7 koncepte japoneze, që duhet t’i dini për të përmirësuar jetën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

7 koncepte japoneze, që duhet t’i dini për të përmirësuar jetën​

(Ndonjëherë ne thjesht nuk dimë fjalët)

1 OUBAITORI
Kurrë mos e krahaso veten. Çdonjëri lulëzon në kohën e vet, në mënyrën e vet. Mos e gjyko veten përmes rrugës së dikujt tjetër.

2 KAIZEN
Përmirësohu vazhdimisht. Përpiqu në mënyrë konstante për të lulëzuar në të gjitha fushat e jetës tënde. Ndryshimet e vogla mblidhen bashkë dhe bëjnë gjithë ndryshimin.

3 WABI-SABI
Përqafoje papërsosmërinë. Asgjë nuk zgjat, asgjë nuk është e plotë. Prano defektet e tua dhe ato të të tjerëve. Gjej bukurinë në papërsosmëri.

4 GAMAN
Trego dinjitet në kohë të vështira. Kohët e vështira duhet të përballohen me pjekuri dhe vetëkontroll. Na duhet durim + forcë + tolerancë.

5 IKIGAI
Dije arsyen tënde të të qënit. Përcaktoje arsyen pse zgjohesh në mëngjes. Bëje atë diçka në të cilën je mirë, ke pasion, dhe për të cilën bota ka nevojë. Ky është KUPTIM!

6 SHIKITA GA NAI
Disa gjëra thjesht nuk i kemi nën kontroll. Prano atë që nuk mundesh ta ndryshosh dhe vazhdo përpara.

7 SHU-HA-RI
“Kur nxënësi është gati, mësuesi do të shfaqet. Kur nxënësi është vërtetë gati, mësuesi do të zhduket” – Tao Te Ching. Eshtë një mënyrë e të menduarit se si ta mësosh dhe zotërosh diçka.
 
Ate 5-sen e IKIGAIT ma kini kujdes me shume :D
 
Ore keto rregulla i lexojne keta te forumit tone apo hic?
Se ngelen zjarr te gjithe 🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top