50 fakte nga jeta e Skënderbeut

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
اdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë i ndodh një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë, një figurë si Gjergj Kastriot Skënderbeun. Jo thjesht se për 25 vjet ai e ktheu Shqipërinë në një barrierë të sigurt ndaj ushtrive turke, por njëkohësisht ai u bë barrierë që osmanët mos të përparonin më tej në Evropë. Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë. Me rastin që dje Heroi ynë Kombëtar kishte ditën e vdekjes “Tirana Observer” sot boton 50 ngjarje dhe fakte nga jeta e heroit, ngjarje në formë të përmbledhur.


skenderbeu.jpeg



1. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.

2. Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.

3. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

4. Gjergj Kastriot Skënderbeu u martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

5. Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, duke e thyer pothuajse në çdo betejë. Janë të shumta betejat e fituara nga Skënderbeu së bashku me ushtrinë e tij.

6. Vlerat e figurës së Skënderbeut janë ndërkombëtare, duke qenë se ai u bë prijësi i barrierës ndaj ushtrive turke për pushtimin e Evropës dhe mosshtrirjes së fesë islame në kontinentin evropian.

7. Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë. U shndërrua në mysliman, pasi shkoi në ushtrinë turke dhe më pas u kthye përsëri i krishterë. Kjo ishte feja më e përhapur në Evropë në atë kohë.

8. Nga personalitete të huaj, nga historinë të huaj, ai ka marrë epitete të tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike”. Epitete këto që e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar.

9. Mendohet se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm. Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.

10. Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishëm të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, اikago, Shkupi, etj.

11. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër, Spanjë, Buones Aires, Neë York, Kanada, Kosovë, Tiranë. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kalë duke simbolizuar luftëtarin.

12. Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar.

13. Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

14. Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër dhe ngordhi.

15. Në moshë të vogël së bashku me tre vëllezërit e tij, Skënderbeu u mor peng nga Sulltan Murati II, si ndëshkim për luftën që i shpalli Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, si dhe u vendos në Edrene të Turqisë.

16. Për trimërinë dhe zotësinë në artin ushtarak që tregoi gjatë betejave me ushtrinë osmane, gjatë betejave në Azinë e Vogël, Skënderbeu mori nga Sulltani titullin e gjeneralit. Skënderbeu studioi në Stamboll artin ushtarak, njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip, si dhe shkruante dhe kishte oratori të lindur. Ballkani dhe Azia e Vogël ishin disa nga detyrat e tij ushtarake pas mbarimit të shkollës, duke u dalluar për trimëri.

17. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

18. Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi. Betejat e udhëhequra nga Skënderbeu kanë qenë nga më të fortat dhe më të përgjakshmet.

19. Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore. Ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është ajo popullore me qeleshe dhe xhubletë.

20. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikut në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.

21. Skënderbeu ka deklaruar se, “unë jam pasardhës i Pirros së Epirit”. Marin Barleti në veprën e tij thotë se Skënderbeu i referohej shpesh origjinës së Pirros.

22. Dy herë Papa Piu II kërkoi të vinte në Shqipëri me qëllim kurorëzimin mbret të Skënderbeut. Në arkivat e Vatikanit ndodhet dokumenti që do të kurorëzonte Skënderbeun, Mbret të Epirit.

23. Emrin e Skënderbeut e mbajnë të paktën 10 objekte dhe institucione. Tri rrugë në Tiranë, Durrës e Krujë; një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, një pije alkoolike konjak, një skuadër futbolli e Korçës, universiteti ushtarak, një titull i lartë, “Urdhri Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe një shesh në kryeqytet.

24. Emri i Skënderbeut u propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të vendit. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës.

25. Biografi i parë i Skënderbeut ka qenë Marin Barleti, në vitet 1504, me veprën “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, botuar në gjuhën latine. Ndërsa në gjuhën shqipe Fan Noli, Sabri Godo dhe historiani Kristo Frashëri.

26. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

27. Rreth 60 kilometra katror dhe një kështjellë iu dhuruan Skënderbeut nga Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha. Ky vend edhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

28. Lekë Zaharia, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Gjergj Araniti, Andrea Topia, Vrana Konti, ishin bashkëpunëtorët më të afërt të Skënderbeut. Megjithëse dy prej tyre e tradhtuan.

29. Fjalimi më i rëndësishme dhe më i mbajtur mend, është ai i mbërritjes në qytetin e Krujës. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”, kanë vlerë letrare dhe mendimi edhe sot e kësaj dite.

30. Për Gjergj Kastriot Skënderbeun shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, opera nga François Francoeur dhe François Rebel dhe një tjetër e shkruar nga Antanio Vivaldi, piktori i madh Rembrand ka bërë pikturë portretin e tij.

31. Për figurën e Skënderbeut dhe për personazhin të tij janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime, madje edhe legjenda, duke e ngritur në piedestal figurën e Skënderbeut.

32. Tri mbahen mend si tradhtitë më të mëdha ndaj Skënderbeut. Nipi i tij, Hamza Kastrioti, princi Moisi Golemi dhe tradhtia në betejën e Beratit, betejë kjo që është konsideruar e vetmja e humbur nga ushtria e Skënderbeut. Ballaban Pasha ishte gjenerali turk që u ndesh më tepër me Skënderbeun. Ballabani ishte shqiptar dhe për portën e lartë ishte i vetmi që e njihte artin e luftës së Skënderbeut. Në një betejë i vrau 8 komandantë të lartë Skënderbeut.

33. Tri herë qyteti i Krujës, që ishte dhe qendra e Skënderbeut, u rrethua nga ushtritë osmane. Dy herë nga sulltanët dhe një herë nga gjenerali më i lartë turk, Evrenoz Pasha. Por nën mbrojtjen e Skënderbeut qyteti asnjëherë nuk ra.

34. Dy sulltanë erdhën vetë në Shqipëri për të ndëshkuar Skënderbeun. Murati II, i cili thuhet se pas humbjes vdiq nga hidhërimi gjatë rrugës së kthimit, si dhe djali i tij, Mehmeti, i cili e la në mes rrethimin e Krujës.

35. Në të tri rrethimet e Krujës Skënderbeut iu desh të përballej me një ushtri shumë herë më të madhe në numër. 100 mijë me Sulltan Muratin dhe po kaq me Sulltan Mehmetin dhe gjeneralët.

36. Titulli Skënderbej “Iskander Bej” ose “Aleksandër i Madh”, iu dha nga Sulltan Murati II, pas fitoreve të betejave në Azi. Gjithashtu iu dha dhe titulli “Sanxhakbej” për zonën e Shqipërisë në vitet 1437-1438.

37. Rreth pesë mijë të vrarë mendohet se është numri më i madh i ushtarëve që ka humbur Skënderbeu në një betejë. Historianët turq thonë se beteja e Beratit ishte dështimi më i madh i Skënderbeut.

38. Një herë Skënderbeu vendosi paqe të përkohshme me Sulltan Mehmetin pas disfatave të ushtrisë turke. Historianët kanë mendime të ndryshme, por Barleti thotë se osmanëve u duhej të linin pak kohë Skënderbeun dhe të merreshin me luftërat në Bosnjë dhe Azi.

39. Më 1443 Skënderbeu braktisi ushtrinë turke. I dërguar nga Sulltani për t’u ndeshur me hungarezët e drejtuar nga Janosh Huniadit, Skënderbeu me ushtarët e tij besnikë largohet nga beteja dhe drejtohet për në Shqipëri.

40. Më 28 Nëntor të vitit 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Kjo ndodhi pasi Gjergj Kastrioti me një sërë masash ushtarake shtiu në dorë qytetin e Krujës dhe atje ngriti flamurin kuq e zi.

41. Lufta e kalorësisë ishte një nga mjeshtëritë e Skënderbeut. Kalorësia e pajisur me armë të lehta ishte një nga më të përdorshmet, duke bërë që të sulmonte radhët e armikut dhe të tërhiqej shpejt.

42. Pas 25 vitesh luftë, në janar të vitit 1468 Skënderbeu thirri një tjetër kuvend me princat shqiptarë. Barleti thotë se ato ditë Skënderbeu u sëmurë rëndë nga ethet dhe shëndeti i tij nuk u përmirësua më.

43. Për vdekjen Skënderbeut ka pasur disa hipoteza. Në veprën e Barletit thuhet se ai vdiq në moshën 62-vjeçare pa asnjë shkak natyror. Vitet e fundit studiuesi Aurel Plasari hedh tezën se Skënderbeu mund të jetë helmuar.

44. Lidhja e Lezhës është i pari bashkim i princërve shqiptarë për të kundërshtuar pushtimin osman. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte organizator i kësaj lidhjeje historike nga ku nisi dhe qëndresa e arbrit.

45. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. U martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit dhe patën shumë fëmijë. Pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700.

46. Gjyshi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Gjoni, vendosi sundimin e tij në Krujë në vitin 1439, por mësohet se Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës, në vitin 1402. Pas atij erdhi i biri, Gjoni, babai i Skënderbeut, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Matin, Dibrën dhe Mirditën, nga Prizreni në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim.

47. Nga viti 1407 deri më 1430, Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Pas humbjes në vitin 1421, ai mbante një kontroll të kufizuar në principatën e tij.

48. Pas Kuvendit të vitit 1443, Skënderbeu më 2 mars të vitit 1444, mbajti Kuvendin pasues në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës. Ky ishte i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV.

49. Portreti më i hershëm i Gjergj Kastriot Skënderbeut daton në vitin 1466. Gentile Bellini, në vitin 1466 kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunovës në Itali, e pikturoi atë me urdhër të autoriteteve venedikase, sipas autorit Friedrich Kenner, mendohet se portreti ka qenë me profil majtas.

50. Një fakt tjetër në jetën e Skënderbeut është edhe iniciativa papnore enciklike për nderimin botëror të Gjergj Kastriotit. Me iniciativën e tij papa i romes mendoi t’i jepte këtë titull të lartë Heroit tonë Kombëtar, i cili është një nga vlerësimet më të mëdha në atë kohë.
B:tiranaobserver
 
Titulli: 50 fakte nga jeta e Skënderbeut

Korrespondenca e Skenderbeut

Përgatiti dhe perktheu nga Laverdin 1592 për "renesancen ilire" Dardan Leka
Albert Bilder 1170.jpg

Vladisalasi, Mbreti i polakëve e i Hungarisë i dergon letër Skenderbeut, Dukës së
Shqipëtarve



Pas shumë bredhjeve që perndia e ka shty deri sot këtë urim tonin të vonshëm, më
ne fund gëzohem sot për ju dhe suksesin e dyfishtë te fitores suaj qe është një
sukses jo vetem për shtetin tuaj por edhe per tere krishterimin, qe mevitytet tuaja
dhe pasionin tuaj te madh kjo mbeshtetje e juaja i ipet republikes krishtiane me
bekimin e perndis dhe vlerave tuaja. Sepse, të ju them të vertetën, disfata e kombit
shqiptar ishte një plagë që ne na dhimbsej gjithnjë dhe ankoheshim, njësoj pa fjalë
tjera, kur Gjon Kastrioti, babai yt, Princ me merita të medha, e i shtypur nga Murati e i
trishtuar nga kjo botë më fatet e ngrata, nuk pati mundësi tua le juve në dor skeptrin e
trashegimnis, si birit të tij nen sundimin e huaj. Perendis i pelqeu qe pati një fëmi si
ju aqë fatlum; tjetër e mirë nuk i mbetej atij për ti dhuruar njerzimit, vetëm se të ju
kishte parë për heren e fundit. Princ i kësaj botës, jeni i derguar në një çast fatal ku
tani jo vetëm se tokat shqiptare dojenë te mbrojtura por edhe do marrin formen e
dikurshme, të drejten dhe imunitetin e popujve që iu ishin shkëputur mbretnisë së
Maqedonisë nga rrembimi Osman.

Sepse të heshti për gjërat që nga fëminija juaj dhe kunder deshires suaj ju kan
munduar rëndë por duke besuar dita më ditë, ju keni marrur në mesin e barbarve një
emër të Pavdekshem !
Nuk ka gjë më të shkelqyer se kjo fitorja juaj që më admirim të madh kemi besuar qe
ju do ta fitonit duke shpartalluar Ali Pashen më forcat e tij.

Mirëpo, ô Skenderbeg, tani të ipet një rast tepër i madh dhe i famshëm që më ndihmen
e Perendis e më një kshillim të admirueshëm ju solli në këto çaste të duhura e të
vështiranë mbrojtje të krishterimit.Për ju është një rast i mirë që të hakmirreni kundër
Sulltanit për padrejtsit e vjetra e të reja që ua ka bërë juve dhe gjithë shqiptarve, por
edhe të gjithë dhunen qe ka bërë ndaj fès, nuk thëm që e ka shuar; se sot njashtu
edhe ne jemi në të njejtën gjendje si ju, por nuk është vonë që të na ndihmoni më
forcat tuaja fitimtare.

Keshtu janë te pajtimit të gjithë princat e Hungarisë dhe të polonisë, si dhe
gjithënjerizit e mirë.Juliani, kardinali i shën-ثngjullit, ju lutet si dhe katolikë tjerë, të
bëhemi roje krishtianedhe se ka prane neve ketu ushtar te armatosur, tjetër gjë nukë
presim vetëm shenjen tuaj.Këtë herë te sigurt, vetëm nëse ju e rrefyzoni këtë mundësi
qe falas perendia na e dergon, ne do fitojmi dhe perfundojmi këtë luftë e ti largojmi
turqit nga tokat e Europës qe ka kohë qe e pushtojnë.Nuk është nevoja më duket qe
t'ju ngushtoj juve më këtë arsytim; qe po të mbrohet na sjellënderin driten dhelirinë !

Te kunderten; ta lemi, nuk mundem te parashohë se çka do behet ne te ardhmen me
ne !
Si krishtian, na mungojnë keto detyrime ndaj tjetrit. Flaka na ka marrur tëgjithëve gati
por asnjëri nuk mendon se do arrije edhe tek aji.
Shikojeni sot se në ç'farë gjendje duken grekët, po triballet(serbët) dhe tani gjendja
ime?
Se ç'farë Iliade do thoshin pastaj për ne, pas te gjitha ketyre fjalëve qe i kemi durua
deri me tani dhe ku rrezikohemi për çdo ditë ?

Kemi humbur princa te vlefshëm ne mbrojtje te Hungarisë në keto luftëra, ku
nganjëhere një ushtri e tëra është zhdukur ! Ka aqë shumë familje në këtë mbretni qe
mbajnë zi, nëna e gra te veshura me të zeza. Perpos tyre kemi edhe princa tjerë te
aleatve te te cilët gjendja është e njëjtë. Keshtuqë të pambrojtur vuajmi në të gjitha
anët, prej të njejtit armik ! Sikurse ne vetë nuk dojmi te marrim frymë, për tu bërë
viktim për të tjerët.

Nukë e veçoj ketu vetëm Eugenin(papen) dhe Filipin e Burgonjës, të gjithë mundohen
që ky samar te mos na bie vetëm mbi shpinën tonë. Njëri ketu na ka dergua Legatin e
tij, kardinalin e shën-ثngjullit më të gjithë kreret e tij dhe mendihma te medha. Duka i
Bugonjës më anijet e tij ka arritur deri në Galipolipengon me trimeri daljen e ushtrisë
turke në Europë.Një tjetër shpres neve na vjen së shpejti, ndihma vullnetare e juaja si
dhe vlerat tuaja na shtyn neve nga rrezikui pashmangshëm ku fati jonë i te gjithve na
shtyn te veprojmi bashkërishtë.

Mbi të gjitha, e di qe askush nuk e injoron pa pershtatshmërin tuaj në këtë ekspeditë,
ne lutemi mos te ju vonoje.

Ju siguroj qe kjo ndihmë do ju sjelli nder dhe ju lus që kjo marrveshje mos te bienë
mendje të ndonjë të ligut, te mbetet për tu ruajtur dinjiteti yn pergjithëmondhe do
vijoje në të ardhmen për famen tuaj dhe arritjen deri në Madheshti !

Perendija ju ruajt.

Nga Buda, kryeqyteti yni, 4 Qershor 1444




mbreti i turqeve dhe Perandori i Lindjes, nuk i dergon asnjë
pershendetje Skenderbeut !

Albert Bilder 1172.jpg

Nderimet dhe te mirat e mija si nje djalit tim te madh ne zemren time qe me ke
percjellur, pra nuk do te te kursehen o Skenderbeg, nga njerzit me ingrat.

Fjalet me mungojne qe t'ju flas ty, aqë eshte i madh krimi yt dhe mosrrespektimi qe ke
ofenduar madherin time e gjithashtu dhe shpirtin tim, e pra, nuk po mundohem fare se
çfare fjalesh te nxjerri per ty, po te themë, sherbetori imi...

Se asnjë gjuhë tjeter me te ashper nuk do ua zbus zemren tuaj te nje krenari e
arroganti nga natyra qe ti nuk meriton fjalë te buta qe kan tejkaluar egersiren; e per te
permendur rastin ate ditë kur te eshte ngritur frenezia e komoditeteve tuaja dhe nderi i
qytetarve tuaj ne anen e Hungarve kundër ushtrise sime, do isha i knaqur, sikur te ma
kishin prekur plagen qe ndoshta nje dite zemra do ti harroje; qe tradhtit e tmerrshme
dhe shembuj tjere me nje guxim te padhimbshem meritojne te mbyllen.
Kam menduar megjithate teper vonë qe ti tregoje ndodhit; frigohem se ky largim i juaj
do te ju rrexoje papritmas me tere ate fortunen tuaj mbretnore; dhe kur te deshirojsh te
vish ne pranimin e atij gabimi aqë te madh, ku per tani, nuk do gjesh as një ilaç ne
veprimet tuaja te mbrapshta.
Mjaftë pra, me vjen keq per sjelljet tuaja; ti mjaftë e ke ngacmuar perandorin osmane
me te pa drejte, dhe mjaft jam treguar i durueshem para nje gabimi te tillë !

Ti ke perfituar nga ushtria ime te me tradhtosh te Hungaret ?
Presish ti te mos denohesh ne te gjitha ato qytete te Epirit qe i mbaj me marrveshje e
kur ti ke vrarë garnizone te tera te ushtris sime ?
Mendon ti se ke shpetuar nga ushtria e Ali Pashes qe e humbi me aqë thyerje e
brutalitete para Hungarezve qe iu ndihmove, nen komanden tuaj, pastaj ke shkuar dhe
ke larguar popullesine në Mesië(kosovë) te vjehrrit tim Brankoviç vetem pse ai nuk ju
ka lejuar te kaloni atej ?
Eja ne vete njehere keto ditë, pra mos prit sa te zgjohet zemrimi im edhe më i madh!
Ruaju ti nga keto kryqezimet tuaja te lehta se do vijne te ju shpojnë apetitin tuaj te pa
rregullt dhe te ju qoje deri te ajo pikë saqe sjellja jote te kthehet me e mjerueshme sa te
kem edhe meshirë nga urrejtja juaj.
Kojtohu ti njehere se paku disa ditë, kujtoji te mirat e mija, qe me keqardhje, me duhet
ti permendi te mirat ndaj dikujt; qe eshte shume keq nga dikush te harrohen keto
merita te se kaluares.

Por tani ta lemi anash shendetin e shpirtit tuaj, dhe pabesin qe ke tek profeti Muhamet,
ne oborrin tim kush ishte me i dashuri per mua se sa ti ?
Cili njeri, jo vetem nga te huajtë, nga intmët dhe ata privat, ishte më i pranueshem se ti ?

Me ç'fare pritje dhe ushqim të mirë, qe kur ti u solle tek unë, gati në femini, mora
kujdesin që t'ju mesoj e te ju edukoj zakone e diciplinë duke ua rritur pa nderprerë
virtytet tuja në rritje nganjëhere më shperblim e herë më lutje dhe gjithëherë në ç'do
kohë i shkelqyër në ushtri.
Mirëpo të kuptoj mirë, dashuria per Atdhe ka mallengjyër zemrën, për të cilën, po të ma
kerkoje që t' ua ktheja, a mos isha ai që do ta rrefyzoja ?

A të kujtohet, disa herë ta kam premtuar këtë ?
Ti ke dashur ta marrish më të keq se sa të prisje një të mirë prej meje.
Mbaje pra më deshirën e perendis dhe pa pelqimin tim !
Unë të betohem se do ti fali ofendimet tuaja të se kaluarës, jo për meritat tuaja të
tanishme të pa vlefshme më këtë urrejtje publike, mirëpo më pelqen të kem kujtesen e
dikurshme qe sa e sa të mira keni marrur prej meje se, në ty kam parë bujari dhe guxim
kur ishe i imi !

Sepse sherbimi juaj është i kahmotshem, gjithashtu sa ofendimi që kam marrur Krujën
dhe tokat e babait tuaj të cilat më të keq e mashtrim ti i more, ne ti lejojmi më kusht që ti
të na i kthejsh ato vënde që nuk ke të drejtë fare, të cilat i kam fituar më armë dhe më
virtytet e mija !

Kushti tjetër është që ti ti kthesh vjehrrit tim (serbë) pa afat të gjithë pasurin e plaqkitur
në Misië (kosovë) dhe sa më shpejtë; nëse nuk kthehet kjo pasuri do e paguani më para
dhe tërë jetën, është krim të sulmoni mikun tonë, poashtu edhe nëse ndihmoni armiqët
tanë !

Me këtë do te evitohet pergjithëmonë pamiqesija e turqve e nëse do të këtë vendë,
sipas deshirës sime, as më pakë e as më shumë keshtu do të më duash më së miri (do
të denohesh nga vetë pakujdesija juaj) do të kerkosh patjeter vend gjykimin kur guximi
juaj dhe paramendimet tuaja të më hiqen nga mendja, o hakmarres i obstinuar e i
rafinuar !

Mjaftë e ke rrafur fuqin time ! Ti e din se ç'farë force kam në anën time !
Për të perfunduar, të lutem, me shkruaj se paku se, cili është vendimi yt ?

Me Haradinin, agentin tonë sekret dhe besnikë, lirishtë mund të bisedosh nga i cili do
të marrësh njohuri tjera që nuk kam dashur ti shpalosi në këtë letër.

Lamtumirë, je i kshilluar mirë nga Andrinopja, më 15 Qerrshor 1444.



Letër e Sulltan Muhametit, derguar Skenderbeut

-muhameti-i-dyte-qe-okupoi-shqipnine-ne-vitin-1479.gif

Unë, Lartëmadherija, Emiri i Madh, Muhamet-Beg, i biri i Lartëmadherisë se tij Emirit te
Madh Sulltan Murat-Begut"

Skenderbeut, princit te Shqiptarve e të Epirotve, shëndet.



Unë nuk njoh, shumë i dashtuni Skenderbeg, miqësi më të lidheshme se ajo qe vjen
nga miqësia engushtë; mbi te gjithat kur kjo lidhje është formuar që nga rinija, si në
mes neshë, atëhere që ishe pengë tek i ati imi dhe qe ne te dy jetonim së bashku si
vllëzër.

Dhe kur mendoj per ato momente te kendsheme te feminisë sonë, kur më kujtohen
sherbimet e tuaja të shkelqyera, për te gjitha qe ke bër per te famshmen shtepi te
Otomanit, për ngritjen e perandorisë sonë, ju pergezoj dhe per te ju vertetuar me duket
se eshte nje detyr perandorake.

Asgjë nuk do me ishte më e kendshme per mua, e marr Perendin deshmitar, vetem qe
t'ju shof perseri dhe te knaqem nga prezenca juaj.

Nese trupat e forcave te mija keto ditë kan guxuar te pushtojnë Shtet e tuja dhe te
shtrojnë dhunim, unë s'jam pergjegjes; ato kane vepruar pa urdherin tim dhe fitoret
tuaja mbi ta nuk me kane hidheruar fare.

"Mirëpo ta lëmi këtë, për te ardhur ne marredhenjet tona te vjetra; se një bashkim i
shenjtë paqësor do te na pajtonte pergjithëmon.

Pra, qe se si do te ishin bazat e aliances sonë;
po te thëm, ta dini mirë se cilat jane pikat qe udhezohet paqa me keto kushte.

Unë kerkoj qarkullim te lirë neper tokat tuaja "për trupat e mia, qe shkojne te luftojnë
kunder Venedikasve; pastaj te me japish, peng, Gjonin birin tuaj, per te cilin do
kujdesm "si per femiun tim; dhe me ne fund njerzit te mujne te bejne tregti lirishtë mes
tyre.

Nese ti pranon, eja lirishtë tek une : pritja do jet e rangut madhor.
Po, mbi besimin dhe fjalen e suverenit, do të benim marreveshje të besushme me juve
për një paqe të pathyeshme; asnjëhere më vendi yt nuk do shqetësohet as nga ushtria
ime e as nga tjeter kushi.

Për te tjerat, nëse keni ndonjë pytje për te bërë, apo për te "kthjellur dyshime"
drejtohu me plotë besim te derguarit tim Mustafas.

Dhënë në qytetin tonë perandorakë të Konstantinopojes "Më 6 Maj, 1461




Pergjigjia e Skenderbeut në një letër derguar Sulltan Muhametit te II-të

41762_100000609129958_5490_n.jpg


Gjergj Kastrioti, i mbiquajturi Skenderbeg, princi i Epirotëve dhe i Shqipëtarve, ushtar i
Jezu Krishtit,
per Muhametin, sundimtar i turqëve, shendet.



Ne kemi marrur, shkelqsija e juaj, letren tuaj të shënuar më plotë deshmi dhe miqësi.

Të larguar nga njeri tjetri prej një kohe të gjatë, ato ndjenja te perbashkëta, thua ti,
ishte sikur një kllapë e rëndë, dhe tani don te zgjohesh për një aliancë intime te cilen
Unë e pranoj kerkesen tuaj më deshirë, mirëpo Jo të gjitha kushtet.

Keshtuqë, si aleat dhe mik i Venedikasëve, nuk mundem, pa e thyer besen e dhënë ne
mungesen e dinjitetit tim, tu japi kte leje kalimin per ti sulmuar.
Kurse për tua dorzuar djalin tim peng, që permes tij te beni si një nyje te një lidhjes së
re në mes nesh, zemra e një babait dhe të një nëne nuk do ju mund ti kundershtonin
nje sakrilegje te tillë; të vetmin fëmij qe Zoti na ka dhuruar" e që është ende i moshes
së re !
Megjithatë, do ishte një keqëberje e pa permirësueshme ndaj tij duke mos ia arritur qe
ta rriti sipas dokeve dhe në fene e vendit te tij.

Mbetet tani vija e relative e tregtis së lirë në mes dy vendeve; me kete, tere Keshilli im
dhe se dhe unë e pelqejmi më deshirë, sepse te dy popujt do të gjenin një perparsi.
Ti më fton gjithashu qe t'ju vie për vizit "në plotëbesim" për të cimentuar një miqësi
prej kohesh në vuajtje; falenderoj shkelqesin tuaj !

Mjerishtë për mua, udhëtimi në Konstantinopoj, më perkujton shumë mbrresa, gjendja
e qeveris sime nuk më mundëson; sepse nuk është e mjaftueshme qe të mirrem më
këtë komb shqiptar krenar, aqë të shendrritshëm, aq te pa mposhtur, aq të pa nxituar
për çlodhje.
Mirëpo kjo është edhe knaqësi tjetër, që do ta beja si te jetë e mundur.

Nga ana jonë, më 1 Qerrshor 1461 »





Perktheu për renesancen ilire Dardan Leka
 
Pe: 50 fakte nga jeta e Skënderbeut

Me fal se du me e shkrujt edhe me te medha ..........edhe me ngjyra

kush e tha qe skenderbeu lindi ne diber ?????????????? Carlatan historian
 
Pe: 50 fakte nga jeta e Skënderbeut

Aman se ma hoqen petullen kush e tha qe Vojsava ishte Malazeze?????
 
Pe: 50 fakte nga jeta e Skënderbeut

Skenderbue nuk ka fituar shume betja pak shume pak biles ....... ka luftuar ne menyren e tije crendesi ka por jep informacion te sakte
 
Pe: 50 fakte nga jeta e Skënderbeut

Kush e tha qe skenderbue u kthy ne i krishtere??? kete gje nuk e tregon asnje heraldike e kohes.....

bana qejf me ket artikull .....edhe sikur ti kete te tjerat te verteta nuk do ta lexoj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top