Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

800 objekte antike ekspozitë në Muzeun e Apolonisë

FIER-Të paktën 800 objekte të cilat tregojnë ritmet e zhvillimit epokal në Apoloni, janë ekspozuar në muzen arkeologjik të qytetit antik i rihapur pas 20 vitesh ne kete qytet me vlera unikale. Përmes objekteve të ekspozuara vizitorët mësojnë se Apolonia antike e krijuar nga kolonët grek rreth viteve 620 P.K. është ndërtuar mbi rrënjët e një qytetërimi shumë më të hershëm.

Rihapja e muzeut arkeologjik pritet te rrise numrin e vizitoreve ne parkun arkeologjik të Apolonisë, i cili vitin e kaluar u vizitua nga 35 000 turistë.
Muzeu i Apolonisë u hap në vitin 1970. Ai ishte mbyllur në vitin 1991 për shkak të grabitjeve sistematike në kohën e fillimit të tranzicionit, me qëllim ruajtjen e objekteve arkeologjike".


49255.jpg





balkanweb.com
 
Apoloni, rihapet muzeu pas 20 vjetesh

Në muze do të ekspozohen rreth 750 objekte arkeologjike, 1 thesar monedhash antike etj. Eshtë muzeu më i madh arkeologjik i një Parku në Shqipëri.ثshtë rihapur pas njëzetë vitesh muzeu arkeologjik i Apolonisë. Ceremonia e inagurimit të muzeut është kryer në mesditën e djeshme në mjediset e qendrës muzeale të këtij qyteti antik. Merrnin pjesë në aktivitet ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi, Zineb Benxhelun përfaqësuese e OKB për Shqipërinë, Engelbert Ros përfaqësues i UNESCO-s, zyra e Venecias.
Shiko fotografinë 1805777
Janete Papadhopulos , përfaqësuese e zyrës së Ndihmës kulturore Itali, këshilltari i Kryeministrit Z. Neritan Ceka, etj.Ministri Aldo Bumçi në fjalën e tij tha se Muzeu i Apolonisë është një nga të të rëndësishmit në Shqipëri dhe gjithashtu një motor zhvillimi kulturor dhe turistik jo vetëm për zonën por për gjithë vendin. Sipas Bumcit, rihapja e këtij muzeu është një tregues i qartë i potencialit turistik që ka vendi. Bumçi theksoi se Qeveria Berisha i ka kushtuar vëmendje të veçantë turizimit kulturor, dhe se këtë e tregon edhe buxheti i vitit 2012 i miratuar për këtë Ministri.

Nga ana tjetër Ministri Bumçi nuk la pa falënderuar edhe bashkëfinancuesit në këtë projekt. Ai shtoi gjithashtu se sipas një studimit të kryer nga organizma ndërkombëtarë pasuria turistike e vendin tonë krijon të ardhura më shumë se sa resurset e pasura e të mrekullueshme natyrore të Shqipërisë. Dhe një nga këto potenciale përfundoi ai është edhe qyteti antik i Apolonisë dhe ky muze .Ndërsa Studiuesi dhe arkeologu i shquar Neritan Ceka tha se në projektet e Qeverisë Shqiptare, Apolonia e lashtë pas pesë vitesh do të jetë qendra e Shqipërisë jugperëndimore përsa i përket turizmit. Sipas tij ende nuk ka përfunduar projekti i saponisur, “Ky është vetëm fillimi i një pune të nisur prej disa vitesh në ekspozimin dhe paraqitjen e asaj se çfarë ruan dhe është në të vërtetë Apolonia e lashtë”-përfundoi ai.

Projekti i restaurimit të muzeut të parkut arkeologjik të Apolonisë ka nisur disa vite më parë pas një marrëveshjeje të OKB-së, UNESCO-s dhe Qeverisë Shqiptare për ruajtjen e vlerave arkeologjike. Rreth 750 Objekte të periudhave të ndryshme të zhvillimit të qytetit antik të Apolonisë janë ekspozuar në një godinë me një sipërfaqe prej më shumë se 1000 m2. Muzeu i Apolonisë daton që prej viteve 80-të, por ai u mbyll për shkaqe sigurie pas viteve 90. Objektet arkeologjike që prej asaj kohe ruheshin në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë. Tashmë ato i janë rikthyer vendit ku u zbuluan, parkut arkeologjik të Apolonisë./Gazeta Sot
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back