73- vjeçarja: Më thanë xhindet ta vras burrin të dielën

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
“E vrava se më thanë xhindet ta bëj një gjë të tillë”. Kështu ka deklaruar 73- vjeçarja, Fatmire Poka, e cila mesditën e së dielës vrau me armë gjahu bashkëpunëtorin 66- vjeçar, Faik Poka.

Të moshuarës i është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndonëse ajo ka folur përçat dhe është shprehur se nuk mban mend as datën dhe ditën e lindjes.

Por, sipas prokurorit Alfred Shehu, 73- vjeçarja e ka kryer vrasjen me paramendim dhe se ka pritur që burri të kthehej nga Librazhdi.
Në momentin që burri ka hyrë në kuzhinë, ajo e ka qëlluar pas shpine me armën e gjahut teke në shpatull. Më pas ka tentuar t’i ndërrojë rrobat viktimës si dhe të fshehë armën në divan te dhoma tjetër brenda banesës. Por disa orë më vonë, e moshuara i ka dorëzuar armën policisë, duke pranuar se e kishte kryer ajo vrasjen për motive xhelozie.

Po ashtu prokurori është shprehur se 73- vjeçarja përbën rrezik për shoqërinë ndaj dhe duhet të merret masa e arrestit ndaj saj. Gjithsesi brenda 15 ditësh do t’i nënshtrohet edhe një ekspertize neuro-psikike.

“Më shtynë xhindet që ta vras burrin tim, madje më thanë që të mos e vras të shtunën, por të dielën, dhe unë e vrava. Më kanë bërë magji që ta kryej një krim të tillë,” citohet e moshuara në gazetën Panorama.


_____________________________
ndersa nje dite me pare deklaronte:“Burrin e vrava se më tradhtonte me fqinjën. Faikut i kisha thënë se nuk do ta falja kurrë nëse nuk do të hiqte dorë njëherë e përgjithmonë nga aventurat e tij të dashurisë në pleqëri. Ai nuk e mori seriozisht paralajmërimin tim, ndaj e pësoi me kokë”.


Kjo ka qenë deklarata e Fatmira Pokës, e cila ka qëlluar mbi bashkëshortin e saj, 67- vjeçarin, Faik Poka, ngjarje që ka ndodhur në Xibrakë të Elbasanit pasditen e së dielës.


Ajo vijon më tej duke shtuar se: “Im shoq më kishte lënduar shumë dhe nuk mund t’i përballoja dot më dhimbjet dhe vuajtjet shpirtërore të shkaktuara prej tradhtisë së tij. Duke qenë se dyshimet për këtë po më shtoheshin, u sëmura rëndë. Po tërbohesha nga xhelozia, të cilën mendova ta shuaj duke derdhur plumbin mbi të me armën që kisha në shtëpi”.


Fatmira Poka, 72 vjeç, është disa vite më e madhe se bashkëshorti. Ajo vuante dhe mjekohej me ilaçe kundër depresionit dhe sklerozës.
Ajo tashmë ndodhen në dhomat e paraburgimit dhe akuzohet për “Vrasje me dashje”.
اifti kanë pesë fëmijë, të cilët jetojnë jashtë.

​gazetatema.net
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 73- vjeçarja: Më thanë xhindet ta vras burrin të dielën

Hjade deklarat hajde looooooool dhe mua me dalin xhindet ne enderr me thon qe ti ke nevoj te besh se-ks me Eva Mendez qe te bijesh rehat lol lol Po ku ta gjej une eva mendez pa mir e kan xhindet lol lol
 
Titulli: 73- vjeçarja: Më thanë xhindet ta vras burrin të dielën

shteti shqiptar duhet te mobilizohet urgjent me kontrollin e popullates per shendetin mendor. dhe kjo nuk duhet te neglizhohet. mbase nje pyetesor i thjeshte do ndihmonte te pakten evidentimin e rasteve me devijime, dhe te behet nje fushate per keshillimin e popullates.
c'po behet keshtu, krimi pason krimin, e secili eshte akoma dhe me banal se tjetri...
 
Titulli: 73- vjeçarja: Më thanë xhindet ta vras burrin të dielën

shteti shqiptar duhet te mobilizohet urgjent me kontrollin e popullates per shendetin mendor. dhe kjo nuk duhet te neglizhohet. mbase nje pyetesor i thjeshte do ndihmonte te pakten evidentimin e rasteve me devijime, dhe te behet nje fushate per keshillimin e popullates.
c'po behet keshtu, krimi pason krimin, e secili eshte akoma dhe me banal se tjetri...


Eshte shume e thjesht, shteti ngre supet duke thene "skemi vend ku te shtrojme te gjithe te cmendurit e Shqiperise", i njejti shtet qe sben asgje per mbajtjen e armeve pa leje....

Keto po behen lajmet "normale" te dites, aq kohe sa asnjeri nuk ben asgje per te ndryshuar gjendjen.
 
Titulli: 73- vjeçarja: Më thanë xhindet ta vras burrin të dielën

Cudi si nuk i paskan thene xhindet te vrasi veten lol
 
Titulli: 73- vjeçarja: Më thanë xhindet ta vras burrin të dielën

''Kështu ka deklaruar 73- vjeçarja, Fatmire Poka, e cila mesditën e së dielës vrau me armë gjahu bashkëpunëtorin 66- vjeçar, Faik Poka.'' Bashkëpunëtor me xhindet ishte Faiku,apo me Fatmirën? ثshtë bërë për kuje ky vend,nuk po merret më vesh se ç'po ndodh.Shërbime zero,shtyp zero,nivel kulturor zero,dhe arritje kolosale nga qeveria për vjedhje edhe pasurim të disa individëve.Ah edhe për moshë interneti mos ta harrojmë këtë arritje
 
Titulli: 73- vjeçarja: Më thanë xhindet ta vras burrin të dielën

Pse qeshni se marr vesh.
Ketu eshte vrare nje person, nga nje tjeter qe vuan nga skleroza, e per te do kujdesej vec nje tjeter i moshuar
kur shihet nje person ne te tille gjendje skuptoj pse nuk e dergojne ne shtepi kuruese, azil thoni si te doni.
Ajo vertete mund te jete rrezik edhe per niper e mbesa sepse thjeshte se di, eshte thjeshte e semure.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top