55 pyetje për “atin” e kombit!

Ylli-1

Etnoshqiptar
Nga Hivzi Islami

Publikuar: 23:47 / 20.02.2014

Një portret i shkurtër

I vetëquajturi At i kombit; i vetëshpalluri mendja e kombit; i vetëproklamuari I Madhi dhe më i Madhi i kombit; egocentristi i kompleksuar, halucinanti e linçuesi; psikopati për skena e prapaskena; megalomani, narcisoidi, frikacaku, gënjeshtari, hipokriti, shpifësi monstruoz dhe intriganti i kombit; ndotësi i mjedisit kulturor, kombëtar dhe shoqëror; i sëmuri i botës shqiptare; përçarësi më i madh i kombit; kacagjeli nihilist; denoncuesi i të gjitha personaliteteve të rëndësishme të letërsisë, të kulturës, të shkencës dhe të politikës shqiptare andej e këndej kufirit; anti Kadare dhe anti Rugovë i tërbuar; projektuesi paranoik i fushatave; mjeshtri për t’i projektuar të zezat e veta te të tjerët; servili e shërbëtori i të gjitha pushteteve; moralisti i pamoralshëm; mësuesi pa kredibilitet; ndërgjegjja e përbaltosur; pushti i kombit; njeriu pa miq dhe shokë; shkatërruesi i çdo raporti njerëzor; njeriu pa asnjë ndjenjë humane; trimi pas betejës së fituar nga të tjerët; denoncuesi policor i Akademisë; shkruesi zgjërdhishëm i ”Morfologjisë...”; nga institucionet shkencore e kulturore denoncuesi i parë i demonstratave të vitit 1981; hedhësi i benzinës në zjarr në kohën e ”revolucionit të vonuar demokratik” në Shqipëri; migranti i rruar e i maskuar; vajtuesi më i madh i Josip Broz Titos në ish-Jugosllavi; bolsheviku dhe enveristi më i devotshëm; bartësi i botimit të pamfleteve politike, të rënda 288.000 euro; humbësi më i madh i zgjedhjeve në historinë e zgjedhjeve në rruzullin tokësor; fituesi i çmimit 7 Korriku i Serbisë, që nuk e ktheu kurrë...!

Pas këtij portretimi, e dini kush është ky njeri? Nëse nuk e dini, ky është Rexhep Qosja, i vetëquajturi “At” i kombit.

Pyetjet:

1. Thua se e jep kokën për të vërtetën, po pse nuk e dhe deri tash kur pate shumë raste?

2. ”Mendje e kombit”, pa mendje për vetveten, a ke probleme më shumë me vetveten apo me të tjerët?

3. A po i vuan akoma pasojat e patologjisë së një mentaliteti mesjetar-fisnor?

4. Nga buron kënaqësia dhe paranoja që t’i ofendosh të gjitha personalitetet e mëdha në fushën e shkencës, letërsisë, kulturës, politikës shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë?

5. A shkove prej lektorit të zakonshëm të Radio-Prishtinës drejt e hulumtues shkencor në Institutin Albanologjik, pa magjistraturë shkencore?

6. Pse nuk munde t’i jepje provimet në shkallën e tretë në Beograd? Cilat ishin pengesat?

7. A shkove pa magjistraturë shkencore drejt në doktoratë?

8. A të mbështeti më së shumti prof. Fehmi Agani për paraqitjen e doktoratës pa magjistraturë, kundër të cilit më vonë e zhvillove fushatën më të egër?

9. A u bëre drejtor i Institutit Albanologjik pa konkurrencë dhe a u zgjodhe tre mandate rresht në atë funksion, që ishte përjashtim në gjithë ish-Jugosllavinë?

10. A e kërcënove me revole drejtorin legjitim të Institutit Albanologjik dhe a ia shave nënë e babë, ndërsa në opinion thoshe që ai të ka sharë e kërcënuar?

11. A pate ndonjë arsye të madhe që të japësh propozim e mendim pozitiv dhe së fundi ta votoje Sinan Hasanin për anëtar të ASHAK-ut?

12. A pate arsye plotësuese ta vajtoje me aq sentimentalitet Titon?

13. Po Enver Hoxhën, pse vazhdon ta konsiderosh personalitetin më të madh të kombit?

14. Pse nuk ke kurajo qytetare dhe intelektuale të japësh dorëheqje nga ASHAK kur e denoncon çdo ditë dhe e urren patologjikisht?

15. A është e moralshme ta merrësh “rrogën kombëtare”, si e quan kur i akuzon anëtarët tjerë të Akademisë, kur nuk e ke shkelur pragun e saj tash e 15 vjet?

16. A ishe i pari drejtor i një institucioni kulturor e shkencor që i denoncove demonstratat e studentëve të vitit 1981? A është gazeta “Rilindja” dëshmi për këtë denoncim?

17. Sa herë e takove kryetarin e Jugosllavisë së Zhablakut (1992-1993), “babain” e kombit serb, Dobrica Qosiqin, në Manastirin Prohor Pçinjski?

18. اka bisedove me Qosiqin? Për ndarjen e Kosovës?

19. Në vitin 1989, kur derdhej gjaku në Kosovë dhe rrënohej autonomiteti i saj, a u takove me shokun Vidoje Zharkoviq në Beograd, politikan nga Mali i Zi dhe funksionar i lartë në ish-Federatën Jugosllave dhe përgjegjës për KOS? Nëse po, çka bisedove me të?

20. Po me Dushko Ristiqin dhe Mihaillo Zvicerin kishe raporte të ngushta?

21. Pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, kur u derdh gjaku, a i deklarove gazetës sarajevase “Oslobodjenje” se je qytetar lojal i Jugosllavisë?

22. Si drejtor a pranove me vetëdije në punë në Institutin Albanologjik njerëz të UDB-së dhe të KOS-it?

23. A bëre divorc me gjyq nga gruaja legjitime dhe faktike vetëm për ta mbajtur banesën shoqërore, së bashku me shtëpinë luksoze? A vazhdove jetën normalisht me gruan “e divorcuar” në këtë banesë dhe në këtë shtëpi derisa ajo ishte gjallë?

24. A bëje orgji me gratë e huaja, të qarqeve të njohura të Kosovës në hotel “Dajti” e gjetiu në Shqipëri? Po orgjitë në Maqedoni, në motelet e atëhershme, po ashtu me gratë e këtyre qarqeve?

25. A erdhi në krizë bashkëpunimi midis dy universiteteve - UP-së dhe UT-së për këto sjellje tuaja amorale?

26. A kishe sjellje të tillë edhe në zyrën tende në Institutin Albanologjik?

27. A humbe me vota të fshehta për anëtar të Pleqësisë së Institutit Albanologjik pasi përfundove tre mandate si drejtor?

28. A humbe me vota të fshehta për anëtarë të Kryesisë së KMDLNJ-së?

29. A humbe katastrofalisht në zgjedhjet e para menjëherë pas luftës (2000) dhe pas Rambujesë (1999)?

30. A i more në komunën e Prishtinës, bile në koalicion me një parti, vetëm 155 vota?

31. Me këtë rezultat të votimeve, a ishe jolegjitim në Konferencën e Rambujesë dhe në emër të kujt e nënshkrove “paqen e përgjakur”, siç e quan vetë?

32. Në vitin 2000 t’u nda çmimi “Nderi i Kombit”, por gjysma e kombit me votë të lirë nuk ta pranojë. A do ta kthesh këtë çmim?

33. A është e vërtetë se u mundove ta përjashtoje nga puna dr. Ibrahim Rugovën në Institut Albanologjik sa ishe drejtor?

34. Por, kur e mbrojtën anëtarët e tjerë të Pleqësisë, a është e vërtetë se ia ndale rrogën për disa muaj me pretekst se kishte qëndruar në Shqipëri më gjatë se sa duhej dhe nuk po i kthente librat e bibliotekës?

35. ثshtë e vërtetë se krejt librat e zgjedhura të Institutit Albanologjik i ke bartur në shtëpi? Po pikturat e Akademisë, i ke në shtëpi?

36. A është e vërtetë se pas mbylljes së kufirit me Shqipërinë në vitet 1981-1991, vetëm ti i merrje librat e Shqipërisë përmes rrugëve që vetëm ti i di?

37. A është e vërtetë se shumë botime tua janë të kompiluara e të vjedhura nga librat e Shqipërisë dhe librat e leksionet e Beogradit? Po disa përkthime dhe disa harta a i përvetësove dhe nga botimet e mia?

38. A është e vërtetë se për botimin e pamfleteve tuaja Qeveria e Kosovës i dha 238.000 euro, ndërsa honorar i more 137 euro?

39. A është e vërtetë se disa vjet më parë edhe MASHT-i i Kosovës ia dha “Toenës” së Tiranës 50.000 euro për botimin e pamfleteve tua në 22 vëllime? A mund ta dimë sa komplete të pamfleteve të ”Toenës” dhe të Qeverisë së Kosovës janë shitur?

40. A është e vërtetë se je i vetmi shqiptar që i urren edhe të vdekurit, të cilët i ke urrejtur për së gjalli?

41. Pse e urreje kaq shumë Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugovën sa ishte gjallë? Nuk shkove as në varrim, po as familjen nuk e ngushëllove?

42. Po pse e urren tash Rugovën kur nuk është më në mesin e të gjallëve?

43. Pse aq shumë e urreje poetin tonë të madh Ali Podrimjen sa ishte i gjallë? Pse e urren kaq shumë Podrimjen edhe për së vdekuri?

44. A mund ta dimë pse nuk erdhe në asnjë mbledhje komemorative të anëtarëve të vdekur të Akademisë dhe nuk i shprehe ngushëllime asnjë familjeje, nga vdekja tragjike e akad. Fehmi Aganit më 1999 e deri te vdekja akad. dhe poetit Ali Podrimja më 2012?

45. Kur erdhi i ringjallur Skënderbeu në Kosovë, me një pritje madhështore nga populli, pse popullin e quajte qenë dhe kudra?

46. A është e vërtetë se dy ditë para bombardimeve (e hënë, më 22 mars 1999), të caqeve serbe nga NATO-ja e thirre popullin që të mos e braktisë Kosovën, sepse ne atdhe tjetër nuk kemi dhe në këtë mënyrë po i përmbushen synimet armikut?

47. A është e vërtetë se i pari, i rruar e i maskuar, ike nga Kosova në mars 1999?

48. A është e vërtetë se në Bllacën katastrofike (1999), ashtu të tebdylosur, të thirrën njerëzit e Qeverisë probullgare? A gumlloi megafoni: Rexhep Qosja le të dalë? A dole?

49. A është e vërtetë se si ”Baba” i kombit, e le popullin në mëshirën e barbarisë, popullin në të cilin thirreshe gjithë jetën dhe vazhdon të thirresh?

50. Deri sa të doli mjekrra, sa ditë qëndrove në Maqedoni dhe ku ishe i fshehur?

51. Pasi të doli mjekrra, a është e vërtet se në Tiranë deklarove se shqiptarët që kanë mbetur në Prishtinë janë lojalë ndaj regjimit serb?

52. A është e vërtetë se në një TV të Kosovës pas luftës serbëve të Kosovës u garantove të drejtën e vetëvendosjes, me Graçanicën shtet të tyre? Në emër të kujt e bëre këtë?

53 A ishe i pari që kërkoje të shkonte veriu i Kosovës në Serbi? Në emër të kujt fole?

54. Gjithë jetën, a e hidhje gurin dhe e fshehje dorën?

55. Gjithë jetën përdore e keqpërdore shumë njerëz, i gënjeve, i mashtrove, i shantazhove, i kërcënove, po edhe sa lakej të kanë mbetur sot, 2-3 apo më pak?

Vazhdon plotësimi i Pyetësorit...
 
Titulli: 55 pyetje për “atin” e kombit!

Se kuptova kush eshte "ati i kombit" ?


Pas këtij portretimi, e dini kush është ky njeri? Nëse nuk e dini, ky është Rexhep Qosja, i vetëquajturi “At” i kombit.
 
Titulli: 55 pyetje për “atin” e kombit!

Ah ok.

Mua me pelqen me shume Arber Xhaferi.

Mua ne fakt s'me pelqen asnje politikan....ndoshta ngase dikur isha pjese e politikes dhe e kam pa nga brenda se c'flliqesira bejne politikanet...prandaj ika nga politika!
 
Titulli: 55 pyetje për “atin” e kombit!

Xhaferi nuk ishte politikan por mendje ndritur shqiptare. Ka goxha ndryshim!
 
Titulli: 55 pyetje për “atin” e kombit!

Xhaferi nuk ishte politikan por mendje ndritur shqiptare. Ka goxha ndryshim!

Arber Xhaferi ishte kryatar i PDSH dhe vdic ne poziten e kryatarit te kesaj partie....
 
Titulli: 55 pyetje për “atin” e kombit!

Ylli spo them qe sishte por po te them qe ishte njeri i mencur midis te tjerash.
 
Titulli: 55 pyetje për “atin” e kombit!

Ylli spo them qe sishte por po te them qe ishte njeri i mencur midis te tjerash.

Ndoshta edhe nuk ishte aq...megjithese per menquri nuk ka te share!
 
Titulli: 55 pyetje për “atin” e kombit!

ky Islami e paska inat shume Rexhepin kurse Marla pelqeka Arberin

kaq kuptova
 
Titulli: 55 pyetje për “atin” e kombit!

ky Islami e paska inat shume Rexhepin kurse Marla pelqeka Arberin

kaq kuptova

Ne fakt Islami vertete e ka inat Rexhepin, por edhe shumecka pyet Islami eshte shume me vend, sepse ndryshe si eshte e mundur qe askush nga emrat e njohur shqiptare nuk qenka i mire...Ne popull thone: Nese cdokush per ty eshte i keq, shikohu ne pasqyre....

Sa per Marla...nuk e akuzoj sepse Arber Xheferi vertete ka pasur sens per politike...por edhe per gjera te tjera...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top