666-Numri i shtazës

braziljania

Anëtar i Nderuar
Numri i shtazës është një koncept nga Zbulesa e Gjonit të Besëlidhjen së Re të Biblës së krishterë. Në tekstet biblike moderne numri i shtazës është 666, megjithëse shfaqet në vend të tij edhe të paktën në një burim të lashtë. Kjo çështje është burim kundërshtimesh për shumë grupe kishash dhe teologësh. Disa shkollarë debatojnë që numri është një kod (çelës) për Perandorin romak Neronin.

Ndryshe nga ç´besohet zakonisht, nuk është numri që tregon Satanin, por shenja e ndonjë personaliteti njerëzor që do të vijë apo ka ardhur tashmë (sipas shpjegimeve të disa kishave), dhe zotërimi i tij mbi botë do të tregohet nga një numër i tillë.
Hamendësime

Shpjegimi kabala
Sorat - demoni diellor i kundërvihet shpirtit diellor "Krishtit" - Antikrishti. Sipas një studimi të bazuar mbi kabalën numri 666 është shprehje e një emri apo fjale.

400 + 200 + 6 + 60 = 666
ם ו ך ת
tav resh vav sameh
T Ra O S = SORAT


Shpjegimi alegorik

Shpjegime historike
Mendohet që Gjoni, kur shkroi zbulesën e tij, donte të mbronte bashkësinë e krishtere. Sepse personi që përfaqësonte shtazën, nuk ishte askush tjeter veçse perandori romak Neron, shkaktar i shtypjes së dhunshme kundër të krishterëve, në të cilën vdiqën Pjetri dhe Pali. Në të vërtetë, si në greqishten e lashtë, ashtu edhe në hebraisht numrat shkruheshin duke përdorur shkronjat e alfabetit. Nëse përdoren bashkëtingëlloret hebraike të emrit QeSaR NeRON (קסר נרון) del se:

Q (qof) = 100
S (samekh) = 60
R (resh) = 200
N (nun) = 50
R (resh) = 200
O (waw) = 6
N (nun) = 50
shuma e tyre është pikërisht 666. Duhet të shënohet që zanorja O që lidhet në të vërtetë me bashkëtingëlloren W e cila është një çështje mësimi, çka do të thotë një bashkëtingëllore shërbente për të shmangur keqkuptime (keqshqiptime) në lexim. Sidoqoftë "Zbulesa e Gjonit" është shkruar pas vdejes së Neronit, pra pas vitit 68 e.r.

ثshtë për tu përmendur edhe një fakt tjetër që emri i Jezusit, Krishtit, jep si përfundim numrin 888.

I = 10 (iota)
e = 8 (eta)
s = 200 (sigma)
o = 70 (omikron)
u = 400 (upsilon)
s = 200 (sigma)
Kjo nuk është e rastësishme, siç dihet, numrat 7 dhe 3 janë të parapëlqyer në Bibël, bota u krijua në 7 ditë, shtatë lopët e majme dhe të dobëta në historinë e Moisiut; gjithë kjo nuk është pra rastësore. Numri 666 paraqet atë që njeriu do të bëhet, por nuk do të bëhet pa ndihmën e Perëndisë, pra i përsosur. Numri 6 i afrohet shumë numrit të përsosur 7; numri 8 tregon botën pas krijimit, fillimin e një jete të re, kur Jezusi, Krishti, do të qeverisë njerëzimin.


Shpjegime eskatologjike

Kodi vizor

Kodi vizor me tre vijat e dyfishta të stërgjatura për ndarjen e blloqeve shifrore dhe një vijë e koduar e dyfishtë si 6 (shifra e parë në bllokun e djathtë).Kodi vizor që gjendet praktikisht në çdo produkt ka tre shenja ndarëse, vizat më të gjata, që janë pikërisht tre gjashta. Edhe pse ato nuk shihen, këto kode janë të pranishëm në shiritët magnetikë të çdo "karte", përfshirë kartat e kreditit dhe bankomatët. Kjo shikohet nga disa njerëz si përmbushja e profecisë sipas së cilës "askush nuk do të mund të shesë apo blejë" nëse nuk do të kishte Numrin e Shtazës

Vetëm fakti, që një profeci e lashtë 2000 vjeçare të ketë parathënë këtë shënim të mallrave, është i habitshëm.


Hamendësia e shkrimeve

Hamendësia e shpjegimit tekstual
Nga ana filologjike, është e gabuar, që numri i zbulesës 666 të barazohet me gjashtën e trefishtë. Në gjuhët burimore numri gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë nuk shkruhet si numri 666. Kjo mënyrë përdoret vetëm në sistemin arab të numrave nëpërmjet gjashtës së trefishtë 666. Në gjuhën greke ky numër shkruhet me shkronjën hi (600), ksi (60) dhe stigma (6), ndërsa në gjuhën hebraike me shkronjat tav (400), resh (200), sameh (60) dhe vav (6) dhe me numrat romakë DCLXVI. Pra, sipas pikëpamjes filologjike dhe kabalistike, greqishtja dhe hebraishtja nuk kanë asgjë të përbashkët me numrin gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.

Ka mundësi që apostulli Gjon gjatë vizionit të tij të mos ketë parë numrin hi-ksi-stigma apo tav-resh-sameh-vav, por shenjen 6-6-6, ku atij iu tha, se është numri gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë. Dhe kështu ai e përktheu këtë informacion në gjuhët moderne të asaj kohe, në hebraisht dhe greqisht.


Hamendësitë moderne
Së bashku me kodin vizor çdo tregëti dhe transaksion monetar po bëhet gjithnjë e më shumë i mvarur nga rrjeti kompjuterik. Edhe këtu mund të gjendet numri 666. Për ta parë këtë numër duhet të dihet se në cilat gjuhë numrat paraqiten me shkronja. Këtu bëjnë pjesë gjuhët e lashta, si latinishtja e cila i paraqet numrat me shkronjat I, V, X, L, C, D, dhe M. Edhe në gjuhën greke dhe atë hebraike, gjuhë të cilat u përdorën nga apostulli Gjon, shkronjat përfaqsojnë numra. Në këto gjuhë çdo shkronjë ka vlerën e saj numerike. Në gjuhën hebraike p.sh. numri 6 paraqitet (përfaqësohet) nga shkronja W (v në shqip). Pra kodi 666 shkruhet si www. Tre shkronja që njihen sot si rrjeti kompjuterik global, apo më mirë interneti. A është kjo e rastit? Le ta shqyrtojmë këtë rast.

Kodi www është shkurtimi për world wide web, pra fjalë për fjalë "cerga mbarë botërore". Në gjuhën angleze fjala "web" para së gjithash nënkupton një rrjetë merimange, pra cergën e saj. Për fjalën rrjet në anglisht përdoret fjala "net", si p.sh. tek fjala "internet" dhe jo "interweb". Po ashtu flitet për "network" (rrjet pune), dhe jo webwork (cergë pune), si p.sh. network marketing. Pse nuk përdoret atëherë fjala "net" për të treguar një rrjet, por përdoret fjala "web"? Përse u vendos emërtimi world wide web dhe jo "world wide net"? Formulimi me web (cergë) shkakton, që të gjithë përdoruesit e rrjetit janë të detyruar (apo shtrënguar) të veprojnë me anë të një mënyre të koduar (shifruar) me gjashtën e trefishtë (merimangën?).

Skenari që paraqet në zbulesën e tij Gjoni, shkruhet se kur të shfaqet në mbarë botën numri 666, askush nuk mund të blejë apo shesë pa "numrin e Shtazës". Kjo thënie mund të duket e moçme, e vjetëruar dhe jomoderne, ndoshta si histori fantastiko-shkencore. Vetëm sot, me teknikën e zhvilluar që nga gjysma e qindvjeçarit të 20, mund të kuptohet se çfarë parashikoi apostulli Gjon që në qindvjeçarin e I. Njerëzit që mbajnë në duart dhe ballërat e tyre një shenjë (të padukshme), që do të përdoret për t´i njohur (identifikuar) kudo ata dhe transaksionet e tyre me anë të një rrjeti pune kompjuterik qëndror.

Kodi vizor dhe rrjeti kompjuterik mbarëbotëror përmbajnë të dyja shifrimin 666. Për të treguar se sa shumë janë të ndërthurura në një rrjet me njëra-tjetrën paraja, kompjuteri dhe interneti mjafton të përmendet shitblerja pa-para, apo kartat e kreditit etj.

Sidoqoftë, me gjithë këto fakte nuk duhet të mendohet medoemos, që kompjuteri, interneti dhe kodi vizor janë "vepra djallëzore" që njeriu duhet tu largohet. Prapë se prapë është e mençur dhe e këshillueshme të kujtohet, për çfarë na paralajmëron profecia apokaliptike e apostullit Gjon.,

MARRE NGA WIKIPEDIA.ORG!
 
Redaktimi i fundit:
Interesant postim!
Bravo :)
 
Megjithese e vleresoj perpjekjen Tuaj per te sjell dicka interesante per te gjithe, megjithse eshte dicka e vecante ne kuader te Bibles, me falni, por, kush e ka mendjen ne kete bote qe jetojme, te merret me "hollesira" te tilla?
 
Megjithese e vleresoj perpjekjen Tuaj per te sjell dicka interesante per te gjithe, megjithse eshte dicka e vecante ne kuader te Bibles, me falni, por, kush e ka mendjen ne kete bote qe jetojme, te merret me "hollesira" te tilla?

Askush nuk te kerkon te merresh me te...kjo esht thjesht per njohuri me te gjera!
ti po pate deshire lexoje,po s'pate mos e lexo!:)
 
Numri i mallkuar 666.

Numri 666, te shumë popuj, përgjithësisht, konsiderohet si kodi i djallit dhe simbolizon të keqen, mallkimin, ferrin, antikrishtin, gjegjësisht, çdo gjë që ndërlidhet me anën e kundërt të së mirës.

Jo vetëm te popullata e zakonshme, por në botë ekzistojnë shumë vëllazëri magji-zeze që këtë numër e kanë si kod të kontaktit ritual të nënshtrimit ndaj forcave të errëta, e që konsiderohen si ndikime polare antagoniste kundrejt së mirës.
Edhe pse, që nga kohët e lagëta, e deri te ditët e sotme, me këtë numër manipulohet mjaft, shumica prej nesh nuk e dinë burimin e saj të vërtetë. Në fakt, numri i mallkuar 666 për herë të parë përmendet në Dhjatën e Re, ku në lidhje me të thuhet se: "...nëse doni të kuptoni, duhet ta përllogaritni numrin e bishës, sepse ai numër është numri i njeriut dhe numër është 666".

Sipas intepretimeve të vjetra, "Egërsira e madhe 666", apo ndryshe "ANTIKRISHTI", një kohë të gjatë duhet të sundojë me njerëzimin dhe ky sundim do të zgjasë në paraqitjen e sërishëm të JEZUSIT, i cili, pasi të shfaqet në tokë, do ta mposhtë atë duke e shpëtuar njerëzimin nga ky kataklizëm që e priste. Pas kësaj periudhe, do të mbretërojë një etapë e re e artë e pakohësisë. (ku nuk do të ekzistojë koha).

Identiteti i personalitetit të mallkuar bishë, me shekuj ka qenë objekt i spekulimeve sensacionale. Duke shfrytëzuar sistemin antik të numerologjisë, çdo gjeneratë ka tentuar ta gjejë numrin 666 në emrat apo në detajet tjera biografike të personaliteteve të shquara historike që janë dalluar me veprat e tyre mizore. Ky fokus, më së shumti ishte i përqendruar tek pushtuesit dhe sundimtarët tiranë, diktatorët e ndryshëm, si dhe prijësit e mëdhenj ushtarakë të historisë njerëzore. Një kohë të gjatë, si prioritet në "top listën" e personaliteteve më të egra të historisë njerëzore ka qenë imperatori i çmendur romak NERONI. Ai, përpos faktit se, sipas rregullave të numerologjisë, për të përmbushur kriterin e vlerës së 666, emrit të tij i mungonte dhe një germë "N", ai, sot e kësaj dite, ende e mban këtë prioritet. Me një keqardhje ndaj kundërshtarëve të shumtë të tyre, Napoleoni, Hitleri dhe Stalini kanë rënë nga kriteret e këtij klasifikimi numerologjik. Në vitet e fundit, mbreti i pakurorëzuar i prapësisë, egërsisë dhe të keqes, okulisti Alister Krol, themeluesi i vëllazërisë magji-zeze, e quajtur "Agimi i artë", i cili ka vdekur më 1947, sinqerisht ka besuar se pikërisht ai është "egërsira Antikrisht" që fshihet prapa numrit 666. Vetë, me plot krenari, publikisht nënshkruhej si "Egërsira e madhe 666", ose si "TOMEGA THERION", që nga gjuha greke do të thotë egërsirë apo bishë, e që sipas sistemit hebraik të përllogaritjes numerologjike, përfitohet numri 666. Numri 666 mund të haset edhe në simbolikën e vëllazërive të ndryshme masonerike, të cilën ata e kanë shprehur si identitet edhe në nivele publike me karakter shtetëror. Ta zëmë, konstruksioni artistik i piramidës së madhe e ndërtuar nga qelqi dhe profilet e hekurit në hyrje të muzeut të LUVRIT në Paris, përbëhet nga 666 dritaret qelqore dhe e njëjta është ndërtuar me urdhër të vetë presidentit francez Zhak Shirak.

Në anën tjetër, okulistët dhe përkatësit e vëllazërisë shpirtërore tejet të përhapur në botë e quajtur "Newage" (Gjenerata e re), në kërkim të instuticioneve zyrtare që përputhen me numrin e mallkuar, kanë regjistruar se shërbimi postar i Britanisë së Madhe në ishujt e Foklandës, më vitin 1982, ka pasur numrin 666, ndërsa një komentim më autentik të mundësisë së lidhjes shtetërore britanike me këtë numër e ka dhënë burrështetasi dhe politikani anglez Tomas Mekolli. Ai konstatonte se "bisha numerike biblike" është e fshehur prapa institucionit të njohur shtetëror britanik me 666 anëtarë. Këtu Mekolli e kishte fjalën për Parlamentin e Britanisë së Madhe, i cili, me deputetët dhe gjithë personelin tjetër teknik të punësuar në të, numëron gjithsej 666 njerëz të angazhuar.

Ndoshta kjo hamendje na duhet paksa e tepruar, por shumica sot, mendojnë se Mekolli s'ka gabuar edhe aq.

Në fund, droja e këtij viti për përputhshmërinë e datës 06.06.2006, me simbolikën e numrit 666, edhe përpos publicistikës së madhe, nuk u tregua i saktë, por, ende mbetet e paqartë se, pse mediat e posaçërisht ato me renome të madhe botërore kësaj besëtytnie, i dhanë një rëndësi të madhe? Mos ky fakt e dëshmon edhe më bindshëm realitetin kaherë të njohur se mediat e mëdha botërore vërtet janë të kontrolluara nga masoneria elite globale???!

Adnan Abrashi
 
nuk e di per te tjeret por me pelqen si numer 666
 
Po te kesh lindur ne oren 6 ne diten 6 dhe ne muajin gjashte qe bohen 666 do te thot gje?

Se me thon te drejten qofshin ato prinder qe me duroj se un vetem Shqetesime nga cdo ane i kam sjell skam bo i gjo te mire deri me sot vetem budalliqe kudo qe shkel!!!
 
Last edited by a moderator:
Po te kesh lindur ne oren 6 ne diten 6 dhe ne muajin gjashte qe bohen 666 do te thot gje?


E ke pare filmin "The Omen"?

Doli ne kinema ne 6 Qershor 2006. Pasi lexova kete mund te them se filmi kishte pjese fetare, sado i frikshem, ishe interesant.

Pasi perfundoje filmi, tregonte qe Damien (femija i diallit dmth qe kishte 666 ne koke) eshte akoma midis nesh.
 
Malryn Manson tash eshte kryesori i tyre 666 sa e di un eshte Nje shtepi ku aty jan njerZit qe nuk besojn ne zot marlyn manson ka prer kemben e vet vetem ti thot zotit se edhe un mund te luaj me trupin tim dhe kta i kan zgjedh 18 femijet me te mir ne bot per mi vra
edhe kur i vran 6 t`part mir 6 t`dyt mir e 5 t`tret mir at t18 dmth nuk min me myt e krejt arsyja osht se i ka pas dek Ma i madhi Prej Sataneve e si ti mbysin kta femijn ai zgjohet .......Continue.


Kshtu kam degjuar kshtu ju them prej vetes nuk e kam then :)
 
E ke pare filmin "The Omen"?

Doli ne kinema ne 6 Qershor 2006. Pasi lexova kete mund te them se filmi kishte pjese fetare, sado i frikshem, ishe interesant.

Pasi perfundoje filmi, tregonte qe Damien (femija i diallit dmth qe kishte 666 ne koke) eshte akoma midis nesh.

Qeka dhon ne daten kur kam pas un ditelindjen, ndryshe ky filmi titullohet "Oguri" Po pra edhe mu mu duk ke kisha sikur e vrau ai qe e kishte rrit se baba vet nuk ishte kurse ai doli ne fund si fmija presidentit LooL
 
Qeka dhon ne daten kur kam pas un ditelindjen, ndryshe ky filmi titullohet "Oguri" Po pra edhe mu mu duk ke kisha sikur e vrau ai qe e kishte rrit se baba vet nuk ishte kurse ai doli ne fund si fmija presidentit LooL

LOL jo mo Devil, ishte me presidentin se ishin per varrimin e babait qe ishte ambasador amerikan. Ai u vra nga policia kur po mundohej te vriste cunin e tij, djalin e djallit.
 
LOL jo mo Devil, ishte me presidentin se ishin per varrimin e babait qe ishte ambasador amerikan. Ai u vra nga policia kur po mundohej te vriste cunin e tij, djalin e djallit.

Ate pra te thash qe ishte me presidentin tashi un sdo te tregoj gjith filmin ktu !!
 
Malryn Manson tash eshte kryesori i tyre 666 sa e di un eshte Nje shtepi ku aty jan njerZit qe nuk besojn ne zot marlyn manson ka prer kemben e vet vetem ti thot zotit se edhe un mund te luaj me trupin tim dhe kta i kan zgjedh 18 femijet me te mir ne bot per mi vra
edhe kur i vran 6 t`part mir 6 t`dyt mir e 5 t`tret mir at t18 dmth nuk min me myt e krejt arsyja osht se i ka pas dek Ma i madhi Prej Sataneve e si ti mbysin kta femijn ai zgjohet .......Continue.


Kshtu kam degjuar kshtu ju them prej vetes nuk e kam then :)




hahahahhahaahahaha tpaskan rrejt ani marilyn mansosn ai osht kongtar ai at stil e ka per komercializemmm kurgjo ma shum :)
 
hahahahhahaahahaha tpaskan rrejt ani marilyn mansosn ai osht kongtar ai at stil e ka per komercializemmm kurgjo ma shum :)

E di un Fort mir qe osht Kongtar

Po ka kom marr vesh un ku kom marr vesh un per qeto qe m`kan rrejt Shnosh ihaaa
 
emri i papes ne vatikan eshte VICARIVS FILII DEI qe do te thote pasardhes i birit te zotit d
he ne latinisht po ti mbledhesh bejne 666
 
emri i papes ne vatikan eshte VICARIVS FILII DEI qe do te thote pasardhes i birit te zotit d
he ne latinisht po ti mbledhesh bejne 666

sqaroje pak me mire se nuk po e marrim vesh.si te mblidhen ne latinisht kto qe thua.dhe si del?
 
Numri 666, simboli i së keqes

iq_inc.gif


Numri 666, që nga fillimet e krishterimit, së pari tek përkrahësit e kësaj feje, e më vonë edhe më gjerë, ka shkaktuar dhe ende shkakton një frikë, përbuzje dhe në përgjithësi një besim të fortë që ndjell të keqen.
Një drojë e madhe, së cilës iu dha edhe një pompozitet i madh publicistik në botë, u shfaq më 06.06.2006, sepse treguesit kalendarik të datës (dita, muaji dhe numri i fundit i vitit) ishin në përputhje të tri gjashtësheve që formojnë numrin treshifror 666, për të cilin besohej të jetë i mallkuar.

? Numri 666, te shumë popuj, përgjithësisht konsiderohet si kodi i djallit dhe simbolizon të keqen, mallkimin, ferrin, antikrishtin, çdo gjë që ndërlidhet me anën e kundërt të së mirës. Jo vetëm te popullata e zakonshme, por në botë ekzistojnë shumë vëllazëri të magjisë së zezë që këtë numër e kanë si kod të kontaktit ritual të nënshtrimit ndaj forcave të errëta e që konsiderohen si ndikime polare antagoniste kundrejt së mirës.

Edhe pse që nga kohët e largëta e deri te ditët e sotme, me këtë numër manipulohet mjaft, shumica prej nesh nuk e dinë burimin e tij të vërtetë. Në fakt, numri i mallkuar 666 për herë të parë përmendet në Dhiatën e Re, ku në lidhje me të thuhet se: "...nëse doni të kuptoni, duhet ta përllogaritni numrin e bishës, sepse ai numër është numri i njeriut dhe ky numër është 666". Sipas intepretimeve të vjetra, "Egërsira e madhe 666", apo ndryshe "ANTIKRISHTI", duhet të sundojë me njerëzimin një kohë të gjatë dhe ky sundim do të zgjasë në paraqitjen e sërishme të JEZUSIT, i cili, pasi të shfaqet në tokë, do ta mposhtë atë duke e shpëtuar njerëzimin nga ky kataklizëm që e priste. Pas kësaj periudhe, do të mbretërojë një etapë e re e artë e pakohësisë (ku nuk do të ekzistojë koha). Identiteti i personalitetit të mallkuar bishë, me shekuj ka qenë objekt i spekulimeve sensacionale.

Duke shfrytëzuar sistemin antik të numerologjisë, çdo gjeneratë ka tentuar ta gjejë numrin 666 në emrat apo në detajet e tjera biografike të personaliteteve të shquara historike që janë dalluar me veprat e tyre mizore. Ky fokus, më së shumti ishte i përqendruar tek pushtuesit dhe sundimtarët tiranë, diktatorët e ndryshëm, si dhe prijësit e mëdhenj ushtarakë të historisë njerëzore. Një kohë të gjatë, si prioritet në "top listën" e personaliteteve më të egra të historisë njerëzore ka qenë imperatori i çmendur romak NERONI.

Ai, përveç faktit se sipas rregullave të numerologjisë, për të përmbushur kriterin e vlerës së 666, emrit të tij i mungonte dhe një gërmë "N", ai, sot e kësaj dite, ende e mban këtë prioritet. Me një keqardhje ndaj kundërshtarëve të shumtë të tyre, Napoleoni, Hitleri dhe Stalini kanë rënë nga kriteret e këtij klasifikimi numerologjik.

Në vitet e fundit, mbreti i pakurorëzuar i prapësisë, egërsisë dhe të keqes, okulisti Alister Krol, themeluesi i vëllazërisë magji-zezë, e quajtur "Agimi i artë", i cili ka vdekur më 1947, sinqerisht ka besuar se pikërisht ai është "egërsira Antikrisht" që fshihet prapa numrit 666. Vetë, me plot krenari, publikisht nënshkruhej si "Egërsira e madhe 666", ose si "TOMEGA THERION", që nga gjuha greke do të thotë egërsirë apo bishë, e që sipas sistemit hebraik të përllogaritjes numerologjike, përfitohet numri 666. Numri 666 mund të haset edhe në simbolikën e vëllazërive të ndryshme masonerike, të cilën ata e kanë shprehur si identitet edhe në nivele publike me karakter shtetëror. Për shembull, konstruksioni artistik i piramidës së madhe e ndërtuar nga qelqi përbëhet nga 666 dritaret qelqore ashtu si edhe profilet e hekurit në hyrje të muzeut të LUVRIT në Paris, që është ndërtuar me urdhër të vetë Presidentit francez Zhak Shirak.

Në anën tjetër, okulistët dhe përkatësit e vëllazërisë shpirtërore tejet të përhapur në botë e quajtur "Newage" (Gjenerata e re), në kërkim të institucioneve zyrtare që përputhen me numrin e mallkuar, kanë regjistruar se shërbimi postar i Britanisë së Madhe në ishujt e Foklandës, më vitin 1982, ka pasur numrin 666, ndërsa një komentim më autentik të mundësisë së lidhjes shtetërore britanike me këtë numër e ka dhënë politikani anglez Tomas Mekolli. Ai konstatonte se, "bisha numerike biblike" është e fshehur prapa institucionit të njohur shtetëror britanik me 666 anëtarë. Këtu Mekolli e kishte fjalën për Parlamentin e Britanisë së Madhe, i cili, me deputetët dhe gjithë personelin tjetër teknik të punësuar në të, numëron gjithsej 666 njerëz të angazhuar.

Ndoshta kjo hamendje na duket paksa e tepruar, por shumica sot mendojnë se Mekolli s'ka gabuar edhe aq. Në fund, droja e vitit për përputhshmërinë e datës 06.06.2006, me simbolikën e numrit 666, edhe përveç publicistikës së madhe, nuk u tregua i saktë, por ende mbetet e paqartë se, pse mediat e posaçërisht ato me rëndësi të madhe botërore, i dhanë një rëndësi të madhe?
 
Misteret e numrit 666

666(!)__clanak_big.jpg


Numri 666 ndërlidhet me anën e kundërt të së mirës.


Numri 666, te shumë popuj, përgjithësisht, konsiderohet si kodi i djallit dhe simbolizon të keqen, mallkimin, ferrin, antikrishtin, gjegjësisht, çdo gjë që ndërlidhet me anën e kundërt të së mirës.
Jo vetëm te popullata e zakonshme, por në botë ekzistojnë shumë vëllazëri magji-zeze që këtë numër e kanë si kod të kontaktit ritual të nënshtrimit ndaj forcave të errëta, e që konsiderohen si ndikime polare antagoniste kundrejt së mirës.
Edhe pse, që nga kohët e lagëta, e deri te ditët e sotme, me këtë numër manipulohet mjaft, shumica prej nesh nuk e dinë burimin e saj të vërtetë. Në fakt, numri i mallkuar 666 për herë të parë përmendet në Dhjatën e Re, ku në lidhje me të thuhet se: "...nëse doni të kuptoni, duhet ta përllogaritni numrin e bishës, sepse ai numër është numri i njeriut dhe numër është 666".
Sipas intepretimeve të vjetra, "Egërsira e madhe 666", apo ndryshe "ANTIKRISHTI", një kohë të gjatë duhet të sundojë me njerëzimin dhe ky sundim do të zgjasë në paraqitjen e sërishëm të JEZUSIT, i cili, pasi të shfaqet në tokë, do ta mposhtë atë duke e shpëtuar njerëzimin nga ky kataklizëm që e priste. Pas kësaj periudhe, do të mbretërojë një etapë e re e artë e pakohësisë.
Identiteti i personalitetit të mallkuar bishë, me shekuj ka qenë objekt i spekulimeve sensacionale. Duke shfrytëzuar sistemin antik të numerologjisë, çdo gjeneratë ka tentuar ta gjejë numrin 666 në emrat apo në detajet tjera biografike të personaliteteve të shquara historike që janë dalluar me veprat e tyre mizore. Ky fokus, më së shumti ishte i përqendruar tek pushtuesit dhe sundimtarët tiranë, diktatorët e ndryshëm, si dhe prijësit e mëdhenj ushtarakë të historisë njerëzore. Një kohë të gjatë, si prioritet në "top listën" e personaliteteve më të egra të historisë njerëzore ka qenë imperatori i çmendur romak NERONI. Ai, përpos faktit se, sipas rregullave të numerologjisë, për të përmbushur kriterin e vlerës së 666, emrit të tij i mungonte dhe një germë "N", ai, sot e kësaj dite, ende e mban këtë prioritet. Me një keqardhje ndaj kundërshtarëve të shumtë të tyre, Napoleoni, Hitleri dhe Stalini kanë rënë nga kriteret e këtij klasifikimi numerologjik. Në vitet e fundit, mbreti i pakurorëzuar i prapësisë, egërsisë dhe të keqes, okulisti Alister Krol, themeluesi i vëllazërisë magji-zeze, e quajtur "Agimi i artë", i cili ka vdekur më 1947, sinqerisht ka besuar se pikërisht ai është "egërsira Antikrisht" që fshihet prapa numrit 666. Vetë, me plot krenari, publikisht nënshkruhej si "Egërsira e madhe 666", ose si "TOMEGA THERION", që nga gjuha greke do të thotë egërsirë apo bishë, e që sipas sistemit hebraik të përllogaritjes numerologjike, përfitohet numri 666. Numri 666 mund të haset edhe në simbolikën e vëllazërive të ndryshme masonerike, të cilën ata e kanë shprehur si identitet edhe në nivele publike me karakter shtetëror, shkruan banka e ideve. Ta zëmë, konstruksioni artistik i piramidës së madhe e ndërtuar nga qelqi dhe profilet e hekurit në hyrje të muzeut të LUVRIT në Paris, përbëhet nga 666 dritaret qelqore dhe e njëjta është ndërtuar me urdhër të vetë presidentit francez Zhak Shirak.
Në anën tjetër, okulistët dhe përkatësit e vëllazërisë shpirtërore tejet të përhapur në botë e quajtur "Neëage" (Gjenerata e re), në kërkim të instuticioneve zyrtare që përputhen me numrin e mallkuar, kanë regjistruar se shërbimi postar i Britanisë së Madhe në ishujt e Foklandës, më vitin 1982, ka pasur numrin 666, ndërsa një komentim më autentik të mundësisë së lidhjes shtetërore britanike me këtë numër e ka dhënë burrështetasi dhe politikani anglez Tomas Mekolli. Ai konstatonte se "bisha numerike biblike" është e fshehur prapa institucionit të njohur shtetëror britanik me 666 anëtarë. Këtu Mekolli e kishte fjalën për Parlamentin e Britanisë së Madhe, i cili, me deputetët dhe gjithë personelin tjetër teknik të punësuar në të, numëron gjithsej 666 njerëz të angazhuar.
Ndoshta kjo hamendje na duhet paksa e tepruar, por shumica sot, mendojnë se Mekolli s'ka gabuar edhe aq.
Në fund, droja e këtij viti për përputhshmërinë e datës 06.06.2006, me simbolikën e numrit 666, edhe përpos publicistikës së madhe, nuk u tregua i saktë, por, ende mbetet e paqartë se, pse mediat e posaçërisht ato me renome të madhe botërore kësaj besëtytnie, i dhanë një rëndësi të madhe? Mos ky fakt e dëshmon edhe më bindshëm realitetin kaherë të njohur se mediat e mëdha botërore vërtet janë të kontrolluara nga masoneria elite globale???!../iglobi/
 
Titulli: 666-Numri i shtazës

Historia e… djallit! (video)

Djalli, qenia më enigmatike e historisë njerëzore, qenie e cila është sa reale aq dhe surreale, është ajo qenie e cila edhe pse e pavërtete, të kall tmerr dhje jo pa qëllim është konsideruar si “Mbreti i Ferrit”.


Djalli, Shejtani, Lucifer, Beelzebub, Bisha, 666, janë disa nga emrat të cilat i janë dhënë atij.

- Por cili është djalli në të vërtet?
- Kur u shfaq për herë të parë në historinë e njerëzimit?
- Hebrenjtë, ishin ata të cilët folën për herë të parë për ekzistencën e djallit?
- Cila është historia që ai mbartë, si një figurë fetare apo teologjike?
- Pse atë e përshkruajnë dhe e portretizuan me atë morfi?
- Si u përshtat perceptimi i njerëzve rreth rrëzimit të engjëllit gjatë kalimit të shekujve?
- Cilat janë krimet që janë kryer për ta sulmuar atë?
- ثshtë vërtet kundërshtari kryesor i Krijuesit të Gjithësisë, i cili mundohet më kotë të dominojë botën?

Më në fund, u realizua pak kohë më parë një dokumentar i cili mundohet t’u jap përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave, të cilat janë të bazuara në fakte historike. Në dokumentar flasin përfaqësues të Kishës Katolike, historian, studiues si dhe shumë mbështetës së të “tij”, të cilët kanë themeluar dhe Kishën e parë të Djallit!/alb'o/


Ndiqni për më shumë detaje dokumentarin në vijim:

The History of the Devil - YouTube
 
Titulli: 666-Numri i shtazës

e ditur nuk eshte ku me dit se qfare fakti ky edhe ne dime diqka
 
Titulli: 666-Numri i shtazës

Nuk besoj ne djall, por e di qe ka njerez qe sillen si te tille.......
 
Titulli: 666-Numri i shtazës

Nuk besoj ne djall, por e di qe ka njerez qe sillen si te tille.......

Thone kur qente lehin e shohin djallin me sy se qente shohin me mire une per vete urrej ulerimen e qenve naten
 
Titulli: 666-Numri i shtazës

Thone kur qente lehin e shohin djallin me sy se qente shohin me mire une per vete urrej ulerimen e qenve naten

edhe une e urrej ulerimen e tyre naten , eshte paralajmerim .....

Une kam lidhje shpirterore me qente, dhe k'te ma kane thene gjithmone, me duhet 1 domosdo pas pushimeve verore ,meqe ai qe kam pas ka nderruar jete :(
 
Titulli: 666-Numri i shtazës

edhe une e urrej ulerimen e tyre naten , eshte paralajmerim .....

Une kam lidhje shpirterore me qente, dhe k'te ma kane thene gjithmone, me duhet 1 domosdo pas pushimeve verore ,meqe ai qe kam pas ka nderruar jete :(


Ngushellime!

Une kam nje pastor gjerman, qen shume intelegjent. Me eshte bere tamam anetare i familjes dhe eshte i pari qe e takoj ne mengjes dhe pershendetem me te dhe poashtu i pari qe e takoj kur kthehem nga puna.
 
Titulli: 666-Numri i shtazës

emri i papes ne vatikan eshte VICARIVS FILII DEI qe do te thote pasardhes i birit te zotit d
he ne latinisht po ti mbledhesh bejne 666

Ne ralitet, fjala VICARIVS FILII DEI, e cila gjindet ne nje kapele te Papes, perben shume 664. Duhet te thuhet se latinishtja shkruhej ne horizzontale, dhe jo ne vertikale. Ne te njejten menyre romaket nuk kane shkruar ne vertikale, por ne horizontale. Dhe shuma duhet te dale: VIC AR IV SF ILII D E I = 5 +1 +100 +4 +1 +50 +1 +1 +1 +500 = 664. Ku "U" eshte marre si "V"

Gjithsesi eshte mjaft interesant ky fakt, qe ndodhet pikerisht ne nje Kurore Papale Vatikani, edhe pse i afrohet mjaft keti mumri misterioz- 666.
Gjithashtu, duhet te dihet edhe nje fakt tjeter, qe, protestantet, ndonse jane te krishtere, e konsiderojne Papen e Vatikanit si anti-Krisht.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top