55 mijë qytetarë blenë prodhimet vendore

Ado

FISEBILIL-LAH
Megjithse ka mbetur në hije fushata e Aleancës Kosovare të Biznesit për promovimin e prodhimeve vendore, për shkak të probleme aktuale poltitike si shtrirja e Eulex dhe presioni ndërkombëtar për pranimin e 6 pikave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, organizatorët duken se janë të kënaqur nga numri i qytetarëve që i vizitojnë dhe blejnë prodhime vendore.

« ثshtë e vërtetë se ka mbetur në hije disi fushata, por i kuptojmë të gjithë për këtë sepse qështja e sovranitetit të Kosovës është më e rëndësishme. Pavarësisht kësaj ne jemi mjaft të kënqur dhe deri tani sipas statistikave që kemi në dispozicion mbi 55 mijë qytetarë na kanë vizituar dhe kanë blerë prodhime vendore », tha per telegrafi.com Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.

Kjo organizatë është duke bërë fushatë disa javore për konsumimin e produkteve vendore, përmes një karavani lëvizës me maune dhe automjete të tjera, i cili është duke kaluar nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

« Në Prishtinë ende nuk e kemi bërë fushatën por nga blerjet në qytetet e tjera ku kemi qenë deri më tani, jemi ndarë mjaftë të kënaqur », tha Shahini.

Sipas tij, prodhuesit vendorë për këtë fushatë kanë ulur cmimet e artikujve të prodhuar në Kosovë, deri në 40 për qind, siq është rasti me vajin e lulediellit dhe të shumë produkteve të tjera.

« Shitjet që janë duke u bërë gjatë fushatës janë shitje me pakicë për shkak se prodhuesit nuk kanë leverdi të shesin me shumicë për shkak të cmimeve të ulta që aplokojnë gjatë fushtatës, por qytetarët janë duke blerë nga të gjitha produktet », tha Shahini.

Aleanca Kosovare e Biznesit organizon cdo vit fushtë për promovimin e produkteve vendore dhe sipas tyre gjatë kësaj periudhe dhe dy deri në tre muaj më mbrapa, shitja e produkteve vendore rritet në masën deri në 30 për qind, për tu rikthyer më pas në pikën ku ka qenë më herët.

Organizatorët mendojnë se konsumatori kosovar duhet të vetëdijesohet më shumë për konsumimin e produkteve vendore, sepse sipas tyre ato i plotësojnë stadardet e kërkuara dhe shpeshherë janë më të mira se ato të importuara nga jashtë.

Po ashtu, ata shprehen se Kosova prodhime të mjaftushme për tregun vendas sidomos në disa sektorë si qumshti dhe produktet e tij, lëngjet, ujrat minerale, konservimi i perimeve etj etj.

Fushata e Aleancës Kosovare të Biznesit pritet të përfundojë më 21 nëntorë./Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top