GLOOM
Catch me if you can...
Relaksim po, është e drejta juaj që ta ndjeni plotësisht atë poshtë çadrës së plazhit gjatë pushimeve. Por duhet ditur, se gjithsesi, vera dhe pushimet nuk duhet të kthehen në një periudhë gjatë të cilës, mendja duhet mbajtur e papërdorur fare, fare. Sepse kur truri nuk punon, ai humbet elasticitetin. Kjo është arsyeja pse ekspertët e “Assomensana”, një organizatë e neuro-psikologëve, thekson rëndësinë e mbajtjes së trurit nën trajnim edhe gjatë periudhës së pushimeve. Ajo sugjeron pikërisht, disa ushtrime mendore, të thjeshta për t’u bërë çdo ditë që parandalojnë dobësimin e trurit për shkak të vapës dhe diellit të nxehtë.
1) Zgjohuni në mëngjes dhe fillojeni ditën duke i larë dhëmbët me dorën që nuk përdorni normalisht.
2) Shkruani emrat e protagonistëve të një filmi apo të nje vendi që keni parë.
3) Luani me kubat që kanë kuti me ngjyra.
4) Recitoni vazhdimisht alfabetin, por mbrapsht.
5) Shkruani të gjitha fjalët që ju vijnë në mendje nga një shkronjë e alfabetit.
6) اdo mbrëmje, shkruani objektet që kanë një ngjyrë të caktuar.
7) Ndryshoni rrugët e zakonshme. (NOA)