71% e shqiptarëve nuk kursejnë, 27% e mbyllin muajin me shumë vështirësi

LeVoyageur

Once upon a time...
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare realizoi një anketim që dha këto rezultate, 27% e shqiptarëve me zor e mbyllin muajin dhe nuk kanë para mjaftueshëm për ushqime. Kjo e rendit Shqipërinë në pozicionin më të keq, krahasuar me vendet e rajonit. Gati 71% e të anketuarve deklaruan se nuk kursejnë dot, nuk heqin dot mënjanë para nga rrogat e tyre.

500 të intervistuar mbi 18 vjeç morën pjesë në studimin e kryer në shtator të 2019. 46% e të anketuarve thanë se kanë para mjaftueshëm për ushqime, por hasin vështirësi për blerjen e rrobave dhe pajisjeve shtëpiake.

“Po ku del të kursesh me këto rroga e këto pensione? Në Kosovë paga minimale është 350 euro. Unë jetoj jashtë dhe atje arrij të heq para mënjanë, këtu, nuk bëhet fjalë. Po të më binte një hall shëndetësor, do t’i thosha mjekut, nuk kam lekë. Unë kursej 50 mijë lekë të vjetra në muaj, se jeta nuk është vaj. Gjermanët kanë ngrënë për vite me radhë patate të ziera. Të huajt e kanë të shenjtë paranë”, thotë një zotëri.

“Asnjë qindarkë nuk tepron, thotë një zonjë. Punojmë vetëm për bukë të gojës”, shprehet një qytetar.
Më herët sipas një anketë të Bankës së Shqipërisë rezultoi se 4 % e familjeve shqiptare ushqehen me listë.

monitor.al
 
Eh ,nuk behemi ne si shtet jo.
Ashtu sic jane pagesat,standarti i ulte ekonomik,ashtu eshte edhe shporta sociale qe shteti duhet te ndihmoje,kategorit me nevoja te vecanta etj etj.
Rrogat katastrof,nderkohe qe cmimet krahasohen me ,me te shtrejtat ne Evrope.
 
Kam nje njeriun tim andej qe ka djalin me aftesi te kufizuar dhe ai eshte diku 25 vjec tani.
Ne bisede e siper e pyeta nese mer ndihme per te!
Me tha cdo 6-12 muaj duhet te shkojme der me der sepse nuk e ka te perjetshme ndihmen qe mer.
Behej fjale per shum pak para gjithsesi
Thashe me vete po ca shteti I poshter mendojne qe te verberit i vine syte apo ai tjetri me Down syndrome do behet mire

Ne si shqipetare e kemi ne kulture kursimin sepse jemi rrit ne varferi,por ta dish qe ai qe heq ato 50 mije lek te vjetra me nje ane ai han me
Siguri buke dhe djathe
 
Sju hoq shqiperise lista as ne 2019
 
Po mor po e ne lokal me dreka e darka cdo dite e i ke.
Ekonomia Shqiptare eshte ekonomi informale dhe keshtuqe treguesit makroekonomike nuk jane te sakte.
 
Po mor po e ne lokal me dreka e darka cdo dite e i ke.
Ekonomia Shqiptare eshte ekonomi informale dhe keshtuqe treguesit makroekonomike nuk jane te sakte.

Megjithate kjo nuk e perjashton qe jemi dhe mbetemi shume te varfer.
Pastaj kryeqyteti nuk perfaqeson Shqiperine , rrethet dhe zonat rurale po boshatisen pikerisht prej papunsise dhe varferise.
 
Mire tha zoti @Tiku, ha pi muco e ankohu lol lol
une me asistence sociale jam e kam gjetur rehati per vete :D
vetem per @iva qe dua te iki ne Angli lol lol
 
Megjithate kjo nuk e perjashton qe jemi dhe mbetemi shume te varfer.
Pastaj kryeqyteti nuk perfaqeson Shqiperine , rrethet dhe zonat rurale po boshatisen pikerisht prej papunsise dhe varferise.
Varferia eshte dhe e frikshme sidomos ne qytetet e vogla, por ec e thuj naltmadhnis se tij Ed rumpalles .
 
Mire tha zoti @Tiku, ha pi muco e ankohu lol lol
une me asistence sociale jam e kam gjetur rehati per vete :D
vetem per @iva qe dua te iki ne Angli lol lol
rakagjoz. lol
 
Back
Top