7 gjëra që nuk duhet të pranoni në një marrëdhënie

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
7 gjëra që nuk duhet të pranoni në një marrëdhënie

marredhenia-ne-cift-1.jpg


Këshilla – Disa ekspertë të martesës shpjegojnë se cilat janë aspektet që nuk duhet të pranoni kurrë në një marrëdhënie. Këshillat e tyre jua bëjnë më të lehtë zgjedhjen e një raporti të shëndetshëm dhe të lumtur në çift

Ju mund të vendosni për shumë gjëra në jetë: për shembull se ku mund të shkoni për darkë për ditëlindjen e mamasë tuaj. Ose për një destinacion më shumë të kushtueshëm, por që fal kënaqësi: pushimet e ardhshme. Por ka diçka për të cilën ju asnjëherë nuk duhet të bëni kompromis: marrëdhënien tuaj private. Më poshtë disa ekspertë të martesës shpjegojnë se cilat janë aspektet që nuk duhet të pranoni asnjëherë në një marrëdhënie.

Një partner që nuk i jep 100% marrëdhënies
“Dashurohuni me dikë që dëshiron vërtet të ketë një marrëdhënie të lumtur, të shëndetshme, stimuluese dhe jo me dikë që ka tendencë të humbë përqendrimin, duke lënë mbi ju të gjithë peshën e raportit”, sugjeron kështu Carin Goldstein, psikologe e martesës dhe familjare nga Kalifornia. “Nuk ka gjë më të keqe sesa një marrëdhënie në të cilën partneri është i paaftë për t’u vetanalizuar”, ka afirmuar ajo. “ثshtë e nevojshme që të njohë mënyrën me të cilën veprimet e tij/saj ndikojnë në marrëdhënie”.

Një partner që nuk di të thotë “kam gabuar”
ثshtë e një rëndësie jetësore që të qëndroni me një person që di të pranojë gabimet e veta, thotë Gal Szekely, themeluesi i “Couples Center for therapy”, në Kaliforninë e Veriut. “Me siguri, ju nuk dëshironi të keni një partner/partnere që qëndron gjithmonë në mbrojtje ose që kërkon t’ju hedhë gjithnjë fajin”, siguron ai.

Një partner që nuk ndan me ju sensin e humorit
“Jeta do t’ju rezervojë pashmangshmërisht goditje të papritura. Për të mbajtur veten është e rëndësishme që së bashku të keni një sens humori të ngjashëm”, ka shpjeguar Amy Begel, analistja e martesave dhe e familjes nga Nju Jorku. “Do t’ju duhet të përballoni ulje-ngritjet e jetës dhe të marrëdhënies. Ndaj humori është më se i nevojshëm”.

Një partner që nuk rritet së bashku me ju
Zgjidhni dikë që ka dëshirë të rritet dhe të mësojë bashkë me ju, përgjatë gjithë ekzistencës së vet. Mos e harxhoni kohën kot me një person që nuk dëshiron të përmirësohet, sidomos nëse veprimet dhe sjelljet e tij kanë nevojë për një farë përmirësimi, sugjeron Winifred Reilly, këshillues i martesave dhe i familjes nga Berkeley, Californi. “Kur flasim për martesën, kemi të gjithë shumë për të mësuar. Askush nga ne nuk mund të dijë përpara se si mund të menaxhojë sfidat që do hasim në jetë”, ka shpjeguar ai.

Një partner pak të kuptueshëm
Nëse, pasi keni përfunduar një ditë të lodhshme pune, “gjysma juaj” nuk e shkit kokën nga smartphone dhe pyet “اfarë?” “Si the?”, mbase nuk jeni me personin e duhur, konfirmon Goldstein. “Të kuptuarit e tjetrit është baza e çdo marrëdhënieje”, ka vazhduar ai.

Një partner që nuk është tifozi/tifozja juaj numër një
Në një marrëdhënie të shëndetshme, partneri/partnerja duhet të jetë mbështetësi juaj i/e parë. Të mos injorojë cilësitë tuaja, të mos ju pengojë në objektiva që ndërmerrni, ndërkohë që në përgjithësi jetës suaj duhet t’u shtojë diçka më shumë, shpjegon Szekely. “Një partner i mirë të mbështet, bën tifo për ju, ju ndihmon të përballeni me fikërat dhe stimulon siguritë tuaja”, konfirmon Szekely.

Një partner që varet shumë nga ju
Si çift, ju duhet të kompletoni jetën tuaj dhe jo të jeni secili në interesin e vet. “ثshtë e nevojshme të jeni të vetëmjaftueshëm. Bëhet fjalë për një cilësi shumë të rëndësishme në një marrëdhënie”, bien në një mendje të gjithë ekspertët.

g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top