53 mijë fuçi naftë të Rezart Taçi kontrabandë në Vlorë, vjedhja 7,6 milionë euro

Зngjεll

___________
53 mijë fuçi naftë të Rezart Taçi kontrabandë në Vlorë, vjedhja 7,6 milionë euro

tacivogel.jpg

Një anije me destinacion ARMO-n ka regjistruar një prej skandaleve më të mëdha të saj në lidhje me ligjet shqiptare duke tentuar të fusë në tregun vendas 53 mijë fuçi naftë të raportuar si naftë të papërpunuar krudo. Të dhënat tregojnë se anija “Athina”, e cila pret të shkarkohet në portin e Vlorës, në të vërtetë ka naftë të pastër dhe jo naftë krudo, siç deklarohet. Ky skandal që thyen njëherazi disa ligje të vendit, llogaritet të shkaktojë një dëm ekonomik prej më shumë se 7.6 milionë eurosh, vetëm për shkak të shmangies nga pagimi i taksave. Duke raportuar 53 mijë fuçi naftë të pastër për naftë krudo, kompania “Taçi Oil”, jo vetëm që fut në tregun vendas naftë, të cilën do ta shesë si naftë D2, por ajo i vjedh buxhetit të shtetit 7.6 milionë euro me anë të mospagimit të taksave. Legjislacioni ynë nuk lejon megjithatë që asnjë kompani në vend të importojë naftë dhe ta shesin atë në Shqipëri si naftë D2. Kompania “Taçi Oil” është e detyruar që të shesë e vetme në Shqipëri naftë D2, në bazë të ligjeve që u miratuan pas privatizimit të dyshimtë të kompanisë ARMO nga “Taçi Oil”. Naftën D2, që duhet të shesë në tregun vendas, kompania “Taçi Oil” duhet ta sigurojë nga nafta vendase krudo që merret nga “Albpetrol” dhe nga kompani të tjera vendase. Përpos të gjitha këtyre thyerjeve të ligjit me mijëra tonelata naftë që kërkon të kalojë kontrabandë nga porti i Vlorës me anë të anijes “Athina”, “Taçi Oil” kërkon të fusë në vend një ndotës po kaq të madh. Nafta, tregojnë të dhënat, ka një përqendrim të madh squfuri prej 1500 mg/kg, në një kohë që ligji ynë nuk lejon të futet në treg naftë me përqendrim squfuri më shumë se 350mg/kg. ثshtë e qartë se kompania “Taçi Oil” me anë të kësaj ngarkese shumë të madhe prej 53 mijë fuçish kërkon të fitojë miliona euro duke thyer disa prej ligjeve të vendit në këtë fushë. Kompania “Taçi Oil” që prej janarit të këtij viti ka marrë naftë krudo nga kompania “Albpetrol”, së cilës i ka një borxh prej 30 milionë eurosh. Kompania “Albpetrol” është futur në kolaps, për shkak të detyrimeve të mëdha të pakthyera të “Taçi Oil”. Të dhëna zyrtare bëjnë me dije se kompania “Taçi Oil” ka gjithashtu një borxh të lartë të papaguar edhe në tatime për mospagim të akcizave. Gjithashtu, kompania “Taçi Oil” mësohet se i ka edhe kompanisë “Bankers Petroleum” 20 milionë euro borxh, për shkak të naftës krudo që ka marrë, por pa dhënë paratë. Duket se kompania “Taçi Oil” është duke kërkuar shpëtim te kontrabanda masive me naftën e pastër, të cilën e shet si D2 dhe të cilën në doganat shqiptare e raporton si naftë krudo.

Gjithçka është e qartë: anija “Athina” ngarkohet me mbi 53 mijë fuçi naftë të pastër ose me rreth 8 mijë e 500 tonë dhe në doganë raportohet për naftë krudo duke i vjedhur shtetit 7.6 milionë euro. Më pas nafta kundër ligjit vendas shitet për D2 dhe fitimi është i pazakontë duke qenë se “Taçi Oil” ka e vetme monopolin e naftës D2. Historitë e kompanisë “Taçi Oil” me skandale të tilla në Shqipëri nuk fillojnë me anijen “Athina” e duket se nuk do të mbarojnë me të, pavarësisht se ky mund të jetë ndër më të mëdhenjtë dhe më domethënësit.

Deri më tani autoritet doganore në Vlorë nuk e kanë lejuar anijen të shkarkohet, por ndërkohë nuk kanë bërë asnjë veprim për sekuestrimin e saj. Të gjithë presin një sinjal nga qeveria për të lejuar futjen e saj kontrabandë në tregun shqiptar./Tema/
 
Taçi eshte duke menduar te bleje Bologna Calcio, pra ekipin e futbollit te Bolonjes ne Serie A.
 
perse cdo i quajture biznesmen ne shqiperi behet milonere per nje periudhe te shkurter
 
perse cdo i quajture biznesmen ne shqiperi behet milonere per nje periudhe te shkurter

Po shum e thjesht kjo mo :D eurot e zhdoganimit te mallrave , ne vend se tja japin shtetit , ja fusin te xhepi kryeministrit apo ministrit te trasporteve apo krye doganierit...
Me e bukura esht se keto lloj te ashtuquajtur biznesman ne shqiperi , e hedhin euron perpiet e hapen bythesh sepse spaguajn asnje kokerr takse e keshtu per qefe sic ishte dhe ajo e sjelljes ne shqiperi se skuadres se milanit , ku i dha kesh ne dore 1,5 milion euro pe rnje neshje miqesore , apo kjo e fundit qe don te blej dhe skuadren e bolognes ku mund te kapi shifra dhe tek 100 milion euro se pakti ..

Per fat te keq , ky esht realiteti shqiperise , shteti vepron vetem tek te varferit apo te pa mbrojturit apo dhe atyre qe jan me bindje te ndryshme nga partia qe esht ne fuqi ... ja pra kjo esht e ashtu quajtura demokrazi ....
 
Te iken mendja kur mendon se plehra te tille mendojne se jane zot dhe mund te bejne ç'te duan duke thyer ligjet dhe te dalin paç pa lagur me vjedhjet kondrabande.
 
shqiperia po kthehet ne nje rusi e vogel ku do kete vetem dy skaje e kunderta te pasur qe nuk do ja dine numurin dhe te varfer qe do vuajne per buken e gojes
 
shqiperia po kthehet ne nje rusi e vogel ku do kete vetem dy skaje e kunderta te pasur qe nuk do ja dine numurin dhe te varfer qe do vuajne per buken e gojes


Shqiperia esht ber ka koh si russia , por keto kohet e fundit do thellohet akoma e me shum , meqe prurjet e eurove nga emigrantet kan ren e do bien akoma me shum e kjo do bej dukshme kete diferenze , sado qe kryeministri jon del e bertet qe shqiperia ka rritjen me te madhe ne bote LOL ah e mjera shqiperi ne dore te kujt ka ren ..
 
Back
Top