70 notarë nga e gjithë bota, me not nga Ksamili në Korfuz
Plot 70 notarë nga Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Holanda, Australia, Greqia dhe disa vende të tjera të botës morën pjesë në maratonën dy milje detare nga Ksamili drejt Korfuzit. Nisja e edicionit të dytë u bë nga vendi i quajtur Pema e Thatë midis Ksamilit dhe Butrintit në orën 7.30 -08.00 të mëngjesit.
Eventi ka synim edhe të promovojë turizmin midis dy brigjeve dhe trashëgiminë kulturore. Aktiviteti zhvillohet si homazh për shumë shqiptarë që tentuan të kalojnë kufirin e regjimit komunist të Shqipërisë duke notuar.
Nga Ksamili drejt Korfuzit është edhe pjesa më e ngushtë e Kanalit të Korfuzit në të cilën janë kapur dhe vrarë shumë persona që tentonin të iknin në Greqi me not.
b.g.shqip