8 vite burg për shqiptaren, plagosi një arab dhe gënjeu gjykatësin

Love

βeℓℓe â๓e
ZVICثR-Prokuroria zvicerane në Cyrih ka kërkuar 8 vite burg kundër shqiptares Besnike. I nga Maqedonia, e cila akuzohet për therjen e një emigranti të huaj.

timthumb.php


23- vjeçarja nga Maqedonia, për të cilën nuk jepen detaje të tjera, akuzohet se kishte prerë me një shishe xhami në fytyrë emigranti arab Hassan J, i cili kishte tentuar ti grabiste asaj sende personale në një disko të Cyrihut.

Besnikja e shoqëruar nga dy miqtë e saj, Driton.R dhe Onur.Y, pasi ka hetuar grabitjen e çantës së saj ka kapur grabitësin dhe ka nisur përleshja me të. Në përleshje e sipër, Besnikja ka thyer një shishe të vodkës dhe i ka prerë fytyrën grabitësit. Kjo ka qenë edhe arsyeja që shqiptarja nga Maqedoni pritet të përballet me dënimin me burg.

Prokuroria përmes fakteve të shpalosura ka theksuar se emigrantja nga Maqedonia kishte prerë grabitësin me shishen e thyer të xhamit, pasi që ai ishte i shtrirë për tokë dhe ishte dorëzuar. Por, avokati mbrojtës i Besnikes, Valentin Landmann, një nga avokatët më të njohur zviceran ka kërkuar dënim më të ulët, pasi që sipas tij, klientja e tij kishte reaguar nën ndikimin e alkoolit.

Avokati mbrojtës ka kërkuar vetëm 2 vite burg, por prokuroria nuk është tërhequr nga vendimi prej 8 viteve burg. Prokurori zviceran Mathias Stammbach ka kërkuar dënimin maksimal, pasi që e akuzuara kishte gënjyer gjykatën me dëshmitë e saj të rrejshme. Kjo ka çuar, që hetuesit të kërkojnë dënimin maksimal.
Burimi: tch
 
Pe: 8 vite burg për shqiptaren, plagosi një arab dhe gënjeu gjykatësin

23- vjeçarja nga Maqedonia, për të cilën nuk jepen detaje të tjera, akuzohet se kishte prerë me një shishe xhami në fytyrë emigranti arab Hassan J, i cili kishte tentuar ti grabiste asaj sende personale në një disko të Cyrihut.
Thuhet Zyrih apo Cyrih??...

Per temen,cte thuash vertet qe krim por ama per vetmbrojtje...
 
Titulli: 8 vite burg për shqiptaren, plagosi një arab dhe gënjeu gjykatësin

E paqarte si ngjarje,si mund te denosh aq shum per nje plagosje,qe fundja ishte ne njefar menyre vetembrojtje,ai po e vidhte.
 
Titulli: 8 vite burg për shqiptaren, plagosi një arab dhe gënjeu gjykatësin

Me duket cik absurde ky denim,nuk e di per legjislacionin e huaj,por ne shqiperi di qe nuk ka pergjegjesi penale personi qe ka kryer nje veper penale ne kushtet e nje mbrojte te nevojshme.

Neni 19
Mbrojtja e nevojshme


Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit.
Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Neni 20
Nevoja ekstreme


Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën nga nevoja për të përballuar një rrezik real dhe të çastit që e kërcënon atë, një person tjetër apo pasurinë nga një dëmtim i rëndë dhe i pashmangshëm me mënyra të tjera, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh se dëmi i zmbrapsur.
 
Back
Top