7 këshilla për pushime të sigurta në mal

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
اdo ambient natyror të detyron disa rregulla, të cilët është e mira t'i respektosh për të jetuar sa më qetësisht pushimet. Edhe pushimet në mal kanë disa rregulla të thjeshtë, të cilët duhen respektuar. Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, të jeni të sigurt që do të kaloni pushime të qeta dhe argëtuese.
Moti
Në mal, klima ndryshon shumë shpejt; kalohet shumë shpejt nga një ditë me diell, në një rrebesh vere. Për këtë arsye duhet me patjetër të informoheni mbi parashikimet e motit, për t'u nisur më pas drejt aventurave që të falin pushimet në mal.
Informacione të këtij lloji mund t'i gjeni në radio, në saitet e internetit, por edhe në vendin ku do qëndroni. Ata që jetojnë në mal, zakonisht janë ekspertë meteorologjie të vendit të tyre, kështu që, nëse ata ju flasin për ndonjë përkeqësim të kohës, është më mirë ta shtyni ekskursionin dhe të qëndroni në rrethinat afër zonës.
Stuhitë dhe rrufetë
Në mal klima është e paparashikueshme dhe rrebeshet e stuhitë ndodhin menjëherë dhe prishin gjithë ekskursionin. ثshtë e vështirë t'i evitoni. Në këto raste duhet të nxitoni të gjeni strehë në vende të sigurta, siç janë shpellat, shtëpi të braktisura, por në këto të fundit, vetëm pasi të jeni siguruar që çatia dhe muret janë të qëndrueshme. Duhet të evitoni të qëndruarën nën pemë, pasi ato tërheqin rrufetë. Kur nuk gjeni asnjë strehë, uluni në tokë dhe mundohuni të mbuloheni sa më mirë të jetë e mundur. Bëni kujdes, mos ecni buzë përrenjve, pasi mund të rrëshqisni për shkak të shiut.
Veshjet
Për shkak të klimës, që siç thamë më lart është e ndryshueshme, është e nevojshme të merrni me vete rroba të ndryshme. Rekomandohet të keni syze dielli, kapele dhe dorashka. Mes veshjeve që nuk duhet të mungojë, është mushamaja, edhe në rastin kur ka diell. Dhe duke qenë se është verë dhe djersini, është mirë të merrni me vete kanotiere, të cilat në momentin kur jeni tejet të djersitur, mund t'i ndërroni. Pantallonat ideale janë ato të gjatat dhe të ngushta në kavilje, mund të mbani dhe pantallona të shkurtra, por duhet që gjithnjë t'i vishni me çorape të gjatë, deri tek gjuri.
Këpucët
Duhet të jenë të sheshta dhe të përshtatshme për këmbën; as shumë të mëdha, as shumë të ngushta. Këpucët ideale janë ato që kanë një shtresë antirrëshqitëse ose thumba te medha dhe që janë të përshtatshme për çfarëdolloj terreni.
Ushqimi dhe pijet
اdo ekskursion, edhe pse i shkurtër, kërkon shumë energji, ndaj është e nevojshme të keni gjithnjë në çantë ndonjë ushqim, apo diçka për të pirë. Janë shumë të mira, drithërat, biskota, keku etj., dhe sigurisht një ose dy shishe me ujë. Duhen evituar pijet alkoolike, ato të gazuara dhe ushqimet e vështira për t'u tretur. Bëni kujdes që të mos lini mbeturina rreth e rrotull: mblidhini mbeturinat në qese dhe hidhini në vendin e pare te përshtatshëm qe gjeni.
Ekskursionet
Para se të niseni në ekskursion, sigurohuni që baterinë e celularit ta keni plot. Edhe pse në shumë zona në mal nuk ka valë, diku mund te punoje dhe t'u duhet. Mos u nisni kurrë pa lajmëruar njeri per itinerarin, dhe mos u nisni kurrë vetëm, apo nëse nuk ndjeheni mirë.
Gjarpërinjtë
Gjarpërinjtë kanë qejf të qëndrojnë afër lumenjve dhe ferrave, kështu, nëse respektoni ambientet e tyre të preferuara, nuk do të keni probleme. Zakonisht ata tremben nga ardhja e njerëzve dhe nëse nuk i ngacmoni, vazhdojnë në punën e tyre.
Nëse ju kafshon një gjarpër, mos humbni kontrollin. Mund te evitoni edhe ilaçin kundër kafshimit të gjarprit, për shkak se kundërndikimet e tij janë të shumtë. Duke u përpjekur të ruani qetësinë, lidhni një shami përreth, për të ngadalësuar qarkullimin e gjakut, prini vendin ku u ka kafshuar, që gjaku të rrjedhë dhe drejtojuni sa më parë të jetë e mundur ndihmës së shpejtë me te afert.Shekulli
 
nuk ka si pushimet ne Male ,

mali eshte doktor i mushkerive ,

jam krenar per ato male qe ka shqiperia gjith histori e legjenda te pa fundme.

kur te vdes ni amanet du me lan me u varros ne male qe varrin tim ta godasin rrufete dhe une ti pres si dragua, LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top