Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

7 përfitimet befasuese nga mjalti

7 përfitimet befasuese nga mjalti


Mjalti është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave të larta ushqyese që mbart. Që kohë më parë mjalti ka qenë përdorur si një ilaç natyral për trajtimin e plagëve, për lehtësimin e simptomave të sëmundjeve të ndryshme etj. Mjalti mund ka përfitime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë organizmit, ja përdorimet e tij:


Kurë për të shëruar plagët:
Nëse keni plagë që nuk ju mbyllen lehtë, vendosini pak mjaltë organik mbi plagë dhe lidheni plagën me napë. Mjalti ka veti anti-inflamatore, vret bakteret dhe mikrobet dhe stimulon sistemin im-unitar.


Maska për lëkurë:
Ndryshe nga vajrat, mjalti parandalon tharjen e lëkurës. Ai mund të përdoret në të gjitha llojet e lëkurës. Mjalti ka veti anti-bakteriale dhe trajton të gjitha problemet e lëkurës.


Shampo natyrale:
Mjalti shërben edhe për kujdesin ndaj flokëve. Në 200 ml ujë, holloni 1 lugë mjaltë dhe shpëlajeni kokën. Mjalti lufton zbokthin, yndyrën, i mban flokët më të hidratuar dhe të shndritshëm.


Shurup kolle:
Mjalti është i mahnitshëm për të trajtuar të ftohurat, gripin dhe kollën. Ai nuk ka asnjë efekt anësor dhe mund të përdoret edhe për fëmijët. Kombinoni 1 lugë lëng limoni me 1 lugë mjaltë dhe trajtoni kollën dhe vi-rozat e dimrit.


Përmirëson funksionin e zorrëve:
Mjalti vepron si laksativ i butë, lehtëson lëvizjen e zorrëve dhe lufton parazitët. Pini çdo mëngjes 1 gotë ujë të vakët ku keni tretur 1 lugë mjaltë.


Përmirëson tretjen:
Mjalti është ilaç natyral në trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ai lehtëson tretjen, trajton ulcerat, rregullon sekretimin e lëngjeve të stomakut, ka veti anti-inflamatore etj.


Trajton pagjumësinë:
Mjalti është i pasur me vitamina, minerale dhe acide yndyrore esenciale, ai rrit nivelin e insulinës dhe serotoninës. Mjalti është ideal për të trajtuar pagjumësinë dhe nervozizmin. اdo natë pini 1 gotë qumësht të vakët me 1 lugë mjaltë.



Prishtinë, Eko.
 
Ka dhe disa tema tjera per mjaltin ne fakt te hapura.

Sa per perfitimet dihet jane te shumta.
 
Ka dhe disa tema tjera per mjaltin ne fakt te hapura.

Sa per perfitimet dihet jane te shumta.
Po bashkoj ti, pse se ben :p

Mmmm sa i mire ai mjalti i kristalizuar e me arome citrik... Yum yum
Bletat rullez
 
Pa dyshim që ka vlera të mëdha, vetëm se sot është vështirë të gjesh mjaltë natyral e të mirë...
 
Passion mund te na jape edhe ca info me shume :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back