sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Kujdesi për parandalimin e sëmundjeve fillon që në fëmijëri. Kështu, nëse ju do të jeni të kujdesshëm me fëmijën tuaj që në moshë të vogël me siguri që do të keni një fëmijë të shëndetshëm. Mos harroni se nëse këto sëmundje nuk parandalohen dhe trajtohen që në moshë të vogël, rreziku që ato të shfaqen sërish gjatë gjithë jetës është tepër i madh. Në suplementin e sotëm të gazetës “Albania”, ju do të njiheni me 60 sëmundjet kryesore nga të cilat rrezikohen fëmijët nga lindja e tyre deri në moshën e adoleshencës. اdo sëmundje ka specifikat e veta si mënyra e shfaqjes, transmetimit, parandalimit etj. Që t’ia dilni mbanë me sukses në përballimin e tyre, në këtë suplement ju do të gjeni gjithçka që duhet të dini për to. Ndërkohë që për çdo pyetje ju mund të na shkruani në adresën tonë të e_mailit:albania.shëndetë[email protected]. Ngritja e fëmijës paraqet përgjegjësi të madhe, të cilën zakonisht e pranojmë si dhuratë dhe për të nuk ka nevojë për trajnim. Shumica e prindërve mësojnë sipas mënyrës që vijnë problemet, ndikimin e mënyrës në të cilën ata kanë qenë të kultivuara ose duke u udhëhequr nga ajo që kanë parë ose kanë lexuar. Prindërit mund të kenë stil të ndryshëm, por caku i tyre është i përbashkët. Të gjithë prindërit duan fëmijët e tyre të rriten të shëndetshëm, të gëzuar, mirë të përshtatur, të suksesshëm, dhe në persona të rritur të përgjegjshëm të cilët do të mund t’i respektojnë ndjenjat e huaja, do të jenë të aftë të bashkëpunojnë me të tjerët dhe me sukses të ballafaqohet me vështirësitë e jetës. Jashtëzakonisht është i rëndësishëm të motivuarit e prindërve. A duan ata me të vërtetë të bëhen prindër ose ndjehen të pa përgatitur dhe të frikësuar. Mund të jenë të dobishme këshillat që vijojnë:
Duhet të jeni të përgatitur për atë se si prind do të përjetoni ndjenja të ndryshme. Do të ketë periudha kur do të ndjeni dashuri, gëzim dhe krenari, por gjithashtu edhe me emocione negative sikurse të hidhëruarit, frika, dhe dëshpërimi. Emocionet e këtilla mund të shkaktojnë ndjenjë të fajit ose të mendoni se nuk jeni prindër i mirë. ثshtë me rëndësi të kuptoni se nuk pritet të jeni i pa gabueshëm dhe se secili (madje edhe prindërit) ndonjëherë bëjnë gabime. Informohuni për atë që nuk e njihni. Lexoni letërsi për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, ashtu që do të dini se çfarë të pritni.