Gazeta “Tirana Observer” boton sot 50 krimet më të bujshme që nga viti 1990 e deri më sot, por që ende kanë mbishkrimin pa autor. Vrasje pa autor në Shqipëri në fakt ka me qindra, por gazeta po boton vrasjet që kanë bërë bujë nga mënyra e ekzekutimit dhe rolit që kanë pasur viktimat në shoqëri. Sipas rregullit ato janë mbyllur si dosje ose më saktë, akoma kanë siglën “e pezulluar”. Por edhe pse shteti ka qenë i pafuqishëm për t’i zbardhur, asnjëherë nuk është vonë. Ne sot po rendisnim në mënyrë kronologjike ato vrasje që kanë shkaktuar më shumë dhimbje, më shumë debat e më shumë punë për t’i zbuluar.
1. Enkelejda Lapi, 9 janar 1991
Vritet në Vlorë në rrethana misterioze, rrobaqepësja Enkelejda Lapi. Policia përcaktoi si motiv kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, xhelozinë, por nuk pati asnjë të dyshuar, ashtu si edhe sot e kësaj dite ngjarja që tronditi Vlorën mbetet e pazbardhur dhe pa autor.
2. Arben Broci, 2 prill 1991
ثshtë cilësuar si një nga heronjtë e demokracisë. Madje emrin Arben Broci e mban edhe një nga shkollat e mesme të kryeqytetit. Por përveç këtyre të “mirave”, kjo vrasje në demonstratat e prillit të 1991-shit nuk ka asnjë autor. Për këtë krim drejtësia nuk ka vënë në pranga asnjë autor, madje edhe të dyshuar. Por vrasja e studentit 21-vjeçar është cilësuar me motiv politik, duke mbyllur edhe kapakët e saj.
3. Bujar Bishanaku, 2 prill 1991
Ka qenë një nga studentët që ka marrë pjesë në demonstratën në Shkodër për rënien e sistemit komunist. Por kjo i ka kushtuar jetën 22-vjeçarit Bujar Bishanaku, që më pas është cilësuar si një nga martirët e demokracisë. Edhe pse ka këtë titull, autorët e vrasjes së tij edhe pse kanë kaluar 20 vjet, ende nuk dihen, duke bërë që kjo çështje të mbyllet me kaq. Vetëm me motivin politik, por pa autor.
4. Nazmi Kryeziu, 2 prill 1991
ثshtë cilësuar si vrasje me motiv politik. Por vetëm kaq është shënuar në organet e drejtësisë, duke mbyllur me kaq vrasjen e studentit Nazmi Kryeziu. 22-vjeçari ka mbetur i vrarë në demonstratën e 2 prillit në qytetin e Shkodrës, për rënien e sistemit komunist. I cilësuar si një nga martirët e demokracisë, vrasja e tij edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, nuk ka asnjë autor.
5. Besnik Ceka, 2 prill 1991
Nuk ka qenë i vetmi që është vrarë në demonstratën e 2 prillit në Shkodër. Studenti 21-vjeçar së bashku me shokët e tij ka marrë pjesë në protestën që është zhvilluar për rënien e sistemit komunist, por që më pas është gjetur i vdekur. Përveç titullit Hero i Demokracisë, vrasja e tij nuk ka asnjë autor, duke e mbyllur një herë e përgjithmonë këtë çështje.
6. Abaz Ulliri, maj 1995
Vritet në fshatin Nikël të Krujës biznesmeni i prodhimit të mobilieve, Abaz Ulliri. Babai i tre fëmijëve është gjetur i vrarë dhe policia menjëherë ka filluar hetimet, ku si pista kryesore kanë përcaktuar aksidentin dhe vrasje për shkak të aktivitetit. Por deri tani nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit.
7. Remzi Hoxha, 21 tetor 1995
Tregtari i duraluminit shqiptaro-maqedonas jetonte në rrugën “Siri Kodra” të Tiranës që prej vitit 1992. I njohur si mbështetës i çështjes kombëtare në Kosovë dhe me aktivitet politik në këtë vend, rrëmbehet nga disa inspektorë të SHIK-ut dhe zhduket pa gjurmë. Edhe sot e kësaj dite autorët mbeten të papërcaktuar, ndërsa akuzohen 9 ish-punonjës të SHIK-ut.
8. Pirro Loli, viti 1996
Kambisti është vrarë nga dy persona të paidentifikuar në 1996-n. Këta të fundit, pasi e kanë rrëmbyer dhe i kanë marrë të gjithë shumën e parave që kishte me vete, e kanë qëlluar për vdekje. Trupi i tij është gjetur pas disa ditësh. Autorë s’ka.
9. Shpëtim اashku, viti 1996
Shpëtim اashku hyri në Bankën e Kursimeve, mori peng 5 punonjës dhe u kërkoi një shumë të caktuar. Menjëherë në vendngjarje shkoi policia, e cila rrethoi godinën, i kërkoi lirimin e punonjësve të bankës, i kërkoi dorëzimin e heqjen e armës. Sipas versionit të policisë, biznesmeni اashku reagoi me armë ndaj policisë dhe kjo ka bërë që forcat speciale të qëllonin me snajper. Ndërkohë, edhe pse kjo vrasje mund të quhet e zbardhur në teori, asnjëherë nuk u mësua arsyeja e ekzekutimit të biznesmenit.
10. Artur Rustemi, 10 shkurt 1997
Protestat në Vlorë të krijuara pas rënies së firmave piramidale kanë qenë shkaktare të vdekjes së 30-vjeçarit Artur Rustemi. E ka parë veten me gjak dhe i ndihmuar nga shokët ka shkuar për t’u mjekuar në spitalin e qytetit bregdetar. Por neglizhenca e mjekëve ka bërë që Arturi të humbë shumë gjak dhe më pas edhe jetën. Por edhe pse kanë kaluar 14 vjet, vrasja e tij nuk është zbardhur asnjëherë, duke mos gjetur më pas edhe autorët.
11. Eduard Miri, viti 1997
Vritet Eduard Miri, 30 vjeç, një ditë para zgjedhjeve lokale. Ka qenë pikërisht momenti ku ai po mbyllte lokalin kur është qëlluar për vdekje nga autor të paidentifikuar, në sytë e nënës së tij. Ai ishte vëzhgues i PLL-së në zgjedhjet vendore të vitit 1997. Policia nuk ka bërë të mundur arrestimin e autorëve, madje as motivin që kanë dërguar ata të kryejnë këtë vrasje.
12. Sokol Haklaj, 16 qershor 1997
Gjendet i vrarë në dalje të urës së Milotit, Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit. Policia menjëherë mori në pyetje me dhjetëra persona, por që asnjë prej tyre nuk u cilësua si i dyshuar dhe autorët e këtij krimi janë ende të pazbuluar.
13. Ylli Miftari, 30 dhjetor 1997
Ylli Miftari është cilësuar nga organi i akuzës si i vrarë me pagesë. Burime nga prokuroria bënë të ditur se, kambisti është qëlluar për vdekje më 30 dhjetor të vitit 1997. Por edhe pse ka marrë një cilësim nga prokuroria, për këtë krim nuk është vënë në pranga asnjë person. Duke bërë që vrasja e kambistit nga kryeqyteti të mos marrë drejtësinë e duhur.
14. Shkëlqim Haklaj, 5 janar 1998
Vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike, Shkëlqim Haklaj dhe kunati i Fatmir Haklajt, Artur Demiri. 30-vjeçari mbeti i vdekur në vend duke u lënë radhën më pas edhe shumë vrasjeve të tjera zinxhir që do të kryheshin për hakmarrje. Ende nuk dihen autorët e vrasjes së tij.
15. Avdyl Matoshi, 5 janar 1998[/B]
Një atentat me armë zjarri automatike u merr jetën 3 personave në Tropojë. Në afërsi të fshatit Cernicë vriten Avdyl Matoshi, Gjon Kolbuçaj dhe Naim Dizdari. Autorët e kësaj ngjarjeje janë ende të panjohur, megjithëse fillimisht kishte të dyshuar.
16. Shaqir Hoxha, 9 janar 1998
Vritet brenda qelive të Komisariatit të Bajram Currit oficeri i policisë së kufirit, Shaqir Hoxha. Askush nuk është dënuar ende për këtë ngjarje dhe autorët mbeten ende të panjohur për uniformat blu. Deri tani asnjë të dyshuar.
17. Ilir Koloshevci, viti 1998
Qëllohet në Tiranë për vdekje furnitori i UاK-së, Ilir Koloshevci. Sipas policisë, për këtë vrasje u dyshuan në fillim dy punonjës të SHIK-ut, po pas hetimeve nuk rezultoi se ata ishin të përfshirë në këtë vrasje. Sipas uniformave blu, Koloshevci ishte furnitori me armë për ushtarët e UاK-së, që pasi i blinte në Shqipëri i dërgonte më pas në Kosovë. Por edhe pse kaq shumë indicie policia nuk ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të tij.
18. Stefano Rosi, 27 janar 1998
Gjendet i vdekur para Fabrikës së Qelqit në lagjen “Kombinat” të Tiranës, biznesmeni italian Stefano Rosi. Burimet e policisë bënë të ditur se ngjarja ndodhi kur 24-vjeçari italian, pronar i
Fabrikës së Këpucëve, po udhëtonte në drejtim të fabrikës me
autoveturën tip “Citroen”. Sipas policisë, vrasja e tij dyshohet se është bërë për grabitjen e lekëve, por përveç kësaj policia nuk ka identifikuar asnjë autor.
19. Miriam Bubsi, 15 mars 1998
Pedagogu i Inxhinierisë së Ndërtimit, Miriam Bubsi, u gjet i vrarë në 15 mars 1998 në Qafë-Priskë, në Tiranë. Sipas policisë, makina e 42-vjeçarit Bubsi ishte djegur dhe në krah të saj ndodhej trupi i pajetë i tij. Policia pohon se kufoma e tij ishte dhunuar. Për vrasjen e Bubsit u dyshuan dy persona, të cilët më pas janë gjetur të vrarë. Ndërkohë, edhe sot vrasja e pedagogut mbetet mister.
20. Bashkim Shkurti, 11 maj 1998
Bashkim Shkurti sapo ka dalë nga një lokal në qendër të qytetit të Lushnjës, në afërsi të monumentit “Toka Jonë”, është qëlluar në trotuar me një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë, si dhe ekspertë të kriminalistikës. Ndërkohë, policia edhe pse kanë kaluar nëntë vjet nuk kanë arritur të zbardhin vrasjen e ish-kryetarit të SHISH në qytetin e Lushnjës.
21. Koço Dado, 8 qershor 1998
Tregtari i mallrave ushqimore vritet në Tiranë nga persona ende të paidentifikuar. Koço Dado, 47 vjeç, është vrarë pasi e kanë marrë peng dhe i kanë grabitur një milion dollarë. Policia ngriti disa pista hetimi, një nga të cilat ishte konkurrenca dhe grabitja, por nuk kishte asnjë të dyshuar për vrasjen e babait të dy fëmijëve. Vrasja e tij edhe sot mbetet pa autor.
22. Enkeled Aga, 9 janar 1999
Në një makinë të djegur, brenda bagazhit të saj gjendet trupi i shkrumbëzuar i atij që u identifikua si pjesëtari i grupit “Hakmarrja për Drejtësi”, Enkeled Agës. Sipas hetimeve, rezultonte që Aga të ishte marrë peng nga disa persona dhe më pas të digjej në pjesën e pasme të malit të Dajtit. Policia hodhi dyshime te një heqje qafe brenda grupit, ose nga rivalët, por ende nuk është gjetur autori.
23. Kozeta Hyseni, 19 shkurt 1999
Gjendet e masakruar pranë Kinoklubit të Qytetit Studenti, 21-vjeçarja vlonjate, Kozeta Hyseni. Vajza e ish-prokurorit të Vlorës, në atë kohë studionte në vitin e dytë të degës Gjuhë-Letërsi, pranë Fakultetit të Historisë dhe Fil ologjisë në Tiranë. Nga hetimet e kryera është konkluduar se, personi që e ka thirrur ka qenë i njohur i saj. Ende nuk dihen motivet e ekzekutimit dhe autorët
24. Kleanthi Koçi, 21 shkurt 1999
U qëllua me pistoletë me silenciator në mbrëmjen e vitit 1999. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u kurua në Spitalin Ushtarak. Mjekët dhanë shpresa për jetën dhe e nisën atë për kurim në Itali. Por pas disa minutash fluturim, Kleanthi Koçi vdes nga një atak në zemër, më 28 shkurt. Dyshohet se është ekzekutuar për shkak të dosjeve që mbronte si avokat, të cilat kryesisht kishin të bënin me çështje pronësie. Ende nuk ka një autor për vrasjen e ish-kryetarit të Dhomës së Avokatisë.
25. Ervin Borova, 27 mars 1999
ثshtë cilësuar si një nga anëtarët e “Djemve të Rrugës së Kavajës”. Madje policia ka për të edhe një pistë, e cila është ajo e larjeve të hesapeve mes bandave. Por fatkeqësisht në dosjen e uniformave blu nuk ka asnjë emër tjetër. Edhe pse ka shumë të dyshuar, uniformat blu të kryeqytetit nuk kanë asnjë provë për secilin prej tyre.
26. Ergys Borova, 4 maj 1999
Policia është në dijeni se vrasja e Ergys Borovës është për larje hesapesh mes bandave. Por përveç se këtij motivi, uniformat blu të Tiranës nuk kanë asnjë element tjetër. Borova, i cilësuar si një nga anëtarët e “Djemve të Rrugës së Kavajës”, është një nga vrasjet në të cilat policia ka dyshuar në gjetjen e më pas kapjen e autorëve.
27. Halil Haklaj, 4 gusht 1999
Vriten në afërsi të fshatit Cernicë të Tropojës 41-vjeçari Halil Haklaj. Vrasja e tij është kryer nga persona ende të paidentifikuar me mina të telekomanduara. Policia nuk ka ndaluar asnjë të dyshuar për vrasjen e tij.
28. Feriz Kërrnaja, 4 gusht 1999
Vritet në një ditë me vëllanë e shokut të tij të ngushtë, Feriz Kërrnaja. Krahu i djathtë i Fatmir Haklajt është ekzekutuar në një ditë me vëllanë e tij me mina të telekomanduara dhe policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë ngjarje.
29. Alfred Nebiu, 9 shtator 1999
Alfred Nebiu, i njohur ndryshe me pseudonimin Kakami, pasi lihet i lirë nga gjykata, digjet në makinë bashkë me dy persona të tjerë në periferi të Vlorës. Ngjarjes iu dha emri luftë mes bandash të armatosura, sipas policisë, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar si autor për vrasjen e 37-vjeçarit.
30. Altin Dardha, shtator 1999
Vritet dhe më pas dyshohet se është djegur në Janinë, “i forti” i Beratit, Altin Dardha. I akuzuar për dhjetëra vrasje dhe masakra në Berat, ai është ekzekutuar nga persona ende të paidentifikuar për motive hakmarrjeje dhe dyshohet se më pas trupi i tij është djegur. Vrasja e tij mbetet ende pa autor.
31. Fatmir Haklaj, 4 nëntor 1999
Ekzekutohet në një pritë në fshatin Bujan të Tropojës, vetëm 50 metra larg banesës së Jaho Salihit, ku kishte qenë për vizitë, 30-vjeçari Fatmir Haklaj. “I forti” i Tropojës dyshohet se është vrarë për hakmarrje, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen e tij.
32. Sami Kërrnaja, 4 nëntor 1999
Vritet në një ditë me “të fortin” e Tropojës, vëllai i Feriz Kërrnajës, Sami Kërrnaja. Ai ka mbetur i vrarë në një pritë në fshatin Bujan të Tropojës, nga persona ende të paidentifikuar. Motivi i vrasjes së tij, sipas policisë ka qenë hakmarrje, por deri më tani ngjarja nuk ka asnjë autor.
33. Ilir Bardhi, 9 mars 2000
Ekzekutohet me snajper, brenda në qelinë e Paraburgimit 313 në Tiranë, 29-vjeçari Ilir Bardhi, i cili akuzohej për vrasjen e Denis Ginës. Policia ende nuk ka gjetur jo vetëm autorin e dyshuar për këtë ekzekutim mafioz, por as mënyrën se si mund të jetë kryer vrasja brenda në burg.
34. Ardian اobo, 13 maj 2000
Një tjetër president i ekipit të futbollit “Tomorri” është ekzekutuar në Tiranë shtatë vite më parë. Ardian اobo, 26 vjeç, është qëlluar disa herë nga autorët e krimit, në afërsi të stadiumit “Dinamo” në Tiranë. Ngjarja ka pasur në shënjestër të saj 26-vjeçarin me aktivitet biznesi në qytetin e Beratit. Për ngjarjen ka pasur të dyshuar, por ende asnjë arrestim.
35. Ilirjan Zhupani, viti 2001
Dosjet e vrasjeve të djemve të cilësuar si anëtarët e bandës me emrin “Djemtë e Rrugës së Kavajës” kanë zënë jo pak vend në arkivat e policisë së Tiranës. Madje vrasja e Ilir Zhupanit është një nga krimet që policia nuk ka bërë të mundur identifikimin e autorëve e më pas arrestimin e tyre. Pista në të cilën kanë hetuar uniformat blu është ajo e larjeve të hesapeve mes anëtarëve të bandave rivale, por që këta të fundit nuk janë gjetur.
36. Sali Tivari, 13 janar 2003
Ekzekutohet në zyrën e tij, sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman, Sali Tivari. Për këtë ngjarje u dyshuan anëtarë të komunitetit dhe rrymat ekstremiste me prirje lindore islamike. Motivi mendohet të jetë ndihmesa e viktimës për të goditur shoqatat islamike. Ndërkohë ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarjeje.
37. Florian Vila, 9 prill 2003
Vritet para derës së shtëpisë në Tiranë së tij biznesmeni i hekurit, Florian Vila, 38 vjeç. Megjithëse menjëherë pas vrasjes së tij uniformat ngritën disa pista hetimi, ende nuk ka një të dyshuar konkret për vrasjen e tij. Dyshohet të jetë ekzekutuar për shkak të konkurrencës në biznes, ende nuk dihen autorët.
38. Emin Spahia, dhjetor 2004
Ai që shuante gjakrat e hakmarrjes është vrarë pikërisht për këtë motiv. Kryetari i Lidhjes se Misionarëve, Emrin Spahia, është qëlluar me armë në oborrin e shtëpisë së tij në Shkodër. Sipas policisë, motivi për të cilin ishte vrarë Spahia ishte për hakmarrje. Ndërkohë, hetimet e policisë së qytetit verior nuk kanë mundur të identifikojnë autorin.
39. Vajdin Lame, 28 shkurt 2005
Ekzekutohet me eksploziv në ashensor biznesmeni i njohur, Vajdin Lame dhe miku i tij, Artan Arsi. Lame u plagos gjatë një atentati edhe në tetor të vitit 2004, tek Pallati i Kulturës. Ende nuk ka ndonjë motiv të përcaktuar për ngjarjet. Nuk dihen ende autorët.
40. Edmond Mal ollari, 14 dhjetor 2005
Ish-presidenti i Sport Klub Tomorrit u qëllua ndërsa ngjiste shkallët e pallatit ku rrinte me qira pranë stadiumit “Dinamo”. Dy persona e ekzekutuan me silenciator, ndërsa policia shoqëroi tre të dyshuar që më pas i liroi për mungesë provash. Pistat ishin hakmarrje për borxhin e pakthyer dhe vrasje me pagesë. Autorë s’ka.
41. Përparim Vuthi, viti 2005
Vritet Përparim Vuthi me një armë automatike tip “Kallashnikov”. Disa herë kishin tentuar ta vrisnin 30-vjeçarin në banesë me granatë luftarake, por ai kishte arritur t’iu shpëtonte atentatorëve. Por këtë herë plumbat në drejtim të tij kanë bërë që të përshkojnë trupin dhe 30-vjeçari të gjejë vdekjen e menjëhershme. Policia është vënë në kërkim të autorëve, por nuk ka bërë të mundur identifikimin e tyre.
42. Dritan Sheme, 19 qershor 2006
Dritan Sheme nga Elbasani ka gjetur vdekjen, pas një ekzekutimi perfekt të realizuar ndaj tij nga persona të paidentifikuar, në një banesë në kryeqytet. Prej vitesh 32-vjeçari jetonte dhe punonte në Itali, dhe sapo është kthyer në Shqipëri e ekzekutuan për hakmarrje. Ky ka qenë versioni i policisë së Tiranës.
43. Ali Tafa, 27 dhjetor 2006
Ka qenë duke shoqëruar kushëririn e tij, i cili sapo kishte mbërritur nga Italia. Ali Tafa, 39 vjeç, ka qenë viktima e djalit të xhaxhit, ku breshëria e plumbave drejtuar kundër tij ka kapur edhe atë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë këqyrjen e vendit dhe ka nisur hetimet për gjeteje e autorëve. Edhe pse pista është shënuar në dosjen e policisë, nuk janë gjetur ende prova për kapjen e autorëve.
44. Agim Reçi, 15 mars 2007
Ekzekutohet me silenciator me katër plumba administratori i një bingoje në Tiranë, Agim Reçi. Vrasja e tij është kryer në mbrëmje, në rrugën përballë Fakultetit Histori-Fil ologji. Policia ngriti menjëherë disa pista hetimi edhe me ndihmën e familjarëve të tij, por deri tani ekzekutimi i tij nuk ka asnjë autor.
45. Aleks Keka, 2009
Vrasja me e bujshme e llojit të ekzekutimeve mafioz të stilit italian do shënohej më 18 qershor të vitit 2009 rreth orës 09.45 në vendin e quajtur Grizhë, në aksin rrugor Koplik- Shkodër, mjeti Mitsubishi Pajero me targë SH 2125 E do shpërthente nga një bombë e telekomanduar. Në këtë automjet udhëtonte Aleks Keka kryetar i PDK-së rrethi i Malësisë së Madhe. Deri më tani nuk ka asnjë të akuzuar apo edhe të dyshuar.
46. Fatmir Xhindi, 2009
Deputeti i Partisë Socialiste në Fier, Fatmir Xhindi u vra nga një breshëri automatiku, ndërsa po hynte në shtëpinë e tij. Edhe policia deklaroi disa herë që ishte mjaft pranë zbardhje së vrasje, deri tani nuk ka asnjë autor dhe asnjë pistë konkrete.
47. Vritet familja në Elbasan, 2011
Një vrasje e trefishtë ndodhi në Elbasan në mars të vitit 2011. Tre persona të së njëjtës familjes në lagjen Syrja Dylgjeri u ekzekutuan me armë zjarri natën. Vrasësi hyri në shtëpinë e tyre dhe u largua. Policia deklaroi zbulimin e autorëve, për shkak se dyshonte të ishte kryer për hakmarrje.
48. Vrasjet në protestën e 21 janarit 2011
Vrasja e katër simpatizantëve socialistë në protestën e opozitës më 24 janar 2011, tronditi tërë Shqipërinë. Lajmi i vrasjes së tyre bëri xhiron në mediat botëore. Por edhe ata u vranë përpara kryeministrisë deri tani nuk ka asnjë autor. Ndërkohë që opozita akuzon qeverinë për vrasjen e tyre.
49. Vrasja e Skerdilajd Konomit, 2011
Vrasja më e rëndë nga mënyra e ekzekutimit dhe nga rëndësia është ajo e gjyqtarit vlonjate, Skerdilajd Konomi. Vrasja e gjyqtarit me eksploziv ishte një ngjarje tepër e rëndë për opinionin publik në Vlorë. Edhe pse policia ka deklaruar se është mjaft pranë gjetjes së autorëve, deri tani nuk ka asnjë dyshim apo të arrestuar.
50. Arjan Selimi
Para pak ditësh Tirana u trondit sërish nga vrasja misterioze nqë iu bë Arjan Selimit. Ky i fundit, ishte një personazh i njohur në botën e trafikut të drogës në kryeqytet dhe ishte edhe i fejuari i artistes së njohur Inis Gjoni. Deri tani edhe për Selimin nuk ka asnjë autor të dyshuar.
B:Tirana observer
Last edited by a moderator: