7 menyra per te redukuar stresin !!

Arfenilla

Themelues i Forumit
530189_354660137927518_225349564191910_989590_1369001027_n.jpg


Metju Edlund, ekspert i ngarkuar për studimin e gjumit dhe pushimit, në librin e tij ‘The Power of Rest’ shfaq shtatë mënyra se si duhet pushuar trurin dhe përsëri bateritë t’i keni plot. Jeni nën stres? Ndiheni të lodhur dhe të rraskapitur? A ju duket se po shpenzoni atomin e fundit të energjisë? Mirë se erdhët, jeni në vendin e duhur! Metju Edlund në artikullin për ‘Huffington Post’, thekson shtatë mënyrat se si ta thyeni atë shprehi të papërmbajtur dhe të pushoni trurin tuaj për aktivitetet e mëtejme.

1. Shëtiteni trurin
20 deri 30 minuta shëtitje mjafton që truri juaj të pushojë, ngase në ajër të freskët qelizat e reja të trurit zhvillohen më shpejtë.

2. Pushojeni trurin
Që gjatë ditës të mësoni dhe punoni në mënyrë të suksesshme, ju nevojiten disa orë gjumë të thellë.

3. Qëndroni në natyrë që truri të ketë freskinë
Psikologët edhe më tutje nuk kanë arritur të zbulojnë se pse njerëzit më lehtë mësojnë derisa ecin nëpër natyrë, sesa nëpër ndonjë qendër tregtare. Qëndrimi në natyrë përmirëson disponimin dhe shton sasinë e vitaminave D.

4. Bëjeni trurin më kreativ
Bëni të gjitha ato gjera që zakonisht nuk do t’i bënit, në atë mënyrë do të filloni të mendoni nga një perspektivë tjetër.

5. Përdorni teknika për pushim më të shpejtë
I pakët është numri i atyre që kuptojnë se teknikat e pushimit ndikojnë shumë pozitivisht në organizëm. Ekzistojnë katër mënyra të pushimit aktiv: fizik, psikik, shoqëror dhe shpirtëror, të gjithë ndihmojnë në zvogëlimin e stresit. Bëni pauza të vogla gjatë ditës, në mënyrë që sa më mirë të kaloni një ditë të lodhshme.

6. Ndeshni bioritmin tuaj me atë ‘natyral’
Fakti se më së miri porositë na kujtohen herët në mëngjes, derisa mbrëmja është koha ideale për të vizituar shokët apo familjen, prandaj provoni që detyrat dhe obligimet t’i ndeshni me bioritmin natyror të organizmit tuaj.

7. Kini vëmendjen tek vëmendja
Sa më shumë ta ngarkoni trurin gjatë rrugës, aq më shumë do të jeni të stresuar. Bëni ndonjë pauzë dhe pushoni që t’u shmangeni gabimeve./PK/.
 
Back
Top