Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

84 milionë yje në një foto të vetme

Pamja e realizuar me anë të një teleskopi me rreze infra të kuqe, përbën katalogun më gjigant të yjeve të kapur ndonjëherë në galaktikën tonë

rruga-e-qumshtit-620x465.jpg


Astronomët e Observatorit Australiano-Europian (Eso) kanë publikuar imazhin më të madh të realizuar ndonjëherë të Rrugës së Qumështit, një katalog gjigant që përfshin plot 84 milionë yje.
Ky koleksion i pazakontë përfshin një numër yjesh 10 herë më të madh se sa imazhet e realizuara deri më tani nga shkencëtarët.
Shkrepja e realizuar me një aparat 9 gigapixel (9 miliardë piksel), përbën një hap të rëndësishëm për të kuptuar galaktikën në të cilën jetojmë, raporton Eso.
Imazhi i kapur është aq i madh, sa nëse do të shtypej më madhësinë e zakonshme të një libri, do të ishte i gjatë 9 metra dhe e lartë 7 metra.

“Duke i vëzhguar me hollësi tërësinë e yjeve që rrethojnë qendrën e Rrugës së Qumështit mund të mësojmë më shumë mbi strukturën dhe evolucionin jo të vetëm të galaktikës sonë, por edhe të galaktikave të tjera spirale në përgjithësi”, – shpjegon Roberto nga ‘ Saito nga Pontificia Universidad Catolica’, në Kili si dhe autor i studimit.
Pjesa më e madhe e galaktikave spirale, përfshirë Rrugën e Qumështit përbëjnë një strukturë të madhe të përqendruar nga yje shumë të vjetër që rrethojnë qendrën ose bërthamën e saj.
Të kuptosh strukturën dhe evolucionin e bërthamës së Rrugës së Qumështit, është thelbësore për të njohur galaktikën në tërësinë e saj.
Burimi: g.shqip
 
Pe: 84 milionë yje në një foto të vetme

Sa e keqe pamja e fotos,sme pelqen...Me te bukur e ka nxjerr imagjinata ime foton kur e lexova titullin se sa fotoja origjinale LOL
 
Pe: 84 milionë yje në një foto të vetme

te gjithe kemi nje qiell me yje ideja eshte se duhet gjetur kendveshtrimi ideal per te pare yjet..... ne fakt ka pare edhe foto me te bukura te rruges se qumeshtit ....
 
Titulli: 84 milionë yje në një foto të vetme

Po kush i numeroji qe jane 84,mund te jene dhe 85 milion :p
 
Titulli: 84 milionë yje në një foto të vetme

Dhe ne me yje e kemi dhe po nuk e patëm i bëjmë vetë ne :P..

Jam dakort me ty diku ka foto akoma më të bukura ..

Ne qytetet e medha, rrofte ndotjes te ajrit, e kur eshte qielli xixe, prap sduken shume yje....
Por duke u larguar nga qyteti, ne zonat malore, fshatra, pamja eshte fantastike....Nje "batanije" me yje ( shume me ndricues se "ata" te qytetit, plus dhe duken sikur te jene me afer), aq me shume nqs eshte dhe hena ne peisazh, behet nje peisazh fantastik per te veshtruar....
Besoj qe e njejta gje duhet te ndodhi, dhe ne zonat me det, me pak te populluara dhe te industrializuara...
Eh yje yje....
star_165.gif
 
Pe: 84 milionë yje në një foto të vetme

Sa isha duke i numeru nga fundi me ra interneti :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back