88-vjeçari, nën gjykim për masakrën e 1944-s

PaTo_MiLaN

Antarë i Respektuar
Një 88-vjeçar është vendosur nën gjykim, si pjesëmarrës i dyshuar në një prej krimeve më të shëmtuara të Luftës së Dytë Botërore.

Akuzat e ngritura ndaj të moshuarit lidhen me masakrën e kryer nga trupat "SS" të Gjermanisë Naziste, në fshatin francez të Oradour-sur-Glane, ku në vitin 1944 u ekzekutuan të gjithë 642 banorët e komunitetit, pavarësisht moshës apo gjinisë.

I identifikuar si Werner C., i dyshuari besohet se ishte pjesë i trupave që kryen këtë masakër dhe se ka vrarë personalisht 25 civilë, e bashkëpunuar në ekzekutimin e qindra të tjerëve.

Në lidhje me këtë masakër, rreth 60 ish-efektivë "SS" u gjykuan në vitet 1950, 20 prej të cilëve u dënuan, por u liruan brenda pak kohësh.

Megjithatë, emri i të pandehurit figuron qartazi në disa dokumenta të zbuluar rishtazi, të cilat kanë përfunduar në duart e Prokurorisë së Dortmundit.

Oradour-sur-Glane është shndërruar sot në një vend ku mund të dëshmohen tmerret e regjimit hitlerian, pasi në përfundim të luftës, gjenerale Charles des Gaulles urdhëroi që fshati të mos rindërtohej dhe të mbetej i paprekur në gjendjen që ishte, si një dëshmi e gjallë për brezat e krimeve të Luftës së Dytë Botërore

gjermani-0801.jpg
 
Titulli: 88-vjeçari, nën gjykim për masakrën e 1944-s

Krimi dhe gjaku nuk falen kurre :peshkim: Kane thene plakat se ferra e zbulon gjakun :plak: Une i kam lakmi popujve qe nuk harrojne dhe ne kete drejtim mjafte popuj kan ngrit aktakuza edhe pas nje shekulli.

Ne kete sens vetem ne shqipet kemi falur. Pra nje popull qe harron te vdekurin, te vrarin e te humburin eshte i denjuar per te vuajtur. :peshkim:
 
Back
Top