrënjë të problemit, por nëse maskojnë zhurmën, ju mund të bëni një gjumë më të qetë.

Flini në dhoma të ndara
Mos rrezikoni gjumin tuaj, për hir të shtratit martesor. Duhet të jeni mbrojtës të shëndetit tuaj, dhe nëse kjo do të thotë të lëvizni në një dhomë tjetër, tregojini partnerit që e doni shumë, por edhe juve ju duhet të flini. Përdoreni shtratin martesor për të folur kur jeni shtrirë dhe marrdhënie ****uale, më pas drejtohuni secili drejt dhomës së vet, që të flini sa duhet.

Te flesh me tapa veshi? Me perpara e coj ate tek doktori (nqs ka gje qe zgjidhet), e mesoj te fleri ne kuriz, ose fundja kane dal ne treg gjithe ato opsione kundra gerhitjes.

Gjithsesi, me duket absurde ta zgjoj 10 here ne nate se gerhet e me besdis.
Nqs nuk gjendet zgjidhje, secili me dhomen e vete (edhe pse ka ca qe gerhasin aq forte sa qe degjohen tek komshiu, jo me tek dhomat brenda shtepise)>
 
Titulli: 9 mënyra që të bëni partnerin të mos gërhasë

Love, ky eshte diskriminim!! Ke vene ne foto si zhurmues nate mashkullin. Pse ju femrat nuk gerhisni....? Jane disa qe edhe flasin naten ne gjume nga inercia nga qe flasin gjith diten...:p
 
iStock_000014979509Snoring-woman.jpg
Po ka dhe femra qe gerhasin, se mos jemi perfekte! (ama me bute, dhe me ngavash:p).

Sa per te foluren ne gjume, eshte gallat, sidomos te degjosh ca thot dikush (ca i pjell mendja ne gjume), e le me te fillosh te besh dialog!
(po patet rastin provojeni).
 
Titulli: 9 mënyra që të bëni partnerin të mos gërhasë
 
Titulli: 9 mënyra që të bëni partnerin të mos gërhasë

Nje pale corape ne goje edhe pushon :p lol
 
Titulli: 9 mënyra që të bëni partnerin të mos gërhasë

Une vertete jam engjell vec kur fle jo lol
 
Titulli: 9 mënyra që të bëni partnerin të mos gërhasë

Per mua shum e thjesht do vija kufjet do degjoja muzik :p
 
Titulli: 9 mënyra që të bëni partnerin të mos gërhasë

[h=1]NeVertiti[/h] 20 Orë Më Parë #39033 [x] hahahahahah Sweet po kur thot ato te dites apo ato cfar mendon ka dhe te till,,imagjino sherri ne cift pastaj..:p se cfar s'mendon robi..i sotshem..;p

Tani, e folura ne gjume eshte nje thike me 2 ane prefse, sepse mund te filloj te flasi kot me kot, ose te thot sekretet - prandaj nqs di te besh bashkebisedim, dhe mos e nxefesh (se o nuk te pergjigjet me, ose zgjohet, ose te kthen kurizin dhe ja kput gjumit:D), mund te maresh vesh gjera te rendesishme, qe as do te vente neper mend!

Gjithsesi, e po fole vetem per gallat:) te shikosh ca i pret mendja ne gjume- e ca mund te enderroj truri jone, e forte eshte diten e dyte, kur skujton me asgje.

(prandaj them, po ju dha rasti, perfitoni:p)
 
Titulli: 9 mënyra që të bëni partnerin të mos gërhasë

ka menyre me efikase se nje e pickuar... fillonpozicionohet vet pastaj... per asnje arsye nuk stresojveten time, e te mundohem ta leviz me kujdes, s'e mos i prishet gjumi... kur gjumi im ka marre malet nga te gerhiturat e tjetrit, sme intereson nese e zgjoj nga gjumi me ceremoni...
 
Titulli: 9 mënyra që të bëni partnerin të mos gërhasë

Un pergjithsisht ja kaloj mir ne gjum! por kur zgjohem me duket sikur gerthet gjith diten elefanti,,
nje her po beja ....... ne mengjes,,,dhe me tha si mund te marresh frym nga ajo gje e vogel??
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top