Në rrugët e Bangladeshit dolën sot femra që janë sulmuar me acid, të cilat protestuan kundër dhunës jo vetëm në vendin e tyre por në të gjithë botën, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Në Bangladesh, dhuna ndaj femrës është në përqindje shumë të larta dhe ky vend mban një rekord të tmerrshëm; zë vendin e parë për sulmet me acid.
Në vitin 2005 u shënuan 267 sulme të kësaj natyre, ku viktimat në shumicën e rasteve janë femra, por edhe fëmijë, pasi sulmet ndodhin kryesisht kur viktimat janë në gjumë.
Gjithashtu, përllogaritet se rreth 29.000 vajza të mitura punojnë si prostituta në Bangladesh. Por një rol të rëndësishëm që këto vogëlushe të bëhen prostituta luajnë edhe prindërit e tyre, të cilët i shesin pa mbushur 12 vjeç! /Albaniaobserver