60 Menyra te Aritjes se Shperblimit dhe Shlyerje te Mekateve

Nur

Antar Aktiv
60 mënyra prej mënyrave
të arritjes së shpërblimit
dhe shlyerjeve të mëkateve
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit
Tërë falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve, dhe bekimi e shpëtimi qofshin mbi më të ndershmin e profetëve dhe të dërguarve...
Pastaj...kjo është një shkresë drejtuar çdo muslimani që adhuron Allahun dhe nuk i bënë shok Atij asgjë, përderisa qëllimi kryesor për çdo musliman është që të dal nga kjo botë kur Allahu veçse ia ka falur të gjitha mëkatet, e as që e pyet Allahu për to në Ditën e Kijametit, dhe ta fus atë në Xhennetet e begatshme përgjithmonë duke mos dalë prej tyre kurrë...në këtë shkresë të shkurtër do t'i përmendim disa vepra të cilat shlyejnë mëkatet dhe në të cilat ka shpërblim të madh të nxjerra nga hadithe të vërteta të të Dërguarit (s.a.w.s.). Lusim Allahun, të Gjallin, të Përjetshmin, i Cili është Ai që nuk ka zot tjetër përveç Tij që t'i pranoj veprat tona, padyshim Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi!
1. Pendimi: 'Kush pendohet para se të lind Dielli nga perëndimi i tij, Allahu ka pranuar pendimin e tij (ia ka falur mëkatet)' Muslimi (2703) 'Vërtet Allahu azze we xhel-le ia pranon pendimin e robit derisa mos të gargaris (gulfat vdekja - t'i vij vdekja në fyt).'
2. Dalja për të kërkuar diturinë: 'Kush merr ndonjë rrugë për të kërkuar dije, Allahu do t'ia lehtësoj atij rrugën për në Xhennet' Muslimi (2699)
3. Të përmendurit e Allahut të Madhërishëm: 'A t'ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më e pastra tek Sunduesi i juaj, dhe më e larta në shkallët e shpërblimeve tuaja; më e mirë për ju sesa dhënia e arit dhe argjendit, dhe më e mirë për ju sesa ta takoni armikun tuaj e t'ua rrihni qafat e tyre (t'i luftoni ata) dhe t'ua rrahin qafat tuaja (t'ju luftojnë juve)? Thanë: Po. Tha: të përmendurit e Allahut të Madhërishëm' Tirmidhij (3347)
4. Shëmbëlltyra në vepra të mira dhe udhëzimi për në të mirë: 'اdo vepër e mirë është sadak (lëmosh-bamirësi), dhe udhëzuesi në të mirë është si vepruesi i saj' Buhariu(374/10) dhe Muslimi (1005)
5. Vlera e thirrjes tek Allahu: 'Kush thërret në udhëzim do të ketë shpërblim sikurse shpërblimet e atyre që e pasojnë atë duke mos i pakësuar kjo asgjë prej shpërblimeve të tyre.' Muslimi (2674)
6. Urdhërimi për në veprat e mira dhe ndalimi nga veprat e këqija: 'Kush sheh prej jush një vepër të keqe le ta ndaloj (ndryshoj) atë me dorën e tij, nëse nuk mund le ta bëj këtë me gjuhën e tij, e nëse nuk mund le ta bëj këtë me zemrën e tij, e ky është imani më i dobët' Muslimi (49)
7. Leximi i Kur'anit Fisnik dhe këndimi i tij: 'Lexoni Kur'anin se vërtet ai vjen Ditën e Gjykimit ndërmjetësues për lexuesit e tij.' Muslimi(804)
8. Studimi i Kur'anit dhe mësimi i tij të tjerëve: 'Më i miri prej jush është ai që mëson Kur'anin dhe ua mëson atë të tjerëve.' Buhari (66/9)
9. Selami(përshëndetja me selam): 'Nuk do të hyni në Xhennet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa ta doni njëri-tjetrin, a t'ju tregoj për diçka nëse e bëni atë do ta doni njëri-tjetrin, përhapeni selamin mes jush.' Muslimi (54)
10. Dashuria për hir të Allahut: 'Vërtet Allahu i Madhërishëm thotë në Ditën e Gjykimit: 'Ku janë ata që donin njëri tjetrin për hir të madhërisë sime, sot do t'i fus ata në hijen Time, ditën kur nuk ka hije tjetër përveç hijes Sime.' Muslimi (2566)
11. Vizita e të sëmurit: 'Nuk ka asnjë musliman që viziton një musliman të sëmur herët në mëngjes përveçse të lutën për të shtatëdhjetë mijë melek (melaqe, engjëj) deri në mbrëmje, e nëse e viziton atë në mbrëmje lutën për të shtatëdhjetë mijë engjëj deri në agim, dhe do ta ketë një kopsht në Xhennet.' Tirmidhij (969)
12. Ndihma e njerëzve në fe: 'Kush ia lehtëson vështirësitë atij që është në vështirësi, Allahu do t'ia lehtësoj atij në këtë botë dhe në botën tjetër (Ahiret).' Muslimi (2699)
13. Mbulimi i veprave të këqija të njerëzve: 'Nuk ia mbulon robi ndonjë të keqe robit tjetër në këtë botë, përveçse ia ka mbuluar atij Allahu në Ditën e Gjykimit.' Muslimi (2590)
14. Mbajtja e lidhjeve farefisnore: 'Farefisi është i lidhur për Arshin(Fronin) e Allahut dhe thotë: 'Kush më lidh mua e ka lidhur atë Allahu, dhe kush më shkëput mua e ka shkëputur atë Allahu.' Buhari (350/10) Muslimi (2555)
15. Morali i mirë: 'ثshtë pyetur i Dërguari i Allahut (s.a.w.s) për atë se çka do t'i fus njerëzit më së shumti në Xhennet. Ka thënë: 'Frikë-respekti ndaj Allahut dhe morali i mirë.' Tirmidhij (2003)
16. Sinqeriteti: '(Ju porosis) T'ju përmbaheni gjithnjë sinqeritetit se vërtet sinqeriteti shpie në mirësi, dhe vërtet mirësia shpie në Xhennet.' Buhari (423/10) Muslimi (2607)
17. Përmbajtja e hidhërimit: 'Kush përmbahet në hidhërim duke pasur mundësi të shfryhet nga ai, Allahu do ta thërras atë në krye të krijesave Ditën e Gjykimit duke i dhënë mundësi të zgjedh prej huriave (bukurosheve të Xhennetit) çka të dojë.' Tirmidhij (2022)
18. Shpagimi i ndejës: 'Kush ulet në ndonjë ndej dhe e tepron me fjalë, pastaj para se të ngitet nga ajo ndej thotë: 'I lartësuar je Ti o Allah dhe falënderimi të takon Ty, dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Teje, kërkoj falje dhe pendohem tek Ti.' Veçse i është falur atij çka ka bërë në atë ndej(tubim).' Tirmidhij (153/3)
19. Durimi: 'Nuk e godet muslimanin asnjë lodhje, asnjë sëmundje, asnjë shqetësim, asnjë trishtim, asnjë vuajtje, dhe asnjë mjerim, bile asnjë therë që therët prej saj përveçse t'i fal Allahu me të prej mëkateve të tij.' Buhari(91/10)
20. Mirësia ndaj prindërve: 'I nënçmuar qoftë, i nënçmuar qoftë, dhe i nënçmuar qoftë! ثshtë thënë: kush o i Dërguar i Allahut? Tha: Kushdo që ka zënë prindërit e tij në pleqëri njërin prej tyre ose dytë pastaj nuk hyn në Xhennet.' (d.m.th. nuk e shfrytëzon këtë rast për të hyrë në Xhennet duke u kujdesur, respektuar dhe ndihmuar prindërit. Sh.p.) Muslimi (2551)
21. Përkujdesja ndaj vejushës dhe skamnorit: 'Kujdestari ndaj vejushës dhe skamnorit është si muxhahidi (luftëtari) në rrugën e Allahut' dhe mendoj se ka thënë: 'dhe si falësi i namazit që nuk pushon, dhe si agjëruesi që nuk han.' Buhari (366/10)
22. Mbikëqyrja e jetimit: 'Unë dhe mbikëqyrësi i jetimit do të jemi në Xhennet kështu dhe i bashkoj dy gishtat e tij, gishtin tregues dhe të mesmin.' Buhari (365/10)
23. Abdesi: 'Kush merr abdes duke e zbukuruar atë i dalin mëkatet e tij nga trupi i tij, derisa të dalin prej nën thonjve të tij.' Muslimi (245)
24. Shehadeti (dëshmia) pas abdesit: 'Kush merr abdes duke e zbukuruar atë pastaj thotë: 'Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Njërit, të Pashoq, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij, o Allah më bëj mua prej të penduarve dhe prej të pastërve' iu hapën atij dyert e Xhennetit hyn prej cilës dëshiron.' Muslimi (234)
25. Përsëritja pas muezinit (thirrësit të ezanit): 'Kush thotë kur e dëgjon thirrjen: 'O Allah, Zot i kësaj thirrje të përsosur dhe i këtij namazi të ngritur, jepi Muhammedit vesilen (ngritje në shkallë ose pozitë të lartë) dhe mirësinë, dhe ringjalle atë në vendin mahmud (të lëvdueshëm) të cilin ia ke premtuar atij, do ta kaplojë atë ndërmjetësimi im Ditën e Gjykimit.' Buhari (77/2)
26. Ndërtimi i xhamive: 'Kush ndërton një xhami e dëshiron me të kënaqësinë e Allahut, do t'i ndërtohet atij një e njëjtë me të në Xhennet.' Buhari (450)
27. Siwaku (Furça e dhëmbëve): 'Sikur të mos frikësohesha se do t'ua vështirësoja ummetit (besimtarëve) tim, do t'i urdhëroja ata me siwak për çdo namaz.' Buhari (331/2) Muslimi (252)
28. Shkuarja në xhami: 'Kush shkon në xhami herët ose në kohë tjera, Allahu ia përgatit atij një shtëpi në Xhennet sa herë që shkon herët apo në kohë tjera.' Buhari (124/2) Muslimi (669)
29. Pesë kohët e namazit: 'Nuk ka njeri musliman që e zë kohën e ndonjë namazi të obligueshëm dhe e zbukuron abdesin e asaj kohe, përqendrimin në të dhe përkuljen (ruku) në të, përveçse do të jetë kjo për të shpagim i mëkateve të bëra më herët-duke mos bërë mëkate të mëdha-, dhe kjo është për të tërë jetën (kohën).' Muslimi (228)
30. Namazi i sabahut dhe i ikindisë: 'Kush fal namazin e sabahut dhe ikindisë do të hyj në Xhennet.' Buhari (43/2)
31. Namazi i xhumasë: 'Kush merr abdes dhe e zbukuron atë, pastaj vjen në xhuma dhe dëgjon e përmbahet nga të folurit, iu falen mëkatet në mes kësaj xhumaje dhe xhumasë tjetër, dhe i ka të shtuara tri ditë.' Muslimi (857)
32. Koha e përgjigjes në ditën e xhuma: 'Në të (ditën e xhuma) gjendet një kohë që nuk ndodh të përputhet me të robi musliman duke qenë në namaz dhe e lut Allahun për diçka, përveçse t'ia ketë dhuruar atë Allahu.' Buhari (344/2) Muslimi (852)
33. Namazet sunnet bashkë me namazet farz: 'Nuk ka rob musliman që fal për Allahun e Madhërishëm çdo ditë dymbëdhjetë rekate vullnetare (nafile) jashtë namazëve të obliguara, përveçse t'ia ndërtoj Allahu atij një shtëpi në Xhennet.' Muslimi (728)
34. Falja e dy rekateve pas bërjes së ndonjë mëkati: 'Nuk ka rob që bënë ndonjë mëkat, pastaj zbukuron pastrimin (abdesin), i fal dy rekate, dhe pastaj i kërkon Allahut falje, përveçse t'ia ketë falur Allahu.' Ebu Dawud (1521)
35. Namazi i natës: 'Namazi më i mirë pas namazëve të obliguara është namazi i natës.' Muslimi (1163)
36. Namazi i paradites: 'Për çdo asht të gishtërinjve tuaj ka sadaka, çdo tesbih (thënia: SubhanAllah) është sadaka, çdo tahmin (thënia:Elhamdu lilah) është sadaka, çdo tehlil (thënia:La ilahe il-lAllah) është sadaka, çdo tekbir (thënia:Allahu Ekber) është sadaka, urdhri për të mirë është sadaka, dhe ndalimi nga e keqja është sadaka, dhe shpërblimin e të gjitha këtyre e kanë dy rekate që falën në paradite.' Muslimi (720)
37. Bërja salavat (lutje) për të Dërguarin a.s.: 'Kush bën salavat për mua një herë, Allahu për të ka bërë dhjetë herë.' Muslimi (384)
38. Agjërimi: 'Nuk ka asnjë rob që agjëron një ditë për hir të Allahut të Madhërishëm, përveçse ta ketë larguar Allahu atë për shkak të asaj dite nga Zjarri shtatëdhjetë pranvera.' Buhari (35/6) Muslimi (1153)
39. Agjërimi i tri ditëve nga çdo muaj: 'Agjërimi i tri ditëve nga çdo muaj është (sikur) agjërimi i tërë kohës.' Buhari (192/4) Muslimi (1159)
40. Agjërimi i muajit Ramazan: 'Kush agjëron muajin e Ramazanit me iman të plotë dhe me vullnet e përmbajtje iu është falur atij çka ka bërë prej mëkateve.' Buhari (221/4) Muslimi (760)
41. Agjërimi i gjashtë ditëve nga muaji Shewwal: 'Kush agjëron Ramazanin dhe e pason atë me gjashtë ditë nga muaji Shewwal, është sikur ta ketë agjëruar tërë kohën.' Muslimi (1164)
42. Agjërimi i ditës së Arefatit: 'Agjërimi i ditës së Arefatit i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit që pason.' Muslimi (1162)
43. Agjërimi i ditës 'Ashura': 'dhe agjërimi i ditës 'Ashura', mbështetëm tek Allahu, t'i shpaguaj mëkatet e vitit para tij.' Muslimi (1162)
44. Dhënia iftar agjëruesit: 'Kush i jep iftar një agjëruesi, do të këtë shpërblimin e njëjtë si të tij (agjëruesit), duke mos i pakësuar shpërblimin e agjëruesit asgjë.' Tirmidhij (807)
45. Falja namaz në Natën e Kadrit: 'Kush fal namaz në Natën e Kadrit me iman dhe me vullnet e përmbajtje iu është falur atij çka ka bërë prej mëkateve.' Buhari (221/4) Muslimi (1165)
46. Sadaka-ja (lëmosha): 'Sadaka shuan mëkatet ashtu siç shuan uji zjarrin.' Tirmidhij (2612)
47. Haxhi dhe umre-ja: 'Umre-ja prej umre-së është shlyerës i mëkateve mes tyre, dhe haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër veçse Xhennetin.' Muslimi (1349)
48. Veprat e mira në dhjetë ditët e Dhil Hixhxhes: 'Nuk ka ditë që vepra e mirë është më e dashur tek Allahu sesa këto ditë, do të thotë sesa dhjetë ditët e Dhil Hixhxhes. Kanë thënë: 'As lufta në rrugën e Allahut? Ka thënë: 'As lufta në rrugën e Allahut, përveç njeriut që del me veten e tij dhe me pasurinë e tij pastaj nuk kthehet me asgjë prej kësaj.' Buhari (381/6)
49. Lufta (Xhihadi) në rrugën e Allahut: 'Një ditë luftë në rrugën e Allahut është më e mirë sesa dynjaja dhe çka ka në të, dhe vendi i kamxhikut të njërit prej jush në Xhennet është më i mirë sesa dynjaja dhe çka ka në të.' Buhari (11/2)
50. Dhënia në rrugën e Allahut: 'Kush e përgatit një luftëtar veçse ka luftuar, dhe kush e zëvendëson një luftëtar në familjen e tij veçse ka luftuar.' Buhari (37/2) Muslimi (1895)
51. Falja e namazit për të vdekurin dhe përcjellja e xhenazes: 'Kush përcjell xhenazen derisa ta fal namazin për të, do ketë shpërblim sa një kirat, dhe kush e përcjell atë derisa të varroset, do t'i ketë dy kirat. I është thënë: e çka janë dy kirat? Ka thënë: 'sa dy kodra të mëdha.' Buhari (158/3) Muslimi (945)
52. Ruajtja e gjuhës dhe organit seksual: 'Kush mi siguron mua çka ka mes dy mjekrave (mjekrës dhe mustaqeve – gojën) dhe çka ka mes dy këmbëve, unë ia siguroj Xhennetin.' Buhari (264/11) Muslimi (265)
53. Vlera e thënieve 'La ilahe il-laAllah' dhe 'SubhanAllahi we bi hamdihi': 'Kush thotë: 'La ilahe il-lAllahu wahdehu la sherike lehu, lehulMulku we lehulHamdu, we huwe ala kul-li shej'in Kadir.' njëqind herë në ditë, do të ketë shpërblimin e lirimit të dhjetë robërve, i shkruhen njëqind të mira dhe i shlyhen njëqind të këqija, dhe (kjo thënie) do t'i jetë atij mburojë nga shejtani në atë ditë deri në mbrëmje, dhe askush nuk do të vij më diç më të mirë se me çka ka ardhur ai, përveç njeriu që ka bërë më shumë se ai.' Dhe ka thënë (i Dërguari a.s.): 'Kush thotë: 'SubhanAllahi we bi hamdihi' njëqind herë në ditë, iu falen gjynahet edhe nëse janë sa shkuma e detit.' Buhari (168/11) Muslimi (2691)
54. Largimi i pengesave nga rruga: 'E kam parë një njeri duke u shtrirë në shtratin e vet në Xhennet për shkak të një peme që e ka prerë nga rruga, e që i pengonte njerëzit.' Muslimi
55. Edukimi dhe përkujdesja ndaj vajzave (bijave): 'Kush i ka tri vajza, i strehon ato (ua siguron vendbanimin), i mëshiron ato dhe përkujdeset për to, Xhenneti për të është bërë obligim përgjithmonë.' Ahmedi me sened (zinxhir të transmetuesve) të mirë.
56. Mirësjellja ndaj kafshëve: 'Vërtet një njeri ka parë një qen duke ngrenë dheun nga etja, ka marrë njeriu opingën e tij (për të nxjerrë ujë nga pusi), dhe i ka dhënë ujë me të derisa është ngopur, Allahu e ka falënderuar për këtë, dhe e ka futur atë (njeriun) në Xhennet.' Buhari
57. Lënia e debateve (grindjeve): 'Unë jam garantues për një shtëpi në mes të Xhennetit për atë që lë grindjen edhe nëse ka të drejtë.' Ebu Dawudi
58. Vizita e vëllezërve për hir të Allahut: 'A doni t'ju tregoj për njerëzit e juaj që janë në Xhennet? Kanë thënë: 'Po, o i Dërguar i Allahut!' Ka thënë: 'Profeti është në Xhennet, Ebu Bekri është në Xhennet, dhe njeriu që viziton vëllain e tij në skaj të qytetit (shumë larg), nuk e viziton për tjetër veçse për hir të Allahut, është në Xhennet.' Taberani, hadithi është hasen (i mirë).
59. Dëgjueshmëria e gruas ndaj burrit të saj: 'Kur gruaja t'i fal pesë kohët e namazëve, ta agjëroj Ramazanin, ta ruaj nderin e saj, dhe ta dëgjoj burrin e saj, hyn prej cilës derë të Xhennetit që dëshiron.' Ibn Hiban, hadithi është i vërtetë.
60. Të mos kërkohet nga njerëzit asgjë: 'Kush më siguron mua se nuk do t'i kërkoj njerëzve asgjë, ia siguroj atij Xhennetin.' Hadithi është në Sunene, dhe është i vërtetë.

 
Titulli: 60 Menyra te Aritjes se Shperblimit dhe Shlyerje te Mekateve

Allahu te shperblefte me Xhennetin Firdews per kete teme !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top