748 milionë njerëz në botë nuk kanë ujë të pijshëm

uje-770x470.jpg


748.000.000 njerëz sot në botë nuk kanë ujë të pijshëm, dhe 2.5 miliardë njerëzve u mungon uji i pijshëm i pastër.

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit Fondacioni i Luftës kundër Erozionin së Tokës në Turqi dhe Mbrojtjes së Trashëgimisë Natyrore ka mbajtur në të njëjtën kohë një konferencë për shtyp me Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë, Italinë dhe Kosovën.

Anëtarët e këtij fondacioni të Safranbolu-së në Karabuk u mblodhën në tarracën e kodrës “Hidirlik Seyir” dhe mbanin në duar parulla ku shkruhej: “Uji është ushqim”, “Uji është Jetë” dhe “Uji është shëndet”.

Kryetari i Zyrës së Fondacionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Natyrore në Karabuk Ramadan Sinekoglu tha se Dita Botërore e Ujit, festohet në 81 provincat e vendit. Qëllimi është sensibilizimi i popullsisë mbi rëndësinë e ujit.

“Në botë 748.000.000 njerëz nuk kanë ujë të pijshëm, dhe 2.5 miliardë njerëz kanë probleme për sigurimin e ujit të pastër të pijshëm. Kundër kësaj ne kemi për të sjellë një gotë ujë në nga një qytet i largët i Turqisë për të treguar se uji që rrjedh nga çezma është i pastër”, u shpreh Sinekoglu.

Ai bëri thirrje për reduktimin e përdorimit të ujit të ambalazhuar pasi kjo gjë sipas tij çon në dëmtimin dhe ndotjen e ambientit.
islampress
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top