Televizori i ri high-definition me stemen Full HD? Eshte lene pas tashme nga ai 3 dimensional qe lundron ne internet. Telefoni i brezit te trete? Eshte i vjeter, tashme ka dale ai i brezit te katert. Libri elektronik bardhe e zi? Per ta nxjerre ne pension, tashme kane dale ata me ngjyra.
Kush nga ata qe ne Krishtlindje mendonin se kishin shtene ne dore fjalen e fundit te teknikes duhet qe ta rimendoje edhe nje here. Ne fakt, teknologjia nuk ka patur kurre nje pershpejtim me te madh se sa ai qe do te kete ne 2010. Ishte kjo ndjesia qe kishte cdokush qe vizitonte stendat e panairit elektronik te konsumatorit, me i madhi ne bote qe i dedikohet teknologjise se konsumit dhe qe sapo eshte mbyllur ne Las Vegas, ne SHBA.
Pavaresisht krizes, klima aty ishte me euforike se sa vitet e kaluara: 2500 ekspozues (330 me shume krahasuar me vitin qe kaloi) dhe 20 mije produkte te rinj qe shume shpejt do te shnderrohen ne objekt deshirash. Keshtu qe, zakonet tane dixhitale jane te destinuar te ndryshojne. Ja cilat jane tendencat per 12 muajt e ardhshem:
Bota ne nje tablete
Panairin e Las Vegasit e hapi numri nje i Microsoftit, Steve Ballmer. U prezantua perpara popullit qe ishte mbledhur ta degjonte, duke paraqitur nje tablete elektronike me ekran shumengjyresh te prodhuar nga HP dhe qe perdorte sistemin operativ Windows 7: do te mberrije ne treg ne muajin mars. Nje xhest i qarte sfide ndaj rivalit Steve Jobs te Apple, qe per pak dite pritet te nxjerre tableten e tij. Ballmer ka leshuar nje mesazh te pagabueshem: keto pajisje te reja pa tastiere, pak laptop e pak telefone celulare, do te zene ne 2010 nje pjese te rendesishme te tregut. Me shume se per te lexuar, do te sherbejne per te lundruar ne internet, per te pare video, per te luajtur dhe per te qendruar te lidhur me rrjetet sociale. Do te kete nga te gjithe format dhe ngjyrat: jo vetem nga HP, por edhe nga Acer, Asus, Dell dhe Sony, sa per te permendur disa marka qe kane prezantuar nje prototip ne Las Vegas.
Me pas jane hibridet. Lenovo, per shembull ka prezantuar IdeaPad, nje kompjuter portabel me ekran te levizshem. Mund te perdoret si laptop, por edhe si tablete. Nje tendence kjo e tabletave, qe merr me shume vlere nga fjalimi i Ballmer: "Te gjithe ekranet (kompjutere, televizore, celulare, kroskote makine) do te jene gjithnje te lidhur ne internet dhe do te na lejojne te kemi akses ne informacion kudo qe ndodhemi". Do te ndryshjoje ne menyre radikale edhe menyra e integrimit me teknologjine: "Do te jete me e natyrshme, do te shfrytezoje zerin dhe levizjet e trupit dhe te duarve", ka shtuar Ballmer. Keto tableta qe punojne krejtesisht me prekje jane pagezuar tashme: do te quhen "slate", per t'i dalluar nga kompjuteret tablete qe kane tastiere dhe ekran te rrotullueshem me prekje.
Libri elektronik behet me ngjyra
Kindsle, qe ne Krishtlindje dukej libri elektronik me i lezetshem, tashme duket i vjeteruar. Libri elektronik i Amazon (500 mije ekzemplare te shitur ne vitin 2009) do te kete te beje me te riun Nook, qe ka nxjerre Barnes & Noble, konkurent i Amazon ne shitjen e librave dixhitale ne internet. Ndryshe nga Kindle, Nook ka ekranin me prekje shumengjyresh si dhe lidhje ne rrjetet 3G dhe wi-fi. Praktikisht eshte nje ekran i madh qe perdor edhe rrjetin celular. Por jane te shumte edhe modelet e tjere te librave elektronike qe do te mberrijne: "shume prej tyre me ngjyra, si per shembull ata te prezantuar nga Liquavista dhe nga Qualcomm. Por shume jane ende bardhe e zi. Mes ketyre spikasin dy modele me dimensione te nje letre A4: njeri i firmosur nga koreania Samsung, ndersa tjetri nga amerikania PlasticLogic. Pastaj jane modelet e destinuar per shkolle, si per shembull fletorja elektronike Entourage Edge, qe ka nje ekran te dyfishte (njeri me ngjyra) dhe qe hapet tamam si nje liber. Forrester Research ka vleresuar se ne vitin 2010, vetem ne Shtetet e Bashkuara tregu i librave elektronike do te mberrije ne kuoten 500 milione dollare. Dallimi mes librit elektronik dhe Slate? I pari, di te beje mire vetem nje gje (lexim librash), dhe kushton pak (diku tek 300 euro). I dyti, eshte pothuajse nje kompjuter dhe kushton afro 1000 euro.
TV ne rrjet
Te gjithe televizoret e prezantuar ne Las Vegas kane porten e rrjetit per t'u lidhur ne internet dhe disa modele, si ata qe jane prezantuar nga Panasonic dhe LG munden edhe te bejne videotelefonata me Skype, sherbimi shume popullor i telefonise permes internetit. Ekrani i dhomes se ndenjes do te ndryshoje e do te behet shumefunksional: nga rrjeti, per momentin vetem ne Shtetet e Bashkuara vijne sherbime si Netflix dhe Amazon video, qe te lejojne akses ne mijera filma ne high definition me vetem nje klikim te telekomandes. Dhe perveç kanaleve tradicionale, te gjithe jane ne gjendje te lidhen ne You Tube dhe Google Video.
TV tredimensional
Por risia e vertete jane televizoret tredimensionale. Nga Avatar tek Christmas Carol, jane te shumte tashme titujt e prodhuar per t'u pare me syzet qe projektojne personazhet jashte ekranit. Ndjesia e pare eshte si per fantashkence, megjithate pas disa minutash perdorim, syzet me shume shkaktojne bezdi se sa mrekullira. Megjithate, Panasonic, Sony, Samsung, LG, Mitsubishi dhe Toshiba do te nxjerrin se afermi televizore dhe lexues blu-ray qe jane ne gjendje te riprodhojne permbajtje ne tredimensional dhe disa analiste vleresojne qe, deri ne vitin 2014, 45 perqind e familjeve amerikane do te kene ne shtepi nje televizor te ketij lloji. Sipas parashikimeve te Consumer Electronics Association, do te jene 2.2 milione televzoret tredimensionale qe do te shiten deri ne fund te ketij viti.
Makina inteligjente te meson ta ngasesh
FIAT, ne bashkepunim me Microsoft ka prezantuar versionin e ri te sistemit Evorive, qe eshte tashme e perdorshme ne shume automjete te kompanise torineze, si pershembull Fiat 500. Mjafton te fusesh nje çeles USB qe vete makina te shkarkoje ne te te dhenat e guides. Qe nga faqja e internetit e Fiat instalohet programi Ecorive pikerisht ne kompjuterin qe analizon te dhenat e udhetimit dhe me pas sugjeron si te konsumosh sa me pak si dhe çfare marshesh te perdoresh. Ndersa, Ford ka prezantuar nje sistem te ri dixhital te quajtur MyFord Touch: shoferi dhe pasagjeret e automjetit mund te kene akses, permes komandave zanore, ne ato aplikacione qe normalisht jane te disponueshem ne nje telefon celular: email, axhende, kontakte, telefonata e keshtu me radhe. Sony ka krijuar nje autoradio te destinuar per perdoruesit e iPod. E gjithe muzika mund te orientohet permes ekranit te radios ne makine.
Foto dhe filmime HD, nga shkretetira ne Pol
Mund te futen nen uje, mund te bien nga me shume se 2 metra dhe mund te durojne temperatura si ato ne mal apo ne shkretetire. Mund te futen ne xhep, shkrepin fotografi dhe regjistrojne video ne high definition apo ne formatin qe perdoret ne YouTube. Fotokamerat dhe videokamerat e reja jane per nje popull qe i vjen verdalle globit dhe qe deshiron te kape kujtime dixhitale, t'i ndaje pothuajse menjehere me te tjeret ne internet e me pas t'i rishohe ne shtepine e vet ne televizorin high definition.
Ne Las Vegas, pothuasje te gjithe kompanite kane paraqitur pajisje te pashkaterrueshme, si per shembull Casio me Exilim G1 qe shkrep fotografi edhe ne zhytje si dhe Kodak me fotokameren Playsport, idele per te bere fotografi, nderkohe qe je duke bere ski.
Celulari behet social-fon
Panairi i Las Vegasit nuk kishte hapur ende risite qe Google kishte nxjerre (jo pa probleme) Nexus One, i pari celular me marken Google si dhe me sistemin operativ Android. Nje rival me peshe qe hyn ne tregun e smartphone-ve, deri dje te pushtuar nga Blackberry, Apple, Nokia dhe pajisjet qe kane pershtatur sistemin Windows Mobile. E ardhmja, duke gjykuar nga modelet e prezantuar, duket se do te shkoje drejt telefonave celulare me ekran te madh me prekje qe mund te lidhen ne internet dhe te kryejne funksione kompjuteri. Ata qe e terheqin kete treg jane rrjetet sociale si Facebook, Myspace dhe Twitter.
Fale shpejtesise se larte dhe lidhjeve wi-fi, keta modele te rinj lejojne te jesh gjithmone i lidhur me rrjetin e miqve si dhe te postosh fotografi dhe komente ne kohe reale kudo qe te ndodhesh. Me qe ra fjala tek shpejtesia e larte: ne Las Vegas, operatori i telefonise Sprint ka testuar te parin sistem te transmetimit te te dhenave me shpejtesi te larte te brezit te katert (4G). Nje sinjal qe pajisjet qe kemi ne xhep sot (3G) po dalin ne pension.
•infoalbania•