7 parashikime tronditëse që kanë dalë të vërteta

Hoy parashikon sulmin në Oklahoma

Amerikanja Hana Hoy është një medium që pretendon se jo vetëm i dëgjon shpirtrat por sheh edhe prezencën e tyre fizike. Në vitin 1995, Hoy ishte në një program live në radio, kur parashikoi një sulm terrorist ndaj një ndërtese në Oklahoma. Vetëm 90 minuta më vonë, tragjedia përfshiu godinën federale “Alfred p. Murray” dhe u bë sulmi më i egër terrorist në SHBA para 11 shtatorit të 2001-shit. Hoy ia kishte dërguar parashikimin e saj FBI-së disa muaj para ngjarjes.

oklahoma-300x193.jpg


Jeffrey Palmer parashikon shpërthimin e vullkanit, cunamet dhe uraganin Katrina
Australiani Jeffry R. Palmer ka bërë një sërë parashikimesh, disa prej të cilave rezultuan të vërteta më vonë e disa jo. Palmer parashkoi vullkanin në Oqeanin Indian në 26 dhjetor të 2004-s, i cili u ndoq nga cunami në brigjet e Sumatrës, Indonezi. Mbi 230 000 njerëz nga 14 vende të ndryshme mbetën të vdekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Palmer parashkoi edhe zbulimin e faktit se Korea po testonte armët bërthamore, por ai fitoi famë ndërkombëtare për parashikimin e uraganit Katrina, një stuhi e fuqishme që u mori jetën 1836 personave në SHBA dhe renditet edhe sot në listën e pesë uraganeve më shkatërruese atje.
21-277x300.jpg



Edgar Cayce parashikoi gjithçka që nga luftërat botërore deri te vdekjet e presidentëve
Amerikani Edgar Cayce, i njohur ndryshe si “profeti i fjetur”, është ndoshta personi me telepatinë më të fuqishme në shekullin XX. Cayce e sugjestiononte veten duke kaluar në një gjendje meditative, gjatë së cilës mund të jepte përgjigje për pyetje rreth kohës, hapësirës, rimishërimit, spiritualitetit dhe ngjarjeve të kohës dhe atyre që do të ndodhnin në të ardhmen.

Cayce-it i njihet merita e parashikimit të nisjes dhe mbarimit të dy luftërave botërore, përfundimin e Depresionit të Madh në SHBA dhe vdekjet e presidentëve Roosvelt dhe John Kenedy.
3-236x300.jpg


Jeane Dixon

Jeane Dixon ishte një astrologe që arriti kulmin e popullaritetit të saj në 1960 në SHBA, pasi zonja e parë, Nensi Regan i kërkoi këshilla në lidhje me presidencën e të shoqit, Ronald Regan. Ajo njihet për parashikimin e saktë të vrasjes së presidentit John F. Kennedy dhe vdekjes së Martin Luther King.

Dixon frymëzoi teorinë e një matematikani në atë kohë, sipas të cilës, njerëzit kanë tendencën të sjellin ndërmend gjithmonë parashikimet e sakta, ndërsa injorojnë numrin e madh të parashikimeve që nuk dalin.
41.jpg


Mark Twain

Shkrimtari i njohur Mark Twain nuk është njohur për ndonjë aftësi telepatike, por ai ka thënë disa gjëra gjatë jetës së tij, të cilat më vonë janë vërtetuar. Para së gjithash, Twain ka parashikuar vdekjen e vet. Ai lindi në 1835, kur kometa Halley ishte shfaqur në qiell. Ai parashikoi se do të vdieste kur Halley të rishfaqej për herë të dytë. Twain vdiq në 1910, kur kometa ishte e dukshme në qiell.

Twain gjithashtu parashikoi vdekjen e të vëllait nëpër mjet një ëndrre, në të cilën ai shfaqej i shtrirë në arkivol mes dy karrigeve në dhomën e ndenjes së të motrës. Pas disa javësh, vëllai Henry vdiq në një aksident me varkë dhe kur Mark u fut në sallonin e së motrës pa të vëllanë në të njëjtin pozicion si e kishte parë në ëndërr.


Motrat binjake parashikojnë 11 shtatorin

Terry and Linda Jamison janë dy binjake që ndajnë të njëjtin shpirt në plot kuptimin e fjalës. Ato thonë se kanë parashikuar sulmet e 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë në New Jork, ndërsa jepnin një intervistë për një radio në vitin 1999. Ato pretendojnë se kanë parashikuar edhe avancimet në kërkimet mjekësore, specifikisht ato mbi kancerin, ato në studimin e sëmundjes Alzheimer, rrjedhjet e Wikileaks dhe disa katastrofa natyrore nëpër botë.
6-300x196.jpg


Nostradamus parashikon Napoleonin, Hitlerin dhe 11 shtatorin
Asnjë artikull mbi parashikimet nuk do të ishte i plotë pa ato të Nostradamusit në shekullin XIV, gjysma e të cilave kanë dalë të vërteta. Ndoshta parashikimi më i madh i tij mbetet ai për tre anti-Krishtët që do të kishin efekte domethënëse mbi shoqërinë njerëzore. I pari mendohet të jetë për Napoleon Bonapartin, një sundimtar i egër, i njohur si “Kasapi” nga njerëzit që e rrethonin.

“Një perandor do të lindë pranë Italisë. Njerëzit që i bëjnë shoqëri do të thonë se ishte më shumë kasap sesa princ”.

Anti-Krishti i dytë, të cilit Nostradamusi i referohet si “Njeri i njollosur në vrasje … armiku më i madh i racës njerëzore… ai që është më i keq se të gjithë ata që kanë qenë më përpara… gjakatar dhe çnjerëzor” mendohet të jetë Hitleri.

Disa njerëz mendojnë se anti-Krishti i tretë mund të jetë Osama bin Laden, duke u nisur nga fakti se Nostradamusi parashikonte që ai do të vinte nga Lindja e Mesme.

“Nga Arabia e madhe do të lindë një ndjekës i fortë i Muhamedit. Ai do të hyjë në Europë veshur më një çallmë blu… Do të jetë makthi i racës njerëzore, kurrë më parë nuk është parë ky tmerr”, thotë Nostradamus.

Për më tepër, Nostradamus shpalos një panoramë që ngjan në mënyrë tronditëse me sulmet terroriste të 11 shtatorit të 2011-s. “Qielli do të digjet në 45 gradë. Zjarri do t’i afrohet qytetit të ri madhështor”.

Në këto fjali, Nostradamus i referohet një qyteti të madh në botën e re amerikane, në afërsisht 45 gradë gjerësi gjeografike. Ekspertët kanë pranuar se ky mund të jetë vetëm New Yorku.



“Qielli do të digjet në 45 gradë.

Zjarri do t’i afrohet qytetit të ri madhështor

Me zjarr ai do ta shkatërrojë qytetin e tyre,

Një zemër e ftohtë dhe mizore

Gjaku do të derdhet

Mëshirë s’do ketë për asnjë”.

shekulli.com.al
 
Redaktimi i fundit:
Pe: 7 parashikime tronditëse që kanë dalë të vërteta

Keto asnjera sjan "parashikime" por jon gjona qe jan organizu nga elita masonike qe jan qe nga koha e kryqezatave , e ata persona kryesor te kryqezatave jan masonet tash pra elita masonike te gjitha i ka organizu ka fakte per kete gje.
Sa i perket anti-Krishtit i cilli permendet edhe ne Bibel e Kur'an si Dejali (Dexhalli) eshte "personi" per te cilin punon elita masonike izraelito-amerikane ( zionistat ).


Mashtrimi i madh ( pjesa e 74 ) Ardhja e mesisë së rremë, antikrishtit, dexhallit. - YouTube

Mashtrimi i madh ( pjesa e 69 ) Përgatitjet për ARDHJEN e Dexhallit 1 - YouTube

Mashtrimi i madh ( pjesa e 70 ) Përgatitjet për ARDHJEN e dexhallit 2 - YouTube

Mashtrimi i madh ( pjesa e 75 ) Rikthimi i Isait alejhi selam ( Jezusit ) - YouTube

Mashtrimi i madh ( pjesa e 52 ) Mbretëria e Zionit - YouTube

Mashtrimi i madh 2 ( pjesa e katërt ) Armiqtë imagjinarë. - YouTube


https://www.facebook.com/pages/Mashtrimi-i-madhë/164439690236587
 
Pe: 7 parashikime tronditëse që kanë dalë të vërteta

Na kenaqen me ''perralla me mbret''....
 
Pe: 7 parashikime tronditëse që kanë dalë të vërteta

Keto asnjera sjan "parashikime" por jon gjona qe jan organizu nga elita masonike qe jan qe nga koha e kryqezatave , e ata persona kryesor te kryqezatave jan masonet tash pra elita masonike te gjitha i ka organizu ka fakte per kete gje.
Sa i perket anti-Krishtit i cilli permendet edhe ne Bibel e Kur'an si Dejali (Dexhalli) eshte "personi" per te cilin punon elita masonike izraelito-amerikane ( zionistat ).


Mashtrimi i madh ( pjesa e 74 ) Ardhja e mesisë së rremë, antikrishtit, dexhallit. - YouTube




Mashtrimi i madh ( pjesa e 69 ) Përgatitjet për ARDHJEN e Dexhallit 1 - YouTube

Mashtrimi i madh ( pjesa e 70 ) Përgatitjet për ARDHJEN e dexhallit 2 - YouTube

Mashtrimi i madh ( pjesa e 75 ) Rikthimi i Isait alejhi selam ( Jezusit ) - YouTube

Mashtrimi i madh ( pjesa e 52 ) Mbretëria e Zionit - YouTube

Mashtrimi i madh 2 ( pjesa e katërt ) Armiqtë imagjinarë. - YouTube


https://www.facebook.com/pages/Mashtrimi-i-madhë/164439690236587


Me pelqen qe ke njohuri mbi kete fushe por ti e perkufizon shume interesin dhe fuqine e masonerise.Masoneria nuk punon per asnje shtet e aq me pak per Izraelin, masoneria ka qellimet e veta qe ndoshta ne kohe te caktuara perputhen me interesat e ndonje shteti ose individi por ata qendrojne shume me lart se sa nje shtet ose nje individ.E dije ti qe Mubarak(musliman) eshte mason?Jasser Arafat ishte mason?Mbreti i Arabise Saudite eshte mason?Madje madje mos u habit aspak qe edhe Ahmadinejad eshte mason.Desha te them qe nuk ke te drejte kur perkufizon masonerine si sioniste dhe pro amerikane.Nuk eshte vetem kaq masoneria.Eshte shume me teper....
 
Pe: 7 parashikime tronditëse që kanë dalë të vërteta

Desha te them qe nuk ke te drejte kur perkufizon masonerine si sioniste dhe pro amerikane.Nuk eshte vetem kaq masoneria.Eshte shume me teper....

Interesante kjo teme. Ndonese kam qene e pranishme disa here kur eshte hapur tema e masonerise, nuk di mjaftueshem qe te diskutoj gjate reth saj...por, me ç'kam kuptuar pajtohem me citimin e postimit tend.
 
Pe: 7 parashikime tronditëse që kanë dalë të vërteta

Se dija une qe dhe ato qe parashikokan aktivizimin e vullkaneve apo cuname na qekan masone...prite tani kur te thoni per naj parashikues moti qe eshte pjese e elites masonike pffff.
 
Pe: 7 parashikime tronditëse që kanë dalë të vërteta

Tani po bejne gara keto, une them qe nostradamus-it nuk ia del asnje lol.

Per ta permbledh ne disa fjale me te thjeshta, nese nuk gjejne se kur vdes une
e vetmja gje qe mund te quhet tronditese vertete LOL, su besoj toka me qiellin te bashkohen lol :p
 
Pe: 7 parashikime tronditëse që kanë dalë të vërteta

LeVoyageur : E sakt ajo qe thua ti , qe shum persona qe njihen si "Musliman" jan vegla te tyre pra te elites masonike edhe ata qe ke permend ti.
Mesiguri e din ose ndoshta ke ndonje bindje tjeter ti me ate timen , por un sa jam i informum elita masonike punon per anti-Krishtin pra dejalin(dexhallin) , dhe punojn kunder gjdo feje Monoteiste etj pra largimin e njerzimit ne besimin ne 1 ZOT.
E un nuk i besoj kto "parashikime" sepse kjo elit punon shum kohe me pare me shekuj te tere.
 
Titulli: 7 parashikime tronditëse që kanë dalë të vërteta

Eshte shume me teper....

Si nuk eshte me teper. THE NEW WORL ORDER, qellimi i tyre. Nje fe, nje kryetar, nje kryeqytet (Jerusalemi). Pergaditja e terrenit para se t'vije Dexhalli, qe sipas tyre do te krijonte Mbreterine e Madhe Cifute.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top