Love
βeℓℓe â๓e
Pamja e realizuar me anë të një teleskopi me rreze infra të kuqe, përbën katalogun më gjigant të yjeve të kapur ndonjëherë në galaktikën tonë
Astronomët e Observatorit Australiano-Europian (Eso) kanë publikuar imazhin më të madh të realizuar ndonjëherë të Rrugës së Qumështit, një katalog gjigant që përfshin plot 84 milionë yje.
Ky koleksion i pazakontë përfshin një numër yjesh 10 herë më të madh se sa imazhet e realizuara deri më tani nga shkencëtarët.
Shkrepja e realizuar me një aparat 9 gigapixel (9 miliardë piksel), përbën një hap të rëndësishëm për të kuptuar galaktikën në të cilën jetojmë, raporton Eso.
Imazhi i kapur është aq i madh, sa nëse do të shtypej më madhësinë e zakonshme të një libri, do të ishte i gjatë 9 metra dhe e lartë 7 metra.
“Duke i vëzhguar me hollësi tërësinë e yjeve që rrethojnë qendrën e Rrugës së Qumështit mund të mësojmë më shumë mbi strukturën dhe evolucionin jo të vetëm të galaktikës sonë, por edhe të galaktikave të tjera spirale në përgjithësi”, – shpjegon Roberto nga ‘ Saito nga Pontificia Universidad Catolica’, në Kili si dhe autor i studimit.
Pjesa më e madhe e galaktikave spirale, përfshirë Rrugën e Qumështit përbëjnë një strukturë të madhe të përqendruar nga yje shumë të vjetër që rrethojnë qendrën ose bërthamën e saj.
Të kuptosh strukturën dhe evolucionin e bërthamës së Rrugës së Qumështit, është thelbësore për të njohur galaktikën në tërësinë e saj.
Burimi: g.shqip