7 arsye që bota mund të përfundoj pas 9 ditësh

Arfenilla

Themelues i Forumit


asteroid-1-main.jpg
Planeti Tokë është bombarduar në fillim të këtij shtatori nga një seri fatkeqësish natyrore përfshirë tërmetet, zjarret, meteorët dhe vdekje masive e pashpjegueshme e kafshëve.
Tani vëzhguesit e ‘Hënës së përgjakur’ po pretendojnë se të gjitha këto ngjarje të çuditshme tregojnë vetëm dhe vetëm për një gjë, fundin e botës.

Si datë përmendet 28 shtatori, ku sipas teoricientëve të konsipiracionit, kjo seri fatkeqësish është vetëm fillimi i fundit.

Disa po pretendojnë se një asteroid gjigand do të godasë Tokën javën e ardhshme duke shkaktuar një ngjarje kataklizmike të ngjashme si te ‘Ice Age’ dhe më vonë u zbulua se një numër i asteroideve të papara më parë janë parë në hapësirë ditën e hënë.

Një numër i fatkeqësive të tmerrshme natyrore dhe fenomeneve të pashpjegueshme kanë goditur botën, duke përmendur tërmetin në Kili, zjarret në Kaliforni, përmbytjet masive në Tajlandë dhe vdekja misterioze e 140.000 antilopave të cilat u gjetën të shpërndara në fushat e Kazakistanit.

NASA nuk e ka përjashtuar mundësinë që një asteroid do e godas Tokën më 28 shtator, një ndikim gjoja i shkaktuar nga ‘Hëna e përgjakur’.

Agjencia hapësinore thotë se është vazhdimisht në monitorimin e qiellit për shenja të ndonjë asteroidi që po vije.

NASA përdor një sistem të automatizuar të monitorimit të përplasjes të quajtur ‘Sentry’ që vazhdimisht skanon ‘katalogun e asteroidëve’ për të parë mundësinë e një goditjeje.b expres
 
Titulli: 7 arsye që bota mund të përfundoj pas 9 ditësh

S"jam duke lexuar njehere kete artikull depresionues ne titull.
Me mire pres 9 dite dhe shoh rezultatin :p hahahahah
 
Titulli: 7 arsye që bota mund të përfundoj pas 9 ditësh

Ca jane keto budalliqe aman!

Kane filluar te gjithe idiotet te pretendojne fronin e Zotit!
 
Titulli: 7 arsye që bota mund të përfundoj pas 9 ditësh

Nje arsye pse kjo teme duhet te shkoje ne kosh- Bullshit.
 
Titulli: 7 arsye që bota mund të përfundoj pas 9 ditësh

Lat nam me tema pa lidhje ne forum . Jeni shterpa !
 
Titulli: 7 arsye që bota mund të përfundoj pas 9 ditësh

Kto jan thjesht hamendje thashethemaxhinjsh ....

Lexoni mbi asteroidin Tv 135 , do gjeni pergjigje per fundin e botes , nese godet token ,, pritet ne 2032 eshte aq i madh sa qe mund te zhduk njerezimin , sic zhduku dinosauret ...
 
Titulli: 7 arsye që bota mund të përfundoj pas 9 ditësh

Kesaj radhe e kish vendos me i marre vetem jo-mekataret e me i dergu me i rehatu ne parajse e ne mekatareve e kish vendose me na leen me vujte akoma ne kete bote ;)
 
Titulli: 7 arsye që bota mund të përfundoj pas 9 ditësh

Po po...dicka tjeter... fundi i botes dihet se do vjen sic vdekja qe dihet sigurt..por ka nje te mire, sdihet kur...Fal Zotit..
 
Titulli: 7 arsye që bota mund të përfundoj pas 9 ditësh

Edhe 8 dite na ngelen dmth ? Do vdes pa plotesuar deshiren me te madhe te momentit dmth ?! :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top