Ado
FISEBILIL-LAH
Sipas shënimeve të Policisë, 55 persona janë lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike në mbarë Kosovën, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë ndërrimit të moteve.
Më numrin e të lënduarve prin Rajoni i Gjilanit, me 25 të lënduar, ndërsa – sipas evidencës së Policisë – më së paku të lënduar ka pasur në Rajonin e Prizrenit, 4 sish.
Policia konsideron se situata e sigurisë në mbarë territorin e Kosovës ka qenë e qetë dhe se nata e vitit të ri sa i përket përdorimit të fishekzjarrëve dhe të vetëdijesimit të qytetarëve në përgjithësi ka qenë e mirë.
“Nëse e krahasojmë me vitin e kaluar (ndërrimi i moteve), kemi pasur shumë më pak persona të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike, i kemi dy persona të lënduar nga plumbat qorr por në ndërkohë i kishim edhe dy aksidente me fatalitet ku vdekjen e kanë gjetur pesë persona”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Të lënduarit nga mjetet piroteknike – krahasimi me vitin e kaluar.
2008/2009 - 2007/2008
Gjilani – 25 50
Prishtina – 9 63
Peja – 6 32
Ferizaj – 6 24
Mitrovica – 5 109
Prizreni – 4 26
Totali: 55 204