Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

6 pikat e banit, janë edhe në 6 yjet e “flamurit tonë”?!

6 PIKAT E BANIT, JANث EDHE Nث 6 YJET E “FLAMURIT TONث”?!​

Më në fund, porosia e atij tregimi të urtë se “bashkimi bënë fuqi”, të cilin, gati të gjithë e kemi mësuar që në klasën e para të shkollës fillore, më 19 nëntor të këtij viti, u aplikua në praktikë. Dikur si një thupër që thahej lehtë, tani i bashkuar si 15 tog, qe e pathyeshme. Më në fund, me sa duket vërtetë e mësuam atë urtësi -“bashkimi bënë fuqi” dhe për këtë kurrë nuk duhet të jetë vonë.
Në Prishtinë atë ditë ishin 30 mijë. Në Prishtinë atë ditë çdo gjë ishte dinjitoze dhe gati se nuk pat fare polic; nuk u djeg asnjë ambasadë e huaj; nuk u thye asnjë dyqan; nuk u shkatërrua asnjë butik; në Prishtinë atë ditë nuk u voll asnjë palë patika....
Vërtet ishte bukur atë ditë në Prishtinë, sepse, përveç qëllimit bazë të protestës si porosi,
një popull i lashtë madhështor pellazgo-ilir, u diferencua qartë atë ditë nga një shembull tjetër arkaik i mentalitetit sllavo-karpat ballkanik
A thua, pse nuk mësojnë nga ky shembull paradoksal, edhe miqtë tanë Evropian...?!

Pak numerologji si kuriozitet

Sipas numerologjisë si një urtësi e lashtë e civilizimeve të moçme, besohet se numri si shifër, nuk shpreh vetëm sasinë, por ajo në vete përmban edhe porosinë e forcave mistike, andaj, çdo numër, përveç se ka cilësi të ndryshme, ka edhe frekuenca të caktuara rrezatuese energjetike.
Protesta e organizuar gjithëpopullore e 19 nëntorit të vitit 2008, kundër 6 pikave famoze të Banit, atë ditë tek unë, u fuqizua edhe me një simbolikë të prezencës kontinuive të numrit 6: në lagjen time nuk pati rrymë plotë 6 orë...dhe kjo më shtyri që në përsiatjet e mija të jem edhe nga pak besëtytë për jo rastësinë e ndodhjes së gjërave dhe lidhshmërisë së tyre të ndërsjellët me numrin mistik 6.
Meqë 6-pikat e famshme të Munit, si nga ana e lidershipit ashtu edhe nga populli i Kosovës, tanimë e ka marrë përgjigjen e merituar, si kuriozitet, mendova që këtë anatemë të mallkuar numerike, ta analizoj pikërisht nga ky këndvështrim misterioz numerologjik.
Numerologjia, numrin 6 e komenton si numër mistik, sepse në shkrimet e shenjta, me të tregohen gjashtë ditët e krijimit të botës. Ky numër, njëkohësisht, plotpjesëtohet me numrin çift - 2 dhe me numrin tek – 3. Në mistikën religjioze krishtere, po ashtu si tejet specifik dhe domethënës, është i njohur edhe një numër tjetër treshifror që formohet nga tri gjashtëshe - “666”, e cili konsiderohet si numër i mallkuar, kodi i djallit apo e luciferit (satanës), emblema damkuese me të cilin do të dallohet antikrishti.
Nëse edhe më tej mbështetemi në metodologjinë interpretuese të kësaj filozofie besëtyte, dhe nëse për analizë i marrim vetëm 10 vitet e fundit të eksperiencës tonë politike në raport me bashkësinë ndërkombëtare, do të shohim se, qysh edhe më parë, Kosova veç i ka pasur dy gjashtëshe karakteristike të kësaj triade famëkeqe simbolike:
E para fshihet prapa 6 etapave të rëndësishme 10 vjeçare të vendimmarrjeve të rëndësishme politike nga bashkësia ndërkombëtare për ne , dhe ato janë: 1- Dokumenti i Rambujesë, 2 - Rezoluta 1244 e OKB-së për Kosovën, 3 - Marrëveshja e Kumanovës, 4 – Pakoja e Atisarit, 5 - Deklarata e pavarësisë dhe 6 - Kushtetuta e Kosovë. Ndërsa, gjashtëshen e dytë si simbolikë, e kemi te 6 yjet e flamurit tonë të ri të Kosovës.
Dhe, së fundi, për ta formësuar dhe betonuar si definitive atë triadë djallëzore të shifrës së mallkuar “666”, përmes bërjes publike të këtyre 6 pikave të fundit të Banit, edhe kjo mangësi u kompletua...?!!
Mbase nuk ka dyshim! Provojeni edhe vetë! Sido që ta marrësh dhe me çfarëdo renditje logjike ta kombinosh dhe krahasosh atë , në këtë tognumërshin e mallkuar treshifror specifik kosovar, gjithmonë do të vëreni një përpuetshmëri të pakontestueshme harmonike ?
E po, nëse sipas kësaj logjikeje vazhdojmë deri në fund, atëherë, patjetër pres se dikush do të më pyes: ku janë këtu 4 pika të propozuara në fund nga liderët tanë kosovar si kundërpërgjigje? Kjo 4 numerike, fare nuk ka të bëjnë me atë 6 si vazhdimësi?!
Dëshiroj të mos jetë e saktë, por mendoj se edhe në këtë 4-shin fshihet 6-shi i kamufluar. Dy mangësi që nuk duken këtu si shifra numerike në formë pikash, janë vetë ata, 2 propozuesit e tyre: Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi...
E, po, për fund, ju lutem ta marrim këtë si kuriozitet dhe të shpresojmë së bashku se 4-shi kurrë nuk do bëhet haptas 6! Sepse, mos Zot, në 6-shin e mundshëm më pas eventual, këta dy të fundit duhet të bien përgjithmonë...

Adnan Abrashi
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back